19.7 C
Prizren
E premte, 1 Gusht, 2025
Home Blog Page 7853

Lista “Srpska” i bashkohet koalicionit për ta kundërargumentuar PDK-në

0

Mustafa-Haradinaj ne kuvendEdhe deputetët e Listës Serbe i janë bashkuar koalicionit LDK-AAK-NISMA për ta nënshkruar dokumentin që kundërargumenton pretendimet e PDK-së për shkeljet gjatë seancës së 17 korrikut për kryetar të Kuvendit,seancë ku Isa Mustafa mori 65 vota nga 83 deputetë të pranishëm.

Nënshkrimin nga Lista Serbe e konfirmoi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj, thotë se teksti i argumentimeve të bllokut LDK-AAK-NISMA, e së cilës sot iu bashkua edhe Lista Serbe, tashmë është gati, transmeton RTK.

LDK-AAK-NISMA dhe deputetët e Listës Serbe ligjërisht kanë kohë deri më 4 gusht për t’i dërguar në Gjykatën Kushtetuese vërejtjet rreth ecurisë së seancës konstituive të Kuvendit.

Kurse Kushtetuesja duhet të japë mendimin e saj më së largu deri më 18 shtator të 2014-s. Aktualisht, partitë janë në pritje vendimit të Gjykatës Kushtetuese në ankesën e PDK-së lidhur me mbarëvajtjen e seancës së 17 korrikut.

Nora Istrefi në jurinë e “XFactor”-it?

0

Nora-xfactor1Këngëtarja nga Kosova, Nora Istrefi, ka publikuar një foto në facebook me mbishkrimin “XFactor, së shpejti”.

Mesa duket këngëtarja seksi është përzgjedhur nga drejtuesit e talent show si një prej anëtareve të jurisë për sezonin e ardhshëm.

Nuk dihet nëse Nora do të zëvendësojë në juri këngëtaren Tuna ose Soni Malaj.Nora-xfactor

Charisma Carpenter feston 44-vjetorin nudo

0

Charisma Carpenter-nudoAktorja 44-vjeçare e serialit amerikan ‘Buffy the Vampire Slayer’ ditën e mërkurë festoi 44-vjetorin e saj dhe ajo ndau me fansat një foto të sajën nudo.

Pa rroba në trup Charisma ka pozuar e ulur me shikimin nga dritarja, një foto bardh e zi ku tregon dhe linjat e saj elegante.

Nuk është hera e parë që aktorja 44-vjeçare ajo realizoi një set fotografik nudo për revistën PlayBoy, në vitin 2004.

Shiu i furishëm nxjerr ujërat e zeza në Prizren (Foto)

0

Prizren-Ujerat e zezaShiu i furishëm që ka rënë ka shkaktuar probleme edhe në Prizren.

Nga kjo fotografi shihet se si rrjedhin ujërat e zeza në qendër të Prizrenit.

E çuditshme: Lum gjaku në Kinë (Foto)

0

Kine-Lum gjaku1Një lum i lundrueshëm në Kinë në mënyrë misterioze ka marrë ngjyrën e gjakut.

Banorët në provincën Zhejiang thanë se lumi dukej normal deri rretho orës 05:00 të mëngjesit sipas kohës së Pekinit.

Brenda një ore i gjithë lumi u shndërrua në ngjyrë të kuqe të thellë. Ndërkohë po sipas banorëve, në ajër kishte edhe një erë të keqe.

“Kjo është një gjë vërtetë e çuditshme pasi ne edhe kemi kapur peshk këtu, uji zakonisht është i dukshëm këtu”, ka thënë një banor.

Kine-Lum gjaku3 Kine-Lum gjaku2

Familjarët: Enver Zymberi gjithmonë ka dashur të vdiste për Kosovën

0

Enver Zymberi-arkivoliJo vetëm në përvjetorin e rënies së tij por shpesh, familjarët shkojnë te varri i heroit Enver Zymberi.

Tek varri i heroit të Kosovës, kurora lulesh vendosën edhe bashkëshortja e tij dhe fëmijët.

Ajo thotë se përkrahja e njerëzve ua lehtëson dhimbjen.

“Ai ka ndërru jetë për Kosovën, dhe bëhen qe tri vite që ka ndërru jetë. Dhe sado pak për shembull, kur të vijnë të na vizitojnë e ndijmë një lehtësi”, tha ajo për RTV21.

“Vëllai im gjithë ka pasë qef me dhanë jetën për Kosovë”, tha motra e tij.

