15.4 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025
Home Blog Page 7925

Satanizmi ma vodhi gurin e urtisë në vatrën time!

0

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Nga gojdhëna e popullit kam dëgjuar se si një njeri i zoti kishte arritur ti mbledhe një thesë lanetësh dhe ishte nisur për t`i shitur në treg. Rrugës takoi një njeri dhe e pyeti çfarë keni aty në thes? Ky zotëriu i tha se kam një thes me dreqën! Po mirë i thotë ky tjetri ma zgjidh një, e s`i t`a zgjedh more zotëri, fund e krye njësoj janë. Nga kjo gojdhënë popullore mbi fjalën, lanet, satan, djall, shejtan, dreq, etj. Na delë e dhëna se kjo shprehje popullore përdorët si sinonim për njeriun që i bënë keq të tjerëve, pra është kjo një damkë e njohur nga të gjithë për njeriun keqbërës, i cili të bënë lajka për të mashtruar, për t`i ngatërruar dikujt drejtimin nga duhet të shkoj, e fut në rrugë të gabuar.

Këto ditë vere në plazhin e Shën Gjinit, ku isha për një ditë pushimi me dhëndrrin tim nga Suhareka. Aty në plazhin e Adriatikut takova një gurbetqar të njohur ngaherë, me të cilin pata rastin të bisedoj si e kalon jetën në gurbet atje në Londër të Britanisë së Madhe ku ka që disa vite punon e jeton me familjen e tij katër anëtarëshe.

Ja çka tha ai. -Jemi çakërdisur ore vëlla, jemi shpërndarë ne shqiptaria sa andej-sa këtej, u çakërdisëm si zogjtë e korbit, një djalë imi ka hyrë në rrugë të gabuar, ndërsa unë dhe familja po i bartim pasojat, ai me një peshë guri të rëndë zemre ishte i brengosur për djalin e tij se kishte hyrë me një shoqëri të keqe që e quajnë atje në Angli një kult spirtualiteti satanik që i takojnë satanizmit. Unë i thashë mikut, si satanikët si satanistët një sojë janë! –Jo ore mik mu drejtua ai, satanikët dhe satanistët nuk janë njësoj. Satanikët dhe satanistët nuk janë njësoj, satanistët besojnë në forcat e natyrës, kanë një lloj arti të jetesës, ata nuk pranojnë sakrifica. Ndërsa satanikët i takojnë satanizmit të vërtetë ku gjatë ritualeve praktikojnë sakrifica njerëzore, kur bëhet thirrja e djallit.

Ja ç`dëgjova në vazhdimsi tek isha në një gjendje hutimi, mendova më vete po satanizmi është imazh i natyrës njerëzore, që të vretë për kënaqësi, të bënë keq për të fituar ndjenjën për të qenë i forte. Por habia ime ishte si s`i miku nga gurbeti e njifte mire satanizmin dhe vazhdoi tutje: -Siç shkruan hulumtuesi i satanizmit Jon Tod: “Të gjitha pllakat e rock muzikës, që i kushtohen djallit, janë të incizuara sipas principit të njejtë. Shfrytëzohet një ritëm i cili i përgjigjet aktit seksual. Njeriun menjëherë e kaplon një ndenjë e shqetësimit e cila shpesh përcjellët me histeri… nëse njerëzit një kohë i nënshtrohen këtyre tingujve ata më vonë bëhen më shqetësues, më depresiv, e pastaj edhe më agresiv Ai i cili ka durim t`i dëgjoj tekstet e kësaj muzike, shpejt do të përfundoj të kuptoj se mesazhi i tyre është, të kundërvyerit e shoqërisë, prindërve e vlerave tradicionale të shëndosha. Lirimi i të gjitha potencialeve seksuale, apo shfrenimi seksual tek njeriu, është kushti i domosdoshëm që të prodhohet anarkia e cila nga ana e saj kontribon vendosjen e demonit botëror të satanizmit”. -Shum prej rock këngëtarëve, në këngët e tyre haptas shprehin adhurimin e tyre ndaj Satanës. Kurse unë e di se i vetmi që duhet adhuruar është Zoti ynë i madhërishëm. Kështu për shembull legjenda e kësaj muzike, Johon Lenon me grupin e tij “Beatles” i drejtohet më fjalët: “Liroj njerëzit menjëherë, ne jemi duar hapur në ajër…Duam që të lidhemi për ty, liroje qenin njerëzor… emir yt është 666”.

