8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Injoranca në rendin e ri demokratik!

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Për të qenë plotësisht të saktë, duhet thëne me keqardhje se politika shqiptare as nuk provon të merret me problemin e vërtetë të bashkimit kombëtar shqiptar. Kjo politik aktuale gjithë veprimtarin e saj politike e kalon pa e prekur thelbin e së vërtetës së mbarë shqiptarisë. Si është e mundur që në shekullin e “demokracive të mëdha” të gabohet kaq shumë ku duket sheshazi një psikologji kaq e pandershme e kaq e padurueshme dhe kaq e rreme? Fatkeqësisht të bindur ndaj kësaj taktike joparimore, të gjitha forcat politike, vetvetiu e plot hipokrizi e kanë lënë mënjanë problemin e së vërtetës së përbashkët në mbarë hapësirat shqiptare, këto forca politike në vend se të merren me problemin e kombit dhe fatin e atdheut, bëjnë të kundërtën ato mobilizojnë tërë forcat që varen prej tyre e bëjnë fushatë me goditje të përqendruar kundër çiltërsisë. Të gjitha institucionet të ngritura prej strukturave të tyre, siç është shkenca, arti, familja, feja, shkolla, universiteti marrin pothuaj se të gjitha udhëzimet e gatishmërisë propaganduese, për të mënjanuar nga skena publike intelektualin që ka guxim të thotë e të publikoj të vërtetën e skenës mjeruese të politikës në mbarë hapësirat shqiptare, për të mos hyrë në debat serioz me kritikuesin e tyre, të mos luftohet ai me anë argumentesh, por nëpërmjet heshtjes, të linçohet, të bojkotohet e të injorohet.

A nuk është, arsyeja mjaft e zonja ti bënë zap konceptet politike të gabuara e joparimore ta disiplinoj e urtësoj nëpërmjet zgjuarsisë elementin e panënshtruar korruptiv e anarkist.

Duroni edhe disa vite të tjera u thonë popullit, duroni edhe disa dhjetëvjeçar e do të kaloj kjo krizë sociale ekonomike, pse jo edhe moralo politike që ka bërë një ngritje gjoja madhështore nga ndryshimi i sistemit socialist në atë kapitalist, ky sistem i fundit politik me anë të kulturës demokratike që ka në rend të pare interesin e individit e jo interesin bashkësive shoqërore, ky rend i ri shoqëror do ti pastroj në flakët e zjarrit të saj moral bashkësit shoqërore, në mënyrë që të përfitoj individi, kështu para së gjithash ata e tërheqin vëmendjen bashkësive shoqërore mbi problemet sociale ekonomike dhe krizës politike që po kalon atdheu, duke menduar se problemet shoqërore për një kohë kanë për tu harruar.

Edhe pse një shtresë popullore nuk flet lirshëm, por ma thot mendja se edhe kjo shtresë e nënshtruar e poullit nga sundimtari i tij politik, secili nga këta ka guximin vetëm të përsërisë më zë të ulët se punët shoqërore nuk po ecën në nivelin e duhur, kështu këta pavetëdije po i sherbejnë e po i japin ndihmesë kësaj hipokrizie të qytetrimit të ri demokratik.

Po, në emër të kujt, në shërbim të cilës ide kërkon moral modifikues ky rend i ri shoqëror? Që ka ndërtuar para së gjithash individin njerëzor materialist të pangopur e qejfli të korruptuar e të etur për para, këtij individi nuk i kërkohet aspak të jetë i moralshëm njerëzisht e politikisht, por vetëm të duket si i tillë. Për këtë shteti nuk do t,i ja dijë nëse vërtet bëhet fjalë për veprim moral, kjo mbase i intereson vetëm individit, që është i detyruar të maskoj veprimet e tij korruptive e të mos zihet në faj për shkelje rregullash ligjore. Shumë gjëra jo të mira kanë ndodhur, siç është krimi i organizuar nga vetë sundimtarët, por për to nuk duhet folur përderisa ligji nuk e përcakton fajtor?!

Si është e mundur kjo? Përgjigja është fare e thjeshtë, ky është rendi i ri demokratik, kjo është ajo krenaria e individit që sundon mbi shumicën, nëse vjedhë pasurin kombëtare nëse di ta mashtroj pafundësisht qytetarin e tij, është i aftë për të qeverisur! Kështu të qytetari i pavetëdijshëm po krijohet një kulturë vetëkënaqësie e optimizmi nga arroganca e qytetrimit të tij. Rrjedhoja e kësaj hipokrizie, na lë të kuptojmë e të shohim rrënimin psikologjik të shoqërisë së një kulture intelektualësh të ngritur profesionalisht. Si ka mundësi të zhvillohet shkenca e kultura e mirëfilltë e një populli të shumëvuajtur nga copitmi i tij padrejtësisht në pesë shtete, kur ka padrejtësi e pandershmëri, nuk ka mundësi të përhapet drita e dijes dhe diturisë, pikërisht ai që jep dije, mësuesi, artisti, shkencëtari, që mbase edhe vetë mund të jetë injorant e hipokrit? Pra, ky brez pedagogësh, për shkak të paditurisë së tyre i sjellin dëme të pariparueshme popullit e atdheut, por edhe njerëzimit mbarë.

Këto janë gjylet e topave, që shkaktojnë marramendjen morale të kohës së rendit të ri që po qëllon pamëshirshëm mbi nervat e popujve. Si është e mundur të heshtët nga politika ditore gjithë ky krim i organizuar i pushtetarëve të korruptuar, ata thonë policia është në dijeni dhe po vepron kundër kriminelëve, qindra mijëra të burgosur mund të flasin përçart nga birucat e burgut, ja ky është mbase shekulli ynë, lartësisht i moralshëm dhe tolerues.

Të gjitha i dine dhe fare nuk çajnë kokën, rëndësi ka që populli të mos i dëgjoj këto klithma tmerruese nga jashtë, kjo kurorë e thurrur për qytetërimin po konsiderohet nga injorantët si e shndritshme, si më e moralshmja e të gjitha kohëve e shtegtimeve të gjata njerëzore, sundimtari të mbetët dhe të ketë paprekshmëri në sytë e popullit e opinionit publik, sepse epoka e re e rendit të ri demokratik e vë para së gjithash pamjen e jashtme morale mbi atë qenien njerëzore!

Më Shumë

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Lajmet e Fundit