22 C
Prizren
E premte, 25 Korrik, 2025
Home Blog Page 7861

Osmani: Asgjë që përfshinë 2/3 e deputetëve, s’mund të konsiderohet ilegale

0

VjosaOsmani-LDKDeputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se PDK-në nuk e do më askush në institucione.

“Askush nuk e do më PDK-në në institucione. Tashmë është qartësuar se PDK nuk i ka votat kurse ne të tjerët i kemi”, ka thënë Osmani në “Interaktiv” të KTV-së.

Sa i përket kërkesës së PDK-së në Kushtetuese, ajo ka thënë se Kushtetuesja nuk interpreton vendimet e Kryesisë së Kuvendit, pasiqë ka pasur raste të tilla edhe në të kaluarën.

“Gjykata Kushtetuese tashmë ka shembujt nga vetë ajo ku nuk i interpreton vendimet e Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë Osmani.

“Deri tani zakonisht Gjykata Kushtetuese gjithmonë i respekton vendimet e saj paraparake. Se çka nënkupton me grup parlamentar, gjithmonë definohet në rregullore të Kuvendit, deputetët e vendosin dhe është një kompetencë autonome e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Osmani.

“Asgjë që përfshinë 2/3 e deputetëve të Kuvendit, nuk mund të konsiderohet ilegale. Nuk mundet kryesuesja e një seance, në një mënyrë arbitrare të imponojë vullnetin e një partie politike tek 2/3 e deputetëve. Këto janë rrethana faktike. Ne nuk e kemi bojkotuar seancën, kryesuesja ka qenë e njoftuar që ne po dalim në një pauzë për konsultime”, ka thënë ajo.

Clinton: Të falësh është një zgjedhje pak e vështirë

0

HillaryClintonHillary Clinton është një ndër politikanet më të suksesshme, një grua në karrierë dhe së fundmi ka publikuar edhe librin “Hard Choices”. Ajo përflitet se do të jetë edhe një ndër kandidatet për postin e presidentes në zgjedhjet e ardhshme.

Por, nëpër intervista, edhe pse kanë kaluar shumë vite, Hillary “ngacmohet” për skandalin seksual të Bill Clinton dhe Monica Lewinsky-t.

“Jam e lumtur për zgjedhjet që kam bërë, që kam mundur të eci përpara. Por, të falësh është një zgjedhje pak e vështirë”, ka thënë Hillary Clinton për “Telegraph”, për skandalin seksual të bashkëshortit, në kohën kur ishte president i SHBA-ve.

“Me Bill-in kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë, por kjo nuk do të thotë që nuk jemi zhgënjyer nga njëri-tjetri. Por, jam shumë me fat, që kam një partner që më mbështet”, thotë Hillary Clinton.

Luana: Nuk është e vërtetë se s’kisha të brendshme

0

LuanaVjollca14-02Prezantuesja e njohur e Top Channel, Luana Vjollca, ka reaguar pas shkrimeve në portale se asaj “i ka dalë zogu” gjatë një paraqitje televizive në Maqedoni.

Ajo thotë se kishte të brendshme.

“Nuk do doja kurrë të komentohesha e të komentoja kësi lloj gjërash, por meqenëse po shoh që janë publikuar disa artikuj po ju sqaroj – jam me të brendshme! Nuk do ja lejoja kurrë vetës të isha kaq e pakujdesshme”, thuhet në reagimin e saj.

Luana Vjollca-zogu

Ja pse Vetëvendosje e refuzoi postin e kryeministrit nga PDK

0

visar ymeriVisar Ymeri, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në në intervistë për “Rrokum TV”, ka thënë se që nga 17 korriku nuk kanë pasu asnjë takim me partite e bllokut, për të parë se si do të ecin bisedimet në mes të bllokut.

Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme që ti vazhdoj bisedimet me bllokun dhe të dakordohen që të ketë një qeverisje më ndryshe.

