26.6 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
Home Blog Page 7865

Protestojnë para Rektoratit, kërkojnë shqyrtimin e testeve

0

 

Mjekesi-Protestojne para Rektoratit(E plotësuar) Një grup i të rinjve kanë dalë para rektoratit të UP-së për të kërkuar rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, si dhe shqyrtimin e testeve të grupit, pasi sipas tyre kanë qenë dy pyetje gabim.

Zyrtarët e UP-së i kanë ftuar nxënësit brenda në një takim me rektorin ku edhe janë aktualisht.

Sot protestohet para rektoratit të UP-së

Sot duke filluar nga ora 11:00 pritet të filloj një protestë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës nga një grup i maturantëve të cilët nuk janë regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, si dhe disa studentë të cilët tashmë janë pranuar për të kërkuar përmirësimin e testit pranues në këtë fakultet i cili sipas studentëve kishte gabime në 2 pyetje.

Anita Kasumi, përfaqësuese e këtyre të rinjve që kanë paralajmëruar protestë, ka thënë se kërkesa e dytë e tyre është edhe rritja e numrit të studentëve në Fakultetin e mjekësisë në afatin e dytë të regjistrimeve.

Kurse Arianit Beqiri, përfaqësues i nxënësve maturantë, ka thënë se protesta do të filloj nesër dhe do të zgjas me ditë të tëra.

Ndërkohë, prorektori për Mësim në UP, Qerim Qerimi, ka thënë se UP ende nuk ka vendos se si të veproj me studentët, në provimin pranues të të cilëve kishte gabime në pyetje.

Kufizimi forcës së shtetit

0

Ali Hertica 6Shkruan: Mr.Ali Hertica

Me kalimin e shekujve, përmes revolucioneve popullore apo evoluimin e institucioneve përfaqësuese si parlamentet, kanë zhvilluar kontrolla më të mëdha në pushtet dhe një ndarje më të madhe të qeverisë në degë të pavarur. Sipas kushtetutave të pashkruara dhe të shkruara, parlamenti do të mund të veproj në mënyrë të njëanshme kundër vullnetit të popullit dhe në vend të kësaj duhej për të fituar miratimin nga parlamentet dhe t’i binden ligjit të themeluar. Ky zhvillim gradual i kufizimeve kushtetuese për pushtetin shtetëror ndonjëherë ka ndodhur në shoqëritë e në kontinente të tjera, por në përgjithësi shtetet kryesore të Azisë, dhe Amerika. Eksperimenti modern e popullor i vetëqeverisjes, i cila filloi të zgjerohet me shpejtësi në fund të shekullit të 18-të, kishte për qëllim të kufizojnë pushtetin shtetror përmes njerëzve dhe jo interesat e fisnikërisë dhe zotërinjëve.

Populli, dikur si subjekt i kurorës me disa të drejta, u bë qytetarë me të drejta të plota dhe të barabarta, pavarësisht nga klasa. Ku qeveria u bë instrument për realizimin e vullnetit të popullit të shprehur nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të zgjedhur në Kosovë, nga shkelja e të drejtave themelore, e ndarë në qeverinë dhe degë të ndryshme që nuk do të kontrollojnë njëra -tjetren, duke parandaluar çdo shkelje ku zgjerohet shumë pushtet të abuzuar me autoritetin e saj nga liderët kosovarë. Edhe pse në Shtetet e Bashkuara këtë ide të vetëqeverisjes fillimisht aplikohej vetëm për meshkujt e bardhë me pronën e mjaftueshme, dhe e bashkëjetuar me praktikën e urryer të skllavërisë, me kalimin e kohës koncepti u zgjerua për mirëkuptim universal se qeveria duhet të jetë e, nga, dhe për të gjithë njerëzit.

Disa filozofë politikë kanë argumentuar se demokracia e drejtpërdrejtë-në të cilen të gjithë qytetarët votojnë direkt në ligjet dhe politikat e një politike të komunitetit-është forma ideale i qeverisjes. Demokracia direkte, megjithatë, ka provuar në përgjithësi jopraktika dhe ka pak shembuj të saj në histori. Edhe Athina e lashtë, vendosi nga një kuvendi demokratik të të gjithë qytetarëve të saj meshkuj, mbështetur në zyrtarët e zgjedhur në një farë mase, dhe në fund të fundit nuk arriti të ruajë pavarësinë e tij në një rajon armiqësor.