E dija se miku në këtë drejtim të fushës muzikore kishte njohuri profesionale se para se të shkonte në Angli ai ka punuar si profesor i muzikës në një nga shkollat e mesme në Kosovë. Ndërsa unë në një bllok shënimësh shënoja rrëfimin e tij, edhe miku kishte njohuri për mua se merrem me shkrime, dhe i erdhi mire që mbaja shënim. Për mua ishte kjo një temë interesante se të paktën nuk po e humbsja kohën kotë në brigjet e Adriatikut. Por miku nuk u ndal me kaq ai vazhdoi tutje: -Edhe kinematografia botërore sot është e mbushur përplot me filma të cilët shikuesit i imponojnë gjithnjë e më shumë skena fantastike të cilat kanë të bëjnë me fuqin dhe ndihmën e djallit.

Pra siç shihet ditën për diell se filmat e tillë të qfaqur nga kinematografia, sikurse edhe muzika janë në bashkëpunim apo thënë më mire në shërbim të forcave të errata-djallëzore apo demonëve të cilët sëbashku kujdesën që të ndikojnë sa më shumë në deformimin e vlerave njerëzore, ashtu siç ma morën djalin tim dhe nuk më mbanë asfarë shprese se ai do të kthehet më në rrugën e jetës së normalitetit njerëzor.

Përpos muzikës e filmave satanike, sot në botë luan rol të madh edhe literatura mistike për Satanizmin në këtë rast e plotësova unë, literatur kjo e cila nuk është e kufizuar vetëm në atë të veprave letrare të Krovllit dhe Levejit. Përpos këtyre dy autorëve, sot ekzistojnë në këtë drejtim të artit letrar edhe shumë autor perfid do të thosha, që veprat e tyre në radhë të pare ua kushtojnë disa intelektualëve, me sa unë kam lexuar në një faqe interneti “Univers Eksplorer” në mesin e tyre janë: Karlos Kastanede, Gustav Majrink, Umberto Eko, Kritofer Fauler, Stiven King, pastaj futuristi Artur Klark, Danil Andrejev, etj. Në perëndim, shumë muzicient, artist, poet, etj, pasi që kanë hyrë në këtë botë misticizmi satanik, më vonë apo më mire të themi se kurrë më nuk kanë arritur t`i këthehen jetës normale. Nën ndikimin e këtij opiumi të satanizmit-mistik, shumë prej tyre kanë përfunduar jetën me vdekje nga narkotikët. Mijëra njerëz, për fatin e të cilëve kurrë nuk dihet, kanë kryer vetëvrasje duke rënë nën ndikimin e djajve, duke lexuar librat e Karlos Kastanedës!

-Eh! Miku im, gurbeti i mallkuar ma la këtë peshqesh në dorë, është ky satanizmi që vodhi gurin e urtisë në vatrën time, ku djali im është bërë gurë në rrokullim, ku më ka krijuar mua e familjës vështirësi, se dheu i huaj nuk të jep gur as për ta çare kokën. Në fund u kuptuam me njëri tjetrin se çdo gjë që ndrit nuk është ar, pra njeriu në jetë i ndodhin edhe shqetësime, telashe e halle. – Eh! Ç`kam hequr! E ç`fitova nga gurbeti i zi? Asgjë, përpos telasheve, im bir ma çakërdisi punën e jetën, ai me satanizmin e tij ma bëri gurin e gjakut, më ka sfilitur, e po ma merrë ngdal shpirtin, sa shpeshë here as gjumi nuk më zë. Unë i fola që të bëhet i forte, se nuk i dihet jetës, ajo në të ardhmën mund të ju sjellë edhe të mira. –Të lumtë goja ore mik! Mbase e ardhmja do më sjell edhe mua ndonjë gjë të mire?!

