23.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7923

3.200 policë për pension para kohe, marrin sa gjysma e rrogës së fundit

0

Policia-shqiperiLigji i ri për Policinë e Shtetit parashikon që në fund të vitit, 10 240 efektivë policie të marrin shpërblim. Në nenin 63 të këtij ligji përcaktohet se këta efektivë policie do të marrin shpërblim në fund të vitit në masën e një page mujore. Ndërsa, vetëm 5 për qind e efektivëve do të mund të përfitojnë një shpërblim për punë të mirë, prej 6 pagash nga kreu i Policisë së Shtetit. Punonjësi i policisë, për shkak të përgjegjësisë dhe të rrezikshmërisë së lartë në detyrë në raport me strukturat e tjera të administratës shtetërore, ka përparësi në trajtimin financiar, ku përfshihet edhe shpërblimi nga drejtori i Policisë së Shtetit deri në masën e 6 (gjashtë) pagave mujore, për rezultate të larta në kryerjen e detyrës. Kriteret e përfitimit të shpërblimit përcaktohen me udhëzim të ministrit. Shpërblimi përballohet nga fondi i pagave”, citohet në nenin 63 të Ligjit të ri të Policisë.

Byroja e Hetimit
Për herë të parë në ligjin e uniformave blu është parashikuar që të ketë një Byro Hetimi. Në ligjin e ri përcaktohet se 50 punonjësit e kësaj strukture do të trajtohen me 100 për qind shtesë page. “Kjo strukturë kryen veprimtari gjurmuese dhe hetimore, në përputhje me legjislacionin penal dhe procedural penal, për veprat penale në fushën e korrupsionit dhe veprimtarinë kriminale të lidhur me të. Organizimi dhe funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit përcaktohet me urdhër të ministrit”, citohet në nenin 26 të ligjit të ri. Ndërsa në nenin 33 citohet se paga dhe shtesa mbi pagë për punonjësin e Byrosë Kombëtare të Hetimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Sigurimi i jetës
Po për herë të parë në ligjin e ri të policisë është parashikuar edhe sigurimi i jetës për efektivët. Në ligjin e ri qartësohet se nga sigurimi i jetës do të mund të përfitojnë 10240 punonjës policie. Ky sigurim do të kushtojë jo pak, por plot 70 milionë lekë të reja. Në nenin 67 të këtij ligji thuhet se “punonjësi i policisë përfiton sigurim jete sipas rregullave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave”. Në ligj përcaktohet edhe transferimi i 1283 punonjësve të Gardës, që do të ketë efekt financiar prej rreth 340 milionë lekësh.

