22.4 C
Prizren
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
Home Blog Page 7833

Zihen krushqit në dasmë, plagoset me armë një vajzë

0

Policia-shqiperiDita e gëzueshme e dasmës së dy të rinjve në Paskuqan u shndërrua në një sherr banal mes familjarëve të djalit dhe krushqve.

Mësohet se sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë, një vajzë e re ka mbetur e plagosur.

Momentalisht nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, por policia ka ndaluar 4 prej personave të përfshirë në sherr dhe ka sekuestruar armën e zjarrit.

Ndërkohë vajza e plagosur, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

63 pyetje për Ekzekutivin e Suharekës

0

suhareka2Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës gjatë seancave të mbajtura në periudhën janar- qershor 2014 kanë bërë gjithsej 63 pyetje për Ekzekutivin e kësaj komune.

“37 për qind e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Suharekës”, thotë përfaqësues i KDI-së Naim Cahanaj.

“Anëtarët e PDK-së në Kuvendin e Komunës së Suharekës prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me gjithsej 38.1 për qind të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e LVV-së me gjithsej 22.2 % të pyetjeve të përgjithshme”

Anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Suharekës, sipas tij, janë Leonard Shala (LVV) me 17.5 % dhe Florije Bytyqi (PDK) me 12.7 % të pyetjeve të përgjithshme./PrizrenPress.com/

Asamblistët e Prizrenit për gjashtë muaj ngritën 234 çështje

0

Prizren-Asambleja komunaleMybera Mustafa (LDK) dhe Osman Hajdari (BD) në gjashtëmujorin e parë të këtij vitin, kanë shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me nga 8.1 për qind në Kuvendin e Prizrenit.

Haziz Hodaj (LDK) dhe Arbër Rexhaj (LVV) janë vlerësuar me nga 7.7 për qind përkatësisht 5.6 për qind të çështjeve të ngritura.

Përfaqësuesi i KDI-së, Naim Cahanaj thotë se gjatë seancave të mbajtura në periudhën janar-qershor 2014 nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit janë ngritur gjithsej 234 çështje, prej të cilave 48 për qind nga fusha me interes për qytetarët e Prizrenit.

“ Ndërkaq, 52 për qind e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit”, thotë Cahanaj për PrizrenPress.

Sipas tij, në Kuvendin e Komunës së Prizrenit anëtarët e LDK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 27.4 për qind të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e PDK-së dhe BD-së me 17.5 për qind, përkatësisht 13.2 % të çështjeve të ngritura./PrizrenPress.com/

I kemi lënë keq!

0

BesnikTahiri-aakShkruan: Besnik Tahiri
Bashkatdhetarët tanë, pavarësisht mundësive për pushime në katër anët e botës ata zgjedhin Kosovën, për një javë, disa tjerë dy-e-tri, duke mos harruar faktin se nuk shquhet për ndonjë turizëm veror! Kështu, bashkëqytetarët tanë me qëndrim të përkohshëm apo përhershëm në këto vende, si kaherë e përherë, vazhdojnë të ndajnë kohën e vlefshme, si dhe paratë e kursyera, duke i qëndruar sa më pranë vendit dhe të dashurve të tyre, diçka që në këtë intensitet dhe formë vështirë se ndodh në vendet e kulturat tjera.
Të gjithë jemi dëshmitar, që diaspora ka qenë, dhe mbetet kontribuese e fuqishme financiare e materiale për vendin dhe ekonomitë tona familjare, për arsimimin e shëndetësinë në kohët e vështira, për luftën tonë Çlirimtare, e para së gjithash ajo është një katalizator dhe referencë kulturore ose thënë më mirë një ‘dritare’ krahëhapur, ku ne shohim perëndimin, një promotor aktiv i zhvillimit dhe inovacionit, dhe veçmas, një shteg dhe urë lidhëse e jona me perëndimin.
Pavarësisht gjithë kësaj Institucionet tona ende nuk arrijnë të ndërtojnë mekanizma që përveç që ti bëjnë ata të ndihen mirë gjatë pushimeve, të instaloj logjikën që ata ta trajtojnë diasporën, qoftë politike apo ekonomike, si pjesë integrale të shoqërisë dhe vendit tonë. Kjo për faktin se papunësia është një problem serioz, dhe bartë rrezikun që një pjesë e të rinjve mund t’i kthehen përsëri rrezikut të migrimit ballë mungesës së mirëqenies dhe një të ardhmeje të paqëndrueshme.
Ekonomia e familjeve Kosovare po vazhdon të varet nga remitancat e emigracionit, kryesisht nga Evropa, kjo për faktin se shumica e aktiviteteve bazohen në shpenzimet e konsumatorëve dhe në ndërtim. Ndërkohë që bizneset e vogla, bazuar në paratë e diasporës dhe frymën e jashtëzakonshme sipërmarrëse, kanë lulëzuar në bumin fillestar të pasluftës dhe po vazhdojnë të këndellen nga kjo. Vet fakti që ne kemi 30 për qind të investimeve të huaja në Kosovë, vijnë nga diaspora kosovare, kjo tregon shumë. Rreth 400 milionë euro investime çdo vit vijnë nga diaspora.

