36.6 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025
Home Blog Page 7904

Kosova, në ngërç politik?

0

yesPDK thotë se ajo e ka grupin më të madh parlamentar dhe i takon ta propozojë dhe zgjedhë kryetarin e kuvendit. Blloku opozitar thotë se i takon atij zgjedhja e kryetarit, sepse ka grupin më të madh parlamentar.

Deputetët e tri subjekteve politike, ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) dhe të Nismës për Kosovën, u regjistruan në Kuvendin e Kosovës si një grup parlamentar. Me këtë veprim, deputetët e bllokut opozitar po synojnë që të jenë grupi më i madh parlamentar me 47 deputetë në kuvend, në mënyrë që ta marrin postin e kryetarit të Kuvendit me mbështetjen edhe të lëvizjes Vetëvendosje, e cila përfaqësohet me 16 deputetë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se LDK, AAK dhe Nisma do të prezantohen në kuvend si një Grup dhe se ai vetë do të jetë kryetar i këtij grupi parlamentar.

Mirëpo, ish-shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, thotë se PDK që ka 37 deputetë mbetet grupi më i madh parlamentar, sepse sipas tij, ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës nuk njohin koalicione paszgjedhore.

Sidoqoftë, më 17 korrik presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, caktoi seancën konstituuese të Parlamentit të Kosovës. Në këtë seancë pritet të vërtetohet grupi më i madh parlamentar, të cilit i takon edhe propozimi i parë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Mirëpo, analistët qysh në këtë seancë parashohin ngërçin e parë politik rreth të së drejtës për kryetar të kuvendit.

Këto ditë në debate të shumta është përmendur edhe çështja e një qeverie teknike, si një nga idetë e shumta për të evituar siç thuhet ngërçin politik. E gjithë kjo pas ndarjes së spektrit politik kosovar tashmë në dy blloqe.

Imer Mushkolaj tha se krijimi i një qeverie teknike është i mundshëm nëse nuk zgjidhet ngërçi politik.

“Kjo nuk është zgjidhja më e mirë dhe, po qe se ekziston vullneti politik, qeveria do të krijohet pa pasur nevojë për zgjedhje të reja, të cilat nuk do t’i konvenonin askujt në këtë moment përveç PDK-së. Sidoqoftë, çfarëdo qeverie që do të krijohet nuk do të mund ta çojë mandatin deri në fund. Zgjidhja për konstituimin e institucioneve duhet gjetur shpejt, përndryshe kriza do të thellohet dhe qytetarët janë ata që do të pësojnë më se shumti”, thotë Imer Mushkolaj.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë që nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve vazhdimisht e përsërisin se prania ndërkombëtare nuk përzihet në formimin e institucioneve. Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, thotë se u takon partive politike, që pas zgjedhjeve të cilat ishin mirë të organizuara, t’i formojnë vet institucionet e reja. /DW/

Rugova: E presim përkrahjen e Vetëvendosjes

0

HakiRugova-ldk14Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka hedhur poshtë mundësitë që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja. Ai ka thënë se koalicioni LDK-AAK-NISMA do ta formojë qeverinë e re para shtatorit.

“ Nuk pres të kerr zgjedhje të reja për arsye se do të funksionojë koaliciononi LDK-AAK-NISMA, i cili ka numrat në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Rugova duke shtuar se akush nuk mund të prishë ujdinë e krijuar ndërmjet këtyre tri partive politike.

Rugova ka thënë se nuk do të paraqesin problem as kushtet të cilat i ka vënë partia e Albin Kurtit.

“Çdo marrëveshje behët ne bazë të kompromiseve dhe ne si LDK nuk mund të punojmë me kushte të kujdo qofshin ato. Ne nuk mund ta kemi lakun ne fyt as prej Vetëvendosjes e as prej askujt. Ne qoftë se ata mendojnë se Kosova nuk duhet tash e tutje të qeveriset nga Hashim Thaçi, atëherë duhet të na përkrahin. Prandaj e presim përkrahjen e Vetëvendosjes”, ka thënë Rugova./Epoka e Re/.

