11.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Begaj shtroi iftarin tradicional për familjet e dëshmorëve

Begaj per iftarKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, mbrëmë ka shtruar iftarin tradicional, që komuna organizon për çdo vit, në muajin e madhërishëm të ramazanit, për familjet e dëshmorëve të kombit nga Komuna e Malishevës, ku edhe janë bërë lutje për dëshmorët dhe janë kënduar pjesë të Kuranit, nga ana e hoxhallarëve në kuadër të Bashkësisë Islame të Malishevës.

“Është obligim i yni, i të gjallëve, që ti kujtojmë dëshmorët e kombit, pasi falë tyre ne sot gëzojmë shtetin tonë të lirë. Jemi në muajin e shenjtë të ramazanit dhe kam dashur të bëjmë një darkë së bashku dhe të bëjmë lutje për dëshmorët. Shumë respekt për të gjithë dëshmorët dhe familjet e tyre”, tha Begaj, duke folur më pas për rëndësinë e sakrificës së dëshmorëve dhe veprën e tyre në luftën për liri.

Për sakrificën e dëshmorëve, foli edhe kreu i Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu, përderisa ka falënderuar edhe Komunën, për këtë organizim tradicional. Pas kësaj, hoxhallarët, kanë bërë lutje dhe kanë kënduar pjesë Kurani.

Në këtë iftar, përveç familjeve të dëshmorëve, ishin të pranishëm edhe krerët e Bashkësisë Islame në Malishevë, hoxhallarë dhe asamblistë të Komunës së Malishevës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksion i FPSRK-së në rajonin e Prizrenit, hapen tri kallëzime penale për peshkim ilegal

Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar aksione në terren në disa zona të rajonit të Prizrenit, me qëllim luftimin...

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin...

Lajmet e Fundit