18.9 C
Prizren
E diel, 7 Shtator, 2025
Home Blog Page 7874

Nis protesta në Shkup

0

Protesta ne shkup14-07(E plotësuar) Ka nisur protesta në Shkup e paralajmëruar nga Këshilli Organizativ për rastin “Monstra”. Protestuesit kanë filluar të mblidhen në vendin e njëjtë – para kompleksit “Çairçanja”.

Kryesues i Këshillit organizativ koordinues si dhe njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra”, Bedri Ajdari, deklaroi se Qeveria maqedonase po dëshmon se është kryekëput kundër shqiptarëve dhe vlerave tona kombëtare e fetare.

“Rasti i gjykimit të 6 qytetarëve nga 3 vjet burgim dëshmon edhe një herë se kjo qeveri dëshiron ta ngufasë zërin e lirë të qytetarit, zë ky i garantuar me ligjet vendore dhe ndërkombëtare. Prandaj, ne Këshilli organizativ dhe koordinues për rastin e montuar politik ‘Monstra’, publikisht e ftojmë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, që me kryesinë e partisë së tij, ta shqyrtojnë mirë pozicionin e tyre në këtë qeveri maqedonase, kryekëput antishqiptare si dhe të dalin në ballë të protestave e të jenë me popullin e vet, popull i cili çdo ditë po dënohet dhe po ofendohet nga qeveria ku është pjesë edhe ai me partinë e tij”, ka deklaruar Ajdari.

 

Shkup, shqiptarët në protestë për rastin “Monstra”

Shqiptarët e Maqedonisë protestojnë serish sot në Shkup, kundër padrejtësisë që sipas tyre po bëhet në çështjen “Monstra”. Këtë të premte, rreth orës 14:00 shqiptarët do të grumbullohen në Çair për të marshuar drejt Gjykatës Themelore të Shkupit.

Organizatorët kanë paralajmëruar se do të zhvillohet një manifestim paqësor. Ata kërkojnë që gjashtë të akuzuarit për vrasjen e 5-fishtë në prill të vitit 2012 në Smilkovc të lirohen.

Gjashtë shqiptarët janë dënuar me burgim të përjetshëm, por tashmë pritet që çështja të shkojë në apel. Protestuesit shprehen se procesi ndaj tyre është politik.

Protestat e shqiptarëve nisen me 4 korrik në Shkup dhe në qytete të tjera të Maqedonisë. Në disa raste pati edhe përplasje me forcat policore, të cilat ushtruan dhunë, duke lëne disa të plagosur.

Ndryshon qeveria “Rama”, Ilirjan Celibashi dha dorëheqjen

0

Rama-Celibashi-FelajNdryshon qeveria Rama. Ilirjan Celibashi dha dorëheqjen për t’u zëvendësuar nga deputetja socialiste Ermonela Felaj.

“Vendimi ka motive tërësisht personale uroj që të jetë vendimi i i duhur dhe koha në dispozicion pas lënies së detyrës të jetë më e plotë, të plotësojë angazhimet e tij familjare dhe personale me shpresën e bindjen se ai mbetet pjesë e familjes tonë”, tha Rama, transmeton abcnews.

Vetë Celibashi tha se e la detyrën për arsye profesionale.

“Arsyet janë tërësisht personale. Arsyet, motive dhe interesi gjithashtu. Shpresoj që me këtë akt të mos dëmtoj askënd, pasi si qytetar i kësaj republike, nuk do t’ia lejoja vetes që këtë vendim ta merrja në një moment tjetër duke pasur parasysh atë që kjo qeveri ka arritur në 300 ditë. Gjej rastin të shpreh mirënjohje të thellë për Kryeministrin Rama dhe PS-në për vlerësimin që i bënë kapaciteteve të mia profesionale, por edhe si njeri. Ka qënë privilegj për mua të përfaqësoja Partinë Socialiste. Kjo vendimarrje e imja nuk ka vënë aspak në dyshim, besimin dhe bindjen time të kahershme tek Edi Rama për seriozitetin dhe përgjegjësinë që ai ka marrë”, u shpreh ai.

Ministrja e sapoemëruar nuk kurseu falenderimet për detyrën që iu besua.

