23.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025
Home Blog Page 7881

Aksident në aksin Levan-Fier, plagosen pesë persona nga e njëjta familje

0

Aksident-rrotullohet vetura1Pasditen e sotme në aksin rrugor Levan-Fier, pesë persona nga e njëjta familje kanë mbetur të plagosur për shkak se makina me të cilën ata po udhëtonin është përplasur me një tjetër automjet.

Burimet nga policia deri më tani kanë bërë të ditur se makina me targa KV 3146 D, me të cilën udhëtonte familja Hysa, është përplasur me një tjetër makinë me targa të huaja në vendin e quajtur Pylli i Levanit, në aksin Levan-Fier.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shtetasit Qani, Sabrie, Franko, Gentjana dhe Julieta Hysa, të cilët u dërguan menjëherë në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Isa Mustafa: Nëse doni, shkojmë edhe në zgjedhje – kompromise nuk bëjmë

0

Isa Mustafa LDKKryetari LDK’së, Isa Mustafa, në një intervistë për RTK’në thotë së vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai thotë se LDK-AAK dhe NISMA i ka të gjithë numrat në Kuvend për t’i formuar institucionet e reja.

“Zgjedhjet janë një alternativë demokratike mirëpo ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale që këtë kontribut që ka dhënë qytetari në këto zgjedhje, këtë mund që e kanë bërë ata ta shfrytëzojmë dhe që vendin të mos ta qojmë shpejt në zgjedhje dhe për këtë arsye ne të gjithë mundohemi të jemi racional. Mirëpo racionaliteti nuk nënkupton në asnjë rast që ne tash do të bëjmë kompromise, do të lëshojmë pe”, tha Mustafa.

Policia në Prizren, demanton lajmin se në Zojz ka humbër jetën një person

0

Policia e KosovesZëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha,ka demantuar lajmin se në fshatin Zojz ka humbur jetën një person gjatë dijegies së shtëpisë.

“Është e vërtetë se ka pasur një shpërthim të zjarrit në Zojz,por djegie të lehta ka pësuar vetëm një femër dhe gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Berisha për TVPZ.

Ke diçka për të rrëfyer z. Putin?

0

PutinNë një kohë kur ndërkombëtarët po intensifikojnë thirrjet për dënimin e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili është akuzuar për armatosjen e rebelëve ukrainas të cilët me një raketë tokë-ajër goditën një avion, Putin është parë të shkojë në kishë.

Fotot e Putinit në kishën ortodokse janë publikuar pasi Ukraina thotë se Rusia ka hequr 38 trupa nga vendi ku u rrëzua avioni për të zhdukur prova.

Autoritetet ruse janë vënë nën presion të madh pasi presidenti amerikan, Barack Obama, delegatët ndërkombëtar të OKB-së dhe kryeministrja e Australisë folën kundër regjimit të Putinit.

“Ne e dimë që ata (rebelët) janë të armatosur rëndë dhe janë të trajnuar si dhe ne e dimë që ky nuk ishte një incident. Kjo ndodhi për shkak të mbështetjes së Rusisë”, tha Obama.

Ndërkohë, ambasadorja e SHBA-se në OKB, Samantha Power tha në takimin emergjent të Këshillit të Sigurisë në OKB se, përgjegjësia është e qartë, Rusia ka armatosur rebelët.

Jakup Krasniqi – PDK’së: Gjykata nuk ua bënë numrat

0

Krasniqi-Jakup5-21Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën Jakup Krasniqi i është përgjigjur PDK’së.

Thotë se Kushtetuesja nuk mund t’ua siguroj numrat në Kuvend. Krasniqi pret që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë profesional.

“Në seancën konstituive është parë se kush i ka numrat dhe kush si ka numrat dhe jam i bindur që Gjykata Kushtetuese si një institucion që interpreton Kushtetutën dhe është si të themi institucioni suprem që interpreton Kushtetutën nuk mundet me ja bërë asnjë subjekti politik numrat në Kuvendin e Kosovës. Kështu që, unë pres që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë profesional dhe mbi bazën e përgjegjësive dhe kompetencave që ka”, tha Krasniqi për RTV21.

Ai thotë se pati parrgullsi në seancën konstituive por se atë e shkaktoi vetë Kryesuesja që vjen nga PDK’ja.

“Seanca nuk është dashtë të ndërpritet ashtu dhe edhe veprimi i kthimit të deputetëve shumicë mendoj që ka qenë krejt në rregull. Ata nuk kanë dashtë të konfrontohen edhe pse drejtuesja edhe një herë po them, e seancës e ka pasur mocionin me 40 nënshkrime dhe nuk ka dashur ta qet në rend të ditës dhe deutetët pasi e dhanë betimin e tyre nëse ata përbëjnë shumicën e deputetëve në sallë ata kanë të drejtë për të marrë vendime”, tha Krasniqi.

Partia Demokratike e Kosovës dorëzoi dje në Kushtetuese kërkesën që të pezullohet procedura e zgjedhjes së Isa Mustafës si Kryetar i Kuvendit.

Kthehen 45 të lënduarit në Kosovë

0

 

Rudare-rrezohet autobusi(E plotësuar) Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur keqardhje për aksidentin e autobusit të linjës Salzburg-Prishtinë, ku në aksident pësuan 49 persona, nga Kosova.

Në një njoftim nga MPJ thuhet se tre prej të lënduarve në gjendje më të rëndë do të transportohen gjatë mbrëmjes në Kosovë.

Personat e lënduar do të bartën përmes makinave të ndihmës së shpejt të cilat janë nisur nga Prishtina drejt spitaleve në Nish dhe Prekuple, ku do jenë të shoqëruar edhe nga diplomatët kosovarë në Beograd.

Hoxhaj, u ka uruar shërim sa më të shpejt të lënduarve të mbetur të cilët sipas tij brenda 24 orësh do të bashkohen me familjet e tyre në Kosovë. Ai është shprehur se falë bashkëpunimit të mirë dhe intervenimit të shpejt, të gjithë bashkëqytetarëve tanë u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore.

“Pas informacioneve të para për aksidentin, kam udhëzuar menjëherë Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd që të vendos kontakt dhe të del në vend të ngjarjes për tu njohur me situatën. Falë bashkëpunimit të mirë dhe intervenimit të shpejt, të gjithë bashkëqytetarëve tanë u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore. Rreth 49 të lënduar kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Më pas, kemi organizuar edhe kthimin e tyre për në Kosovë ndërsa vetëm njëri do të mbetet më gjatë në trajtim mjekësor. Uroj në shërim sa më të shpejt dhe bashkim me familjet e tyre në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

Kurse edhe në Prishtinë, Ministria e Punëve të Jashtme, ka ngritur një shtab të emergjencës për të koordinuar dhe monitoruar të gjithë situatën duke vendosur në dispozicion edhe një numër telefoni 038 200 111 07 për të ofruar informatat më të fundit për familjarët.

 

Autobusi i linjës Salzburg-Prishtinë del nga rruga në Rudarë, 32 udhëtarë të lënduar

Të paktën 32 udhëtarë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit ku një autobus nga Podujeva i cili udhëtonte në relacionin Salzburg-Prishtinë, ka dalë nga rruga afër Rudarës.

Televizioni publik serb raporton se fatkeqësia ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit, transmeton koha.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e ndihmës së shpejt nga Prokuplja, kurse në ndihmë ju kanë ardhur edhe kolegët nga Kurshumlija dhe Nishi.

Drejtoresha e spitalit në Kurshumli, Uranija Petroviq, i ka thënë agjencisë së lajmeve “Beta” se 10 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

“Pasagjerët kanë pësuar ndrydhje në kokë, në gjoks, në krehë, këmbë, por ka pacientë me fraktura të cilët janë referuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike të Nishit”, ka thënë ajo.

Suharekë, themelohet Fondacioni “Arbër Ramadani” për personat e prekur nga kanceri

0

fondacioni arberRritja e numrit të të prekurve me sëmundjen e kancerit, ka bërë që në komunën e Suharekës të themelohet Fondacioni “Arbër Ramadani”, i cili do të mbledh mjete financiare për t’i ndihmuar të gjithë ata që janë të prekur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.
Në publikimin e fondit u tha se diagnostifikimi i hershëm mund të ketë sukses me shërimin e kësaj sëmundje.

Aktualisht në Kosovë janë të prekur 12 mijë e 500 të prekur nga sëmundja e kancerit, ndërsa vetëm për vitin kanë qenë 736 raste të reja të prekura nga kanceri.

Drejtori i Fondacionit “Arbër Ramadani” (FAR), Ibish Ahmeti tha se themelimi i këtij fondacioni ka ardhur si nevojë, duke e parë se numri i të sëmurëve nga kjo sëmundje po rritet në vazhdimësi.

“Në kohën kur numri i të sëmurëve nga kanceri është në rritje dhe paraqitja e kësaj sëmundje vdekjeprurëse në moshat e reja është gjithnjë e më e shpeshtë, në kohën kur papunësia në Kosovë është në shkallë të lartë dhe kriza ekonomike gjithnjë e më se thellë, kur ende nuk ekziston një fond i sigurimeve shëndetësore dhe mundësitë e shteti për t’i ndihmuar këto raste janë të kufizuara, e pamë të udhës që të themelomë këtë fondacion që sado pak do t’i ndihmoj këto raste”, tha Ahmeti.

Ai tha se vetëm ata që kanë pasur dhe kanë fatin e Arbërit dhe familjes së tij e dinë se sa e vështirë është të luftosh një sëmundje si kanceri edhe shpirtërisht edhe materialisht.

Ahmeti bëri thirrje që ndihmohet ky fondacion, duke thënë se një kafe me pak, një pije me pak, një dalje me pak me shoqëri, askujt nuk do t’ia dëmtoj shëndetin askujt, por një ndihmë simbolike me 10, 100, 1000 apo 100 000 mund të shpëtoj jetën dikujt.

Ndërsa, për të folur rreth rasteve dhe mjekimit të kësaj sëmundje, doktor i onkologjisë Destan Azemi nga Instituti Onkologjik i Prishtinës, tha se kanceri është një sëmundje mjaftë e rënd, ku sipas tij, qytetarët e Kosovës shkojnë në kontroll ose vizita mjekësore tek pasi të avancohet shumë, apo kur shkon në stadet e avancuara.

Ai tha se populli duhet vazhdimisht t’i ndihmoj këta të sëmurë sepse trajtimi është i shtrenjtë, barnat janë shumë të shtrenjta, dhe shumë herë brenda Institutit të Onkologjisë nuk ka barna të mjaftueshme për këta pacientë. /Telegrafi/

Mostransparenca e Kujtim Gashit

0

erzen nisma ne prizrenShkruan: Erzen N. Musliu dhe Kujtesa Gashi

Duke i shprehur falënderimet më të sinqerta për organizatën “Ec Ma Ndryshe” për ftesën që të jemi pjesëmarrës në debatin e organizuar po nga kjo organizatë më 18.07.2014 jemi thirrur që të debatojmë për temën “Rinia dhe Transparenca”, por ajo nuk doli të ishte aspak ashtu pasi që “Rinia” ishe prezentë, por ajo që mungonte ishte “Transparenca”.

Ishte vetë kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit Kujtim Gashi, i cili nuk ishte aspak transparent me të rinjtë të cilët ishin prezent në atë debat.

Gashi në çdo mënyrë mundohej ti zmbrapsej pyetjeve që i drejtoheshin atij, duke mos dhënë përgjigje të qarta dhe definitive.

Në atë debat mes tjerash u fol edhe për zbutjen e papunësisë të të rinjve të cilët janë të diplomuar, por që nuk janë në marrëdhënie pune, sipas Gashit “Kuvendi Komunal nuk e punëson askënd” dhe se sipas tij të rinjtë e shkollave të mesme dhe të universiteteve nuk kanë nevojë për punë… por me sa dukej ai ka harruar se në çfarë shteti po jetojmë.

Në debat u tha se rinia nuk është Transparente dhe për këtë gjë është vet fajtore pasi nuk po merr pjesë në kësi lloj debatesh, por për mendimin tim është komuna e Prizrenit ajo që po ia humb vullnetin rinisë për çdo gjë, sepse për 8 (tete) vite me radhë ajo nuk e ka realizuar asnjë projekt për rininë dhe se dyert kanë qenë vazhdimisht te mbyllura. Ndërsa kur është koha e zgjedhjeve dhe koha e fushatës Komuna e Prizrenit I hap dyert për të rinjtë dhe bën bartjen e tyre me autobus nga fshatra të ndryshme vetëm e vetëm që të brohorasin e të fishkëllejnë për ta e kjo gjë është për të ardhur keq.

Në këtë debat pjesëmarrës ishte edhe kryetari I KVRL-së në Prizren Leotrim Gërmizaj, i cili theksoi se rreth 80% e qytetarëve të Prizrenit nuk e kuptojnë fjalën Transparencë. Personalisht pajtohem me mendimin e Gërmizajt dhe them se për këtë fajet i ka Kuvendi Komunal i cili sipas Gashit që nga dita e enjte 17.07.2014 I ka hapur dyert për debate me qytetarë! Gjë që është tepër e vonshme.

Pyetja që iu drejtua Gashit në fund të debatit se “Sa mund të jetë transparente dhe se çka mund të pret rinia e Prizrenit nga Kuvendi Komunal kur I gjithë ekzekutivi është I dënuar për korrupsion” atij nuk I shkoj fort për shtati ky realitet I hidhur për të dhe nuk u përgjigj edhe pse ne aty ishim për të kërkuar llogari nga zyrtarët komunal.

Ndërsa unë mendoj se rinia e Prizrenit nuk është aspak Transparente për arsye se atyre nuk po i dëgjohet zëri, nuk po i përfillen mendimet dhe nuk ka vend për ta, sepse ata nuk po gjejn përkrahje dhe mbështetje institucionale gjë që I bën ata të ndihen të paperspektivë në vendin e tyre, dhe si shpëtim të vetëm e shohin rrugën drejt migrimit.

Kjo e fundit është paksa shqetësuese, dhe ne të gjithë duhet të punojmë në këtë drejtim që rinia të ndihet sa më e entuziazmuar dhe më e motivuar për ti shërbyer vendit.

p.s. Jemi tejet të zhgënjyer me Gashi i cili për asnjë moment nuk mori guximin t’i përgjigjej pyetjeve që I drejtoheshin dhe kjo na bën të kuptojmë që në komunën tonë ka shumë gjëra që nuk shkojnë në rregull dhe përgjegjësi nuk merr askush duke u nisur nga vet fakti që ne pamë mbrëmë nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit Kujtim Gashi

(Erzen N. Musliu është nënkryetar i Rinisë Nisma për Prizrenin, kurse Kujtesa Gashi, sekretare )

Noizy, Ledrit: Nusen tënde e ka q… krejt Saranda

0

67570_3Noizy ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje inatet e vjetra midis repistësh. Duket se ai nuk e harruar konfliktin e hershëm me reperët kosovarë Getoar Selimi dhe Ledri Vula. Asokohe, Noizy u kishte dedikuar edhe një këngë rivalëve të tij.

Këtë të enjte, gjatë një koncerti në një nga clube-t verore në Sarandë, ai ka performuar pikërisht këngën “Na jena Otr”, që u publikua dy vite më parë si ‘diss’ për grupin “Baba Stars”, pjesë e të cilit atëkohë ishte edhe Ledri. Atë vit Ledri ishte në një lidhje dashurie me këngëtaren Dafina Zeqiri. Noizy ka bërë një ndryshim të vogël në refrenin e këngës. “Nusen tënde ta ka q… krejt Saranda, a po t’dhem tash o Ledri Gaga”, është vetëm një prej vargjeve të këngës së Noizyt, e cila ka “ndezur” edhe më shumë atmosferën në club.

Fansat kanë hedhur në “Youtube” edhe një video, ku shfaqet e gjithë performanca e tij dhe dëgjohen qartazi fjalët e këngës. “Na jena Otr” është një nga disqet më të dëgjuara dhe më të përfolura në hip-hopin shqiptar. Ky konflikt ishte edhe një nga arsyet që e detyruan reperin Ledri Vula ta braktisë grupin “Skillz” dhe “Baba Stars”, dhe të tërhiqej për gati dy vite nga muzika.

Roman për kohën e thyer

0

ilire zajmi  romanPër të ndier frymëmarrjen e një kombi duhet të hedhim vështrimin nga krijimtaria e shkrimtarëve dhe poetëve të tij. Janë pikërisht ata që lënë të jetësuar historinë e vendit ku jetojnë, e popullit të cilit i përkasin.

Përgjatë gjithë rrjedhës së saj, në historinë e shqiptarëve, ndeshim në jo pak raste në gropa dhe hone, të cilat tash pas shumë kohe shkaktojnë mjaft refleksione, debate dhe polemika. Kjo nuk do të kishte mundur të ndodhte nëse vetë shqiptarët në periudha të caktuara do të kishin mundur të shkruanin dhe të ndriçonin historinë e tyre, sa nëpërmjet shënimeve kronikale, apo edhe nëpërmjet reflektimit të këtyre periudhave në vepra arti, qoftë në letërsi, pikturë, etj.

Nuk do të kishte ndodhur nëse shqiptarët veç pjesëmarrjes në luftëra të huaja, të kishin menduar, projektuar dhe ngritur me kohë edhe institucionet e tyre shtetformuese, që zënë fill me universitetet dhe akademitë e ndryshme. Ashtu si në të gjitha fushat e tjera, ne kemi hyrë me vonesë si në jetëshkrimin e historisë sonë, e po ashtu edhe në rrjedhat e letërsisë dhe të arteve. Këtë handikap, të krijuar nga kushtet e ndryshme historike dhe sociale, na e kanë mbuluar studimet e shkruara prej të huajve për historinë, gjuhën dhe traditat tona.

Ndryshe nga shekujt e mëparshëm, shekulli i njëzetë solli edhe emancipimin dhe ndërgjegjësimin e një elite të caktuar, roli i së cilës në kulturën, por edhe historinë shqiptare është shumë i madh, por jo edhe aq shumë i vlerësuar. Janë pikërisht këto shkrime dhe studime që hedhin dritë mbi periudha të caktuara të jetës sidomos përgjatë shekullit të kaluar. E parë në këndvështrimin historik, ky pasqyrim lë gjurmë të thella në njohjen e historisë, gjuhës, zakoneve, etnologjisë dhe zhvillimit të jetës së kombit shqiptar…/koha ditore/