Ndërkohë nëna e policit të vrarë ka mbetur e paralizuar nga mërzia për djalin.

Enver Zymberi u vra para tre vjetësh në krye të detyrës në veri të Kosovës.

Dëme nga shiu dhe breshëri në Malishevë

0

Malisheve-shi e bresherSot pasdite ka rënë një shi i rrëmbyeshëm i përcjellë me breshër, në territorin e Komunës së Malishevës. Me këtë rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, sidomos në bujqësi, përderisa janë regjistruar edhe vërshime në disa pjesë të Komunës. Ekipet emergjente kanë dalë në terren për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve.

Sipas drejtorit të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina, është bllokuar rruga Malishevë-Rahovec, konkretisht në lagjen e Gurit në Malishevës. Aty vozitësit duhet të përdorin rrugë alternative. Po ashtu vërshime janë regjistruar edhe në disa lokale afariste.

Ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit menjëherë kanë dalë në terren, sikur edhe Policia e Kosovës dhe zyrtarët e drejtorisë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim. /PrizrenPress.com/

Nurkollari: DokuFest është festivali më prestigjioz i filmit në Kosovë

0

Veton NurkollariNë prag të edicionit të XIII-të të Festivalit të Filmit tashmë shumë të njohur “DokuFest”, organizatori i këtij festivali, Veton Nurkollari në një intervistë për KultPlus ka shpjeguar për rëndësinë e festivalit edhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës në Botë. Ai kur e kishte nisur këtë festival në vitin 2002, asnjëherë nuk e kishte menduar suksesin e tanishëm, që sipas tij, ky festival edhe në rajon vlerësohet të jetë festival top. Ndërkohë, organizimin e shumë festivaleve në Kosovë ai i sheh tejet pozitive, dhe, sipas tij, jeta kulturore kualitative në Kosovë në shumicën e rasteve përbëhet nga organizimet të cilat vijnë nga rrjeti i organizatave kulturore të pavarura dhe jo nga drejtoritë e kulturave te Komunave

KultPlus: 237 filma nga 56 vende të botës në 6 programe garuese, këta janë numrat që karakterizojnë edicionin e XIII të DokuFest, sa sfiduese për gjithë këtë program për organizatorët e këtij festivali?

Veton Nurkollari: Numri prej 237 filmave reflekton gjithë programin në DokuFest, përfshirë 6 programe garuese dhe 14 programe tjera dhe natyrisht ishte mjaft sfiduese, fillimisht selektimi dhe në këtë fazë, realizimi teknik, duke marr parasysh mungesën e infrastrukturës adekuate për shfaqjen e filmave. Por sfidat janë ato që na motivojnë dhe ne jemi të përgatitur dhe besojmë se do të jemi në gjendje të ofrojmë një edicion të suksesshëm të festivalit, sikur edhe viteve të kaluara.

KultPlus: Çfarë e konsideroni qershinë mbi tortë në këtë edicion?

Veton Nurkollari: Janë disa qershi mbi tortë në këtë edicion, sipas mendimit tim. E para është Doku:Tech, një konferencë 4 ditore mbi teknologjinë, Internetin etj, me një numër të konsiderueshëm të “keynote speakers” e cila do të organizohet për herë të pare dhe në bashkëpunim me IPKO Foundation dhe SHARE Foundation dhe e dyta, besoj, programi special Focus America me një seleksion të jashtëzakonshëm të filmave recent dhe atyre klasik nga SH.B.A.-ja.

KultPlus: Nëse kthehemi në edicionin e parë, e keni ndjerë thellë se do të keni këtë sukses çfarë po shënoni tashti?

Veton Nurkollari: Sinqerisht, asnjëherë nuk e kam menduar për një sukses të tillë kur e kemi filluar DokuFest-in në vitin 2002.

KultPlus: Hiq modestinë, a vlerësoni se jeni festivali më prestigjioz në Kosovë?

Veton Nurkollari: Pa modesti, por bazuar në shumë parametra lehtësisht të matshme, mendoj se DokuFest është festivali më prestigjioz i filmit në Kosovë dhe në këtë pjesë të Ballkanit.
KultPlus: Por nëse do të bëje një krahasim me festivalet e Rajonit, ku e sheh DokuFest-in?
Veton Nurkollari: Sikur thash më herët DokuFest mund të krahasohet me cilindo festival në rajon, edhe me ato festivale qe kanë buxhete shumëfish më të larta se DokuFest-i dhe traditë më të gjatë. Poashtu mendoj se nga festivalet e specializuara në filmin dokumentar nga rajoni DokuFest renditet mu në maje të listës, se bashku me festivalin e Selanikut dhe atij të Zagrebit, ZagebDox.