Shën Gjin-Shqipëri më 6 korrik 2014.

Shqipëri: Deputetët e opozitës pritet të mos marrin pjesë në seancë

0

Kuvendi-shqiperiseSeanca e sotme e Kuvendit parashikon një axhendë të ngjeshur pune, ku përfshihet diskutimi i një numër pr/ligjesh ekonomike dhe sociale.

Mes tyre janë ndryshimet në ligjin “Për shërbimin publik të varrimit”, ratifikimi i dy marrëveshjeve mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, ndryshimet në disa ligje fiskale etj, qe janë disa nga pikat e rendit të ditës së punimeve të parlamentit, transmeton BW.

Seanca e sotme ka në rend dite edhe pr/rezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2013”.

Ndërkohë, deputetët e opozitës pritet të mos marrin pjesë në seancën e sotme pas bojkotit të paralajmëruar një javë më parë, për shkak të konfliktit fizik mes deputetit demokrat Gent Strazimiri dhe deputetëve socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.

RENDI I DITES
1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 10.07.2014
2.Pr.ligji “Per sherbimin publik te varrimit”
3.Pr.ligji “Ratifikimin e marrev. së huas me BERZH”
4. Pr/ligji “Për ratif. e marrëv. per huan e politikes me BERZH”
5. Pr/ligji “Për përfsh e personave me aftësi të kufizuara”
6. Pr/ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”
7. Pr/ligji “Për procedurat tatimore”
8. Pr/ligji “Për sistemin e taksave vendore”
9. Pr/ligji “Për taksat kombëtare”
10. Pr/ligji “Për mbledhjen e kontrib. të sig”
11. Pr/ligji “Për dëmshpërb. e ish të dënuarve politikë”
12. Projektligji “Për Policinë e Shtetit”
13. Pr/ligji “Për koncesionet dhe partn.publik privat”
14. Projektligji “Për pajisjet mjekësore”
15. Pr/ligji “Për profesionet e rregulluara”
16. Pr/ligji “Për ratif. e marrësesh per programet komunitare”
17. Dekret “Për karrierën ushtarake në FA”
18. Pr/rezol “Për vlerësimin e veprimtarisë së ERU”
19. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

Jahjaga “vëzhgon” deputetët e rinjë…

0

Jahhaga-kuvendPresidentja e vendit, Atifete Jahjaga, po merr pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Jahjaga, e cila ka qenë “indiferente” karshi zhvillimeve të fundit në vend, pak para fillimit të seancës, ka shikuar me vëmendje të gjithë deputetët një nga një.

Albin Kurti ulet në vendin e paracaktuar për VV

0

Kuvendi-ulet albiniAlbin Kurti ka zënë vend në anën e majtë të sallës së Kuvendit, aty edhe ku është caktuar të jetë partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, katrahura e vendeve vazhdon.

Margarita me shokë i ka zënë vendet e LDK’së, duke i detyruar atë që të zënë vendet e lira – ato të krahut të djathtë vetëm e vetëm për të mos provokuar situatën.

Rapper-i që preu penisin: Seksi është për të vdekshmit

0

Christ Bearer-reperPara pak kohësh në mediat rozë u raportua se një rapper amerikan, i lidhur me grupin e njohur Wu- Tang, kishte prerë penisin e tij.

Andre Johnson, që mban emrin e artit Christ Bearer, ka mohuar raportimet në media se atij i kanë ngjitur sërish penisin.

Por ai thotë se diçka e tillë është si një bekim.