“Ndihem shumë mirë që do të pasoj punën e Ilirjanit, me të cilin jam koleg edhe në profesion. Kështu që më vjen mirë do të kem mundësi të bashkëpunoj me të. Lidhur me detyrën e re, në vijim më tepër do flasë vetë puna”, u shpreh Felaj.

Rifat Kukaj në Shqipëri u interesua për armët

0

Rifat KukajKa vazhduar publikimi i relacionit të Odhise Grillos dhe Hamit Boriçit, që kishin survejuar delegacionin e shkrimtarëve nga Kosova gjatë vizitës në Shqiopëri më 1973.

Gjatë udhëtimit në Shqipëri nga 13-25 nëntor 1973, pesë shkrimtarët kosovarë Vehbi Kikaj, njëkohësisht përgjegjës i grupit, Maksut Shehu, Rifat Kukaj, Qamil Batalli dhe Agim Deva ishin vëzhguar deri në imtësi. Ata s’mund të konsideroheshin vizitorë të thjeshtë. Në çdo rrethanë duheshin survejuar, për të kuptuar nëse fshihej pas udhëtimit të tyre ndonjë nuancë për të ushtruar agjenturë. Shoqëruesit e shkrimtarëve Odhise Grillo dhe Hamit Boriçi, kanë vërtetuar në relacionin e tyre, se gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipërisë, shkrimtarët miq kishin ngritur mjaft dyshime, dhe kjo në shumë raste. Ndërsa analizojnë seicilin prej tyre, Grillo dhe Boriçi, veçojnë biseda ose pyetje që dëshmonin natyrën e dyshimtë të tyre. Në këtë pjesë të dytë të relacionit trajtohet rasti i shkrimtarëve Rifat Kukaj dhe Agim Deva.

Ndërsa i pari kishte pyetur disa herë për armët dhe se se ku mbaheshin kolegu i tyre i kishte thënë se raketat fshiheshin në tunele. Ndërsa për Agim Devën raportonin se interesohej për dallimet mes veshjeve të oficerëve, ushtarëve, policëve etj. Po ashtu me shyshim kanë parë qëndrimin e tij ditën e fundit të udhëtimit, kur Deva sipas tyre ishte shtirur si i sëmurë dhe më pas kishte dalë nëpër dyqane, apo rastin kur ishte takuar për më shumë se një orë me përfaqësuesin e shoqërisë së aviacionit jugosllav JAT…
Rifat Kukaj. Redaktor në Radio-Prishtina për emisionin e fëmijëve. Së shpejti mund të kalojë redaktor në entin gazetar-botues “Rilindja”. Vjen për herë të parë në vendin tonë. Është inteligjent, më i zgjuari në tërë grupin, njeri i përmbajtur, pa impulse, qesh me ironi dhe flet me thumba.

Qysh kur erdhi deri sa u largua për të kishte dy tema: femrat dhe pija. Sipas tij këto biseda i hapte, pasi nuk dëshironte të bisedonte për gjëra të tjera në praninë e shokëve. Kur ishte vetëm fliste lirisht, por kurdoherë pa emocione. Ashtu si Vehbiu edhe Rifati ka deklaruar se, po të vijë koha, ai i pari do ta hedhë bombën aty ku duhet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Kishte njohuri e të dhëna për historinë, gjeografinë dhe politikën e vendit tonë.
Interesohej për emra fshatrash, vendesh, prodhimesh. Dinte me përpikëri se ku ndodhej një vend i caktuar. P.sh. ai dinte se, pas asaj kodre ndodhej Delvina. Me atë tonin e tij të qetë, të ftohtë, deklaronte se dinte shumë për ndërhyrjet e UDB-së, gjatë viteve 1947-1948 e më pas, se kishte lexuar shumë literaturë për të. Ai fliste kundër atyre, që ishin dhënë pas luksit dhe pas pronës private. Kjo duket kontradiktore kur ai vetë mbahej shumë mirë dhe kishte tokë e bagëti pronë private, në Drenicë. Interesohej shumë për armët: ku i ka armatimet ushtria, a është i armatosur populli? Kur kalonim nga Tepelena, poshtë rrugës automobilistike, pa një repart ushtarak e tha: “Ushtarët i pashë, por armë nuk pashë”.

