22.5 C
Prizren
E shtunë, 26 Korrik, 2025
Home Blog Page 7860

Hajnat vjedhin 10 mijë euro në një shtëpi në Prizren

0

para 20Hajnat kanë arritur që në një shtëpi në Prizren të vjedhin 10 mijë euro. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se rasti ka ndodhur në rrygën “Gucia” në Prizren.

“Në një shtëpi private në rrugën “Gucia” ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Sipas informatave që ia ka dhënë policisë pronari i shtëpisë thuhet se dikush ka hyrë në shtëpi dhe nga aty ka vjedhur para të gatshme rreh 10.000 euro”.

“Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes mirëpo ende nuk dihet kush është autori i kësaj vjedhje”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren u bënë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm me kursimet e tyre dhe gjësendet e vlefshme siç janë stolitë e ndryshme të arta.

Konfiskohen tri pistoleta në rajonin e Prizrenit

0

ArmaTri pistoleta janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se rastet janë proceduar në Prokurori.
“Policia e Malishevës, në vazhdën e hetimit të një rasti kishte shkuar në fshatin Novoselë të Malishevës për të biseduar me një qytetar dhe pasi i njëjti ishte gjetur, policët kishin vërejtur se i dyshuari posedonte një armë në brez”.

“Menjëherë i dyshuari është arrestuar, ndërsa arma e llojit pistoletë me pesë fishekë në karikator është sekuestruar”.

“Lidhur me rrjedhën e rastit është informuar prokurori, i cili ka sugjeruar që poseduesi i armës të lirohet pas procedurave intervistuese, ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë Prokurorisë sipas procedurës së rregullt”.

Sipas tij, po ashtu edhe në Prizren janë sekuestruar dy pistoleta
“Rasti i parë ka të bëjë me sigurimin e një informacioni, i cili ka rezultuar me konfiskimin e një pistolete tek një i dyshuar, ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me të shtëna në dasmë”.

“Për të dyja rastet është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që shkresat e lëndës dhe provat materiale t’i kalojnë prokurorisë sipas procedurës së rregullt”./PrizrenPress.com/

Clinton: Gruaja ime nuk është këshilluar me mua

0

Bill ClintonIsh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka pranuar se as ai vetë nuk e di nëse gruaja e tij, Hillary Clinton, do të garojë për postin e presidentit, në vitin 2016.

Ai ka thënë për CNN të hënën se gruaja e tij nuk e ka kërkuar këshillën e tij për këtë gjë, por sipas tij ajo me të vërtet ka nevojë të mendojë pak rreth kësaj pune.

“Ne kemi arritur në një pikë në jetën tonë, kur ne mendojmë se ju me të vërtetë nuk duhet të kandidoni për poste në qoftë se ju nuk keni një ide të qartë se çfarë mund të bëni dhe një kontribut të veçantë që ju mund të bëni dhe të mund të keni një planë ”, tha Bill Clinton.

Clinton theksoi se “ çfarëdo që ajo bën është mirë dhe janë vendime që vetëm ajo mund t’i merr. Ai po ashtu nuk harroi të theksoj se gruaja e tij është personi më i aftë publik me të cilin ai ka punuar.

‘EC Ma Ndryshe’: Komuna e Mamushës nuk po i zbaton rekomandimet e Auditorit

0

Mamusha5-16Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Mamushës, “EC Ma Ndryshe” gjatë muajit korrik ka shqyrtuar të gjeturat e Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare të Komunës së Mamushës në vitin 2013, me një vështrim retrospektiv edhe në raportet e viteve 2012, 2011, 2010 dhe 2009.

Konkluzioni i përgjithshëm i Auditorit është se administrimi dhe raportimi financiar brenda kësaj komune vazhdon të përballet me dobësi marrë parasysh faktin se qeveria komunale nuk i ka zbatuar rekomandimet e mëhershme të ZAP-it. “Komuna nuk i ka adresuar rekomandimet tona nga vitet e shkuara. Komuna nuk ka ndërtuar një proces të fortë që do të siguronte zbatimin e plotë dhe në kohë të rekomandimeve tona”, thuhet në raportin e ZAP-it.

Ky autoritet shtetëror ka konstatuar se gjatë viteve të fundit, komuna e Mamushës ka adresuar vetëm pjesërisht rekomandimet e ZAP-it lidhur me nenin 16 – Shpalosja e pasurive dhe pagesat nga palët e treta – dhe rrjedhimisht kjo fushë vazhdon të paraqesë një rrezik domethënës, pasi si pasojë e natyrës së regjistrimeve bazë dhe mungesës së dokumenteve mbështetës ekzistojnë disa pasiguri lidhur me të drejtat e pronësisë, plotësinë dhe vlerësimin e pasurive, objekteve dhe pajisjeve.

ZAP prej vitesh tërheq vërejtjen se komuna ende nuk ka një sistem automatik faturimi për të gjitha llojet e të hyrave vetanake dhe llogarive të arkëtueshme lidhur me to, ndërkohë që edhe ekzekutimi i buxhetit mbetet një nga fushat kryesore ku nevojiten më shumë përmirësime.

