6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Eqa i dëshpëruar në Prishtinë, “pensionohet” në Prizren

Eqrem KryeziuuNë pamundësi që t’iu bëjë ballë dy humbjeve radhazi, e aq më pak që t’i bëjë ballë edhe njëherë një koalicioni të LDK-së me AAK-në e Nismën, Eqremi mori vendimin më të rëndësishëm në jetën e tij politike. I dëshpëruar nga kjo situatë dhe zhvillimet brenda partisë së tij, ai do t’i thoshte “lamtumirë” subjektit të cilin e themeloi para 25 vjetësh.

Por, këtë vendim Eqremi e bëri pa ndonjë konsultim me partinë, dhe pa ofruar një kërkesë me shkrim në partinë të cilës i shërbeu për afër 25 vjet. Jo vetëm opinioni, por edhe partia e vetë z. Kryeziu, vendimin e tij për dorëheqje e mësoj nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Më 27 qershor, një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qershorit, Eqrem Kryeziu në një shkrim të postuar në rrjetin e tij social shkroi arsyet që e kishin detyruar atë të dorëhiqet nga të gjitha funksionet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Nga rezultatet zyrtare të shpallura sot prej KQZ del se nuk kam marrë mbështetje të mjaftueshme për të vazhduar të jem edhe më tej përfaqësues i anëtarësisë si kryetar i Degës dhe si anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Së këndejmi, me këtë rast jap dorëheqje nga ato funksione. Jam i kënaqur, përkundër ndarjes nga një çerek shekulli veprimtarie brenda LDK-së, sepse nuk më ka shkuar asnjëherë as në mendje të përkrah njerëzit e dhunshëm (“Kush e ndihmon dhunuesin, dhunuesi do ta sundojë”). Nga ana tjetër, shpresoj se edhe Ju jeni të kënaqur, jo se qëndrimi Juaj ishte si imi, por sepse ishte zgjedhja që keni bërë vetë. Uroj të takohemi në rrethana më të dinjitetshme”, kanë qenë fjalët e vetme të thëna e të shkruar nga vetë z. Eqrem Kryeziu.

Një dorëheqje të tillë ai nuk e ka bërë në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtarë i së cilës ka qenë deri në ditën e dorëheqjes. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Botapress” edhe nënkryetari i LDK-së Haki Rugova.

I kontaktuar nëpërmjet telefonit nga gazeta “Botapress” për të ditur arsyet pse nuk ka dorëzuar kërkesën me shkrim për dorëheqje në kryesinë e LDK-së dhe nëse do të marrë pjesë në takimin e së premtes në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, z. Kryeziu nuk e ka parë të udhës që të deklarohet për asnjërën çështje.

Më Shumë

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Lajmet e Fundit