I pyetur se përse Lëvizja Vetëvendosje nuk e pranoi postin e kryeministrit që ia ofroi PDK, ai ka thënë se jo pse Vetëvendosje nuk ka kapacitet,por që sipas tij, vetë PDK është partia ajo që e ka sjellë Kosovën në këtë katrahurë dhe për këtë arsye VV nuk dëshiron që të ketë edhe një qeverisje Thaçi 3.

“Natyrisht që VV ka kapacitet për postin e kryeministrit. Me protokoll nuk kemi pranuar që të flasim sepse ne nuk i besojmë PDK-së. Sepse ne i konsiderojmë fajtor të drejtpërdrejt për të gjithë atë që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje. Me PDK-në nuk bëjmë Qeveri, ne kemi thënë se VV nuk hyn asnjë herë në Qeveri me PDK-në për shkak të të gjitha të këqiave që ia kanë bërë Kosovës”, është shprehur Ymeri, citon Zëri.

Ai nuk e përjashtoj mundësinë që të hyjë në qeverisje edhe me listën “Srbska”, pasi që sipas tij, kushdo që i pranon kushtet të cilat Vetëvendosje i ka paraqitur për një qeverisje më ndryshe, nuk do të ketë asnjë problem që të bashkëqeverisë, siç tha Ymeri, qoftë edhe Lista “Srbska”.

Kushtetuesja s’mund ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme

0

Kuvendi i Kosoves 7Gjykata Kushtetues nuk mund ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme, sepse një gjë e tillë mund të bëhet vetëm pasi të dështojë dy herë krijim i qeverisë së Kosovës, thonë njohësit e kushtetutës.

Një situatë të tillë Kosova e kishte pasur edhe më 2001, kur PDK-ja kishte bojkotuar seancës konstituive, por me një vendim të shefit të UNMIK-ut legjislatura ishte shpallur e ligjshme, kujton situatën e njëjtë gazetari Zijadin Gashi.

Dallimi, sipas tij, është se më 2001 PDK-ja nuk ishte parti fituese dhe se për të vendosur nëse ishte seanca legjitime kishte vendosur shefi i UNMIK-ut, ndërsa tani për këtë duhet të vendosë kushtetuesja.

Ndërkaq, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike e Politike, thotë se ajo që mund të ndodhë është vetëm kthimi në pikën zero për zgjedhjen e organeve të Kuvendi, pra nga pika tre e rendit të ditës, pas momentit të betimit të deputetëve.

Në një komunikim me KTV-në zëdhënësi i Kushtetueses, Veton Dula, ka thënë se lënda e Partisë Demokratike të Kosovë është marrë në shqyrtime dhe në bazë të ligjeve dhe afatit të paraparë gjyqtarët e saj do të vendosin për këtë.

Ndërkohë burime të KTV-së ka bërë të ditur se Gjykata ka shtyrë për një afat tjetër pushimet verore për punonjësit e saj, në mënyrë që të vendosë sa më parë për lëndën.

Forumi Transparenca organizon debat për problemet e mërgimtarëve

0

forumi transparencaForumi Transparenca do të  mbajå nesër (22 korrik) debatin e katërt  në orën 18:00 në  Sallën e Kino Europa në sheshin ‘Shatërvan’ në Prizren.

Në këtë debat do të trajtohen problemet që mërgimtarët nga diaspora ballafaqohen gjatë pushimev verore. Debati  “Çfarë trajtimi për diasporën”, do të trajtojë çështjet që lidhen me Administratën komunale në shërbimet karshi mërgatës, riatdhesimin, sigurimin e pronave të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe të ngjashme.

Diskutimi do të jetë një përballje e panelistëve me përfaqësues nga diaspora, partitë politike në Prizren, komunitetet jo shumicë në Prizren si dhe anëtarët e Forumit Transparenca.

Forumi Transparenca është themeluar në mars të këtij viti, si përpjekje e koordinuar e akterëve të shoqërisë civile dhe mediave në Prizren, të cilët kanë për synim rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë lokale të Prizrenit.

