25.7 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025
Home Blog Page 7887

Si dukej Naim Abazi në kohën sa ishte ushtar (Foto)

0

Naim Abazi-ushtar1Pothuajse të gjithë fansat e personaliteteve të ndryshme janë kureshtarë të dinë se si janë dukur ata kur ishin të rinj.

Edhe fansat e këngëtarit të njohur Naim Abazi sigurisht se janë kureshtarë për një gjë të tillë.

“Zëri” ka siguruar disa fotografi të këngëtarit Naim Abazi në kohën kur ishte në shërbim ushtarak.

Naim Abazi-ushtar3 Naim Abazi-ushtar2 Naim Abazi-ushtar4 Naim Abazi-ushtar

Tali: Pres përplasje verbale, madje edhe fyerje, por jo grushta!

0

Driton TaliKa qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, por në një kohë dhe periudhë shumë më të mirë, kur koalicionet dhe zgjedhja e udhëheqësve institucionalë janë arritur më me lehtësi. E situata e tanishme ka ndryshuar shumë.

Ish-deputeti Driton Tali nuk po beson se seanca e 17 korrikut do t’u ngjajë seancave normale të një shteti demokratik, e aq më pak kur dihet se është seanca e parë konstituive e Kuvendit të ri.

Sipas tij, përçarjet ndërmjet partive politike, pa dyshim se do të reflektojnë edhe në Kuvendin e Kosovës.

Ai pret që seanca e parë të përcillet me shumë tensione, me sharje e akuza, por nuk beson se do të jepen edhe grushte.

Duke parë rrjedhën e zhvillimeve politike dhe vendosmërinë e dy grupeve, PDK-së në njërën anë dhe të bllokut opozitar në anën tjetër për të mos lëshuar pe në marrjen e postit të kryekuvendarit, ish-deputeti Driton Tali nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë zgjedhje të reja, përveç nëse faktori ndërkombëtar nuk insiston ndryshe.

Në një intervistë për “Botapress” ish-deputeti Tali flet për rrjedhën e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, për atë se kush ka të drejtë e kush jo të ulet në karriget e mesit në sallën e Kuvendit të Kosovës, por edhe për mundësinë që të shkohet në zgjedhje të reja.

I pyetur nëse pret se do të ketë përplasje ndërmjet deputetëve, Tali u përgjigj: Po, pres përplasje verbale, patjetër. Edhe fyerje po. Do të dëgjojmë gjithçka! Do të marrim vesh se kush është

“spiun i Serbisë” e kush është “shpëtimtari” ynë!? E çka jo tjetër! Ama përleshje fizike nuk pres, sepse shumica e deputetëve kanë nivel intelektual dhe njerëzor, dhe nuk do të bien nën nivelin e tyre.

Nait Hasani nuk bëhet deputet

0

Nait HasaniNait Hasani nuk do të jetë deputet i Parlamentit të Kosovës. Shpresat për të zëvendësuar Azem Sylën, ia ka shuar Kryesia e PDK-së.

Hasani, ishte në pritej që të zëvendësojë Azem Sylën në pozitën e deputetit, pasi që ky i fundit kishte hequr dorë nga Parlamenti i Kosovës. Mirëpo, dorëheqjen e Azem Sylës e ka refuzuar Kryesia e PDK-së.

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, ka refuzuar kërkesën e anëtarit të kryesisë, Azem Sylës, për t’u liruar nga mandati i deputetit”.

“Deputeti Syla, së bashku me deputetët e tjerë të PDK-së dhe të partnerëve të saj, nesër do ta bëjnë betimin dhe me përkushtim do ta kryejnë detyrën e tyre”, thuhet në njoftimin e PDK-së. /PrizrenPress.com/

Seanca mund të ndërpritet me sytë kah kushtetuesja

0

kuvendi zbrazenSi asnjëherë më parë, në rrethana krejt të paqarta është thirrur seanca konstitutive e përbërjes së legjislaturës së pestë të Kosovës. Madje, kësaj radhe seanca mund të jetë më e vështirë sesa ajo e legjislaturës së parë, kur patëm parë skena të ndaljes së mikrofonit nga ish-kryekuvendari Nexhat Daci, shkruan Tribuna.

Si asnjëherë më parë, në rrethana krejt të paqarta është thirrur seanca konstitutive e përbërjes së legjislaturës së pestë të Kosovës. Madje, kësaj radhe seanca mund të jetë më e vështirë sesa ajo e legjislaturës së parë, kur patëm parë skena të ndaljes së mikrofonit nga ish-kryekuvendari Nexhat Daci, teksa lideri i PDK-së, atëherë edhe me namin e UÇK-së, Hashim Thaçi, po fliste në foltoren e Kuvendit dhe po i drejtonte atij gishtin.