Politikat themelore të komunave të vogla që janë të vendosur, gjithashtu shërbejnë si mekanizma për zgjedhjen e zyrtarëve përfaqësuese. Në mënyrë të ngjashme, në kuadër të shoqatave lokale dhe sindikatave, anëtarët zgjedhin zyrtarët dhe komitetet për të kryer vendimet e tyre. Në të vërtetë, ndërsa disa vendime mund ose edhe duhet të bëhet me referendum (të gjithë qytetarët të votojnë mbi një çështje të caktuar), disa grupe të konsiderueshme e qytetarëve kanë qenë në gjendje për të kryer punët e tyre vetëm në bazë të demokracisë direkte.

Themeluesit amerikanë ishin thellësisht skeptik për sundimin e drejtpërdrejtë popullor te demokracia përfaqësuese, të argumentuara në atë, që ishte shumë më superiore se sa tampon që u krijua në mes të njerëzve dhe politikës së shtetit të lejuara për reflektim, debati i arsyetuar mes pozicioneve të ndryshme, dhe kompromisit midis interesave të kundërta. Demokracia direkte do të thoshte potenciali i tiranisë së shumicës mbi pakicën, apo më keq, e drejta e grumbullimit, pa asnjë përmbajtje të impulseve të njohura apo keqpërdorim të pushtetit. Sot, demokracia është kuptuar përgjithësisht si një sistem i institucioneve të zgjedhura lirisht përfaqësuese me limitet kushtetuese.

Duhet të instalohet qeveria Haradinaj

0

AhmetIsufi-AAKNënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi ka thënë se në Kosovë nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, duke e vlerësuar të rëndësishme që këtë herë nëpërmjet koalicionit LDK-AAK dhe Nisma të instalohet qeveria Haradinaj.

Isufi ka thënë për Epokë e Re se koalicioni LDK-AAK e Nisma, përfshirë edhe partitë e minoriteteve, përbën qeverinë gjithëpërfshirëse, siç është duke propozuar PDK’ja.

Ai ka bërë me dije se koalicioni ndërmjet tri partive i ka votat edhe për ta ndryshuar Kushtetutën në raport me Gjykatën Speciale për Krime Lufte.

E duke folur për vendimet e fundit të Qeverisë në largim, Isufi ka thënë se këto vendime janë antiligjore dhe kanë për qëllim të fusin në borxhe Qeverinë e ardhshme.

PDK-ja, Jahjaga e Gjykata Kushtetuese, fajtorë për bllokimin institucional

0

jahjaga thaci enver hasaniQë nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit nacionale në vend, në Kosovë është krijuar një ngërç politik dhe nuk po dihet askush çfarë funksioni ka. Deri më tani është zgjedhur Kryetari i Kuvendit në seancën konstituive dhe dy nënkryetar, mirëpo nuk vonoj të pezullohet ky vendim me kërkesën e PDK-së, drejtë Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e pamundëson edhe krijimin e Qeverisë, ani pse numrat janë krijuar për Kuvend e Qeveri. Megjithatë Gjykata Kushtetuese po vonon të jap një vendim, madje mund të shtyjë këtë çështje deri në vjeshtë. Ndonëse nuk ka Qeveria, ajo në ikje po merr vendime sikurse para shpërbërjes së Kuvendit dhe nuk po i ‘bëhet vonë’.
Andaj Qeveria në ikje po ‘kujdeset’ që të mos shkaktohet bllokim institucional dhe të marr vendime vetëm me pëlqimin e tyre.

Vakum institucional

Profesori i çështjeve juridike Mazllum Baraliu thotë se nuk është krijuar një bllokim institucional mirëpo më tepër një vakum tek institucionet. Ai i bën apel Gjykatës Kushtetuese që sa më parë të tejkalojë këtë gjendje.

“Mendoj se është krijuar një vakum institucional pikërisht me vendimin paraprak, apo me masën paraprake apo të përkohshme të Gjykatës Kushtetuese që është imponuar me vetë aktin e parashtresës së deputetëve të PDK-së, drejtë Gjykatës Kushtetuese. Pra kemi një vakum institucionale i cili do të duhej shumë më shpejtë të tejkalohej dhe kjo do të thotë se Gjykata Kushtetuese të veprojë shpejt, dhe në kuadër të kësaj të veprohet, mirëpo edhe të shpejtohet dhe duhet të veprojë më shpejtë në mënyrë që të debllokohet kjo gjendje dhe të tejkalohet ky vakum institucional”, thotë Baraliu për “Bota sot”.