PJESE NGA LIGJI I POLICISE
Neni 63
Trajtimi financiar gjatë qëndrimit në punë
1. Punonjësi i policisë, për shkak të përgjegjësisë dhe të rrezikshmërisë së lartë në detyrë në raport me strukturat e tjera të administratës shtetërore, ka përparësi në trajtimin financiar, ku përfshihet: shpërblimi në fund të vitit në masën e një page mujore, shpërblimi nga drejtori i Policisë së Shtetit deri në masën e 6 (gjashtë) pagave mujore, për rezultate të larta në kryerjen e detyrës. Kriteret e përfitimit të shpërblimit përcaktohen me udhëzim të ministrit. Shpërblimi përballohet nga fondi i pagave.
Neni 26
Byroja e Hetimit
Byroja Kombëtare e Hetimit është strukturë e veçantë e Policisë së Shtetit.
2. Kjo strukturë kryen veprimtari gjurmuese dhe hetimore, në përputhje me legjislacionin penal dhe procedural penal, për veprat penale në fushën e korrupsionit dhe veprimtarinë kriminale të lidhur me të.
3. Kjo strukturë ushtron kompetencat në të gjithë territorin e vendit dhe për veprimtarinë gjurmuese përgjigjet para drejtorit të Policisë së Shtetit, ndërsa për veprimtarinë hetimore procedurale përgjigjet edhe para prokurorit.
4. Organizimi dhe funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit përcaktohet me urdhër të ministrit.
Neni 33
Paga e punonjësit të byrosë
Paga dhe shtesa mbi pagë për punonjësin e Byrosë Kombëtare të Hetimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 67
Sigurimi i jetës
Punonjësi i policisë përfiton sigurim jete sipas rregullave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 71
Pensioni i parakohshëm suplementar
1. Punonjësi i policisë, që ndërpret marrëdhëniet e punës, përfiton pension të parakohshëm suplementar në masën 50% të pagës referuese të muajit në çastin e lindjes të së drejtës për përfitim.
2. Këtë pension e përfitojnë të plotë punonjësit e policisë, të cilët kanë vjetërsi shërbimi 15 (pesëmbëdhjetë) vite për meshkujt dhe 12 (dymbëdhjetë) vite për femrat, si dhe kanë mbushur moshën 47 vjeç për meshkujt dhe 42 vjeç për femrat.
3. Për çdo vit shërbimi mbi 15 vite për punonjësit e policisë meshkuj dhe 12 vite për punonjësit e policisë femra, punonjësi përfiton shtesë në masën 2% të pagës referuese të muajit të fundit. Shuma e përfitimit nuk duhet të jetë më shumë se 65% e pagës referuese të muajit të fundit. Për çdo periudhë shërbimi 10-15 vjet për punonjësit e policisë meshkuj dhe 7-12 vite për punonjësit e policisë femra, punonjësi i policisë përfiton pension të parakohshëm në masën 3% më pak se 50% të pagës referuese për çdo vit.
Neni 71
Pensioni i parakohshëm suplementar
1. Punonjësi i policisë, që ndërpret marrëdhëniet e punës, përfiton pension të parakohshëm suplementar në masën 50% të pagës referuese të muajit në çastin e lindjes të së drejtës për përfitim.
2. Këtë pension e përfitojnë të plotë punonjësit e policisë të cilët kanë vjetërsi shërbimi 15 (pesëmbëdhjetë) vite për meshkujt dhe 12 (dymbëdhjetë) vite për femrat, si dhe kanë mbushur moshën 47 vjeç për meshkujt dhe 42 vjeç për femrat.
3. Për çdo vit shërbimi mbi 15 vite për punonjësit e policisë meshkuj dhe 12 vite për punonjësit e policisë femra, punonjësi përfiton shtesë në masën 2% të pagës referuese të muajit të fundit. Shuma e përfitimit nuk duhet të jetë më shumë se 65% e pagës referuese të muajit të fundit. Për çdo periudhë shërbimi 10-15 vjet për punonjësit e policisë meshkuj dhe 7-12 vite për punonjësit e policisë femra, punonjësi i policisë përfiton pension të parakohshëm në masën 3% më pak se 50% të pagës referuese për çdo vit.
Neni 73
Pensioni suplementar
1. Punonjësi i policisë që mbush moshën përfiton pension pleqërie.
2. Në masën e pensionit përfshihen pensioni i përllogaritur sipas ligjit për sigurimet shoqërore dhe një shtesë në masën 2% të pagës referuese të muajit në çastin e lindjes të së drejtës për përfitim, për çdo vit shërbimi. Shtesa nuk duhet të jetë më e lartë se pensioni i pleqërisë i përfituar sipas ligjit për sigurimet shoqërore.
3. Në momentin e daljes në pension pleqërie, punonjësi i policisë përfiton shpërblim në masën e 3 (tre) pagave mujore referuese të muajit të fundit.
Neni 101
Masat për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike
1. Kur sjellja e personit cenon rendin dhe sigurinë publike, punonjësi i policisë, në zbatim të përgjegjësive të tij,:
a) merr masa për shmangien e rrezikut për shtetasin dhe veten;
b) vlerëson nëse është e nevojshme marrja e masave shtesë ose dhënia e ndihmës dhe njofton menjëherë autoritetet përgjegjëse administrative.
2. Nëse cenimi i rendit dhe sigurisë publike ka ardhur si pasojë e veprimeve të një personi të mitur nën 14 vjeç, punonjësi i policisë merr masa për të ndërprerë veprimet e paligjshme dhe njofton prindin ose kujdestarin e të miturit.
