9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Gani Geci nga arratia tregon pse e vrau Ruzhdi Shaqirin

Gani Geci-ish deputetI dyshuari për vrasjen e Ruzhdi Shaqirir, Gani Geci, ka folur për portalin ‘Rugova Press’ nga arratia.

Ai ka shpjeguar ngjarjen në versionin e tij.

“Ditën kur Ruzhdi Shaqiri e ka kërcënuar redaksinë e gazetës ‘Bota Sot’, atë ditë me ka sha, më ka thënë kam me ta ** nanën, kam me ta ba ma zi se atyre, pyteni gazetarin N. Të “Bota Sot”, nga ajo ditë nuk e kam pa më, e sot ai ish ardhë në Skënderaj, unë kur kam hy në atë kafe (Qosh Bar) ai nuk ka qenë aty dhe duke dalë e kam pa, më ka sha, e ka çu dorën në allti edhe unë e kam nxjerrë shpejt krejt 5 sekonda kanë qenë në pyetje”, ka rrëfyer Geci ngjarjen për ‘Rugova Press’.

“Kërkoj prej Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it ta pyesin N. Edhe Idriz Morinën. Unë kam mendu se u ardhë me m’vra edhe prej frike që po më vret pas shpine kam shti. Edhe rasti ka ndodhë në afekt as nuk e kam ditë që u ardhë as se kam pa, ai ka ardhë pas meje në atë kafe. Më vjen keq që ka ndodhë por ky është realiteti. Merreni numrin tim 044633335, vërtetoni SMS-të që m’i ka shkru dhe vërtetone. Pyeteni N, atij ia ka marrë telefonin dhe më ka e më ka kërcënu atë ditë që e ka kërcënu ‘Bota Sot’, ai ka qenë një person i varur nga droga edhe jam friku që po më vret. Edhe une do ti përgjigjem drejtësisë në çdo kohë por do pres derisa prokuroria e EULEX-it t’i merr hetimet dhe ta merr rastin në dorë”.

“Ai ka qenë një vrasës me pagesë, Brahim Qorri më ka thënë se ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e Smajl Hajdarit e Tahir Zemës e në vrasjen e Haxhi Imerit dhe të Xhemajl Mustafës dhe i ka plagosur nëntë persona në Prishtinë edhe ka qenë normale me u friku dhe masi e ka çu dorën në prezë, kam shti”, ka thënë Geci për ‘Rugova Press’.

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Lajmet e Fundit