4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Komuna e Prizrenit lë në harresë Konferencën e vet për UNESCO

Prizren-shtepia bardheNë kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, “EC Ma Ndryshe” gjatë muajve të fundit ka hulumtuar çështjen e implementimit të rekomandimeve të dala nga Konferenca dy ditore “Prizreni dhe UNESCO – Alternativat e Përfshirjes”, të organizuar nga Komuna e Prizrenit më 16 dhe 17 maj të vitit 2013 në Prizren.

Në bazë të informatave që monitoruesit kanë grumbulluar nga zyrtarët përgjegjës komunal del se ekzekutivi i Prizrenit nuk ka ndërmarrë masa për zbatimin e asnjërit prej rekomandimeve të kësaj Konference, për organizimin e të cilës ishin shpenzuar mbi 4 mijë e 500 euro nga buxheti komunal.

Raporti mbi zhvillimet e Konferencës pos pjesës përmbledhëse ka edhe kapitullin e konkluzioneve dhe rekomandimeve që përmban 13 pika, në të cilat parashihen veprime të ndryshme që duhet ti ndërmerr komuna e Prizrenit në bashkëpunim me institucionet tjera shtetërore e rajonale për tu përgatitur gradualisht për procesin e aplikimit në UNESCO.
Mirëpo përgjigjet e marrë nga zyrtarët komunal konfirmojnë se ekzekutivi lokal i Prizrenit nuk e ka zbatuar asnjërin prej tyre dhe nuk ka ndonjë plan në këtë drejtim.

Zyrtarët përgjegjës të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport janë përgjigjur se kjo drejtori “deri më tani nuk ka marrë kurrfarë njoftimi për hapat e mëtejmë që mund të jenë bërë pas
Konferencës së organizuar për mundësinë e përfshirjes së qytetit të Prizrenit në UNESCO”. DKRS ka njoftuar se Konferenca është organizuar nga zyra e ish-nënkryetarit të Komunës së Prizrenit, Ruzhdi Rexha.

Ish-nënkryetari Rexha ka njoftuar se rekomandimet janë prezantuar te Kryetari i Komunës gjatë një mbledhjeje të kolegjiumit të drejtorëve, me vërejtjen se ato duhet të implementohen dhe se asnjë hap nuk është ndërmarrë pavarësisht premtimit se ato do të implementohen.
Nënkryetari aktual i Komunës së Prizrenit Lulzim Kabashi ka njoftuar se “nuk ka marrë asnjë informatë nga asnjë drejtori apo organ tjetër i Kuvendit të Prizrenit, të cilët kanë ndërmarrë diçka në lidhje me rekomandimet e Konferencës”.

Në bazë të këtyre të gjeturave dhe vrojtimeve disa mujore të monitoruesve, EC Ma Ndryshe konstaton se Komuna e Prizrenit që prej qershorit të vitit 2013, sikurse edhe para kësaj date nuk ka treguar as më të voglin vullnet për të ndërmarrë ndonjë veprim konkret për inicimin e procesit të përfshirjes së Prizrenit në Listën Botërore të Trashëgimisë. Edhe pse organizimi i Konferencës do të mund të shërbente si momentum që Komuna e Prizrenit të nisë t’i bëj “detyrat e shtëpisë” për këtë aspiratë ambicioze, megjithatë ajo është dëshmuar si “nxënëse e dobët” që nuk qanë kokën shumë për këtë proces.

Edhe pse nga Konferenca në fjalë kishte dalë rekomandimi që të hulumtohet dokumentacioni i viteve të 70-ta, kur për herë të parë autoritetet e ish-Jugosllavisë patën iniciuar procedurën e aplikimit për qytetin e Prizrenit në UNESCO si dhe të kompletohet dokumentacioni dhe komunikimet e bëra nga institucionet e Kosovës me UNESCO-n nga viti 2000 e këndej, Komuna ka vazhduar të jetë pasive.

Ky rast edhe njëherë dëshmon se Komuna e Prizrenit nuk e ka prioritet trashëgiminë dhe ruajtjen e saj si dhe është njëra prej “kontribueseve” për degradimin e trashëgimisë kulturore, kryesisht për shkak të mosveprimit dhe pasivitetit të skajshëm.

Duke i marrë parasysh këto të gjetura, EC Ma Ndryshe rekomandon Komunën e Prizrenit që:

– Të sjellë në vëmendje të politikave të saja publike raportin e shkurtër mbi zhvillimet e Konferencës “Prizreni dhe UNESCO…” dhe të nisë menjëherë zbatimin e rekomandimeve të paraqitura në këtë raport, siç janë: fillimi i procesit të përgatitjes së Dosjes për Aplikim në UNESCO, hulumtimi i dokumentacionit të viteve të 70-ta dhe komunikimit nga viti 2000 me UNESCO-n, nisja e procesit të inventarizimit të aseteve kulturore të Prizrenit, Kufizimi i ndërtimeve të reja derisa të hartohen planet e konservimit, bashkëpunimi me qytetet e rajonit që janë në listën e UNESCO-s (përpos Beratit e Gjirokastrës, etj.

– Të mos shpenzoj mjete të buxhetit komunal në ngjarje e organizime, rezultatet e të cilave më pastaj nuk i trajton dhe nuk i implementon.

Më Shumë

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

U tha se u nda me të dashurën pasi flirtoj më njërën nga vajzat në ‘’Ferma Vip’’, reagon Robert Berisha

Robert Berisha është njëri nga meshkujt shqiptar, që përmendet më së shumti për lidhjet e tij të dashurisë. Së fundmi ai ishte pjesë e Reality...

Lajmet e Fundit