Neni 102
Proporcionaliteti dhe ndërprerja e masave
1. Masa për të shmangur rrezikun duhet të jetë në proporcion me shkallën e rrezikshmërisë dhe nuk duhet të përbëjë kapërcim të kufijve të nevojës për situatën e paraqitur.
2. Masa mbetet e përshtatshme edhe nëse e ul rrezikun ose e pakëson atë përkohësisht. Nëse masa është e paefektshme, atëherë mund të zgjidhet një masë tjetër me ndikim më të madh.
3. Zbatimi i mëtejshëm i çdo mase të ndërmarrë ndërpritet menjëherë kur shkaku i saj nuk ekziston më.
Neni 103
Zbatimi masës së menjëhershme
1. Zbatimi i masës së menjëhershme merret vetëm nëse duhet mënjanuar një rrezik real dhe i çastit për rendin dhe sigurinë publike, i cili nuk mund të shmanget me anë të mjeteve të tjera.
2. Personi ndaj të cilit ndërmerret masa njoftohet menjëherë.
Neni 104
Përgjegjësia për gjendjen e objekteve
Kur rendi dhe siguria publike rrezikohen ose cenohen nga gjendja e një objekti, punonjësi i policisë merr masa ndaj pronarit të objektit ose, në rast pamundësie, njofton organin kompetent. Masa mund të jepet edhe ndaj personit që sillet si pronar i objektit.
Neni 105
Masat ndaj palëve të treta dhe e drejta e kompensimit
1. Masat mund të merren edhe ndaj personave që nuk përfshihen në nenet 102 dhe 105, të këtij ligji, në qoftë se rreziku real dhe i çastit për rendin dhe sigurinë publike ose cenimi i tyre nuk mund të shmangen ndryshe dhe për sa kohë që punonjësi përkatës i policisë nuk ka personelin dhe mjetet e duhura.
2. Sipas rrethanave të përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, punonjësi i policisë mund të kërkojë ndihmë. Ai gjithashtu mund të marrë përkohësisht në posedim objekte të tilla, si mjedise akomodimi, medikamente dhe ushqim, mjete pune, materiale ndërtimi dhe mjete transporti.
3. Në çdo rast të bashkëpunimit vullnetar apo të përdorimit me forcë të pronës së palëve të treta, lëshohet procesverbali përkatës.
4. Në çdo rast të thirrjes ose bashkëpunimit vullnetar të një personi apo pale të tretë për ndihmë për përdorim të mjediseve, mjeteve, objekteve, sendeve apo konsumit të mallrave dhe materialeve të tyre bëhet kompensimi fizik ose monetar.
5. Lloji dhe masa e kompensimit përcaktohen duke mbajtur parasysh përgjegjësinë e palëve dhe përfitimin nga shërbimi i ofruar, në përputhje me legjislacionin për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore.
6. Kur subjekti i cenuar nuk bie dakord me llojin dhe masën e kompensimit ka të drejtën e ankimit në gjykatë.
Neni 106
Shpërblimi i personit për ndihmën e dhënë
1. Çdo person mund të ndihmojë Policinë për kryerjen e detyrave të përcaktuara në ligj.
2. Nëse gjatë ndihmës që i jep Policisë, personi plagoset, sëmuret apo humbet aftësitë e tij për punë, ai ka të drejtë të përfitojë çdo ndihmë mjekësore, pension, pagesë për aftësi në punë dhe pagesë në rast vdekjeje, përfitime të cilat i takojnë një punonjësi policie në rast aksidenti në punë. Paga, mbi të cilën llogariten përfitimet e mësipërme, është ajo që përfitonte personi në vendin e tij të punës ose paga për të cilën është siguruar në mënyrë vullnetare apo si privat, deri në 30 (tridhjetë) ditë para ndodhjes së ngjarjes. Ajo nuk mund të jetë më e vogël se paga bazë për gradën “Nënkomisar”. Për rastet kur personi nuk është në marrëdhënie pune ose i siguruar, paga mbi të cilën llogariten këto përfitime është paga bazë për gradën “Inspektor”.
Neni 107
Masa administrative
Kur punonjësi i policisë konstaton shkelje administrative, për të cilat ligji ngarkon me detyra Policinë, merr masa administrative sipas legjislacionit për kundërvajtjet administrative.
Neni 108
Njoftimi për paraqitje në Polici
1. Punonjësi i policisë njofton personin për t’u paraqitur në ambientet e policisë në këto raste:
a) Për të marrë informacion për parandalimin e veprimit ose mosveprimit të kundërligjshëm;
b) Për të identifikuar personin që mund të ketë dijeni për rrezikun apo incidentin;
c) Për të identifikuar shkelësin e mundshëm të ligjit.
2. Njoftimi për paraqitje bëhet me anë të fletënjoftimit ose edhe verbalisht, kur personi është i pranishëm, duke përcaktuar arsyen e paraqitjes, të dhëna për punonjësin e policisë, kohën, vendin dhe informacion për ta kontaktuar punonjësin e policisë në rast pamundësie për t’u paraqitur.
3. Kur për shkak të kushteve personale dhe familjare, personi që njoftohet nuk mund të paraqitet në mjediset e Policisë, punonjësi i policisë mund ta marrë këtë informaion në vendndodhjen e personit të njoftuar.
4. Në rastet kur personi i njoftuar nuk paraqitet në ambientet e Policisë pa shkaqe dhe arsye të përligjura, Policia kryen shoqërimin kundër vullnetit të tij.