Vehbiu i tha: “Në do ta dish, raketat janë nëpër tunele e s’mund t’i shohësh”. Pinte shumë duhan e konjak. Respektonte Maksut Shehun e tërhiqej para tij, pasi, siç thoshte ai, e njihte mirë se çfarë grindaveci e pijaneci ishte Maksuti. Tërheqjen ua këshillonte edhe të tjerëve.
Edhe ky është i interesuar për policët, për oficerët dhe për çmimet. Dëshira e tij e madhe ishte që të vinte Rahman Dedaj në vend të Maksutit. Dinte dhe na tregonte vazhdimisht anekdota kundër Titos, serbëve, etj. Këto i tregonte edhe në praninë e Vehbiut, por jo para të tjerëve. Gjithmonë pas vizitave ky bënte shënimet në libër dhe të tjerët firmosnin. Nga çdo qytet dërgonte shumë kartolina dhe kërkonte të vinim firmat të gjithë ne dhe në disa raste ngulte këmbë të shkruanim plotësisht emrin dhe mbiemrin.Kërkoi pjesë teatrale të dramatizuara nga Radio-Tirana, karikatura nga Hosteni, dhe duhan “taraboshi” për llullën (la kërkesën t’i dërgohen disa pako me duhan të tillë).

Ishte i dhënë pas numizmatikës (mblidhte lekë); pretendonte se djali i tij pesëmbëdhjetëvjeçar e kishte porositur për një gjë të tillë. Kishte mjaft valutë (dollarë), bleu shumë suvenire.
Shpesh përmendte, si me shaka, “Po të vinja disa vjet më parë, nuk do të kthehesha se më pëlqejnë shumë vajzat këtu, do të dëshiroja ta martoj djalin…”.
Ai theksonte se duhej marrë parasysh gjendja, kushtet në të cilat ndodheshin, se tani për tani kryesorja është që të luftohet për të shfrytëzuar deri në maksimum të gjitha të drejtat që ua siguronte kushtetuta.

Premtoi se nga Shqipëria do të shkruante si “Shënime udhëtimi” 4-5 vjersha. Fliste kundër serbëve, admironte kroatët. Rifati sugjeroi se do të ishte mirë që t’u krijohej mundësia sa më shumë që të jetë e mundur për të ardhur në vendin tonë,shkrimtarëve dhe publicistëve, jo vetëm kosovarë, por edhe të atyre që janë miq të Shqipërisë, të cilët kanë folur e shkruar mirë për Shqipërinë.

Ai tha se një artikull i shkruar në gazetën “Delo” të Lubjanës nga poeti dhe publicisti Herman Vogël bëri jehonë të madhe. Studentët e Lubjanës u ngritën në demonstratë për të zbatuar parimet e arsimit, të shkollës shqiptare, si në Shqipëri. Ata mbanin në duar gazetën “delo”, ku ishte botuar edhe një fotografi e Llazar Siliqit. Rifati tha se gazetari Drago Karl i gazetës “Delo”, që e simpatizon Shqipërinë, ka kërkuar të vijë në Shqipëri. “Mendoj, – vuri në dukje, – se do të ishte pozitive kjo vizitë, pasi është gazetar me kurajë, dhe sipas mendimit tim, do të ndriçonte drejt situatën që ekzistonte sot në Shqipëri, duke hedhur poshtë parullat antishqiptare”.
Rifati hiqej sikur ishte kundër sistemit të vetadministrimit në ekonominë jugosllave, duke e konsideruar si një dështim.

Agim Deva – redaktor përgjegjës i Gazetës së pionierëve, organ informativ. I biri i Veli Devës, personalitet i njohur në Jugosllavi. Ka kryer studimet e larta në Prishtinë. Dhe tani përgatitet për të mbrojtur magjistraturën.

Shumë i ri në moshë, i datëlindjes 1948.

Në pamje të parë duket i qetë, por në të vërtetë e përmbante veten. Ditët e para nuk fliste fare. Më vonë filloi të flasë, por pak. Më tepër dëgjonte, ndiqte me vëmendje bisedat e të tjerëve. Është pak mendjemadh dhe mbahet për pozitën që ka i ati.