Ky trup joformal përbëhet nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike.

Modelja që nuk gjen dot burrë

0

Lucy HarroldBukuroshja që shihni në foto është modelja, Lucy Harrold.Prej kohësh 25-vjeçarja thotë se është në një problem serioz. Ajo nuk po gjen dot mashkullin e ëndrrave të saj!

Lucy nga fotot duket se është e bukur, tërheqëse, seksi e jo më kot është e preferuar nga kompanitë që prodhojnë veshje intime të femrave, për t’i ekspozuar ato në foto, por nëse pyesim vetë bukuroshen 25-vjeçare, kjo për të nuk është e rëndësishme.

Lucy, mendon se të gjesh partnerin ideal në ditët e sotme është sport i vështirë dhe ky është problem për shumë vajza.

Tani ajo ka vendosur të krijojë një website në internet për femrat apo meshkujt beqarë. Ndoshta kështu sipas saj ata do të gjejnë shpirtin binjak.

Modelja tregon se paragjykohet kur tregon “problemin” e saj dhe askush nuk e beson. Ajo thotë se në ditët e sotme kjo është mjaft e vështirë. Të jesh e bukur apo modele nuk të lehtëson aspak punë.

Por nëse Lucy e quan këtë “hall” serioz atëherë çfarë do të na duhet të quajmë vërtet problem në ditët e sotme?

Një ditë për dashnorin e letrave

0

Ernest-Hemingway-320x277Sot, 115-vjetori i lindjes së Ernest Heminguejit / Këngëtarja Eda Zari, mikëpritëse e një mbrëmjeje “Alla-Heminguej”

Në shqip, shkrimtari është përkthyer nga emra të njohur të letrave, si Ismail Kadare apo Vedat Kokona

Ernest Hemingway“Nuk e di të them se pse sa herë të rrethoja me krahët e mi, ndihesha si në shtëpi.” Ernest Heminguej, një prej personazheve më të njohura të letrave botërore, i shkruante kështu të dashurës së tij, Marlene Dietrich. Janë pa fund letrat që ai i shkroi asaj dhe ato që ajo shkroi për të.

“E dashurova menjëherë. Nuk kam reshtur kurrë së dashuruari. E dashurova në mënyrë platonike. E them këtë, sepse dashuria që Ernest Heminguej dhe unë ndienim për njëri-tjetrin ishte e jashtëzakonshme në mënyrën se si ne e përjetonim: një dashuri e pastër, absolute. Një ndjenjë e paprekur nga dyshimet, një dashuri përtej horizontit, përtej vdekjes, edhe pse e di me siguri që kjo nuk ekziston. Ndoshta prandaj edhe ndjenjat tona i rezistonin kohës, edhe atëherë kur nuk kishte më fije shprese për asnjërin”, shkruante ajo.

Shkrimtari i adhuruar nga gratë, që nuk e fshehu asnjëherë tërheqjen ndaj seksit tjetër dhe e shndërroi letërsinë në një depërtim në qenien njerëzore, sot shënon 115-vjetorin e lindjes. Në çdo vend të botës, shtëpitë botuese që e botojnë, adhuruesit e librave të tij ndalen për të kujtuar njeriun që me jetën dhe punën e tij, i bëri ta donin.

Ditëlindja e Heminguejit do të festohet edhe në Shqipëri. Këngëtarja Eda Zari do të jetë mikëpritësja e një mbrëmjeje “Alla Heminguej”. “Në datën 21 korrik, për ditëlindjen e Heminguejit, në një festë alla Heminguej, në rrugën Heminguej, në orët e vona të Heminguej, me pijet e zemrës së Heminguej! Ato që ndodhin natën, nuk i shpjegojmë dot ditën, sepse atëherë ato nuk ekzistojnë… Prandaj le të festojmë të gjithë natën alla Heminguej dhe t’i lëmë të tjerët të lodhen kur të lindë dielli, të shpjegojnë qejfin ‘e pashpjegueshëm’ që do të bëjmë”, thuhet në një njoftim, të këngëtares. Pjesa më e madhe e librave të Heminguejit janë botuar edhe në gjuhën shqipe. Përkthyesit e tij në gjuhën shqipe janë emra të njohur të letrave. “Plaku dhe deti”, vepra më përfaqësuese e letërsisë së tij, është përkthyer në shqip nga shkrimtari i madh Ismail Kadare.

