21.8 C
Prizren
E enjte, 24 Korrik, 2025
Home Blog Page 7901

Itali, arrestohet shqiptari me lituanezen, u kapën me 9 kg heroinë

0

policia italiNjë shqiptar dhe një vajzë nga Lituania janë vënë në pranga në Foxhia të Italisë pasi u janë gjetur 9 kilogramë lëndë narkotike heroin në apartamentin e tyre në San Severo. Policia italiane ka arrestuar në rajonin e Foxhias 35-vjeçarin shqiptar Ziber Tusha dhe bashkëjetuesen e tij 32-vjeçaren Sandra Benusyte.

Droga ishte e ndarë në 18 pako, ndërsa atyre u janë gjetur edhe 5300 euro që dyshohet se janë të ardhura nga aktivitete kriminale.

Nëse kjo lëndë narkotike do të shitej në treg vlera e saj do të kalonte shifrat e 450 mijë eurove. Gjithçka kishte nisur gjatë një shërbimi kontrolli territori pas një grabitjeje që kishte ndodhur në një prej rrugëve të Foxhias.

Agjentët e policisë që ishin në shërbim panë një makinë “Alfa 147” me ngjyrë të zezë dhe me të cilën po udhëtonin dy personat, Ziber Tusha dhe lituanezja Sandra Benusyte. Këta të fundit u munduan që t’i shmangeshin postbllokut të policisë, por forcat e policisë bënë të mundur ndalimin e tyre, dhe gjatë kontrollit, karabinierët gjetën dy pako me heroinë në çantën e 32-vjeçares, që e kishte lënë në sediljen e pasme.

Menjëherë pas kësaj, agjentët kanë shkuar në banesën e çiftit në San Savero ku kanë gjetur edhe pjesën tjetër të drogës dhe shumën e parave. Në një çantë kompjuteri që ishte fshehur pas një dollapi rrobash, ishin 16 pako të tjera. Ndërkaq paratë më shumë se 5000 euro janë gjetur të shpërndarë nëpër disa sirtarë, në kuzhinë dhe dhomën e gjumit.

Pas disa pikturave policia ka gjetur dhe disa doza droge që ishin bërë gati për ti shitur. Menjëherë, shqiptari Ziber Tusha dhe bashkëjetuesja e tij Sandra Benusyte, janë vënë në pranga dhe janë shoqëruar për në qelitë e burgut të Foxhias. Ata akuzohen për “trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”. Lënda narkotike dhe paratë janë sekuestruar e do të përdoren si prova gjatë procesit hetimor.

Kapet 260 kg kanabis sativa, doli nga rrethinat e Lazaratit

0

Kanabis sativa-krujeNë kuadër të operacionit të koduar “Erind” janë sekuestruar 260 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Operacioni Antidrogë është zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës. Autoritetet lokale bën të ditur se, transportimi i drogës u bë më një makinë ndërkohë që dyshohet se, mjeti se ka dalë nga rrethinat e Lazaratit.

Transportuesi me makinën ‘Renault’ me targa AA 243 ED për t’i shpëtuar policisë u fut në fshatin Erind, por nga ndjekja, makina u përplas me derën e një shtëpie. Sipas policisë droga ishte paketuar në 24 thasë.

Mustafa: “Vetëvendosje” të na mbështesë pa kushtëzime

0

Isa Mustafa LDKNuk është mirë që “Vetëvendosja” të shfrytëzojë këtë situatë për të vënë kushte, është një kauzë për moslejimin e formimit të qeverisë “Thaçi 3” që duhet mbështetur, sepse objektivisht disa nga kërkesat e “Vetëvendosjes” nuk mund të pranohen.

Kështu ka bërë të ditur të premten në intervistën për gazetën “Zëri”, kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai bëri të qartë se kushtet për të cilat do të diskutohet janë: ridefinimi ose bllokimi i dialogut dhe mospërfshirja e serbëve në qeveri, pasi këto procese tashmë kanë marr kahje, dhe Kosova ka hyrë në proces të integrimeve evropiane dhe nuk guxojnë të pësojnë regres.