KultPlus: Në anën tjetër, për çdo ditë po prezantohen festivale të reja, si i sheh këto përpjekje?
Veton Nurkollari: Sa i përket prezantimit apo, siç e kisha quajtur unë, lulëzimit të festivaleve te ne kohëve të fundit, unë i shoh më tepër si një përpjekje për begatim të jetës kulturore se sa ndonjë trend negativ. Duhet pasur parasysh se jeta kulturore kualitative në Kosovë në shumicën e rasteve përbëhet nga organizimet të cilat vijnë nga rrjeti i organizatave kulturore të pavarura dhe jo nga drejtoritë e kulturave te Komunave.

Francë: Me gjasë, moti është shkak i rrëzimit të aeroplanit

0

harta e rrezimit te ajroplanitMinistri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, thotë se ka gjasë të mëdha që moti është shkak i rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Algjerisë në Mali.

Ministri Cazeneuve tha se as mundësitë e tjera nuk përjashtohen, por ka gjasë të mëdha që “kushtet meteorologjike” janë shkaktari kryesor.

Franca sot ka njoftuar se në Mali e ka dërguar një njësi ushtarake në vendin e rrëzimit të aeroplanit me 110 njerëz në të, përfshirë 51 shtetas francezë.

Kontrolli i fluturimit dje e kishte humbur kontaktin me aeroplan, pasi pilotët kishin raportuar për kohë tejet të vështirë me stuhi.

Në një kumtesë të presidencës së Francës theksohet se aeroplani ishte identifikuar qartas në tokë, megjithëse ishte thyer.

Reportazh për Shqipërinë, gazetari Italian: Gjëja më e bukur janë shqiptarët

0

durresi1“Gjëja më e bukur në Shqipëri janë shqiptarët”. Nëse vërtetë dëshironi të njihni Tokën e Shqiponjave” duhet të bashkoheni me ta. Shmangni udhëtimet e organizuara, zbuloni me këmbë lagjet e këndshme të Tiranës”. Kështu e nis reportazhin e tij gazetarit, italian Claudio Visani, në një artikull në të përditshmen, “La Repubblica” në lidhje me udhëtimin e tij në vendin tonë.

“Në zonat përreth Kryeqytetit lëvizni me autobus ose me fugona, transporti kryesor ne vend, ndërsa për të mbërritur në jugun e mrekullueshëm, si Vlorë, Sarandë duhet të merrni një makinë. Mos harroni të vizitoni zonat kulturore dhe arkeologjike, si Shkodrën, Butrintin, Beratin Gjirokastrën etj. Nëse doni të “përkëdhelni” veten në Shqipëri gëzoni mikpritjen e këtij populli të ngrohtë, që ju përshëndet në rrugë, në kafe, apo në hotel. Gjithashtu dëgjoni dhe historitë të moshuarve në lidhje me regjimin 50 vjeçar komunist apo konfliktet etnike të shekullit të kaluar.
Në këtë vend nuk do të ndiheni kurrë të huaj sepse gati i gjithë populli di të flasë italisht, të cilën e kanë mësuar nga këngët e Celentanos, Pippo Baudo apo më të rinjtë nga filmat e animuar apo këngëtarja Ambra Angiolini- vijon gazetari.

Gazetari ka treguar dhe eksperiencën e tij në kryeqytetin tonë, Tirana, ku gjithçka sipas tij është me low cost.

“Në qoftë se nuk kërkoni hotele me pesë yje, shumë mirë mund të qëndroni në Vilat e saj që janë më ekonomike dhe ndodhen rreth 500 metra nga qendra, me pak dhoma por të pastra, të rregullt dhe me njerëz shumë mikpritës. Për të ngrënë zgjodhëm një nga restorantet në zonën e ish Bllokut, ku me kënaqësi provuam kuzhinën tipike shqiptare”- vazhdon Visani. Ai pastaj tregon për të gjitha ndërtesat në Kryeqytet, sheshin Skëndërbej etj dhe gjithçka i pa syri.

“Shqipëria është vendi i parë në botë ateist, ku të tria fetë kryesore, ajo myslimane, ortodokse dhe katolike jetojnë në harmoni me njëra tjetrën”. Mos harroni të vizitoni këtë vend të mrekullueshëm me njerëz akoma më të mrekullueshëm”- përfundon gazetari italian artikullin dhe eksperiencën e tij në vendin tonë.