35 C
Prizren
E martë, 12 Gusht, 2025
Home Blog Page 7834

Studentët e mjekësisë do të protestojnë para rektoratit

0

UP-rektoratiStudentët e Departamentit të Mjekësisë, nesër do të bëjnë të ditur se kur do të protestojnë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Protesta do tw organizohet në shenjë pakënaqësie ndaj padrejtësisë së ushtruar ndaj studentëve në provimin pranues.

Sipas njoftimit të Këshilli Organizativ i Departamentit të Mjekësisë, pranë Universitetit të Prishtinës, nesër në një konferencë për media, ata do të prononcohet lidhur me paralajmërimin për organizimin e një proteste.

“Protesta organizohet në shenjë pakënaqësie ndaj padrejtësisë së ushtruar ndaj studentëve në provimin pranues, me ç’rast për shkak të gabimit teknik nga ana e Universitetit, mbi 50 studentë kanë mbetur pa u pranuar.

Ragip Begaj: I kursyem 100 mijë euro

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKomuna e Malishevës, ka arritur të kursejë 100 mijë në gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj thotë se ky kursim i parasë së taksapaguesve të qytetarëve, është arritur si rezultat i uljes së shpenzimeve në derivate dhe shërbime të tjera të Komunës.

“Për gjashtë muaj të këtij viti kemi arritur të kursejmë 100 mijë euro”, tregon Begaj për “PrizrenPress”.

Ai thotë se ky kursim i parasë së qytetarëve tregon se qeveria komunale e Malishevës nuk është e llukësit, por e punës.

“ Për gjashtë muaj kemi realizuar shumë projekte të mbetura në gjysmë nga qeveria e kaluar dhe shumë projekte të reja”.

Begaj vlerëson të suksesshme punën që është bërë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Sipas tij, për gjashtë muaj janë ndërtuar shumë shkolla, rrugë, kanalizime dhe ujësjellës.

“Kemi ndërtuar shkolla, rrugë dhe kanalizime. Disa projekte kanë përfunduar, kurse disa janë në ndërtim e sipër”.

Ai tregon se përveç ndërtimeve të shumta, Komuna e Malishevës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka arritur të rrisë edhe të hyrat buxhetore.

“Kemi rritje të të hyrave edhe pse e kemi hequr taksën për biznese”, shprehet ai.
Kryetari Begaj premton se edhe në periudhën e dytë të këtij viti, do të vazhdohet të punohet në përmasimin e jetës së qytetarëve të Malishevës.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë. Kemi shumë projekte të tjera që do të konkretizohen në periudhën e dytë të këtij viti”,premton Begaj./PrizrenPress.com/

‘Shote Galica’ dhe ‘Bijtë e Sefë Mleqanit’ triumfojnë në ‘Oda e Llapushës’

0

Oda e Llapushes-festivalMbrëmë në orët e vona, ka përfunduar festivali mbarëkombëtar folklorik “Oda e Llapushës”, i organizuar nga Komuna e Malishevës, përkatësisht drejtoria për Kulturë, rini dhe Sport, festival i cili është mbajtur në kuadër të shënimit të Ditëve të Mërgatës. Fitues të këij festivali, ishin SHKA “Shote Galica” nga Drenasi dhe “Bijtë e Sefë Mleqanit” nga Mleqani i Malishevës.

“Këto dy ditë Malisheva pas gjithë atyre sakrificave e flijimeve sublime e krenare ka festë, ka festën e folklorit burimorë që çdo herë jehoi me bukurinë dhe melodinë e tij në këtë trevë. Ju të gjithë pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, nga Lugina e Preshevës e nga Diaspora që çdo herë kontribuoni shumë na zbukuruat qytetin tonë, dhatë dritë me zërin tuaj të bukur e me vallet e mrekullueshme edhe atëherë kur dritat elektrike nuk na punonin mirë”, tha mes tjerash në fjalën e hapjes së natës finale, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, e cila i falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë në mbajtjen e festivalit.

Pas paraqitjes në dy netët e festivalit, juria profesionale në përbërje nga prof.Dr. Adem Zejnullahu, prof.Dr. Mehmet Rukiqi dhe Sami Piraj, i kanë vlerësuar rapsodët dhe grupet.