Në Bruksel, sot bisedohet për barrikadat

0

BrukseliShefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka kërkuar nga ekipi i saj në Bruksel që të thërrasë për të premten (sot) një takim midis Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje për të gjitha çështjet që lidhen me Urën e Mitrovicës, në përputhje me marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në frymën e normalizimit të marrëdhënieve.
Pardje, në veri të Mitrovicës ka nisur ndërtimi i sheshit Car Lazar, i cili prek cepin verior të urës qendrore mbi lumin Ibër.

Si kundërpërgjigje, banorët shqiptarë në Lagjen e Boshnjakëve kanë vendosur një cilindër betoni duke e emërtuar atë Sheshi Adem Jashari, të cilit kryetari i Mitrovicës veriore Goran Rakiq ia ka bërë benë se do ta largoj.

E po ashtu dhe një tjetër shesh është ndërtuar mbrëmë i quajtur “UÇK”.

Memoare Legjendare

0

Bernard SumnerBernard Sumner do ta publikojë autobiografinë “Chapter and Verse (New Order, Joy Division and Me)” më 27 shtator në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas një përshkrimi në Amazon, kitaristi 58 vjeçar do të flasë për fëmijërinë e tij, ngritjen e Grupit New Order, historitë prapa këngëve si “Blue Monday” si dhe për bllokun legjendar Haçienda të Manchesterit.

Sumner, gjithashtu, do të japë detaje për vetëvrasjen e këngëtarit kryesor të Joy Divison, Ian Curtis, më 1980.

Përveç punës në libër, Sumner dhe shokët e tij të bendit nga New Order kanë punuar në një muzikë të re, të parën pa kontributin e basistit Peter Hook në shkrimin e këngëve, i cili kishte lënë grupin i hidhëruar më 2007.

Vitin e kaluar, Sumner i kishte thënë Rolling Stone: “Po punojmë me hove dhe po shkruajmë njashtu në shtëpi, kështu që ne jemi vazhdimisht këtu, na deshët apo jo; dhe ne jemi këtu që të rrimë”.

Asokohe ai thoshte se grupi po shqyrtonte mundësinë që të bënte, më parë se album, disa regjistrime të gjata.

“Mendoj se ne dëshirojmë që ky album të jetë më tepër një album sintetizues-elektronik, sepse dy të fundit kanë qenë më shumë të bazuar në kitarë”, thoshte ai.

“Mendoj se ne dëshironim një pushim nga muzika elektronike vetëm sa për të krijuar një distancë me të ashtu që të shihnim se çka ishte ajo që ne dashuronim tek ajo muzikë. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë hapësirë të mjaftueshme në album për incizime cool të kitarës nëse ato ekzistojnë”.

Grupi e ka debutuar incizimin “ Drop the Guitar” që i shfaqte ndjeshmëritë eketronike të grupit në Lollapalooza të Kilit, në prill. Ajo ishte edhe kënga e parë e re e grupit që nga albumi i 2005’tës, Waiting for the Sirens’ Call.

Kuçovë, 15-vjeçari mbytet në rezervuarin e Vlashukut

0

rezervuariNjë 15-vjeçar me inicialet A.O ka humbur jetën, pasi është mbytur në një rezervuar në fshatin Vlashuk të qytetit të Kuçovës.

Mësohet se adoleshenti kishte shkuar për t’u larë në këtë rezervuar me shokët e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme, ku 15-vjeçari është futur në ujë për t’u freskuar dhe nuk ka dalë më në breg.

Shokët dhe familjarët janë vënë në kërkim të tij, por nuk kanë arritur ta gjejnë.