Secili e do Qeverinë

0

QeveriaKosoves-NdertesaPretendime për të marrë nën drejtim institucionet e reja pas zgjedhjeve të 8 qershorit kanë si Partia Demokratike e Kosovës, në njërën anë, ashtu edhe blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma me mbështetjen e Vetëvendosjes, në anën tjetër.

Kryetari i PDK-së, njëherësh kryeministri në largim Hashim Thaçi, ka përsëritur se vetëm partia e tij, si fituese e zgjedhjeve, ka të drejtë ligjore për të formuar qeverinë e re.
Këto komente, ai i ka bërë në Komunën e Suharekës ku po përcillte nga afër korrje-shirjet në atë pjesë të Kosovës.

Ndërkohë, pavarësisht se nuk i fituan zgjedhjet, duke u lidhur në një koalicion pas zgjedhor, pretendime për të formuar qeverinë kanë tash e një muaj edhe blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma, që mbështeten edhe në përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se grupe të ekspertëve nga tri partitë e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje, janë duke punuar për të përafruar pikat e përbashkëta programore.

Sipas tij, këto tri parti politike me mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje, do të arrijnë të krijojnë qeverinë dhe ta marrin pozitën e kryetarit të Kuvendit.

“Ata që e krijojnë shumicën, duhet ta qeverisin vendit. Kërkesën e Vetëvendosjes që përgjigjja të kthehet deri të dielën, nuk e quajmë si një ultimatum. Por, ne jemi në bisedime dhe është e natyrshme që secili subjekt politik në qeveri të ketë pikat kryesore të programit të tyre”, ka thënë Limaj.

Blloku prej partive LDK, AAK dhe Nisma nuk mund të shpresojw të arrijë shumicën e nevojshme në Kuvend, pa mbështetjen e Vetëvendosjes.
Kjo e fundit, e ka kushtëzuar këtë mbështetje me ndryshimin e pozicionit të qeverisë së ardhshme karshi dialogut me Serbinë dhe ndryshimin e politikave të privatizimit.
Lide ri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij është e gatshme të përfshihet edhe në qeveri me LDK-në, AAK-në dhe Nismën, por paraprakisht ka kërkuar marrëveshje, ku parashihet edhe pranimi i kërkesave të Vetëvendosjes, qw të jetë me shkrim dhe të finalizohet deri të dielën.
“Vota e Vetëvendosjes duhet të paraprihet prej një marrëveshje paraprake dhe kjo marrëveshje paraprake e ka afatin e 13 korrikut”, ka theksuar Kurti.

Të shtunën, kryetari dhe kryesia e përbërjes së kaluar të Kuvendit do të mblidhen në Prishtinë me liderët e partive politike që kanë siguruar vende në Kuvend.
Në atë takim, pritet të bëhet propozimi i rendit të ditës për seancën konstitutive të Kuvendit që është thirrur për datën 17 korrik.
Në atë seancë, pika kryesore pritet të jetë ajo e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

(Kosovapress)

Prova e parë

0

Kryesia-637x424Jakup Krasniqi, si Kryeparlamentar i legjislaturës së kaluar, bashkë me Kryesinë e Kuvendit dhe përfaqësuesit e partive politike që janë certifikuar në zgjedhjet e 8 qershorit, do të mblidhen sot në orën 11:00 për ta caktuar rendin e ditës së seancës konstituive.

Duke qenë se drejt seancës së 17 korrikut shkohet me qëndrimin e palëkundur të PDK’së dhe Koalicionit Opozitar LDK-AAK-Nisma, se atyre u takon e drejta për ta propozuar Kryeparlamentarin, kaosi duket të jetë i pashmangshëm.

Testi i parë i krizës do të mund të shfaqet sot, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, nëse tejkalohet Rregullorja e Kuvendit.