Vendi i parë dhe çmimi kryesor i festivalit “Sali e Feriz Krasniqi”, ju nda SHKA “Shote Galica” nga Drenasi dhe rapsodëve “Bijtë e Sefë Mleqanit” nga Mleqani. Vendi i dytë ju nda “Vëllezrve Kryeziu” nga Mleqani dhe vendi i tretë ju nda rapsodëve Bajram Baja me grupin nga Banja dhe Sylë Nishorit nga Theranda.

Çmimi i “Veterani i folklorit” ju nda rapsodit Sejdi Morina, ndërsa çmimi “Beqir Gashi”, për debutuesit më të mirë ju nda Pëllumb Gashit nga Drenasi dhe çmimi i karrierës ju nda rapsodit Ali Krasniqi.

Çmimin kryesor “Sali e Feriz Krasniqi” e ka ndarë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Ky festival, do të jetë tradicional./PrizrenPress.com/

“Blloku”: I gëzohem autostradës së dytë që do ta ndërtojë Bechtel’i

0

ramushi, limaj  mustafa

( E plotësuar) “Koalicioni LAN i gëzohet autostradës për Shkup dhe do të përkrahë këtë projekt Koalicioni LDK-AAK-NISMA mohon të ketë përmendur ndonjë projekt të veçantë për rishikim, siç është raportuar në media të caktuara”, thuhet në komunikatën e tyre.

Koalicioni LAN i gëzohet autostradës për Shkup dhe do të përkrahë këtë projekt.

Megjithatë, insistojmë në ndaljen e marrjes se vazhdueshme të vendimeve të qeverisë në largim, të cilat po e dëmtojnë vendin. –

 

‘Blloku’: Do të rishikohen dhe anulohen vendimet e qeverisë në largim

Koalicioni i bllokut opozitar, LDK-AAK-NISMA, përmes një kumtese të lëshuar sot në mëngjes, ka thënë se të gjitha vendimet e fundit të qeverisë në largim do të jenë subjekt i rishikimit dhe anulimit, kur ata të krijojnë qeverinë.

“Koalicioni LDK-AAK-NISMA edhe njëherë shprehë shqetësimin për vendimet që qeveria në largim vazhdon t’i marrë. Këto vendime janë të dëmshme dhe të çuditshme, dhe të gjitha do të jenë subjekt i rishikimit dhe anulimit”, thuhet në komunikatën e koalicionit LDK-AAK-NISMA, pa dhënë ndonjë detaj se për cilat vendime të Qeverisë bëhet fjalë.

Qyteti i fshehur i gravuar në shkëmb në Turqi

0

Turqi-qyteti i gravuarSot ndoshta duket jopraktik, por njëherë, ky qytet ka qenë një vend ideal për mbrojtje nga kushtet meteorologjike dhe sulmet e vazhdueshme të armiqve.

Manazan është qytet që ka prejardhjen nga koha e Perandorisë Bizantine. Gjendet në Turqi. I gravuar në një shkëmb në mes të Anatolisë, Manazan është qytet i vendosur në 5 kate në gjerësi prej 3 kilometrave.

 

Turqi-qyteti i gravuar3Ai ka funksionuar për një shekull. Në shkëmbin janë gravuar shtëpi, kisha, madje edhe varreza. Të gjitha këto janë lidhur me tunel.

Qyteti nuk është i populluar tani, por banorët e rrethinës i përdorin zbrazëtirat për ët ruajtur ushqim. Në ndërkohë, ky qytet i mëparshëm tërheq turistë nga tërë bota.

Turqi-qyteti i gravuar2Turqi-qyteti i gravuar1

Dokumentarët më të mirë në histori

0

Man with a Movie CameraDokumentari “Man with a Movie Camera”, me regji të Dziga Vertov, morri votat e më shumë se 100 kineastëve, që morën pjesë në përurimit e sondazhit të revistës Sight & Sound.

“Dokumentari i Vertov bënë pjesë në një zhanër që ishte shumë famshëm në vitet 1920”,tha për BBC, redaktori i uebsajtit Sight & Sound, Nick Bradshaë .

“Xhirimi i qyteteve, duke shfaqur punët që bëhen në të, duke treguar të gjitha shtresat e popullsisë që e përbëjnë, pra në mënyrë tipike, një ditë në jetën e një qyteti”

“Ky dokumentar ka material shtesë për të treguar filmimet e veta dhe siç e tregon edhe titulli ju mund të shihni kameramanin e Dziga Vertov duke filmuar në qytet, ju mund të shihni regjisorin duke krijuar filmin, ju mund të shihni publikun që vjen në kinema për ta parë atë.”