Por, atëherë aty afër ishte edhe një administrator ndërkombëtar i cili i kishte skenarët e gatshme për zbatim dhe zhbllokim. Kurse kësaj radhe, jo vetëm që ka paqartësi, por situata mund të mos menaxhohet siç duhet. Paqartësitë nisin që nga caktimi i ulëseve në kuvend për grupin më të madh parlamentar. Përcaktimi i grupit më të madh parlamentar e përcakton edhe të drejtën e kandidimit për postin e kryetarit të Kuvendit.

Kurse aktualisht janë të dy blloqe, PDK-ja në njërën anë dhe ai LDK, AAK dhe Nisma në anën tjetër, që e konsiderojnë vetëm si grupi më i madh.

Bazuar në propozimin për rendin e ditës që e ka bërë Kryesia e kaluar e Kuvendit, grupi më i madh parlamentar është ai i LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s.

Mbi 18 mijë aplikime për regjistrim në UP

0

Studentet ne PrishtinePër rreth 10 mijë vende të lira sa janë shpallur në konkursin për regjistrimin e studentëve të rregullt në Universitetin e Prishtinës, deri të mërkurën kanë aplikuar rreth 18 mijë të rinj të cilët synojnë regjistrimin në një nga drejtimet e UP-së.

Drejtori i IT-së, Isak Shabani, ka thënë për KosovaPress se numri i aplikimeve e ka kaluar 18 mijëshen, derisa ka shtuar se aplikimi po vazhdon.

Sipas Shabanit, më së shumti aplikime deri tani ka në Fakultetin Ekonomik në të cilin kanë aplikuar rreth 3 mijë vetë, derisa më së paku i kërkuar këtë vit është Fakulteti i Shkencave Aplikativë, dega në Ferizaj ku kanë aplikuar rreth 200 vetë.

Afati i aplikimit në UP është deri të premten në ora 16:00, derisa provimi pranues pritet të mbahet të hënën më 21 korrik, si dhe të martën më 22 të këtij muaji, për disa fakultete ku ka më shumë aplikues.

Big Basta: Këngët shqip me 50 mln shikime, po na tall bota

0

90860Këtë verë reperi i suksesshëm “Big Basta” po e shfrytëzon për të reflektuar mbi pasionin e tij, që tashmë e ka kthyer në profesion. Teksa bisedon me të, kupton se ai jo vetëm e do muzikën, por kujdeset për të dhe për këtë arsye e analizon me detaje. Basta nuk nguron t’u japë këshilla kolegëve e të kërkojë ndihmë nga qeveria që muzika shqiptare të përsoset gjithnjë e më shumë. Sakaq ai rrëfen me një pasion edhe më të madh, për një tjetër dashuri. E ka emrin Vesa Luma, dhe nga fjalët e rrepistit në këtë intervistë për “Summer Pages” kuptojmë se ai ka gjetur shpirtin binjak.

Big Basta ku të kanë gjetur ditët e freskëta të korrikut? Si po shkon kjo verë?
Ditët e freskëta të korrikut më kanë gjetur në radhë të parë duke u gëzuar, sepse Gjermania fitoi botërorin. Ndërsa pjesa tjetër ka qenë veç punë, dhe jo vetëm me këngët, por me projektet e reja që po realizoj, mbi të gjitha ‘MCN Radio’ e para dhe e vetmja radio që transmeton 24 orë ‘hip hop’ në Ballkan.

Përveç angazhimit në radio, me se po merresh tjetër?

Përveç radios po punoj në advancë për këngët e mia të reja, të cilat dua t’i publikoj bashkë me videoklipe në muajt e ardhshëm. Por për momentin kam vendosur të qetësohem dhe të shoh më qartë evoluimin e tregut shqiptar.

Si e konsideron sezonin që lamë pas? Ka qenë më shumë i lodhshëm apo i suksesshëm?

Ka qenë një sezon i lodhshëm dhe plot investime. Albumi i Vesës ishte një sipërmarrje e madhe për mua dhe studion time ‘042 Zone’ që ka veç një vit që është hapur zyrtarisht. Gjithashtu ishte viti i reflektimit. “Lufta” në ‘Youtube’ dhe heqja e videove të mia nga ish-bashkëpunëtorët e mi, më bëri t’i futem studimeve të njohurive në këtë fushë, dhe ajo çfarë kuptova dhe arrita të zbuloj ishte shokuese për mua, dhe jo vetëm për mua deri në momentin që e vërteta do të dalë në shesh.

Çfarë ke zbuluar? Për çfarë bëhet fjalë?

Për momentin kam zgjedhur të mos e them. Pak më vonë. Do vijë koha e duhur që do të merret vesh. Tani mund të them vetëm se ajo çka kam zbuluar, është frymëzimi im për t’u futur prapë në lojë edhe më fuqishëm.

Beson në shpëtimin e Degës së LDK-së në Prizren

0

Haziz HodajNënkryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj, beson se zgjedhjet në këtë degë do të zhvillohen në mënyrë demokratike. Ai thotë se LDK-ja në Prizren, pas zgjedhjeve të brendshme do të dalë e bashkuar dhe shumë unike.