Më pas, ata kanë njoftuar policinë e Beratit dhe polumbarët për të kërkuar trupin e pajetë të adoleshentit, të cilët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të tij.

Bleona në Kosovë, ‘selfie’ në krahët e Getoarit

0

bleona getoariBleona Qerreti duket tepër në formë pas ndarjes me Gani Bardhin, me të cilin pati një histori të gjatë dashurie.

Këngëtarja duket se i është fitur me kokë projekteve të muzikës, dhe në këtë drejtim nuk kursen bashkëpunimet as me këngëtarët nga Kosova.

Me anë të një selfie ku shfaqet në krahët e reperit të njohur kosovar Getoar Selimi, Bleona duket se tregon nisjen e një bashkëpunimi apo projekti të ri në muzikë.

Por për momentin fansat le të gëzohen me foton, kënga ndoshta vjen më vonë.

Fjalën për Kryeparlamentarin e ka KP i LDK’së

0

ArbenGashi-LDKArben Gashi ka plotësuar sot formularin e regjistrimit të Deputetit në Kuvendin e Kosovës, duke u shënuar në përkatësinë politike si LDK-AAK-Nisma.

Ndonëse ky formular nuk nënkupton regjistrimin e Grupit Parlamentar, por vetëm regjistrimin individual të deputetëve, përfaqësuesit e partive që tashmë kanë arritur Koalicionin Opozitar kanë deklaruar gjatë ditë së sotme e ana ligjore ua mundëson krijimin e grupit të përbashkët parlamentar.
Ndërsa, Isa Mustafa, sipas Marrëveshjes së Koalicionit, do të jetë i propozuari për Kryetar të Kuvendit.

Mirëpo, siç raporton Kosovapress, Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se ende nuk kanë vendosur në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së se kush do të jetë Kandidat për Kryeparlamentar.

Kështu, me këtë deklaratë, Arben Gashi nuk e ka konsideruar si fakt të kryer kandidaturën e shefit të tij, Isa Mustafa.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së pritet të mblidhet nesër, në orën 16:30, ku do të diskutohet Marrëveshja e Koalicionit Opozitar, e cila postin e Kryeministrit ia ka dhënë liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj, ndërsa Isa Mustafës ia ka rezervuar postin e Kryeparlamentarit, por që nuk dihet me siguri të plotë nëse do të mund ta marrë atë.

Arben Gashi, i cili ka fituar mandatin e dytë radhazi, ka thënë se ai është regjistruar sipas vendimit të Grupit Parlamentar të LDK’së, i cili është LDK-AAK-Nisma, ndonëse, sipas tij, ai ka opinionet e tij rreth këtij vendimi, por e ka respektuar atë.

Regjistrimi i deputetëve ka filluar dje me deputetët e PDK’së, ka vazhduar sot me deputetët e LDK’së dhe AAK’së, ndërsa nesër do të regjistrohen deputetët e Vetëvendosjes, Nismës për Kosovën dhe të komuniteteve pakicë./politiko.net/

Albin Kurti: Marrim pjesë në qeveri, vetëm nëse arrijmë marrëveshje

0

blloku opozitar

Pas tri orësh, përfundoi takimi mes krerëve të katër partive politike: Isa Mustafa (LDK), Albin Kurti (VV), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (Nisma).
Për media nuk u deklaruan Mustafa dhe Limaj, ndërkaq Kurti tha se në takim ishin 12 persona, nga tre prej secilës parti.

“Ky ishte takimi më përmbajtjesor. Kaloi një muaj që është vendosur të mos lejohet qeveria e re e regjimit të vjetër. Para një muaji pakkush ka besuar se partia në pushtet nuk do të ndryshojë dakordimin tonë”, ka thënë Kurti.
Ai ceku se ata janë në fazën e diskutimeve dhe se sot janë diskutuar çështjet e dialogut e privatizimit.