“Është një dokumentar për qytetin, për shoqërinë dhe për botën, por është edhe një dokumentar për kinemanë dhe çfarë kinemaja i ofron botës”, thotë Bradshaë për dokumentarin fitues.

Më shumë se njëmijë filma dokumentarë ishin të nominuar, nga më shumë se dyqindë kritikë dhe njëqind filmbërës nga e gjithë bota.

Nick Bradshaë e përshkroi listën si “të përhapur”, sepse në top-dhjetëshen përfshihen dy filma dokumentar rreth holokaustit, dokumentari “Shoah” nga francezi Claude Lanzmann dhe “Night and Fog” nga një tjetër regjisor francez Alain Resnais dhe poashtu edhe prania e dokumentarit të krijuar kohëve të fundit “The Act of Killing”.

Filmbërës si Paul Greengrass, Kevin Macdonald, filmbërësi i filmit “Senna”, Asif Kapadia dhe ai i “Man on Ëire”, James Marsh u ftuan nga revista të marrin pjesë në përzgjedhje.

Filmbërësi Greengrass kishte përfshirë “Man ëith a Movie Camera” dhe fitues i çmimit Oskar “Man on Ëire” në top-dhjetëshen e tij, së bashku “Primary”, nga Robert Dreë, vdekja e të cilit u bë e ditur ditë më parë.

Macdonald veçoi dokumentarin e Michael Moore, “Roger and Me”, duke thënë se filmbërësit amerikan “e solli argëtimin përsëri në filma dokumentarë dhe e bëri atë të shoqëurar në mënyrë të çuditshme me zemërimin”.

Ndërsa filmbërësi Asif Kapadia e përshkroi dokumentarin “The Act of Killing” si “Dokumentari të mrekullueshëm, shokues dhe një filmbërje e guximshme”.

Producentja dhe regjisorja britaneze, Sophie Fiennes, thotë se “Ky sondazh tregon se deri në cilën pikë mund të shtyhen mediet si dhe gjithashtu tregon se duke dal jashtë formulave të televizionit ju mund të thuani gjërat në mënyra të ndryshme”.

Në pozitën e 9 gjendet dokumentari “Don’t Look Back”, kushtuar këngëtarit Robet Zimmerman, të njohur si Bob Dylan. Top dhjetëshen e mbyllë dokumentari për kushërinjtë e Jackie O, me titull “Grey Gardens”.

Në pozitën e 19-të renditet “The Act of Killing”, ky i cili u shfaq edhe në festivalin DokuFest, ndërsa dokumentari i Jean Luc Godard mbi historinë e kinemasë renditet në pozitën e 24-të. /BBC/

Nis “Kalimera Poetike”

0

Kalimera PoetikeEdicioni i 23-të i manifestimit “Kalimera Poetike”, i cili organizohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, nisi mbrëmë në Kalanë e Ulqinit, me poeten shqiptare Luljeta Leshanaku.

Kalaja e cila thuhet që është ndërtuar para 2 mijëvjeqarëve e gjysmë, për tre netë rradhazi do të mirëpres të pranishmit që të jenë pjesë e orëve letrare. Edicioni i njëzetë e tretë i këtij manifestimi, i cili do të mbahet në datat 2-4 gusht, do të vazhdojë traditën e edicioneve të kaluara, ku kanë marrë pjesë shkrimtarë të njohur shqiptar dhe nga vendet tjera.

Pervec shkrimtarës e cila edhe hapi zyrtarisht “kalimerenë” e sivjetme, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe shkrimtari malazias Mirash Martinoviq autori i romanit “Teuta”, për të cilin qyteti bregdetar e ka rezervuar natën e dytë dhe shkrimtari nga Kosova, Beqë Cufaj, të cilit gjithashtu do t’i kushtohet mbrëmje autoriale nw mbrwmjet e fundit.

“Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët”, thuhet kështu në kumtesën, e cila paralajmëron edicionin e ri të “Kalimeresë Poetike”, e cila shkon drejt dhjetëvjetëshit të tretë të organizimit.

“Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme letrare ndër shqiptarët e Malit të Zi dhe më gjerë. Organizatorët e shohin manifestimit si orë letrare akademike të letërsisë shqipe. Gjatë mbrëmjeve gjatë të cilat do të mbahet kjo ngjarje, përvec shkrimtarëve që janë subjek i manifestimit, do t’u bashkohen edhe shumë krijues letrarë, në ambientin i cili cilësohet si vendtakimi i shkrimtarëve shqiptar e të huaj.