Auditori po ashtu ka nënvizuar se mospajtimet e identifikuara në prokurime lidhen me klasifikimet e gabuara të shpenzimeve dhe në tejkalimin e buxhetit për to. Si një shqetësim tjetër paraqitet edhe mos krijimi i një Departamenti të Auditit të Brendshëm dhe Komitetit të Auditit, që po ashtu është rekomandim që përsëritet vit pas viti nga ZAP-i.

Në raportin e fundit, ZAP konstaton se komuna e Mamushës nuk e ka zbatuar asnjërin prej 9 rekomandimeve të dhëna për vitin financiar 2012, përderisa prej 11 rekomandimeve të dhëna për vitin 2011, vetëm 1 është zgjidhur dhe 3 pjesërisht janë zgjidhur. Ndërkohë prej 6 rekomandimeve të dhëna për vitin financiar 2010 komuna ka adresuar vetëm një në tërësi dhe një tjetër pjesërisht, duke injoruar 4 të tjera.

“EC Ma Ndryshe” vlerëson se mos adresimi i rekomandimeve të ZAP-it nga ana e komunës së Mamushës ka bërë që administrimi dhe raportimi financiar të përballet me probleme që rrezikojnë qeverisjen e mirë të buxhetit komunal.

Duke i marrë parasysh të gjitha këto të dhëna, “EC Ma Ndryshe” rekomandon Komunën e Mamushës që:

– Të nisë zbatimin e menjëhershëm të të gjitha rekomandimeve të ZAP-it;
– Të ndërmerr veprime serioze për përmirësimin e administrimit dhe raportimit financiar, në të gjitha fushat e identifikuara nga ZAP-i;
– Të rris transparencën në vendimmarrje me qëllim të menaxhimit më të mirë të parasë publike;

Gjithashtu, EC Ma Ndryshe rekomandon anëtarët e Kuvendit Komunal të Mamushës që të ushtrojnë presion më të madh te ekzekutivi komunal për zbatimin e rekomandimeve të ZAP-it. /PrizrenPress.com/

Begaj shtroi iftarin tradicional për familjet e dëshmorëve

0

Begaj per iftarKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, mbrëmë ka shtruar iftarin tradicional, që komuna organizon për çdo vit, në muajin e madhërishëm të ramazanit, për familjet e dëshmorëve të kombit nga Komuna e Malishevës, ku edhe janë bërë lutje për dëshmorët dhe janë kënduar pjesë të Kuranit, nga ana e hoxhallarëve në kuadër të Bashkësisë Islame të Malishevës.

“Është obligim i yni, i të gjallëve, që ti kujtojmë dëshmorët e kombit, pasi falë tyre ne sot gëzojmë shtetin tonë të lirë. Jemi në muajin e shenjtë të ramazanit dhe kam dashur të bëjmë një darkë së bashku dhe të bëjmë lutje për dëshmorët. Shumë respekt për të gjithë dëshmorët dhe familjet e tyre”, tha Begaj, duke folur më pas për rëndësinë e sakrificës së dëshmorëve dhe veprën e tyre në luftën për liri.

Për sakrificën e dëshmorëve, foli edhe kreu i Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu, përderisa ka falënderuar edhe Komunën, për këtë organizim tradicional. Pas kësaj, hoxhallarët, kanë bërë lutje dhe kanë kënduar pjesë Kurani.

Në këtë iftar, përveç familjeve të dëshmorëve, ishin të pranishëm edhe krerët e Bashkësisë Islame në Malishevë, hoxhallarë dhe asamblistë të Komunës së Malishevës. /PrizrenPress.com/

Grabovci: ‘Misioni i Ri’ po funksionon

0

AdemGrabovci6-05Adem Grabovci, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka rikujtuar katërvjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, me të cilin ajo vulosi pavarësinë e Kosovës.

“Para 4 vitesh, në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, u vulos edhe ligjërisht e drejta jonë për të pasur shtetin tonë. Dhe, natyrisht, kjo u pasua me njohjen e pavarësisë nga shumë shtete e mekanizma ndërkombëtare.

Kosova, si shtet i ri, tani po vazhdon me ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, duke i dhënë edhe më shumë kuptim Pavarësisë së vet.

Ky është edhe vizioni ynë, ky është Misioni Ri”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook.

Fier, vret 2 vëllezërit, kunatën, mbesën dhe më pas veten

0

Policia-crime sceneNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fshat të Fierit, ku një person ka vrarë dy vëllezërit, kunatën, mbesën dhe më pas veten, shkruan gazeta Start.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 në fshatin Sturmë të Fierit, ndërsa mësohet se autori i ngjarjes tragjike është Bajram Vrapi, 73 vjeç.