Kryediplomati i ardhshëm duhet të jetë person me integritet

0

minisria e puneve te jashtmePartia Demokratike e Kosovës nuk garanton se Enver Hoxhaj do të jetë sërish ministër i Punëve të Jashtme, nëse ky subjekt politik arrin të formojë qeverinë e re.

Por PDK e vlerëson punën e tij të deritashme.

Ngjashëm me PDK-në, edhe në koalicionin LDK-AAK-Nisma, thonë që se postin e Ministrit të Jashtëm duhet ta ushtrojë një person i pastër dhe me integritet, shkruan sot Koha Ditore.

Nevojën që diplomacinë ta drejtojë një autoritet i pranueshëm ndërkombëtar e mbështesin njohësit e politikës në vend. Kjo, meqë sipas tyre Kosova duhet të përballet me imazhim e dëmtuar pas publikimit të raportit të kryeprokurorit Clint Williamson, i cili drejton hetimet e supozuara në periudhën e luftës dhe pasluftës.

Sandra Bullock, aktorja më e paguar në Hollywood

0

Sandra BullockFituesja e çmimit Oskar, Sandra Bullock, është aktorja më e paguar në Hollywood, me fitime prej 51 milionë dollarë për 12 muaj.
Pas saj, sipas revistës amerikane, Forbes, renditen, Jennifer Lawrence dhe Jennifer Aniston.

Bullock, 50 vjeçare, ka qenë pjesë e një filmi tejët të sukseshëm vitin e kaluar, “Gravity” i cili fitoj shtatë Oskar, përfshirë edhe për Regjisorin më të mirë, Alfonso Cuaron, ndërsa filmi në tërësi ka fituar 716 milionë dollarë.

Edhe Bullock ishte e nominuar për Oskar në kategorinë e aktores më të mirë, por nuk fitoj. Ajo e ka fituar Oskarin në vitin 2010 me rolin në filmin, “The Blind Side”.

“Ylli i filmit ‘Gravity’ nuk e fitoj çmimin për aktoren më të mirë sivjet, por ajo padyshim se ka fituar një ton me para”, shkruan sot Forbes.com, raporton Retuers.

Aktorja e “The Hunger Games”, Jennifer Lawrence, 23 vjeçare, ka fituar 34 milionë dollarë, ndërsa Aniston, 45 vjeçare, ka fituar 31 milionë dollarë.

Gwyneth Paltrow e cila për një vit ka fituar 19 milionë dollarë dhe Angelina Jolie, e cila ka fituar 18 milionë dollarë, janë pjesë e pesëshës më të paguar në Hollywood. Ndonëse këto aktore kanë fituar shumë këtë vit, ato prap se prap fitojnë gjysmën e asaj që e fitojnë meshkujt në Hollywood.

Leonora Jakupi nuk ndahet nga nëna

0

leonora jakupi me nanenKëngëtarja Leonora Jakupi nuk ndahet nga nëna e saj për asnjë moment të vetëm. Përveç që nuk ndahet nga nëna, Leonora është aktive edhe nëpër ahengjet familjare duke i lënë anash mbrëmjet muzikore.

Në një foto të hedhur në Instagram, Leonora duket mjaft atraktive dhe e buzëqeshur për krah të së ëmës. Përkundër këngëtareve të tjera që në këtë sezon janë të ngarkuara me koncerte e mbrëmje, Leonora po tregohet e kujdesshme ndaj familjes dhe rrethit shoqëror duke qenë prezent në gëzimet e tyre e jo duke “vrapuar” mbrëmjeve që sjellin përfitime.

Në këtë sezon veror, Leonora ka lansuar këngën “Ma Ngat” në bashkëpunim me Getoarin Selimin dhe deri më tani kënga grumbulluar rreth 1 milionë klikime në ‘Youtube’ dhe është shumë e kërkuar edhe në mediet e ndryshme kosovare.

Gani Geci nga arratia tregon pse e vrau Ruzhdi Shaqirin

0

Gani Geci-ish deputetI dyshuari për vrasjen e Ruzhdi Shaqirir, Gani Geci, ka folur për portalin ‘Rugova Press’ nga arratia.

Ai ka shpjeguar ngjarjen në versionin e tij.