Çdo edicion i këtij manifestimi letrar ka pasuruar ofertën turistike të qytetit të Ulqinit, me shkrimtar të njohur. Vitin e kaluar pjesë e “Kalimerës Poetike”, ishin shkrimtarët Kim Mehmeti, Mehmet Kraja dhe slloveni Slavko Pregl.

Aksident në Durrës, makina ndahet më dysh

0

Aksident në Durrës-makinaNjë aksident i rënë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Urës së Dajlanit në Durrës. Si pasojë e përplasjes, automjeti është ndarë më dysh, ndërsa shoferi ka ngelur i plagosur rëndë.

Burime të agjencisë NOA.al bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si A. Karamani, i cili është transportuar me shpejtësi për në spital, ku edhe po merr mjekimin e duhur nga ana e mjekëve.

Ai po udhëtonte me një automjet tip “Audi” dhe është përplasur me bordurën e rrugës, sipër Urës së Dajlanit. Dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e madhe, tej normave të lejuara. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

OVL e UÇK-së i quan “shërbyes të Rankoviqit” përkrahësit e Gjykatës Speciale

0

OVL e UÇK-protesta per gjykatUshtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Smajl Elezaj u është kundërpërgjigjur të gjithë atyre që thonë se Gjykata Speciale do të ndihmojë në heqjen e njollës që është vënë mbi UÇK-së dhe mbi shtetin.

“Njollë kanë vetë këta që i janë gëzuar këtij raporti. Këta shërbyes të Rankovicit”, ka thënë Elezaj me tone nervozizmi, transmeton Koha.net.

Të kontaktuar nga tribuna zyrtarë të organizatës edhe pse nuk kanë pranuar të deklarohen më shumë rreth këtij raporti, kanë komentuar rreth deklaratave që po japin përfaqësues të ndryshim politik dhe analistë.

Në fatk, raporti i publikuar gjatë fillimit të kësaj jave për krimet e pretenduara të kryera gjatë luftës 1998-99 në Kosovë, ka ngjallur reagime të shumta nga ana e shoqërisë kosovare. Derisa përfaqësues politikë dhe institucionet e vendit kanë shprehur përkrahjen e tyre lidhur me hetimet të dala nga raporti i prokurorit amerikan Clint Ëilliamson, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka kërkuar që ky proces të bojkotohet nga luftëtarët e lirisë.

Në një komunikatë për medie OVL e UÇK-së, e patë quajtur këtë raport si jologjik, qesharak, antihistorik, tendencioz dhe inferior ndaj luftës së pastër të UÇK-së, ushtri të cilën siç kanë thënë ata ka luftuar në trojet e veta, ka mbrojtur trojet e robëruara nga okupimi, ushtri e cila nuk ka sulmuar asnjë territor të ndonjë shteti fqinj.

500 kg drogë dalin nga Lazarati për t’u trafikuar

0

droga ne lazaatNjë sasi prej 500 kg drogë u sekuestrua mëngjesin e sotëm nga policia e Gjirokastrës.

Aksioni i koduar “Periferia” u organizua rreth orës 01:00 të mëngjesit, pasi kishte informacione mbi lëvizjen e një mjeti tip furgon në periferi të fshatit Lazarat në drejtim të Gjirokastrës.

Kjo tregon se pavarësisht ndërhyrjes së policisë në këtë fshat, droga vazhdon të jetë e pranishme atje, madje në sasi të mëdha.

“Si rezultat i operacionit, u bë bllokimi i automjetit tip furgon me targa false ,AA 090 AL, që drejtohej nga një shtetas i cili porsa ka parë se e ndiqte policia, braktisi automjetin dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet, por është i identifikuar nga ana jonë dhe po punohet për kapjen e tij”, sqaron policia lokale, raporton Start.

Në brendësi të furgonit u gjetën 10 fuçi plastike të mbushura me boçe mariuane si dhe 10 thasë plasmasi të mbushur po me boçe mariuane, gjithsej rreth 500 Kilogramë. Gjithashtu në brendësi të fuçive të drogës u gjetën edhe dy armë zjarri Kallashnikov dhe dy krehëra me fishekë. Armët, lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Lënda narkotike dhe armët ka qenë te fshehura dhe poseduesit e drogës duke pasur presionin e policisë e cila po vijon kontrollet çdo ditë në Lazarat kanë tentuar ta nxjerrin jashtë Lazaratit. Po vijon puna për kapjen e drejtuesit të furgonit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thekson më tej policia.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.