I burgosuri politik i Arzana Krajës

0

20140704092537923646Amselfeld është fjalë e përbërë. Amsel nënkupton mullenjën, ndërsa Feld është fusha. Gjermanët Kosovën shpesh e quajnë po kështu.

Fusha e Mullenjave. Paragjykimi lidhet me Fushën e Kosovës (Kosovo Polje), në fillim përdorur nga qarqet ushtarake austro-hungareze e më vonë është futur edhe në literaturën civile.
Sikundër supozohet ndryshe, ai veten nuk e gjen në Gjermani. Ai është një nga ata që kthehet në fuqi punëtore, në duar të rrekura për fabrikat gjermane. Pas burgut, Gjermania nuk është streha ideale e tij. Ai nuk e gjen veten as në Gjermani, e as në Kosovë. Nuk ka familje, nuk ka as motiv. Një ish i burgosur politik nga shteti që kurrë nuk i dha asgjë, me tentim adaptimi në shtetin që i dha punë krahu dhe duar të sakatuara.

Një histori plot emocion, një rrëfim karakteri, një film që në asnjë skenë të vetme nuk mbetet pa vetëm një fytyrë. Një fytyrë të vobektë, të harxhuar në burg, të mbetur pa përjetim. Një fytyrë e vdekur por që provon të ecë. Ky është i burgosuri që merr udhë në Gjermani, kthehet në Kosovë, kthehet në fëmijërinë e tij. Në film të kthyer mbrapshtë, ky është i burgosuri i Arzana Krajës.

“Është një rrëfim personal dhe asnjë skenë e filmit nuk do të jetë pa atë personazh. Janë problemet e një të burgosuri politik, kur ai ik në Gjermani po nuk e gjen veten. Pas torturave dhe pas shuplakës që ai merr në Gjermani, kthehet në Kosovë. Ai e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, dhe kthehet në vendlindje për tu përballur me ata që e tradhtuan” tregon Arzana Kraja për KultPlus.
Kraja së fundmi ka fituar mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës për projektin “Fusha e Mullenjave”. Ajo do të realizojë filmin e metrazhit të gjatë, që sipas saj është tentimi i saj më serioz kinematografik. Ajo thotë se këtë pasaportë për të depërtuar do ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë. Historia, lufta, situata, gjithçka është periferike. Në qendër të mullenjave të Krajës është një personazh, që nuk gjen prehje në asnjë vend.

“Tregimi shkon përtej të tashmes, nis në Gjermani dhe kthehet në fëmijërinë e këtij të burgosuri politik. Nuk kam dashur të paraqes një film me retrospektivë, por një emocion në trupin e këtij personazhi. Përmes tij do të kthehemi në kohën kur ishte student, gjithçka që ndodhi asokohe, edhe për një Prishtinë të panjohur” tregon Kraja.
“Nuk do ta fsheh aktorin, nuk do ta vendos kamerën prapa krahëve të tij ose ta xhiroj në total. Dua të jetoj me personazhin dhe me kamerën afër fytyrës.

Kjo është edhe tendenca ime, që të kem besueshmëri të karakterit” tregon regjisorja Arzana Kraja. Shkumbin Istrefi është aktori që tanimë ka marrë rolin kryesor në “Fushën e Mullenjave”, filmin që morri pikët maksimale në vlerësimin e jurisë së sivjetme për mbështetje filmike nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Melihate Qena e Luan Jaha do të jenë të tjerët që do të përballen me Istrefin, në dialogjet e forta e plot tension mes të tradhtuarit e atyre që tradhtuan.