Në hotel vazhdimisht flinte me Qamil Batallin. Me të gjithë bisedonte njëlloj. Me Maksut Shehun ka pasur raste kur janë zënë edhe në praninë tonë, siç qe rasti gjatë rrugës Librazhd-Elbasan. Zënka ishte për çështje rrogash dhe përgjegjësia në organet që nxjerr Enti botues “Rilindja”. Kaluan në ofeza reciproke. Të tjerët nuk ndërhynë. Më vonë Rifat Kukaj sqaroi: – “Gjithmonë tërhiqemi në raste të tilla, se Maksuti është nevrik, don t’i shkojë e vetja, është grindavec”.

Ndërsa Agimi tha mënjanë:
– Vetëm unë ia thyej hundët Maksutit, se mua s’ka ç’më bën.
Agimi ka kritikuar shokët për nënvleftësim nga ana e tyre të letërsisë kosovare gjatë bisedës që u bë në Shtëpinë Botuese “N. Frashëri”. Edhe për këtë janë zënë. Maksuti ka ndërhyrë dhe duke përkrahur Agimin, e ka ofenduar rëndë Vehbi Kikajn. E shau nga nëna. Vehbiu nuk i është përgjigjur.
Agimi interesohej shumë për dallimin nga veshja të oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve dhe policëve. Interesohej gjithashtu a mësohet gjuha kineze në shkollat tona, a ka shumë kinezë dhe ç’rroga marrin. (Megjithëse rrallë kanë parë kinezë, policë, oficerë dhe ushtarë).
Agimi njihte mirë kursin e këmbimit të lekut me dinarin dhe anasjelltas, bënte përllogaritje në çast.

Ngrinte shumë çështjen e arsimit në Kosovë, si kundërpeshë e zhvillimit të sistemit tonë arsimor, për të cilin fliste fjalë të mira. Gjatë bisedave për bursat dhe arsimin në Kosovë pranonte deri diku vartësinë e studentit nga ndërmarrjet ekonomike, të cilat u jepnin bursën ose u akordonin hua studentëve, me kushte që ata, pas kryerjes së studimeve, të punonin në atë ndërmarrje për disa vjet, derisa të shlyenin detyrimet.

Agimi u habit, kur pa sa afër ishte Korfuzi me Sarandën dhe kufiri në përgjithësi. Nuk mund ta merrte me mend që flota e 6-të amerikane dhe ajo sovjetike të silleshin aq afër Shqipërisë.
Ditët e fundit filloi t’i miratonte sukseset tona në shumë fusha, por gjithmonë me ton zyrtar. Përdorte shpesh fjalët “na befasuat”, “shumë befasime na bëtë!” d.m.th., pamë e mësuam ato që nuk i prisnim.

Më datën 23 nëntor, një ditë para se të largoheshin nga Tirana tha se ishte i sëmurë, qëndroi në shtrat në “Dajti”, nuk u ul të hante mëngjesin. Kur i thamë për vizitë mjekësore, nuk pranoi, duke theksuar se e kishte nga lodhja. Ne dyshojmë se ai u shtir i sëmurë me qëllim që të ndahej nga grupi për të bredhur nëpër dyqane ose për të takuar ndonjë njeri nga të Ambasadës. Në orën 11.30 nuk ka qenë në dhomë. Dhomën e ka lënë rrëmujë të hapur. E takuam jashtë para monumentit të V. I. Leninit. Tha: dola pak për ajër. Të nesërmen u vërtetua se kishte dalë nëpër dyqane. Këtë e tha vetë.

Agimi një ditë, pasi grupi ishte në Ambasadën jugosllave, është takuar për më shumë se një orë me përfaqësuesin e shoqërisë së aviacionit jugosllav JAT. Na tha: “Këmbeva disa dinarë”.
Gjatë udhëtimit për në Hanin e Hotit, Qamil Batalli në prani të Vehbi Kikës tha se kishte biseduar me Agimin për më se dy orë, e kishte lënë të shprehte mendimet e veta për vizitën. Qamili tha se Agimi kishte ndryshuar shumë gjatë vizitës. Të tjera mendime kishte në ditët e para, të tjera më vonë. Dhe, siç deklaroi Qamili, në mos qoftë propagandist i sukseseve të Shqipërisë, kur të kthehet në Kosovë, do të jetë një njeri që nuk do ta gëlltitë propagandën bajate që bëhet kundër jush. U bë mirë që erdhi Agimi në Shqipëri!