Megjithatë diaspora edhe më tutje po shihet si instrument që sjell mjete për konsum, andaj është domosdoshmëri që të ndryshoj qasja duke i trajtuar ata si mundësin e parë për investim dhe krijimin e vendeve të punës, e kjo ndodh vetëm përmes politikave të mençura institucionale. Mërgimtarët dhe Diaspora mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik në vendet e prejardhjes në shumë mënyra përveç vetëm dërgimit të të hollave.

Ata do të mund të kontribuonin në zhvillimin ekonomik duke themeluar vetë ndërmarrje ose duke iu ndihmuar familjeve dhe të afërmve për të vepruar ashtu nëpërmjet të bartjes përfituese të njohurive dhe zotësive në menaxhimin e bizneseve. Mbi të gjitha ata mund të luajnë rolin e ambasadorëve më të mirë për thithjen e investimeve, të huaja. Thënë ndryshe, diaspora është magneti i Kosovës dhe qytetarëve të saj, në qëllimin tonë madhor evropian. Me këtë nuk dua të abstrahojë faktin se Kosova për diasporën mbetet vatër inspirimi, si dhe formësuse aktive e identitetit të diasporës si kulturë më vete në vendet evropiane.

Nuk shoh të bëjmë diçka ndryshe dhe për t’u mbajtur mend. Nuk dua të besojë, se kjo qasje është rrjedhojë e ftohjes ndaj tyre, pavarësisht se është diaspora, ajo të cilës ne duhet t’i dalim ballëhapur e zemërgjerë. Nuk dua ta zgjatem, por me lejoni të ftojë secilin që jeton në Kosovë, që t’i thërras zemrës dhe kujtesës, dhe kështu të bëjmë më shumë më shumë për bashkatdhetarët tanë. Fundja kjo është më shumë se një thirrje, këtë e kemi edhe obligim njerëzor. Diaspora meriton vendin e duhur në familjet tona, në institucionet tona, ne vendin e të parëve tanë, ndryshe nuk bënë, sepse ndryshe ne harrojmë dhe humbasim shumë!

Linjat seksi të Eva Longorias

0

evaPushimet për aktoren e njohur Eva Longoria duket se nuk kanë fund.

Pasi ishte për disa ditë në Marabella të Spanjës, ajo është drejtuar për në Capri të Italisë.

39-vjeçarja është fotografuar nga paparacët duke pushuar me të dashurin e saj të ri, Jose Antonio Baston.

E veshur me një bikini portokalli, Eva ka treguar se përse konsiderohet si një prej aktoreve më seksi në qarkullim.

Nusja tetovare vdes ditën e dasmës: Fustani i nusërisë hidhet mbi arkivol

0

nusja e vdekur ne tetovNjë tragjedi e thellë familjare ka goditur sot familjen e Memetit nga lagja e Çarshisë së Epërme në Tetovë.
Kryefamiljari Memeti është dashur të përcjell vajzën e tij 23 vjeçare Arjetën, për nuse. Por, ai sot e ka përcjell për në banesën e fundit, pasi nuk ka arritur të vesh fustanin e bardhe të nusërisë.

Arjeta u nda nga kjo botë në orët e hershme të mëngjesit, dyshohet nga një sulm në zemër ose tru.

E gjithë ceremonia martesore ishte bërë gati. Dhëndri nga fshati Dobrosht i Tetovës sot ishte përgatitur që të marrë Arjetën nuse. Vdekja e saj ka tronditur jo vetëm familjarët, por mbarë Tetovën.

