14.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Prill, 2023

Kthehen 45 të lënduarit në Kosovë

 

Rudare-rrezohet autobusi(E plotësuar) Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur keqardhje për aksidentin e autobusit të linjës Salzburg-Prishtinë, ku në aksident pësuan 49 persona, nga Kosova.

Në një njoftim nga MPJ thuhet se tre prej të lënduarve në gjendje më të rëndë do të transportohen gjatë mbrëmjes në Kosovë.

Personat e lënduar do të bartën përmes makinave të ndihmës së shpejt të cilat janë nisur nga Prishtina drejt spitaleve në Nish dhe Prekuple, ku do jenë të shoqëruar edhe nga diplomatët kosovarë në Beograd.

Hoxhaj, u ka uruar shërim sa më të shpejt të lënduarve të mbetur të cilët sipas tij brenda 24 orësh do të bashkohen me familjet e tyre në Kosovë. Ai është shprehur se falë bashkëpunimit të mirë dhe intervenimit të shpejt, të gjithë bashkëqytetarëve tanë u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore.

“Pas informacioneve të para për aksidentin, kam udhëzuar menjëherë Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd që të vendos kontakt dhe të del në vend të ngjarjes për tu njohur me situatën. Falë bashkëpunimit të mirë dhe intervenimit të shpejt, të gjithë bashkëqytetarëve tanë u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore. Rreth 49 të lënduar kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Më pas, kemi organizuar edhe kthimin e tyre për në Kosovë ndërsa vetëm njëri do të mbetet më gjatë në trajtim mjekësor. Uroj në shërim sa më të shpejt dhe bashkim me familjet e tyre në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

Kurse edhe në Prishtinë, Ministria e Punëve të Jashtme, ka ngritur një shtab të emergjencës për të koordinuar dhe monitoruar të gjithë situatën duke vendosur në dispozicion edhe një numër telefoni 038 200 111 07 për të ofruar informatat më të fundit për familjarët.

 

Autobusi i linjës Salzburg-Prishtinë del nga rruga në Rudarë, 32 udhëtarë të lënduar

Të paktën 32 udhëtarë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit ku një autobus nga Podujeva i cili udhëtonte në relacionin Salzburg-Prishtinë, ka dalë nga rruga afër Rudarës.

Televizioni publik serb raporton se fatkeqësia ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit, transmeton koha.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e ndihmës së shpejt nga Prokuplja, kurse në ndihmë ju kanë ardhur edhe kolegët nga Kurshumlija dhe Nishi.

Drejtoresha e spitalit në Kurshumli, Uranija Petroviq, i ka thënë agjencisë së lajmeve “Beta” se 10 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

“Pasagjerët kanë pësuar ndrydhje në kokë, në gjoks, në krehë, këmbë, por ka pacientë me fraktura të cilët janë referuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike të Nishit”, ka thënë ajo.

Më Shumë

Sot fillon rrugëtimi i Kosovës për Euro 2024

Sot (e shtunë) fillon rrugëtimi kualifikues i Përfaqësueses së Kosovës për Kampionatin Evropian që zhvillohet në vitin 2024 në Gjermani. Dardanët do të përballen me...

Enigmë

Enver Sulaj Fjalët mbetën dry Në portën që pret një diell pranvere Apo një stuhi vjeshte. Do të qeshësh me veten një ditë Kur koha do të ndalet edhe...

Lajmet e Fundit