Agimi, në fillim i heshtur, mbas ditës së pestë dhe të gjashtë, nisi të hapet. Më rrallë fliste në prani të të tjerëve, më tepër në veçanti, por përsëri përpiqej t’i peshonte mirë fjalët dhe nuk bisedonte gjatë.

Dy ditët e fundit ka biseduar më shumë me Vehbiun e Qamilin. Kështu na thanë. Dhe i ka çuditur ata me konsideratat e miratimet për vendin tonë. Këtë e kemi vënë re edhe ne.
Në darkën e lamtumirës Agimi ka biseduar gjatë me profesor Androkli Kostallarin, që e kishte pranë. Bisedën e nisi me problemet e gjuhës shqipe dhe të albanologjisë dhe kaloi në disa probleme të tjera.

Ai, ashtu si edhe të tjerët, i foli profesor Androkliut për konsideratën e lartë, për sukseset e studimeve shqiptare në fushën e albanologjisë, për rolin e tyre në zhvillimin e gjuhësisë shqiptare në Kosovë. Ai tregoi se përmbajtja e lartë cilësore e studimeve albanologjike (botimet dhe ligjëratat), mendimi teorik shkencor dhe përpunimi i gjuhës kanë lënë gjurmë në shkollat dhe në inteligjencën e Kosovës. Ai tha: “Kongresi i Drejtshkrimit është vlerësuar shumë dhe ka ushtruar ndikim të madh në Kosovë.

Jehona e tij vazhdon edhe sot, jo vetëm në qytetet, por edhe tek arsimtarët e fshatrave, të cilët janë shumë të etshëm për dije. Arsimtarët e fshatit kërkojnë tekste mësimore shqiptare, sidomos për lëndët gjuhë e letërsi. Kur Agimit iu dorëzuan librat, dhuruar nga Instituti i Gjuhës dhe letërsisë (vëllimet mbi Kongresin e Manastirit dhe mbi Kongresin e Drejtshkrimit, mbi normat e gjuhë letrare si dhe dy vëllime me përmbledhje studimesh gjuhësore), tha: “Ky është një nder shumë i madh për mua. Këto libra do t’i mbaj në një vend të dukshëm, si librat më të çmuara që kam në shtëpi”.

Duke folur për futjen e normave të gjuhës letrare, Agimi tha: “Tani bëhet përpjekje që edhe në botimet tona të kultivojmë gjuhën e sotme letrare shqipe. Bile edhe në gazetën e pionierëve përpiqemi të zbatojmë rregullat e sprovuara nga Kongresi i Drejtshkrimit. Në Kosovë tani thuhet: të shkruajmë me gjuhën e gazetave e revistave “Drita”, “Zëri i Popullit”, “Nëntori” dhe “Mësuesi”, etj. Te shkrimtarët tanë vihet re një përpjekje e dukshme në këtë drejtim. Në qoftë se ndonjë gjë nuk e kemi arritur në shkallën e duhur, kjo nuk ndodh se ne nuk dëshirojmë, por sepse kaq janë fuqitë tona, kaq e njohim gjuhën letrare. Por ne jemi optimistë për të ardhmen”.

Agimi, pasi ngriti lart sukseset në fushën e albanologjisë, profesor Kostallarit i tha se, para se të vinte në Shqipëri, kishte dëgjuar fjalë të mira për Shqipërinë, në përgjithësi për zhvillimin e vendit pas çlirimit; ndërsa nga tregimet e babait dinte se Shqipëria para çlirimit ka qenë një vend i prapambetur dhe i mjeruar. “Ato që pashë me sytë e mi, – vuri në dukje Agimi, – sidomos veprat e mëdha të pesëvjeçarëve, objektet e reja si kombinati metalurgjik i Elbasanit, uzina e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, zona e naftës, ndërtimet e sistemimet bujqësore, pallatet e kulturës, pallati i pionierëve e shumë objekte të tjera më mahnitën. Ato që pamë i tejkaluan shumë parashikimet tona jo vetëm të miat, që jam i ri, por edhe të shokëve të mi, më të moshuar. Me këto realizime Shqipëria pas 5-7 vjetësh do të bëhet një vend që ka për t’ua kaluar të gjithëve (dhe këtu iu mbushën sytë me lot)”.