Sipas Rregullores, Jakup Krasniqi ka kompetencë vetëm për udhëheqjen e mbledhjes dhe caktimin e rendit të ditës, ndërsa në këtë mbledhje punohet vetëm mbi bazën e dokumentacionit zgjedhor të certifikuar nga KQZ.

Me këtë dokumentacion zgjedhor, në bazë të të cilit caktohen ulëset në Kuvend, PDK del si grupi më i madh parlamentar. Por, çështja komplikohet me deklarimin e LDK-AAK-Nisma për formimin e grupit të tyre të përbashkët parlamentar, pas zgjedhjeve.

Nëse gjatë kësaj mbledhjeje përgatitore Koalicioni Opozitar hap çështjen e njoftimit për formimin e grupit të tyre, atëherë pritet të shpërthejë debati me interpretimet ligjore dhe precedentët lidhur me “grupin më të madh parlamentar”.

Jakup Krasniqi, ditë më parë, ka deklaruar për Politko.net, se nuk pret që të bllokohet ky takim, sepse, siç është shprehur ai, do të punohet mbi përvojat e mëparshme dhe bazuar në Rregulloren e Punës.

Eqa i dëshpëruar në Prishtinë, “pensionohet” në Prizren

0

Eqrem KryeziuuNë pamundësi që t’iu bëjë ballë dy humbjeve radhazi, e aq më pak që t’i bëjë ballë edhe njëherë një koalicioni të LDK-së me AAK-në e Nismën, Eqremi mori vendimin më të rëndësishëm në jetën e tij politike. I dëshpëruar nga kjo situatë dhe zhvillimet brenda partisë së tij, ai do t’i thoshte “lamtumirë” subjektit të cilin e themeloi para 25 vjetësh.

Por, këtë vendim Eqremi e bëri pa ndonjë konsultim me partinë, dhe pa ofruar një kërkesë me shkrim në partinë të cilës i shërbeu për afër 25 vjet. Jo vetëm opinioni, por edhe partia e vetë z. Kryeziu, vendimin e tij për dorëheqje e mësoj nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Më 27 qershor, një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qershorit, Eqrem Kryeziu në një shkrim të postuar në rrjetin e tij social shkroi arsyet që e kishin detyruar atë të dorëhiqet nga të gjitha funksionet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Nga rezultatet zyrtare të shpallura sot prej KQZ del se nuk kam marrë mbështetje të mjaftueshme për të vazhduar të jem edhe më tej përfaqësues i anëtarësisë si kryetar i Degës dhe si anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Së këndejmi, me këtë rast jap dorëheqje nga ato funksione. Jam i kënaqur, përkundër ndarjes nga një çerek shekulli veprimtarie brenda LDK-së, sepse nuk më ka shkuar asnjëherë as në mendje të përkrah njerëzit e dhunshëm (“Kush e ndihmon dhunuesin, dhunuesi do ta sundojë”). Nga ana tjetër, shpresoj se edhe Ju jeni të kënaqur, jo se qëndrimi Juaj ishte si imi, por sepse ishte zgjedhja që keni bërë vetë. Uroj të takohemi në rrethana më të dinjitetshme”, kanë qenë fjalët e vetme të thëna e të shkruar nga vetë z. Eqrem Kryeziu.

Një dorëheqje të tillë ai nuk e ka bërë në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtarë i së cilës ka qenë deri në ditën e dorëheqjes. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Botapress” edhe nënkryetari i LDK-së Haki Rugova.

I kontaktuar nëpërmjet telefonit nga gazeta “Botapress” për të ditur arsyet pse nuk ka dorëzuar kërkesën me shkrim për dorëheqje në kryesinë e LDK-së dhe nëse do të marrë pjesë në takimin e së premtes në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, z. Kryeziu nuk e ka parë të udhës që të deklarohet për asnjërën çështje.