“Ai kërkon t’i përkthehet ajo që sapo ka dëgjuar. Përveç përkthimit të jashtëm nga një gjuhë në një tjetër, ka edhe një përkthim të brendshëm, përbrenda po asaj gjuhe. Ismail Kadareja është mjeshtër i këtij përkthimi të brendshëm në veprën e vet. Jo vetëm në rastet kur drejtpërdrejt shënon po në atë vend ese dhe trajtesë, proces dhe zhdrivillim, por edhe duke e shndërruar këtë në përftesë letrare”, shkruan prof. Xhevat Lloshi për këtë përkthim. “Plaku dhe deti” është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij, ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë. Për Heminguejin njeriu, edhe kur e di se do ta kapërcejë të zakonshmen, se po shkel përtej saj, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar. Më mirë të kthehesh i mundur, pasi e ke provuar ndeshjen, pasi e ke treguar se e ke guximin ta bësh sesa të dështosh pa e bërë provën. “Lamtumirë armë”, një tjetër vepër e dashur e Heminguejit i ka ardhur lexuesit shqiptar nën shqipërimin e një tjetër emri të njohur të letrave shqipe, Vedat Kokonës.

“Të kesh dhe të mos kesh” është përkthyer nga Alqi Kristo. Një pjesë e tregimeve të tij kanë ardhur vitet e fundit në shqip, botuar në faqet e revistave të ndryshme letrare. Heminguej mbetet sfida e çdo përkthyesi, dhe padyshim një shkrimtar që të rrëmben zemrën që me librin e parë që i ke lexuar. Ai lindi më Illinois, 21 korrik 1899, dhe vdiq i vetëvrarë më 02.07.1961, Ketchum, Idaho, e kujtohet nga të gjitha qarqet artistike si një ndër shkrimtarët më në zë amerikanë të shekullit XX dhe si përfaqësuesi kryesor i Brezit të Humbur. Ai përjetoi thellë tragjedinë e dy luftërave botërore, u gjend disa herë ballë për ballë me vdekjen dhe shkroi një letërsi ku dhunës njerëzore i kundërvihet dashuria, ndërsa kotësisë dhe zhgënjimit të jetës, përpjekja për të qëndruar me çdo çmim dhe me çdo kusht. Heminguej u rrit në një mjedis mbytës provincial nën autoritetin e një nëne të rreptë, ndërsa vetëvrasja e të atit la gjurmë të pashlyera në zemrën e tij. Universiteti i parë për Heminguejin u bë Lufta e Parë Botërore. Ai shkoi vullnetar si sanitar në Itali, ku u njoh me tmerret e luftës, por edhe me burrërinë dhe vetëmohimin, që do të mbushnin faqet e tregimeve dhe romanëve të tij të mëvonshëm. Atë që mundi të shkruante, duke bashkuar llojin e gazetarisë me atë të letërsisë artistike, e mblodhi në vëllimin e parë “Në kohën tonë” dhe në vëllimin e dytë “Burra pa gra”. Por në mbarë botën Heminguej u bë i njohur me romanin “Lamtumirë armë”, ku trajton një histori dashurie, që përfundon tragjikisht në një botë ku sundon ligji i luftës dhe ku njeriu vret njeriun.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Heminguej udhëtoi dhe mori pjesë në veprime luftarake si korrespondent. Në tregimet e kësaj kohe tingëllon e fuqishme ideja antifashiste kundër luftës. Heminguej u bë i famshëm me botimin e novelës “Plaku dhe deti”, për të cilën u nderua me çmimin “Nobel”. Si për të vazhduar traditën familjare, Ernest Heminguej vrau veten, duke pasur frikë nga sëmundja, e cila e mundonte prej kohësh. I konsideruar nga shumëkush si strehë e brezit të humbur, Heminguej vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Proza e tij e gjallë shquhet për nga thjeshtësia mahnitëse, dialogu i thjeshtë plot jetë. Personazhet kryesore të Heminguejit janë gjithnjë luftëtarë të paepur, me dinjitet krenar, toreador, përballë gjendjes së nderë që po përjetonte padrejtësisht brezi i humbur, brez në kurrizin e të cilit rëndoi më së shumti Lufta e Parë Botërore. Heminguej vijon të jetë një personazh, ku kritika dhe biografët vijojnë të hulumtojnë. Tre vjet më parë, një miku i tij zbuloi fakte që tregonin se shkrimtari është ndjekur vazhdimisht nga agjentë të FBI-së. Në një shkrim botuar në “New York Times” me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit, AE Hotcher, biograf i tij shkruante se FBI-ja ka kontribuuar në ankthin dhe vetëvrasjen e tij”. Por sot është një ditë për të kujtuar Heminguejin, qoftë duke hapur një libër të tij…