Duke folur për babin e vet, Veli Devën, i cili tani është Drejtori i Kombinatit të Trepçes (sipas tij këtu ka ardhur me kërkesën e punëtorëve – Veliu është akoma në forumin e lartë udhëheqës në Beograd, por formalisht, deri në zgjedhjet e reja), Agimi vuri në dukje thjeshtësinë dhe karakterin popullor të babait. Ai deklaroi:
“Babai na porosit ne fëmijëve të vet, mos harroni se jeni nga një familje e varfër, se babai i juaj ka vuajtur për bukën e gojës, mos harroni origjinën tuaj, jetoni thjeshtë dhe vetë bën një jetë të tillë. Na këshillon të mos ndjekim modat në veshje, në mënyrën e të sjellurit. Ne kemi në disa qytete bijtë e disa të pasurve me mirëqenie, që ndjekin modat ekstravagante e që nuk mësojnë në shkolla. Në masë rinia kosovare jeton thjeshtë. Fshatarët nuk kanë kohë e mundësi me u marrë me modat. Mësuesit e fshatit, për shembull, edhe japin mësim, edhe punojnë tokën e tyre në fshat.

Babai flet me nostalgji për Shqipërinë, na kujton vitet e fëmijërisë dhe të rinisë, kohën kur i doli bursa në Krumë për të vazhduar gjimnazin e Shkodrës, na tregon vendet ku ka mësuar e luftuar në Shqipëri, për shokët e tij, që tani janë bërë kuadro e thekson ata janë bërë të tillë sepse kanë qenë njerëz të thjeshtë, sepse luftuan me armë në dorë për çështjen e atdheut. Babai më la edhe një porosi, po të më jepej rasti t’i transmetoja të fala shokut të tij të ngushtë të klasës dhe të jetës në konvikt, Demlush Thaçit. Më tha: jepja të falat Demlushit, në qoftë se ai ka pasur qëndrim të mirë deri në fund, jo vetëm gjatë luftës, por edhe më pas, dhe në qoftë se dhe tashti nuk është në pozita armiqësore me partinë. Këtë porosi desha t’ua thosha shoqëruesve, por ndruhesha në fillim. Kur pashë prirjen e ngrohtë që m’u bë, mora guximin dhe po ju them”.

Agimi tha se babai ka nostalgji të vazhdueshme për shokët e shkollës në Shqipëri, dhe po të vinte ndonjëri prej jush (iu drejtua prof. Kostallarit), që keni qenë në një konvikt, do ta pinte me gjithë qejf një kafe me ju.Agimi dy herë iu afrua profesor Bedri Dedjes t’i shprehë një mendim duke thënë letërsia shqipe për fëmijë ka arritur suksese të mëdha dhe propozoi që të bëhet një antologji e përbashkët e letërsisë për fëmijë në gjuhën shqipe për të cilën ai do të merrte përsipër, nëpërmjet shtëpive botuese jugosllave, ta botonin në gjuhë të huaja. Agimi e përsëriti këtë mendim në takimin e parë dhe në darkën e mirëseardhjes.

Lady Gaga, kthehet në vitet ’80

0

Lady Gaga si ne 80Këngëtarja Lady Gaga është fotografuar këtë të enjte në New York së bashku me qenin e saj të zi.

Më një fustan koral të gjatë, të kuqe flakë dhe paruket kaçurela të shumtë.

Me një palë syze të zeza, 28 vjeçarja është fotografuar teksa po shkonte drejt makinës së saj.

Alicia Keys pret fëmijën e dytë

0

Alicia Keys me burrin dhe femiunNe jemi të bekuar sepse presim edhe një engjëll tjetër”. Kështu ka lajmëruar shtatzëninë e saj të dytë këngëtarja Alicia Keys me burrin e saj Swizz Beatz, derisa ata kanë festuar katër vjetorin e martesës.

Alicia Keys ka treguar se është duke pritur fëmijën e saj të dytë me burrin e saj Swizz Beatz.

Superylli ka lajmëruar të mërkurën në mbrëmje nëpërmes Twitter dhe Instagram se është e lumtur bashkë me burrin e saj që po presin fëmijën e dytë dhe ky lajm vjen në katër-vjetorin e martesës së tyre.

33 vjeçja e cila tashmë është nënë e fëmijës së saj tre vjeçar Egypt Doaud Dean, kanë postuar edhe foto ku ajo shihet me stomak të fryrë.