“Ish të burgosurit politikë janë shtresë që kurrë nuk morën asgjë prej shtetit, ndoshta më të neglizhuarit. Pritjet e tyre për këtë shtet duhet të kenë qenë të mëdha, por askush nuk është marrë me ta. Ata kanë familje, jetojnë vështirë dhe janë ndoshta nga ata që bënë të krijohej edhe shteti. Tranzicioni ynë ndoshta është i ngadalshëm. Për ta, është si mos me pasë shpi” vazhdon Kraja.
Kraja ndihet e lumtur që morri vlerësimin maksimal nga QKK. Filmi i saj pritet të nisë me procedurat e zhvillimit të skenarit dhe logjistikës që pretendon të krijojë një film të metrazhit të gjatë, të munguar prej kohësh në skenën filmike kosovare.

“Filmi nuk është politik, as një deklaratë politike. Ka edhe luftë dhe pasoja lufte, por është film personal dhe me emocion. Kur e kam paraqitur para jurisë ka qenë një test fenomenal për mua sepse kështu kam dashur të shoh nëse të huajt e kuptojnë idenë e filmit, skenarin e tij. Ky është projekti më serioz për mua” shton Kraja.
“Është sikur të marrësh një njeri nga rruga dhe t`ia dëgjosh rrëfimin. Nuk ka lojë sipërfaqësore por shumë potencë, shumë kërkim për përgjigje” tregon Kraja. “Fusha e Mullenjave” ka marrë vlerësimin unanim për tu përkrahur nga QKK me arsyetimin e “trajtimit origjinal të problemeve të shoqërisë kosovare në tranzicion, dhe të diasporës Kosovare në Gjermani.

Sot pasdite publikohen rezultatet e zgjedhjeve

0

ValdeteDaka-zgjedhjetRezultatet e zgjedhjeve të 8 qershorit do të publikohen sot pasdite. Kështu ka deklaruar shefja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila nuk ka bërë me dije për orën e saktë.

Sipas saj, rezultatet do të bëhen gati paradite, ndërsa pa precizuar orën, ato sipas Dakës do të publikohen sot pasdite.

Injoranca në rendin e ri demokratik!

0

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Për të qenë plotësisht të saktë, duhet thëne me keqardhje se politika shqiptare as nuk provon të merret me problemin e vërtetë të bashkimit kombëtar shqiptar. Kjo politik aktuale gjithë veprimtarin e saj politike e kalon pa e prekur thelbin e së vërtetës së mbarë shqiptarisë. Si është e mundur që në shekullin e “demokracive të mëdha” të gabohet kaq shumë ku duket sheshazi një psikologji kaq e pandershme e kaq e padurueshme dhe kaq e rreme? Fatkeqësisht të bindur ndaj kësaj taktike joparimore, të gjitha forcat politike, vetvetiu e plot hipokrizi e kanë lënë mënjanë problemin e së vërtetës së përbashkët në mbarë hapësirat shqiptare, këto forca politike në vend se të merren me problemin e kombit dhe fatin e atdheut, bëjnë të kundërtën ato mobilizojnë tërë forcat që varen prej tyre e bëjnë fushatë me goditje të përqendruar kundër çiltërsisë. Të gjitha institucionet të ngritura prej strukturave të tyre, siç është shkenca, arti, familja, feja, shkolla, universiteti marrin pothuaj se të gjitha udhëzimet e gatishmërisë propaganduese, për të mënjanuar nga skena publike intelektualin që ka guxim të thotë e të publikoj të vërtetën e skenës mjeruese të politikës në mbarë hapësirat shqiptare, për të mos hyrë në debat serioz me kritikuesin e tyre, të mos luftohet ai me anë argumentesh, por nëpërmjet heshtjes, të linçohet, të bojkotohet e të injorohet.

A nuk është, arsyeja mjaft e zonja ti bënë zap konceptet politike të gabuara e joparimore ta disiplinoj e urtësoj nëpërmjet zgjuarsisë elementin e panënshtruar korruptiv e anarkist.

Duroni edhe disa vite të tjera u thonë popullit, duroni edhe disa dhjetëvjeçar e do të kaloj kjo krizë sociale ekonomike, pse jo edhe moralo politike që ka bërë një ngritje gjoja madhështore nga ndryshimi i sistemit socialist në atë kapitalist, ky sistem i fundit politik me anë të kulturës demokratike që ka në rend të pare interesin e individit e jo interesin bashkësive shoqërore, ky rend i ri shoqëror do ti pastroj në flakët e zjarrit të saj moral bashkësit shoqërore, në mënyrë që të përfitoj individi, kështu para së gjithash ata e tërheqin vëmendjen bashkësive shoqërore mbi problemet sociale ekonomike dhe krizës politike që po kalon atdheu, duke menduar se problemet shoqërore për një kohë kanë për tu harruar.

