9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Itali, arrestohet shqiptari me lituanezen, u kapën me 9 kg heroinë

policia italiNjë shqiptar dhe një vajzë nga Lituania janë vënë në pranga në Foxhia të Italisë pasi u janë gjetur 9 kilogramë lëndë narkotike heroin në apartamentin e tyre në San Severo. Policia italiane ka arrestuar në rajonin e Foxhias 35-vjeçarin shqiptar Ziber Tusha dhe bashkëjetuesen e tij 32-vjeçaren Sandra Benusyte.

Droga ishte e ndarë në 18 pako, ndërsa atyre u janë gjetur edhe 5300 euro që dyshohet se janë të ardhura nga aktivitete kriminale.

Nëse kjo lëndë narkotike do të shitej në treg vlera e saj do të kalonte shifrat e 450 mijë eurove. Gjithçka kishte nisur gjatë një shërbimi kontrolli territori pas një grabitjeje që kishte ndodhur në një prej rrugëve të Foxhias.

Agjentët e policisë që ishin në shërbim panë një makinë “Alfa 147” me ngjyrë të zezë dhe me të cilën po udhëtonin dy personat, Ziber Tusha dhe lituanezja Sandra Benusyte. Këta të fundit u munduan që t’i shmangeshin postbllokut të policisë, por forcat e policisë bënë të mundur ndalimin e tyre, dhe gjatë kontrollit, karabinierët gjetën dy pako me heroinë në çantën e 32-vjeçares, që e kishte lënë në sediljen e pasme.

Menjëherë pas kësaj, agjentët kanë shkuar në banesën e çiftit në San Savero ku kanë gjetur edhe pjesën tjetër të drogës dhe shumën e parave. Në një çantë kompjuteri që ishte fshehur pas një dollapi rrobash, ishin 16 pako të tjera. Ndërkaq paratë më shumë se 5000 euro janë gjetur të shpërndarë nëpër disa sirtarë, në kuzhinë dhe dhomën e gjumit.

Pas disa pikturave policia ka gjetur dhe disa doza droge që ishin bërë gati për ti shitur. Menjëherë, shqiptari Ziber Tusha dhe bashkëjetuesja e tij Sandra Benusyte, janë vënë në pranga dhe janë shoqëruar për në qelitë e burgut të Foxhias. Ata akuzohen për “trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”. Lënda narkotike dhe paratë janë sekuestruar e do të përdoren si prova gjatë procesit hetimor.

Më Shumë

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Lajmet e Fundit