“Ajo çfarë kemi arritur është krijimi i një ekipi të punës që do të përbëhet me nga një anëtar prej katër subjekteve, që deri të dielën do ta arrijnë dakordimin. Pa marrëveshje nuk e japim votën. Gjatë këtyre tre ditëve besoj do ta arrijmë dakordimin për të cilën kemi shprehur gatishmëri. Jemi të gatshëm të marrim pjesë në ekzekutivin e ardhshëm, por jo pa marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, Haradinaj thotë se kjo nuk ishte ditë e lehtë, raporton Telegrafi.
“Mendoj që ka qartësime. Ende është herët të flasim si do të vazhdojmë më tutje. Ekipi i ekspertëve do të punojë që në etapat e ardhshme të ecim më shpejtë. Ne jemi duke qartësuar parimet për programe”, tha ai, duke shtuar se sot nuk kanë biseduar për ndarje të resorëve.
“Me rëndësi është që deri në seancën që do të mbahet sot një javë, të konfirmohet ajo që kemi thënë katër partitë opozitare: jo qeveri e re e regjimit të vjetër”, theksoi Haradinaj.
Ai e ka të vështirë të thotë se a do të kyçet në bashkëqeverisje edhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Por, fakti që katër parti politike kanë marrë këtë kohë sot, ka interesim që të arrihet marrëveshja”, tha Haradinaj.

Nisin takimin

Ka nisur takimi në selinë e AAK-së ndërmjet Isa Mustafës, Albin Kurtit, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

Ashtu siç ka raportuar më herët “Epoka e re”, tre liderët e koalicionit LDK-AAK-NISMA (LAN) dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje! do të diskutojnë për çështjen e zgjidhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe formimin e qeverisë.

Blloku i partive politike, LDK-AAK-NISMA, duke u mbështetur në marrëveshjen e koalicionit të arritur më 10 qershor, përfundimisht ka vendosur që në Kuvendin e Kosovës të hyjë si një grup i vetëm parlamentar i quajtur “LDK-AAK-NISMA”.

Shokët nuk mundën ta shpëtojnë nga mbytja Riadin

0

drini i madhDymbëdhjetëvjeçari Riad Krasniqi nga Krusha e Madhe  është mbytur në lumin Drini. Familjarët tregojnë se Riadi është mbytur në kohën sa ishte duke u larë me shokë.

Riadi në mesditën e djeshme bashkë me vëllain më të vogël dhe disa shokë tjerë kishte shkuar në lumin Drin për t’u larë, ndërmjet fshatrave Krushë e Vogël dhe Bregdri të Zonës së Hasit.

Familjarët kanë rrëfyer për TV Prizrenin, se Riadi pasi ishte futur në ujë nuk kishte arritur më të dal,për shkak të thellësisë .

Vëllai i vogël bashkë me shokët kishin thirrur disa banorë të Krushës për të shpëtuar Riadin,të cilët kishin arritur të nxjerrin të vdekur.

Trupi i viktimës është dërguar për autopsi në Prishtinë.Në orët e pasdites trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjarëve për varrim.

Vendi ku ka humbur jetën ky fëmijë ,në rrjedhën e Drinit, ka disa thellësira të theksuara të cilat janë shkaktuar nga dëmtimi i shtratit të lumit./PrizrenPress.com/

Begaj inspektoi punimet e fazës së dytë të ujësjellësit në Drenoc

0

begaj ne drenocKryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, sot ka inspektuar punimet e fazës së dytë të ndërtimit të rrejtit të ujësjellësit i cili është duke u shtruar për kah lagjja e Lacajve në fshatin Drenoc të Komunës së Malishevës.

Pas inspektimit  Begaj u nda i kënaqur , pasi punimet po shkojnë mirë dhe kërkoi nga punëkryesit që të angazhohen maksimalisht dhe të marrin me përkushtim punën e tyre të cilën janë duke e bërë dhe të përfundoj ashtu brenda afatit të paraparë./PrizrenPress.com/