Edhe pse një shtresë popullore nuk flet lirshëm, por ma thot mendja se edhe kjo shtresë e nënshtruar e poullit nga sundimtari i tij politik, secili nga këta ka guximin vetëm të përsërisë më zë të ulët se punët shoqërore nuk po ecën në nivelin e duhur, kështu këta pavetëdije po i sherbejnë e po i japin ndihmesë kësaj hipokrizie të qytetrimit të ri demokratik.

Po, në emër të kujt, në shërbim të cilës ide kërkon moral modifikues ky rend i ri shoqëror? Që ka ndërtuar para së gjithash individin njerëzor materialist të pangopur e qejfli të korruptuar e të etur për para, këtij individi nuk i kërkohet aspak të jetë i moralshëm njerëzisht e politikisht, por vetëm të duket si i tillë. Për këtë shteti nuk do t,i ja dijë nëse vërtet bëhet fjalë për veprim moral, kjo mbase i intereson vetëm individit, që është i detyruar të maskoj veprimet e tij korruptive e të mos zihet në faj për shkelje rregullash ligjore. Shumë gjëra jo të mira kanë ndodhur, siç është krimi i organizuar nga vetë sundimtarët, por për to nuk duhet folur përderisa ligji nuk e përcakton fajtor?!

Si është e mundur kjo? Përgjigja është fare e thjeshtë, ky është rendi i ri demokratik, kjo është ajo krenaria e individit që sundon mbi shumicën, nëse vjedhë pasurin kombëtare nëse di ta mashtroj pafundësisht qytetarin e tij, është i aftë për të qeverisur! Kështu të qytetari i pavetëdijshëm po krijohet një kulturë vetëkënaqësie e optimizmi nga arroganca e qytetrimit të tij. Rrjedhoja e kësaj hipokrizie, na lë të kuptojmë e të shohim rrënimin psikologjik të shoqërisë së një kulture intelektualësh të ngritur profesionalisht. Si ka mundësi të zhvillohet shkenca e kultura e mirëfilltë e një populli të shumëvuajtur nga copitmi i tij padrejtësisht në pesë shtete, kur ka padrejtësi e pandershmëri, nuk ka mundësi të përhapet drita e dijes dhe diturisë, pikërisht ai që jep dije, mësuesi, artisti, shkencëtari, që mbase edhe vetë mund të jetë injorant e hipokrit? Pra, ky brez pedagogësh, për shkak të paditurisë së tyre i sjellin dëme të pariparueshme popullit e atdheut, por edhe njerëzimit mbarë.

Këto janë gjylet e topave, që shkaktojnë marramendjen morale të kohës së rendit të ri që po qëllon pamëshirshëm mbi nervat e popujve. Si është e mundur të heshtët nga politika ditore gjithë ky krim i organizuar i pushtetarëve të korruptuar, ata thonë policia është në dijeni dhe po vepron kundër kriminelëve, qindra mijëra të burgosur mund të flasin përçart nga birucat e burgut, ja ky është mbase shekulli ynë, lartësisht i moralshëm dhe tolerues.

Të gjitha i dine dhe fare nuk çajnë kokën, rëndësi ka që populli të mos i dëgjoj këto klithma tmerruese nga jashtë, kjo kurorë e thurrur për qytetërimin po konsiderohet nga injorantët si e shndritshme, si më e moralshmja e të gjitha kohëve e shtegtimeve të gjata njerëzore, sundimtari të mbetët dhe të ketë paprekshmëri në sytë e popullit e opinionit publik, sepse epoka e re e rendit të ri demokratik e vë para së gjithash pamjen e jashtme morale mbi atë qenien njerëzore!

Filloi zgjerim i urës kryesore në Malishevë

0

005Në kuadër të përmirësimit të lëvizshmërisë në hapësirat publike, sot në qytetin e Malishevës, kanë filluar punimet në zgjerimin e urës në rrugën “Rilindja Kombëtare”, ku parashihet zgjerimi i urës me trotuar, duke e përmirësuar lëvizjen e qytetarëve.

