16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Roman për kohën e thyer

ilire zajmi  romanPër të ndier frymëmarrjen e një kombi duhet të hedhim vështrimin nga krijimtaria e shkrimtarëve dhe poetëve të tij. Janë pikërisht ata që lënë të jetësuar historinë e vendit ku jetojnë, e popullit të cilit i përkasin.

Përgjatë gjithë rrjedhës së saj, në historinë e shqiptarëve, ndeshim në jo pak raste në gropa dhe hone, të cilat tash pas shumë kohe shkaktojnë mjaft refleksione, debate dhe polemika. Kjo nuk do të kishte mundur të ndodhte nëse vetë shqiptarët në periudha të caktuara do të kishin mundur të shkruanin dhe të ndriçonin historinë e tyre, sa nëpërmjet shënimeve kronikale, apo edhe nëpërmjet reflektimit të këtyre periudhave në vepra arti, qoftë në letërsi, pikturë, etj.

Nuk do të kishte ndodhur nëse shqiptarët veç pjesëmarrjes në luftëra të huaja, të kishin menduar, projektuar dhe ngritur me kohë edhe institucionet e tyre shtetformuese, që zënë fill me universitetet dhe akademitë e ndryshme. Ashtu si në të gjitha fushat e tjera, ne kemi hyrë me vonesë si në jetëshkrimin e historisë sonë, e po ashtu edhe në rrjedhat e letërsisë dhe të arteve. Këtë handikap, të krijuar nga kushtet e ndryshme historike dhe sociale, na e kanë mbuluar studimet e shkruara prej të huajve për historinë, gjuhën dhe traditat tona.

Ndryshe nga shekujt e mëparshëm, shekulli i njëzetë solli edhe emancipimin dhe ndërgjegjësimin e një elite të caktuar, roli i së cilës në kulturën, por edhe historinë shqiptare është shumë i madh, por jo edhe aq shumë i vlerësuar. Janë pikërisht këto shkrime dhe studime që hedhin dritë mbi periudha të caktuara të jetës sidomos përgjatë shekullit të kaluar. E parë në këndvështrimin historik, ky pasqyrim lë gjurmë të thella në njohjen e historisë, gjuhës, zakoneve, etnologjisë dhe zhvillimit të jetës së kombit shqiptar…/koha ditore/

Më Shumë

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Lajmet e Fundit