17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

I kemi lënë keq!

BesnikTahiri-aakShkruan: Besnik Tahiri
Bashkatdhetarët tanë, pavarësisht mundësive për pushime në katër anët e botës ata zgjedhin Kosovën, për një javë, disa tjerë dy-e-tri, duke mos harruar faktin se nuk shquhet për ndonjë turizëm veror! Kështu, bashkëqytetarët tanë me qëndrim të përkohshëm apo përhershëm në këto vende, si kaherë e përherë, vazhdojnë të ndajnë kohën e vlefshme, si dhe paratë e kursyera, duke i qëndruar sa më pranë vendit dhe të dashurve të tyre, diçka që në këtë intensitet dhe formë vështirë se ndodh në vendet e kulturat tjera.
Të gjithë jemi dëshmitar, që diaspora ka qenë, dhe mbetet kontribuese e fuqishme financiare e materiale për vendin dhe ekonomitë tona familjare, për arsimimin e shëndetësinë në kohët e vështira, për luftën tonë Çlirimtare, e para së gjithash ajo është një katalizator dhe referencë kulturore ose thënë më mirë një ‘dritare’ krahëhapur, ku ne shohim perëndimin, një promotor aktiv i zhvillimit dhe inovacionit, dhe veçmas, një shteg dhe urë lidhëse e jona me perëndimin.
Pavarësisht gjithë kësaj Institucionet tona ende nuk arrijnë të ndërtojnë mekanizma që përveç që ti bëjnë ata të ndihen mirë gjatë pushimeve, të instaloj logjikën që ata ta trajtojnë diasporën, qoftë politike apo ekonomike, si pjesë integrale të shoqërisë dhe vendit tonë. Kjo për faktin se papunësia është një problem serioz, dhe bartë rrezikun që një pjesë e të rinjve mund t’i kthehen përsëri rrezikut të migrimit ballë mungesës së mirëqenies dhe një të ardhmeje të paqëndrueshme.
Ekonomia e familjeve Kosovare po vazhdon të varet nga remitancat e emigracionit, kryesisht nga Evropa, kjo për faktin se shumica e aktiviteteve bazohen në shpenzimet e konsumatorëve dhe në ndërtim. Ndërkohë që bizneset e vogla, bazuar në paratë e diasporës dhe frymën e jashtëzakonshme sipërmarrëse, kanë lulëzuar në bumin fillestar të pasluftës dhe po vazhdojnë të këndellen nga kjo. Vet fakti që ne kemi 30 për qind të investimeve të huaja në Kosovë, vijnë nga diaspora kosovare, kjo tregon shumë. Rreth 400 milionë euro investime çdo vit vijnë nga diaspora.

Megjithatë diaspora edhe më tutje po shihet si instrument që sjell mjete për konsum, andaj është domosdoshmëri që të ndryshoj qasja duke i trajtuar ata si mundësin e parë për investim dhe krijimin e vendeve të punës, e kjo ndodh vetëm përmes politikave të mençura institucionale. Mërgimtarët dhe Diaspora mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik në vendet e prejardhjes në shumë mënyra përveç vetëm dërgimit të të hollave.

Ata do të mund të kontribuonin në zhvillimin ekonomik duke themeluar vetë ndërmarrje ose duke iu ndihmuar familjeve dhe të afërmve për të vepruar ashtu nëpërmjet të bartjes përfituese të njohurive dhe zotësive në menaxhimin e bizneseve. Mbi të gjitha ata mund të luajnë rolin e ambasadorëve më të mirë për thithjen e investimeve, të huaja. Thënë ndryshe, diaspora është magneti i Kosovës dhe qytetarëve të saj, në qëllimin tonë madhor evropian. Me këtë nuk dua të abstrahojë faktin se Kosova për diasporën mbetet vatër inspirimi, si dhe formësuse aktive e identitetit të diasporës si kulturë më vete në vendet evropiane.

Nuk shoh të bëjmë diçka ndryshe dhe për t’u mbajtur mend. Nuk dua të besojë, se kjo qasje është rrjedhojë e ftohjes ndaj tyre, pavarësisht se është diaspora, ajo të cilës ne duhet t’i dalim ballëhapur e zemërgjerë. Nuk dua ta zgjatem, por me lejoni të ftojë secilin që jeton në Kosovë, që t’i thërras zemrës dhe kujtesës, dhe kështu të bëjmë më shumë më shumë për bashkatdhetarët tanë. Fundja kjo është më shumë se një thirrje, këtë e kemi edhe obligim njerëzor. Diaspora meriton vendin e duhur në familjet tona, në institucionet tona, ne vendin e të parëve tanë, ndryshe nuk bënë, sepse ndryshe ne harrojmë dhe humbasim shumë!

Më Shumë

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit