11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mostransparenca e Kujtim Gashit

erzen nisma ne prizrenShkruan: Erzen N. Musliu dhe Kujtesa Gashi

Duke i shprehur falënderimet më të sinqerta për organizatën “Ec Ma Ndryshe” për ftesën që të jemi pjesëmarrës në debatin e organizuar po nga kjo organizatë më 18.07.2014 jemi thirrur që të debatojmë për temën “Rinia dhe Transparenca”, por ajo nuk doli të ishte aspak ashtu pasi që “Rinia” ishe prezentë, por ajo që mungonte ishte “Transparenca”.

Ishte vetë kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit Kujtim Gashi, i cili nuk ishte aspak transparent me të rinjtë të cilët ishin prezent në atë debat.

Gashi në çdo mënyrë mundohej ti zmbrapsej pyetjeve që i drejtoheshin atij, duke mos dhënë përgjigje të qarta dhe definitive.

Në atë debat mes tjerash u fol edhe për zbutjen e papunësisë të të rinjve të cilët janë të diplomuar, por që nuk janë në marrëdhënie pune, sipas Gashit “Kuvendi Komunal nuk e punëson askënd” dhe se sipas tij të rinjtë e shkollave të mesme dhe të universiteteve nuk kanë nevojë për punë… por me sa dukej ai ka harruar se në çfarë shteti po jetojmë.

Në debat u tha se rinia nuk është Transparente dhe për këtë gjë është vet fajtore pasi nuk po merr pjesë në kësi lloj debatesh, por për mendimin tim është komuna e Prizrenit ajo që po ia humb vullnetin rinisë për çdo gjë, sepse për 8 (tete) vite me radhë ajo nuk e ka realizuar asnjë projekt për rininë dhe se dyert kanë qenë vazhdimisht te mbyllura. Ndërsa kur është koha e zgjedhjeve dhe koha e fushatës Komuna e Prizrenit I hap dyert për të rinjtë dhe bën bartjen e tyre me autobus nga fshatra të ndryshme vetëm e vetëm që të brohorasin e të fishkëllejnë për ta e kjo gjë është për të ardhur keq.

Në këtë debat pjesëmarrës ishte edhe kryetari I KVRL-së në Prizren Leotrim Gërmizaj, i cili theksoi se rreth 80% e qytetarëve të Prizrenit nuk e kuptojnë fjalën Transparencë. Personalisht pajtohem me mendimin e Gërmizajt dhe them se për këtë fajet i ka Kuvendi Komunal i cili sipas Gashit që nga dita e enjte 17.07.2014 I ka hapur dyert për debate me qytetarë! Gjë që është tepër e vonshme.

Pyetja që iu drejtua Gashit në fund të debatit se “Sa mund të jetë transparente dhe se çka mund të pret rinia e Prizrenit nga Kuvendi Komunal kur I gjithë ekzekutivi është I dënuar për korrupsion” atij nuk I shkoj fort për shtati ky realitet I hidhur për të dhe nuk u përgjigj edhe pse ne aty ishim për të kërkuar llogari nga zyrtarët komunal.

Ndërsa unë mendoj se rinia e Prizrenit nuk është aspak Transparente për arsye se atyre nuk po i dëgjohet zëri, nuk po i përfillen mendimet dhe nuk ka vend për ta, sepse ata nuk po gjejn përkrahje dhe mbështetje institucionale gjë që I bën ata të ndihen të paperspektivë në vendin e tyre, dhe si shpëtim të vetëm e shohin rrugën drejt migrimit.

Kjo e fundit është paksa shqetësuese, dhe ne të gjithë duhet të punojmë në këtë drejtim që rinia të ndihet sa më e entuziazmuar dhe më e motivuar për ti shërbyer vendit.

p.s. Jemi tejet të zhgënjyer me Gashi i cili për asnjë moment nuk mori guximin t’i përgjigjej pyetjeve që I drejtoheshin dhe kjo na bën të kuptojmë që në komunën tonë ka shumë gjëra që nuk shkojnë në rregull dhe përgjegjësi nuk merr askush duke u nisur nga vet fakti që ne pamë mbrëmë nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit Kujtim Gashi

(Erzen N. Musliu është nënkryetar i Rinisë Nisma për Prizrenin, kurse Kujtesa Gashi, sekretare )

Më Shumë

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj. Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një...

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Lajmet e Fundit