Ky projekt financohet nga Komuna e Malishevës dhe UN-HBITAT-i.Në ceremoninë e fillimit të punimeve, mori edhe kryetari i Malishevës, z.Ragip Begaj, i cili përveç vënies së gurthemelit, i uroi të gjithë për realizimin e këtij projekti, shumë të rëndësishëm, pasi pas dy muajsh, qytetarët do të mund të lëvizim lirshëm në urën mbi lumin “Mirusha”, por edhe ngasësit e veturave, gjithashtu do të vozitin lirshëm, pasi nuk do të pengohen nga kalimtarët mbi urë.

Projekti, “Përmirësimi i lëvizshmërisë dhe hapësirave publike në qendër të qytetit”, është i financuar nga Komuna e Malishevës dhe Programi për Përkrahje të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), program i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe implementuar nga UN-HABITAT-i. Vlera e projektit është 74 344 euro dhe financohet pesëdhjetë me pesëdhjetë përqind nga Komuna e Malishevës dhe UN-HABITAT-i dhe pritet të përfundoj brenda dy muajve./PrizrenPress.com/

 

Beyonce i hakmerret Jay Z në turne

0

Beyonce  Jay ZLajmi që rep artisti i njohur Jay Z e ka tradhtuar bashkëshorten e tij këngëtaren Beyonce, tash e sa kohë po mbush mediet e ndryshme anë e kënd botës. Edhe pse asnjëri nga ata nuk ka dhënë asnjë informacion apo detaj se çfarë po ndodh mes tyre, duket se Beyonce ka zgjedhur një mënyrë tjetër…

Ndonëse momentalisht janë në turneun e përbashkët, si duket Beyonce ka vendosur se në kornizë të këtij projekti t’i hakmerret rep artistit Jay Z me të cilin është e martuar tash e gjashtë vjet. Disa nga mediet e huaja e kanë komentuar performancën e saj të këngës ‘Resentment’, përmes së cilës sipas tyre, Beyonce e ka konfirmuar tradhtinë e bashkëshortit. Këngëtarja i ka ndërruar disa fjalë të këngës në mënyrë që ta përshtat më mirë me situatën në të cilën po gjendet. Versioni origjinal i këngës është: “I’ll always remember feeling like I was no good/ Like I couldn’t do it for you like your mistress could” – “Gjithmonë e kam ndjerë që nuk jam e mjaftueshme për ty. Thua se asnjëherë nuk kam mundur të jem si është e dashura jote”.

Ndërsa vetë këngëtarja këtë tekst e ka modifikuar pak.“I’ll always remember feeling like I was no good/Like I couldn’t do it for you like that wack bitch could” – “Mendon që nuk kam mundur të jem për ty si ajo k…a e keqe”.

Ndërkaq ndodh që shpesh këngëtarët të ndërrojnë pak fjalët e tekstit, por pjesa tjetër duket se e vulos këtë. Fjalët e tekstit: “Been riding with you for six years…I gotta look at her in her eyes and see she’s had half of me,” Beyonce i ka ndërruar në: “Been riding with you for 12 years…I gotta look at her in her eyes and see she’s had half of me. She ain’t half of me. That bitch will never be me”. Ndryshe Beyonce e ka ndërruar edhe numrin e vjetëve, por ka lënë të kuptohet se ajo kurrë nuk do të mund të jetë si Beyonce.

Arditi për pushime lutet në Jerusalem

0

Ardit GjebreaDuket se pothuajse të gjithë fytyrat publike, po i shfrytëzojnë këto ditë të flladit veror për të kaluar pushimet e verore.

E të njëjtën gjë e ka bërë edhe prezantuesi i njohur i ekraneve shqiptare Ardit Gjebrea, i cili ka postuar disa fotografi në llogarinë e rrjetit social “Facebook”, ku thotë se po kalon disa ditë pushimesh me familjen në qytetin e shenjtë të Jerusalemit.

Ai ka bërë dhe një ndalesë tek “Muri i Lotëve”, një vend i shenjtë për t’u lutur për banorët, ku kantautori shqiptar ka kërkuar bekim, shëndet, begati, si dhe ka falënderuar Zotin për familjen që i ka dhuruar.

Kujtojmë se disa nga VIP-at tanë tashmë kanë filluar pushimet. Gjersa Arditi ka zgjedhur Jerusalemin, këngëtarja Era Istrefi ka zgjedhur Budvën, e motra e saj, Nora për pushime ka zgjedhur Turqinë, ndërsa Bleona Qerreti bregdetin shqiptar.