“Shpresoj dhe besoj se do të kemi një proces fer dhe demokratike në zgjedhjen e kryetarit dhe strukturës së Degës së LDK-së në Prizren”, thotë Hodaj për “PrizrenPress”.

Eqrem Kryeziu muajin e kaluar ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren. Dorëheqja e tij, ka ardhur pas humbjes që ka pësuar në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit.

Kryesia e LDK-së në Prishtinë, ditë më parë ka marrë vendim që të mbahen zgjedhjet parakohshme në Degën e Prizrenit. Jo zyrtarisht janë lakuar disa emra si kandidatë potencial për t’u bërë kryetar i LDK-së në Prizren.

Nënkryetari Haziz Hodaj, ndërkaq shpreson se nga këto zgjedhje,LDK-ja në Prizren do të dalë me struktura unike dhe e bashkuar./PrizrenPress.com/

Ngjarja e Kuvendit

0

Kuvendi i Kosoves 7Deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit do të mblidhen sot për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, në një atmosferë të tensionuar dhe të paqartë për shkak të interpretimeve të ndryshme që kanë dy kampet politike – PDK dhe Koalicioni Opozitar – për grupin më të madh parlamentar dhe të drejtën e propozimit të Kryeparlamentarit.

Ngjarja nis në orën 10:00.

Nëse nuk do të ketë përplasje për shkak të ulëseve, se kush duhet të ulet në ballin qendror si grupi më i madh parlamentar – PDK që është fituese e zgjedhjeve apo LDK-AAK-Nisma që kanë formuar grupin e përbashkët parlamentar pas zgjedhjeve – atëherë “krisja” mund të ndodhë në Pikën e Tretë të Rendit të Ditës, e cila është futur në kundërshtim me Rregulloren e Punës.

Pika e Tretë, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit, e cila ka përcaktuar rendin e ditës pa praninë e përfaqësuesve të PDK’së, parasheh “Njoftimin për formimin e grupeve parlamentare”.

Por, kjo pikë nuk parashihet me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe këtu pritet të vijë reagimi i PDK’së,shkruan politiko.net

Ashtu siç shkruan në Rregulloren e Punës dhe ashtu siç është vepruar në seancat e mëparshme të konstituimit të Kuvendit, Rendi i Ditës ka vetëm 3 pika:

– Komisionin për verifikimin e mandateve / kuorumit

– Betimin e Deputetëve

– Zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit

PDK nuk ka dalë ende zyrtarisht me emrin e Kandidatit të tyre për Kryeparlamentar, ndërsa Koalicioni Opozitar LDK-AAK-Nisma kanë Isa Mustafën si Kandidat të tyre për këtë post.

Mundësinë e konflikteve fizike, për shkak të ulëseve, e kanë mohuar liderët e të dyja blloqeve politike, të bindur se deputetët do të tregojnë maturi.

Megjithatë, deputetët nisen drejt seancës, pa idenë se si mund të shkojë ajo.

Nëse seanca bllokohet, ose nëse cilido bllok arrin ta zgjedhë Kryeparlamentarin – në mënyrën e tij – atëherë e vetmja zgjidhje që parashihet është që gjithçka të përfundojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Vëllai i ministrit Buja pranon kryerjen e veprës penale

0

RameBuja-ministri arsimitLutfi Buja e ka pranuar të mërkurën para gjyqtares së procedurës paraprake, Alltëne Murseli, se ka kryer vepër penale, shkruan sot Koha Ditore.

Mbi këtë bazë ajo ia ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin e policisë në Lypjan dy herë në javë.

Gjyqtarja Murseli ka vendosur bazuar në kërkesën e prokurores Besa Krajku, e cila kishte kërkuar paraburgim për të vëllanë e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.

Lutfiu është arrestuar të hënën në mbrëmje, pasi ka shtënë me kallashnikov në nisjen e dasmës për dy djemtë e ministrit Buja.

Gazeta ka mësuar se dasma do të mbahet të enjten, derisa të shtënat me AK 47 kanë ndodhur në nisje të gazmendit familjar./koha ditore/

Bisedimet politike i drejton Haradinaj, ato teknike Vetëvendosje

0

blloku opozitarSiç merr vesh KTV-ja, në bazë të marrëveshjes së re, bisedimet politike do të udhëhiqen nga Ramush Haradinaj si Kryeministër, ndërsa, bisedimet teknike do të udhëhiqen nga zëvendëskryeministri i parë që do të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Partitë e koalicionit do ta formojnë grupin e përbashkët koordinues të bisedimeve me Serbinë”, ka thënë ky burim.

Siç ka raportuar më herët Koha.net, koalicioni LDK-AAK-Nisma ka pranuar kushtet e Vetëvendosjes, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe disa detaje.

“Kanë mbetur vetëm disa detaje të cilat do t’i shikojë Vetëvendosje. Nesër në mëngjes, në orën 8:30 ose 9:00, do të ketë edhe një takim mes liderëve, të cilët para seancës do të dalin me një komunikatë ose konferencë për shtyp të përbashkët”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti. /KTV/Koha/