Kontradiktori

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja nuk do të emërojë drejtorin e ri të Ekonomisë dhe Financave deri në një vendim të prerë të organeve gjyqësore. Drejtori i suspenduar Mehmet Bytyc po hetohet nën dyshimin se se ka shfrytëzuar seksualisht një vajzë të mitur.

“Sa i përket zëvendësimit ose jo të drejtorit të Financave kjo varet nga vendimi definitiv i që do të marrë Gjykata”, ka thënë Muja.

Ndërkaq, javën e kaluar kryetari Ramadan Muja kishte shkarkuar Mehmet Butuc nga posti i drejtorit të Ekonomisë dhe Financave, pasi që Gjykata në Prizren, ia kishte caktuar një muaj arrest shtëpiak./PrizrenPress.com/

‘Anibar’ shpallë jurinë dhe programin e edicionit të pestë

0

Anibar2014Festivali i filmit të animuar në Pejë, “Anibar”, ka shpallur programin si dhe jurinë vlerësuese të këtij programi për edicionin e pestë të festivalit, që mbahet nga 5 deri më 10 gusht.

Jurinë prej pesë personash e përbëjnë Visar Arifaj, i cili vjen në cilësinë e animatorit, pastaj slloveni Igor Prassel, që është drejtor i festivalit “Animateka”, Eva Pavlovicovska, drejtoreshë e festivalit “AncaFest” të Sllovakisë, Izabela Plucinska, regjisor i animacionit nga Polonia, si dhe Ridvan Çevik, regjisor i animacionit nga Turqia.

Në secilin program të festivalit do të ketë nga 4-5 filma të animuar, ndërsa “The Congress” do ta hapë festivalin të martën. Tre çmimet kryesore të festivalit janë filmi më i mirë ndërkombëtar, filmi më i mirë i Ballkanit dhe filmi më i mirë i punuar nga studentët, ndërsa këtë vit për herë të parë do të ndahet edhe çmimi i publikut.

Çdo ditë në festival do të ketë programe për fëmijë, takime me animatorë, si dhe shfaqja e filmave të përzgjedhur. Ceremonia përmbyllëse e festivalit që paraqet edhe ndarjen e çmimeve, do të mbahet nga ora 20:30 më 10 gusht.

KDI: 15 raste të mungesës në seanca dhe katër anëtarë “pa gojë” në Rahovec

0

Haxhi Seferqaj-Naim Cahanaj-kdiInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një komunikate për media ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Qershor 2014.
Qëllimi i publikimit të këtij “Fletënotimi” është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Rahovecit në periudhën Janar-Qershor 2014, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Sipas KDI-së anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Rahovecit janë: Fatmir Iska (AAK) me 11.4 %, Florije Boshnjaku (AAK) me 11.3 % dhe Nahit Elshani (LDK) me 8. 9. % derisa Florida Krasniqi (PDK), Qendresa Kryeziu (AAK), Arsim Kastrati (LDK), Minavere Hoti (LVV) gjatë kësaj periudhe nuk kanë treguar asnjë rezultat dhe janë vlerësuar me 0.0 % të notimit të përgjithshëm”.

Gjatë kësaj periudhe në Kuvendin e Komunës së Rahovecit janë ngritur 143 çështje, prej të cilave vetëm 43 % ishin të ndërlidhura me interes për qytetarët ndërkaq 57 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Rahovecit.

Anëtarët e AAK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 40.6 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e PDK-së me 24.5 % të çështjeve të iniciuara. Lidhur me inicimin e çështjeve të ngritura, në këtë periudhë Fatmir Iska (AAK) dhe Florije Boshnjaku (AAK) kanë shënuar numrin më të lartë të çështjeve me nga 13.3 % të çështjeve të përgjithshme.

Sa i përket pyetjeve parlamentare, nga ana e anëtarëve të këtij institucioni janë parashtruar gjithsej 83 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune dhe nga këto 58 % ishin nga fushat me interes për qytetarët e Rahovecit ndërkaq 42 % e pyetjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Rahovecit.

Anëtarët nga radhët e AAK-së në në këtë periudhë prijnë me numrin e pyetjeve të bëra me 38.6 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e PDK-së me 20.0 % të pyetjeve të përgjithshme. Më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Rahovecit ishin Xhihad Vuçitërna (PD) me 16.9 % dhe Florije Boshnjaku (AAK) me 10.8 të pyetjeve.