Arjeta është varrosur sot në varrezat e qytetit te Tetovës, ndërsa mbi arkivolin e saj është hedhur fustani i bardhë i nusërisë. /ShqipMedia/

Format super seksi Alyssa Arce

0

alisAjo u vu në qendër të vëmendjes së mediave pak ditë më parë, pasi u fotografua në jahtin e Justin Bieber.

Bëhet fjalë për modelen e Playboy, Alyssa Arce.

21-vjeçarja këtë radhë është fotografuar duke pushuar e vetme.

Alyssa ka ekspozuar linjat e saj super seksi.

Duke parë format e saj, është e kuptueshme përse Justin Bieber është tërhequr nga ajo.

Beyonce dhe Jay Z nuk jetojnë bashkë

0

Beyonce dhe Jay ZBeyonce dhe Jay Z spekulohet se janë duke jetuar në hotele të ndryshme gjatë turneut të tyre botëror “On The Run”, duke shtuar zërat se ata tashmë janë ndarë nga njëri-tjetri.

Gazeta “The New York Post” ka raportuar të dielën se Beyonce dhe Jay Z janë duke qëndruar në hotele të ndryshme ndërsa në koncerte shkojnë veçmas.

Me javë të tëra është duke u spekuluar se çifti shumë shpejt do të shkurorëzohet pas skandalit në ashensor kur Jay Z pati konflikt me motrën e Beyonces.

“Ata jo vetëm që janë duke qëndruar në dhoma të ndara, por tashmë kanë rezervuar në hotele të ndryshme. Në secilin koncert ata po vijnë vetëm”, ka thënë një burim për gazetën amerikane.

S’e kam merituar gjithë suksesin

0

Richard-Gere-637x424Richard Gere ka qenë idhulli erotik për një brez të tërë.

Tepër tërheqës edhe në këtë moshë, ai tregon se përveç bukurisë, ka mësuar nga jeta të jetë i dobishëm, i përulur dhe të marrë zgjuarsi.

Aktori amerikan ka folur në të përjavshmen “Grazia” për jetën, karrierën dhe zgjedhjet e tij, duke saktësuar se nuk ka bërë gjithmonë ato të duhurat.

“Kur isha i ri ndiqesha nga pasioni për t’i bërë siç duhet gjërat dhe për të rënë në sy, por më pas kinemaja u shndërrua në një mjet për të transmetuar vetëm përmbajtje pozitive.”

“Mund të kem xhiruar filmat e gabuar, por jam ndjekur përherë nga sensi i përgjegjësisë.”

“Nuk mendoj se e kam merituar të gjithë suksesin që kam pasur”.

Gere ka thënë se më pas, në momentin që ishte shumë i famshëm dhe kishte shumë përgjegjësi, e ka pushtuar një pasion i madh për dramën, edhe pse kishte luajtur në shumë pjesë komike.

Lladrovci i ngarkuar me punë në Ambasadën në Tiranë

0

Ramiz LladrovciIsh-deputeti i PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka konfirmuar se nga 25 korriku është emëruar i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë.

Lladrovci ka thënë se nuk mund të ngjitet në nivelin e ambasadorit të Republikës pa u funksionalizuar Parlamenti dhe Komisioni për Politikë të Jashtme, i cili interviston kandidatët për ambasador dhe i rekomandon emrat te Presidentja për dekretim.

“Prej datës 25 korrik jam i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri. Prej kësaj date e kam kartën diplomatike të lëshuar nga Republika e Shqipërisë”, ka thënë Lladrovci, për Express.

Ky ish-deputet i PDK-së ka thënë se pavarësisht se kush do të jetë në krye të Qeverisë do të respektojë vendimet e tyre.

“Ministri i Jashtëm, në marrëveshje me Kryeministrin dhe me Presidenten, në çdo moment mund të heqin ose dërgojnë një ambasador prej shtete për ndonjë arsye”, ka shtuar ai.

Ramiz Lladrovci deri në vitin 2008 ka qenë pjesë e Kryesisë së AAK-së, derisa më vonë i është bashkuar PDK-së.

Në zgjedhjet e fundit pasi ishte futur fillimisht në listën e PDK-së për deputet, Llavdrovci ishte larguar në konsultim me Kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi. /Express/