17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

500 kg drogë dalin nga Lazarati për t’u trafikuar

droga ne lazaatNjë sasi prej 500 kg drogë u sekuestrua mëngjesin e sotëm nga policia e Gjirokastrës.

Aksioni i koduar “Periferia” u organizua rreth orës 01:00 të mëngjesit, pasi kishte informacione mbi lëvizjen e një mjeti tip furgon në periferi të fshatit Lazarat në drejtim të Gjirokastrës.

Kjo tregon se pavarësisht ndërhyrjes së policisë në këtë fshat, droga vazhdon të jetë e pranishme atje, madje në sasi të mëdha.

“Si rezultat i operacionit, u bë bllokimi i automjetit tip furgon me targa false ,AA 090 AL, që drejtohej nga një shtetas i cili porsa ka parë se e ndiqte policia, braktisi automjetin dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet, por është i identifikuar nga ana jonë dhe po punohet për kapjen e tij”, sqaron policia lokale, raporton Start.

Në brendësi të furgonit u gjetën 10 fuçi plastike të mbushura me boçe mariuane si dhe 10 thasë plasmasi të mbushur po me boçe mariuane, gjithsej rreth 500 Kilogramë. Gjithashtu në brendësi të fuçive të drogës u gjetën edhe dy armë zjarri Kallashnikov dhe dy krehëra me fishekë. Armët, lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Lënda narkotike dhe armët ka qenë te fshehura dhe poseduesit e drogës duke pasur presionin e policisë e cila po vijon kontrollet çdo ditë në Lazarat kanë tentuar ta nxjerrin jashtë Lazaratit. Po vijon puna për kapjen e drejtuesit të furgonit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thekson më tej policia.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më Shumë

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Kapet me armë ilegale në Rahovec, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Në Rahovec, dje në ora 20:20, një person  është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë...

Lajmet e Fundit