Në seancat e mbajtura në Kuvendin e Komunës së Rahovecit gjatë periudhës Janar-Qershor 2013 ky institucion ka shqyrtuar Rregulloren e Punës së Kuvendit të Komunës, Rregulloren e vendosjes së objekteve të përkohshme në komunën e Rahovecit si dhe Statutin e Komunës se Rahovecit.

Krahas kësaj, gjatë kësaj periudhe Nahit Elshani (LDK) ka propozuar inicimin e dy rregulloreve komunale: Rregulloren për menaxhimin e mbeturinave dhe Rregulloren për mirëmbajtjen e kanalizimeve dhe Fatmir Iska (AAK) ka propozuar inicimin e Rregullores për shpenzimet e varrimit.

Gjatë kësaj periudhe është vërejtur një mos pjesëmarrje e anëtarëve në seanca, ku janë shënuar 15 raste të mungesës së anëtarëve në seancat e Kuvendit të Komunës së Rahovecit.
Fletënotimi për periudhën Janar-Qershor 2014 është përgatitur në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC).

Yjet luten për paqe mes Izraelit dhe Palestinës

0

Bar Rafaeli-modeleKëngëtarja Rihanna ishte ndër të parat, që ka manifestuar mbështetjen për popullin palestinez në “Twitter”, duke marrë një mori komentesh pozitive.

Në foton e Rihannas në profilin e “Twitter-it” shkruhej “të lutemi për paqe dhe për përfundimin e konfliktit izraelito-palestinez. Ka ndonjë shpresë?”. Gjithashtu në një hashtag, ajo kishte shkruar “Freepalestine”.

Regjisori Pedro Almodovar dhe aktorja spanjolle Penelope Cruz kanë firmosur një apel, në favor të popullit të Gazës. Apelit i është bashkuar edhe protagonisti i filmit “Eat, Pray and Love”, Javier Bardem. Një ndër pjesëtarët e grupit “One Direction”, Malik Zayn, me origjinë palestineze, ka postuar një hashtag në mbështetje të popullit të Gazës dhe kjo ka sjellë një lumë komentesh në profilin e tij.

Modelja izraelite Bar Rafaeli ka shprehur, në të gjitha mënyrat, mbështetjen ndaj forcave ushtarake të Izraelit. Në një imazh të postuar në profilin e saj në Instagram, ku shihen dy ushtarë izraelitë pranë një posteri të modeles, ajo shkruan “Kjo më bën shumë të lumtur. Falemnderit dhe lutem bëni kujdes, që të ktheheni mirë në shtëpitë tuaja”.

Selena Gomez shkruan në Instagram “Lutemi për familjet dhe fëmijët. Të lutemi për Gazën”. Këtij sensibilizimi online i janë bashkuar edhe shumë yje të tjerë mes tyre edhe sportistë.

Bashkimi Europian në kërkim të zëvendësimit për Clint Williamson

0

Clint Williamson-prokurori amerikanPasi ka raportuar për gjetjet e hetimit tre vjeçar, Clint Williamson ka deklaruar se do të largohet nga pozicioni i kryeprokurorit. Tash, Bashkimi Europian për pozitën e prokurorit të ri ka kërkuar nominime nga vendet anëtare dhe shtetet kontribuuese siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Norvegjia, Zvicra, dhe Turqia.

Clint Williamson e ka lënë bosh pozitën e kryeprokurorit në Taskë Forcën e Bashkimit Europian e cila publikoi të martën të gjeturat e hetimit tre vjeçar për krimet e luftës në Kosovë. Aktualisht Taskë Forca udhëhiqet nga zëvendësi i tij i cili aktualisht është ushtrues detyre.

Por, vet Williamson gjatë konferencës ka bërë të ditur se Bashkimi Europian tashmë ka kërkuar nga vendet anëtare dhe shtetet kontribuese SHBA’të, Kanada, Norvegjia, Zvicra, Turqia që të bëjnë nominimet për kryeprokuror.

Siç edhe ka bërë të ditur Williamson kryeprokurori i tij pritet të shpallë fillimisht një aktakuzë ndaj disa personave që kanë pasur pozita të larta në UÇK. Sipas Gazetës Guardian këta zyrtarë aktualisht mbajnë pozita të larta në Qeveri.