Manipuluesit e testit të maturës, në Prokurori

0

Suhareke-testi maturesManipuluesit e testit të maturës do të përballen me Prokurorin. Ministria e Arsimit ka marrë vendim që t’i dërgojë emrat e të gjithë nxënësve dhe administratorëve që kanë manipuluar gjatë pjesës së parë të testit të maturës.

Në listën e ministrisë figurojnë emrat e rreth 100 personave që kanë manipuluar me testin e maturës në pjesën të mbajtur me 14 qershor. Zëvendësministri i i Arsimit, Nehat Mustafa, pohoi se Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës është në përfundim e sipër të listës me emrat e manipuluesve dhe atyre të cilët dëmtuan procesin e mbajtjes së testit të maturës 2014.

“Janë diku më shumë se 110 persona emrat e te cilëve do t’i dërgojmë në Prokurori”, ka thënë Mustafa. Sipas tij, në atë listë gjenden emrat e studentëve, administratorëve të testit si dhe të vëzhguesve të cilët dëmtuan mbarëvajtjen e testit. “Atë listë do ta dërgojmë në Prokurori, dhe do ta bëjmë kallëzimin penal kundrejt atyre personave”, ka theksuar Mustafa, sipas të cilit çdo person që ka manipuluar do të përgjigjet para drejtësisë. /tribuna/

Zbulohet rinia e errët e Angelina Jolie

0

Angelina JolieNdonëse njihet nga të gjithë si njëra ndër fytyrat publike më humane në botë, si një grua dhe nënë e mirë, duket se e kaluara e aktores Angelina Jolie ka qenë disi problematike.

Revista e njohur amerikane ‘National Enquirer’ në numrin më të ri sjell historinë e Jolie në kohën e rinisë, ndërsa publikon disa fotografi të pa publikuara të aktores Angelina Jolie. Sipas kësaj reviste këto foto janë bërë kur Jolie ishte njëzet vjeçare, ndërsa thuhet se në atë kohë ka qenë e varur nga droga.

Përpos fotografive kjo revistë sjell edhe bisedën me ish shitësin e drogës, i cili tregon se ia ka shitur shpesh herë drogën aktores. Ndër të tjera ai ka theksuar se Angelina përdorte droga të rënda si heroinë e kokainë. Krahas kësaj shitësi ka folur edhe për dëshirat e egra seksuale që aktorja ka pasur në atë kohë.

68-vjeçari Franklin Mayer, ka nënvizuar se aktorja në shumicën e rasteve ka ardhur tek ai në banesë për ta marrë drogën, por ka pasur raste kur edhe ai ka shkuar deri tek vendi ku ka qenë Jolie.

Tani vetëm mbetet të shohim se si do të reagojë bashkëshorti i saj, aktori i njohur Brad Pitt, kur të marrë vesh të kaluarën problematike të Angelina Jolie.

VV dhe Srpska e çojnë vendin në zgjedhje

0

prishtinaBlloqet e krijuara mes PDK-së në njërën anë dhe LDK-së në anën tjetër, duhet të shkrihen ose vendi rrezikon që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ky mesazh pritet që brenda ditësh t`u kumtohet liderëve të partive kryesore në vend nga përfaqësues të lartë ndërkombëtarë.

Deri te kjo situatë do të vijë pasi që të dyja blloqet, qoftë ai i PDK-së apo blloku LDK-AAK-Nisma, nuk do të mund t`i arrijnë 61 deputetë pa e pasur në koalicion Lëvizjen Vetëvendosje ose Listën Srpska. Varësia e Qeverisë së ardhshme nga këto dy subjekte parlamentare del të jetë e papranueshme për shkaqe krejtësisht të ndryshme.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend e vlerësojnë pozitivisht evoluimin e Vetëvendosjes por nuk mendojnë se Qeveria e ardhshme duhet të hyjë në aventura sa i përket dialogut me Serbinë.

Lëvizja Vetëvendosje ka evoluuar në qëndrimin e saj, por insistimi që të mos krijohet Asociacioni i Komunave Serbe do të çonte në dështimin e marrëveshjes së Brukselit, gjë që është e papranueshme.

Arsye krejt tjera, kanë bërë që i papranueshëm të jetë edhe koalicioni që do të varej nga nëntë deputetët e listës Srpska./tribuna/