Krimi është kryer me një armë gjahu, por ende nuk dihen detajet dhe motivet e kësaj vrasjeje të rëndë. Dy vllezërit e vrarë ishin Xhemal dhe Besim Vrapi, 60 dhe 7 9 vjeç, mbesa me inicialet M.V 17 vjeç, ndërsa kunata 43 vjeç.

Menjëherë sapo është sinjalizuar forcat blu kanë mbërritur në vendngjarje, ku si fillim kanë rrethuar autorin duke i bërë thirrje të dorëzohet, por ai ka refuzuar duke qëlluar edhe mbi veten.

Policia ka nisur të hetojë për të zbuluar shkaqet.

Drejtori i ri i Muzeut të Kosovës nis punën, me gjithë ankesat për emërim politik

0

MuzeoKosovesPavarësisht akuzave për zgjedhje politike dhe një ankesë që ka pranuar Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, drejtori i ri i Muzeut të Kosovës, të hënën, ka nisur punën, shkruan Koha Ditore. Historiani Arsim Mehmeti, i cili nga viti 2007 deri në vitin 2013 ka qenë drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Drenasit, në ditën e parë të punës në postin e ri nuk ka pranuar të flasë për gazetën me arsyen se ka punë të tjera në javën e parë.

“Kam agjendë të ngjeshur. Do të takoj stafin dhe të njihem me gjendjen e secilit sektor”, ka thënë ai, tek ka shtuar se tek pas një jave mund të flasë për planet e tij. Ai ka dy javë që u zgjodh drejtor i institucionet më të lartë muzeor në vend. Mehmeti nuk i ka komentuar as akuzat për përzgjedhje politike. Për këtë çështje thotë se duhet të flasë institucioni që e ka emëruar atë në krye të MK-së.

Vetëm tri ditë pasi institucioni më i lartë kulturor në vend kishte njoftuar se Mehmeti do të jetë në krye të MK-së për katër vitet e ardhshme, kundërkandidati i tij, Sadik Krasniqi, është ankuar në MKRS. Krasniqi i cili tash e dymbëdhjetë vjet është menaxher i Seksionit të Historisë, pretendon se drejtori i ri është përzgjedhur në kundërshtim me konkursin e hapur në fund të majit, me Ligjin për shërbyesit civilë dhe Rregulloren 5/11. Ai është i vetmi nga tre kundërkandidatët e Mehmetit, i cili ka deponuar ankesë me shkrim në adresë të MKRS-së.

Nga Komisioni përzgjedhës i MKRS-së, Krasniqi përmes ankesës kërkon sqarime në shtatë pika.

Irinës i hyn në qejf aktrimi

0

Irina Shayk14-22Irina Shayk dëshiron më shumë role filmike. Supermodelja 28-vjeçare e cila ka bërë debutimin e saj në aktrim me rolin në filmin ”Hercules” i cili në kinema del në fund të këtij muaji, planifikon që të zgjeroj karrierën e saj në botën e filmit.

“Kur je në sheshxhirim për modelim, edhe kur bëhet fjalë për veshje intime, ju keni së ndoshta 10 persona prapa kamerës, ndërsa në një film, ke rreth 200 persona. Duhet të interpretosh dhe të harrosh se je një modele.

Duhet të jesh e vërtetë. Është shumë ndryshe. Ti duhet të besosh në karakterin tënd”, ka deklaruar e dashura e Christiano Ronaldos. Ajo thotë se i pëlqen modelimi, por gjithashtu është kënaqur duke aktruar.

“E dua modën dhe e adhuroj të jem modele, por përfundimisht jam kënaqur duke bërë këtë film dhe do të dëshiroja të aktroja sërish”, ka shtuar ajo. Sidoqoftë, modelja e “Sports Illustrated” nuk ka ende të kontraktuar ndonjë rol dhe po pret se çfarë do t’i sjell e ardhmja. “Nëse diçka ndryshe apo e madhe vjen, do ta provoj. Kurrë nuk mund të bësh plane, është sikur lotari.

Modelimi hap shumë dyer, udhëheqje në televizion, aktrim, dizajnim, pra nuk mund të planifikosh kurrë. Të shohim”, thekson ajo.

Ndërkohë, Irina e cila në filmin në fjalë paraqitet në rolin e gruas së Hercules-it, që luhet nga Dwayne Johnson, e ka pranuar se është ndjerë mjaft e lidhur me burrin e saj të filmit dhe është mirënjohëse ndaj 42-vjeçarit që i ka ndihmuar të ndjehet rehat gjatë xhirimeve.

Në Bruksel, takimi për ndërtimet tek Ura e Ibrit

0

Barrikada mbi Iber-parkuPërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kethrin Eshton ka ftuar për sot në Bruksel delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë për të diskutuar për ndërtimet në dhe afër urës në lumin Ibër në Mitrovicë.

Zyra e kryenegociatorës së Kosovës Edita Tahiri theksoi se nga ky takim pritet të dal një plan konkret për heqjen e barrikadave dhe lëvizjen e lirë në urën e Ibrit dhe përreth saj në pajtim me ligjet e shtetit të Kosovës.