“Ditën kur Ruzhdi Shaqiri e ka kërcënuar redaksinë e gazetës ‘Bota Sot’, atë ditë me ka sha, më ka thënë kam me ta ** nanën, kam me ta ba ma zi se atyre, pyteni gazetarin N. Të “Bota Sot”, nga ajo ditë nuk e kam pa më, e sot ai ish ardhë në Skënderaj, unë kur kam hy në atë kafe (Qosh Bar) ai nuk ka qenë aty dhe duke dalë e kam pa, më ka sha, e ka çu dorën në allti edhe unë e kam nxjerrë shpejt krejt 5 sekonda kanë qenë në pyetje”, ka rrëfyer Geci ngjarjen për ‘Rugova Press’.

“Kërkoj prej Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it ta pyesin N. Edhe Idriz Morinën. Unë kam mendu se u ardhë me m’vra edhe prej frike që po më vret pas shpine kam shti. Edhe rasti ka ndodhë në afekt as nuk e kam ditë që u ardhë as se kam pa, ai ka ardhë pas meje në atë kafe. Më vjen keq që ka ndodhë por ky është realiteti. Merreni numrin tim 044633335, vërtetoni SMS-të që m’i ka shkru dhe vërtetone. Pyeteni N, atij ia ka marrë telefonin dhe më ka e më ka kërcënu atë ditë që e ka kërcënu ‘Bota Sot’, ai ka qenë një person i varur nga droga edhe jam friku që po më vret. Edhe une do ti përgjigjem drejtësisë në çdo kohë por do pres derisa prokuroria e EULEX-it t’i merr hetimet dhe ta merr rastin në dorë”.

“Ai ka qenë një vrasës me pagesë, Brahim Qorri më ka thënë se ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e Smajl Hajdarit e Tahir Zemës e në vrasjen e Haxhi Imerit dhe të Xhemajl Mustafës dhe i ka plagosur nëntë persona në Prishtinë edhe ka qenë normale me u friku dhe masi e ka çu dorën në prezë, kam shti”, ka thënë Geci për ‘Rugova Press’.

Shteti në dorën e pakicave

0

Kosove-Pakicat serbeSipas analistëve, tentimi për t’i bërë numrat e nevojshëm në Kuvend për formimin e Qeverisë, përmes minoriteteve, është i gabuar. Sipas tyre, kjo nuk prodhon stabilitet për vendin, e aq më pak qeveri stabile.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike Politike, thotë se në rast se krijohet Qeveria pa Lëvizjen Vetëvendosje e me minoritete, kjo qeveri do të dirigjohet nga urdhrat e Listës Srpska që diktohet nga Beogradi, transmeton Rrokum.

Sipas tij, kjo qeveri do ta ketë të vështirë t’i shtyjë para çështjet e rëndësishme për vendin.

Televizioni Rrokum ka provuar gjatë tanë ditës të marrë qëndrimin e Partisë Demokratike për këtë çështje. Por, zyrtarët e PDK kanë hezituar të flasin para kamerës.

Nënkryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, nuk e ka mohuar mundësinë që nëse PDK e krijon Qeverinë, këtë nuk e synon me deputetët e pakicave.

Ndërsa, Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, ka deklaruar se koalicioni LDK-AAK-NISMA synon qeveri të shumicës shqiptare.

Përfshirja e minoriteteve në Qeverinë e vendit, është garanci e dhënë me Kushtetutën e Kosovës. Por, kjo garanci ka sjellë jo rrallë telashe.

Tërmeti në Kinë, mbi 400 të vdekur

0

Tërmeti ne KineMijëra punonjës shpëtimi në Kinë, po përpiqen të gjejnë të mbijetuarit nga një tërmet i fuqishëm që goditi provincën jugperëndimore Yunnan dje, duke shkaktuar vdekjen e afro 400 vetëve.

Policia, zjarrfikësit dhe ushtarët po hasin vështirësi nga shirat e dendura, ndërsa kërkojnë në rrënojat e mijëra ndërtesave që u rrëzuan nga tërmeti, që shkakoi gjithashtu plagosjen e mbi 1 mijë e 800 vetëve. Shumë të tjerë figurojnë ende të humbur.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua thotë se tërmeti prej 6.1 ballësh shkatërroi 80 mijë shtëpi dhe dëmtoi 124 mijë të tjera. Autoritetet kineze thanë se ky ishte tërmeti më i fortë që ka goditur krahinën Yunnan në 14 vjet.