Mustafa: Vullnet për VV në qeveri, por jo me çdo kusht

0

Isa Mustafa-kryeparlamentar?Kryetari i Parlamentit i zgjedhur në seancën e kontestuar, njëherësh Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk ka çarje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Mustafa ka deklaruar se ka dallime në disa çështje.

“Janë disa çështje për të cilat kemi dallime; jemi duke punuar për t’i përafruar qëndrimet dhe besoj se jemi në rrugë të mirë”, ka thënë ai.

“Kemi vullnet për ta pasur Vetëvendosjen në Qeveri, por jo me çdo kusht. Nëse atyre nuk u pëlqen, mund të vazhdojnë… Përndryshe, do të ishte shumë mirë sikurse ata të ishin në Qeveri”, ka shtuar Mustafa.

Shokuese: Ja si u vra Santo e si të gjithë ikin nga vendi i ngjarjes

0

Artan SantoPër herë të parë, një video e siguruar nga kamerat e vëzhgimit, shfaq momentin kur është vrarë bankieri Artan Santo.

Në këto pamje shihet Artan Santo, i cili mbërrin me makinë përpara bankës. Motori e shoqëron nga pas, ndërsa një nga rojet e bankës i del përpara për t’i hapur derën e makinës.

Santo qëllohet menjëherë, sapo del nga dera e pasme e makinës së tij. Ai mundohet t’u shpëtojë plumbave duke vrapuar, por nuk bën më shumë se dy hapa. Pasi bie, vrasësi afrohet dhe, siç e tregojnë këto pamje, i jep goditjen e fundit nga afër. Më pas ai largohet me armën në dorë duke kërcyer në motorin që e priste.

Imazhet janë tepër shokuese, por janë të vetmet që tregojnë se si është realizuar atentati mafioz në qendër të Tiranës, në një zonë të rrethuar nga forcat e policisë dhe të gardës.

Hetuesit po i analizojnë xhirimet për të përcaktuar përgjegjësinë e policisë që nuk ka mundur të ndalojë atentatorët. Polici rrugor që mbërrin me motor, në të majtë, largohet me vrap sapo sheh skenën e ekzekutimit. Edhe rojet private të sigurisë, fshihen për të shpëtuar kokën.

Nga ky hetim u mësua se përgjegjësi i zyrës operative në ministrinë e Brendshme, nuk ka qenë në vendin e tij të punës kur është dhënë njoftimi për atentatin. Kjo mund të ketë lehtësuar arratisjen e vrasësve.

Videoja, e gjatë 23 sekonda, përmbledh dëshmitë e dhëna dhe paraqet një pamje të skenës së krimit nga e cila hetuesit shpresojnë të arrijnë drejt zbulimit dhe zbardhjes së krejt ngjarjes.