Ymeri: S’po heqim dorë nga parimet

0

visar ymeriDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet që kjo parti, me afrimin e LDK-në, AAK-në dhe NISMËN, do te heqë dorë nga parimet e veta.

“ Parimet tona, që kërkojnë të mos ketë dialog pa parime me Serbinë dhe mos të vazhdojë privatizimi abuziv i aseteve kombëtare profitabile siç janë PTK, Trepça, KEK-u, janë kritere që ne i kemi paraqitur në takimet tona me bllokun opozitar, të cilat assesi nuk duhet t’i bëjë një qeveri e re. Prandaj mendoj se, jo që s’po i shkelim parimet tona, por po i bëjmë ato themele të një qeverisje te re, e cila me këto parime sigurohet të jetë edhe qeveri e drejtë”, ka thënë Ymeri, i cili është përfaqësues i grupit të punës se Vetëvendosjes për harmonizimin e qëndrimeve me LDK-në, AAK-në dhe NISMËN.

Ai beson se të dielën do të arrihet marrëveshja ndërmjet katër subjekteve politike që do të mundësojnë krijimin e një qeverie konstruktive, me një kurs të ri shtetëror./Epoka e Re/.

Bibliotekistët akuzojnë Bashotën

0

sali bashotaIsh-drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, tani kryetar i Bordit Drejtues, Sali Bashota, si duket nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga ndikimet e tij personale në këtë institucion.

Të paktën, me këso akuze po e ngarkojnë punëtorët e këtij institucioni. Rreth 20 prej këtyre të fundit do të transferohen në Bibliotekën Universitare, institucion ky i ndarë nga BKK-ja në fillim të këtij viti. Punëtorët po thonë se Bashota po i përzgjedh vet sipas interesave të tij personale, se cilët bibliotekist do të shkojnë në Universitare, e jo sipas kritereve. Shumica prej tyre nuk janë të kënaqur me kalimin nga BKK “Pjetër Bogdani”, pasi kanë kaluar shumë vite punë në këtë institucion.

Një prej tyre e akuzon Bashotën që ka interesa personale të ngushta me ministrin e Arsimit në largim, Ramë Buja, e prandaj “po bënë çfarë po ia do qejfi me Bibliotekën”. I njëjti punëtor që nuk dëshiron të flas me emër për shkak të frikës që ka nga Bashota, thotë se kur e kanë marr lajmin për transferim, u kishin premtuar se do t’ua rrisin rrogën. Ky madje i ka gjetur edhe fajtorët./tribuna/

Mbi 19 mijë të rinj kanë konkurruar për 400 vende pune në Polici

0

Policia-rrugoreMbi 19 mijë të rinj kanë konkurruar për 300-400 vende pune në Polici. Kjo nga ekspertët shihet më shumë si krizë e papunësisë sesa që e duan aq fort uniformën.

I tërë procesi do të përfundojë në nëntor të këtij viti, ndërsa policët e rinj pritet që ta fillojnë punën në fillim të vitit të ardhshëm.

Konkursi ishte shpallur me 26 maj dhe ka vazhduar deri më 17 qershor.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelanit janë mbi nëntëmbëdhjetë mijë aplikues të cilët kanë konkurruar në konkursin për zyrtarë policorë. Por, Kelani nuk ka dhënë ndonjë shifër se sa policë të rinj do të pranohen nga ky konkurs. /Tribuna/

Xinxrrat

0

Skender Berisha

 

Xin xin xin xinxërrrrr…

ta ndiej atë timbër
nga ballkoni i tëhuajtur
sa rëndë duke bluajtur

me xin xin xërrrr…
më vjen te veshi e tjerr
mes betoni mes shtëpish
sikur do me mua të rrish

xin xin xërrr… e turr në gur
bari kërkund kërkund
unë e ngris me fund
më shfaqesh prap dikund

kur hesht bota
kur ndalen kuitjet e automobilave
kur kundërmojnë lulet e rralla
të përvluara në saksitë
që kanë harruar t’i ujisin