“Përfundimisht besoj se seksi është për të vdekshmit dhe unë jam perëndi. Kështu që është një bekim, jo një mallkim,” tha ai.

Megjithatë, ai shpjegoi se i ka mbetur një copë penis dhe sërish mund të eksitohet.

41- vjeçari e preu penisin e tij në një apartament në Hollivudin verior dhe më pas u hodh nga kati i dytë, në një tentativë vetëvrasje.

Mediat patën raportuar se ai kishte konsumuar drogë psikedelike, por ai i mohoi këto zëra.

Ai tha se thjesht kishte pirë marijuanë, por ishte në depresion.

Këngëtari tha se bota po i shembej pasi nuk e lejonin që të shihte dy vajzat, sepse gjykata kishte dhënë një urdhër ndalimi.

Dy javë pas incidentit, ai u bë baba për herë të tretë.

SHBA, sanksione të reja ekonomike ndaj Rusisë

0

BarackObama8-29Presidenti Barak Obama bëri të njohura disa sanksione të reja ekonomike ndaj bankave dhe kompanive energjitike ruse, për mbështetjen që i kanë dhënë Moskës në kryengritjen separatiste pro-ruse në Ukrainë.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se ai i ka bërë thirrje vazhdimisht Moskës, që të marrë hapa për lehtësimin e krizës me Ukrainën dhe se Russia deri tani nuk i ka marrë parasysh asnjë nga rekomandimet e Shteteve të Bashkuara, raporton VOA.

Në një deklaratë të Departamentit të Thesarit thuhej se masat e reja ndalojnë financimin amerikan të dy institucioneve ruse, Novatek and Rosneft – dhe kufizojnë qasjen e tyre në tregjet e kapitalit.

Sanksionet po ashtu prekin tetë firma ruse për prodhimin e armatimeve, të cilat prodhojnë lloje të ndryshme armatimesh, si armë të lehta, predha për mortaja dhe tanke. Po ashtu, sanksionet prekin një objekt të rëndësishëm transporti në gadishullin e Krimesë.

Izrael, armëpushim të përkohshëm në Gaza

0

Gaza14Më në fund Izraeli ka vendosur armëpushim të përkohshëm sot në Gaza, pas një kërkese të Kombeve të Bashkuara.

Ushtria Izraelite ka konfirmuar armëpushimin, i cili do të jetë 5 orë, për arsy e humanitare. Gjithsesi ata thanë nëse do të ketë sërish sulme nga Hamasi, Izraeli do të reagojë.

Një oficer i lartë i ushtrisë izraelite, në një intervistë për “BBC” u shpreh se armëpushimi ishte kërkuar nga OKB-ja dhe organizata e tjera ndërkombëtare.

Ndërkaq, zy rtarët palestinezë thanë se deri më tani si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë të paktën 220 banorë të Gazës dhe 1800 të tjerë të plagosur. Dje u vranë katër fëmijë palestinezë, të cilët ishin duke luajtur në një plazh pranë Gazës.

Kurse Hamasi ka lëshuar rreth 1200 raketa, duke vrarë një izraelit.

10 studentë të Fakultetit të Edukimit në SHBA

0

FakultetiEdukimit-prishtineNjë grup prej 10 studentësh të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, do të nisen nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në Universitetin e Teksasit do të bëjnë praktikë për pedagogji.

Kjo praktikë do t’u shërbejë studentëve që të përfitojnë eksperienca të ndryshme, duke sjellë në Kosovë praktika të shteteve tjera për sistemin tonë arsimor. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Amerikanë në Prishtinë.

Qëllimi i udhëtimit të studentëve nga Kosova për në Universitetin e Teksasit në SHBA, është që ata të marrin përvoja të mira, të shkëmbejnë njohuri, duke parë se si shkon procesi i edukimit në një shtete tjetër.

Dekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Et’hem Çeku, tha për Radio Kosovën, se studentët të cilët do të udhëtojnë për në SHBA, janë përzgjedhur në bazë të notës mesatare dhe njohjes së gjuhës angleze. Ai theksoi se kjo do t’i shërbejë Fakultetit për të pasur më shumë përvoja të reja në bashkëpunim me universitetet e shteteve të ndryshme.

“Të gjitha përpjekjet e stafit akademik janë që ne të bëjmë ç’është e mundur që të kemi një arsimtar, i cili i nevojitet vendit, shtetit, kombit tonë, që të hyjë në një proces të edukimit çfarë i nevojitet edhe sistemit të arsimit tonë në Kosovë.”

Për studentët kjo është një përvojë që do t’u shërbejë në të ardhmen për karrierën e tyre. Durim Bytyqi dhe Edita Krasniqi, thanë se eksperiencën e tyre atje do ta sjellin në Fakultetin e Edukimit që mund t’u shërbejnë edhe studentëve të tjerë.

“Kjo përvojë për mua do të jetë një eksperiencë e madhe për të ardhmen time, punën time si mësues në të ardhmen. Është një përvojë e mrekullueshme për ne, sepse ne si mësimdhënës të ardhshëm kemi nevojë që të fitojmë sa më shumë përvoja, në mënyrë që nesër të dimë të ballafaqohemi me situata të ndryshme”, thotë njëri nga studentët.

Praktika e studentëve të Programit Fillor në Fakultetin e Edukimit, do të zgjasë rreth katër javë, ku tri javë do të organizohet në Universitetin e Teksasit, ndërsa java e fundit do të organizohet duke bërë vizita nëpër shkolla të vendeve rurale. Ky projekt ka kushtuar rreth 40 mijë dollarë, i cili është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Si dukej Naim Abazi në kohën sa ishte ushtar (Foto)

0

Naim Abazi-ushtar1Pothuajse të gjithë fansat e personaliteteve të ndryshme janë kureshtarë të dinë se si janë dukur ata kur ishin të rinj.

Edhe fansat e këngëtarit të njohur Naim Abazi sigurisht se janë kureshtarë për një gjë të tillë.

“Zëri” ka siguruar disa fotografi të këngëtarit Naim Abazi në kohën kur ishte në shërbim ushtarak.

Naim Abazi-ushtar3 Naim Abazi-ushtar2 Naim Abazi-ushtar4 Naim Abazi-ushtar

Tali: Pres përplasje verbale, madje edhe fyerje, por jo grushta!

0

Driton TaliKa qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, por në një kohë dhe periudhë shumë më të mirë, kur koalicionet dhe zgjedhja e udhëheqësve institucionalë janë arritur më me lehtësi. E situata e tanishme ka ndryshuar shumë.

Ish-deputeti Driton Tali nuk po beson se seanca e 17 korrikut do t’u ngjajë seancave normale të një shteti demokratik, e aq më pak kur dihet se është seanca e parë konstituive e Kuvendit të ri.

Sipas tij, përçarjet ndërmjet partive politike, pa dyshim se do të reflektojnë edhe në Kuvendin e Kosovës.

Ai pret që seanca e parë të përcillet me shumë tensione, me sharje e akuza, por nuk beson se do të jepen edhe grushte.

Duke parë rrjedhën e zhvillimeve politike dhe vendosmërinë e dy grupeve, PDK-së në njërën anë dhe të bllokut opozitar në anën tjetër për të mos lëshuar pe në marrjen e postit të kryekuvendarit, ish-deputeti Driton Tali nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë zgjedhje të reja, përveç nëse faktori ndërkombëtar nuk insiston ndryshe.

Në një intervistë për “Botapress” ish-deputeti Tali flet për rrjedhën e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, për atë se kush ka të drejtë e kush jo të ulet në karriget e mesit në sallën e Kuvendit të Kosovës, por edhe për mundësinë që të shkohet në zgjedhje të reja.

I pyetur nëse pret se do të ketë përplasje ndërmjet deputetëve, Tali u përgjigj: Po, pres përplasje verbale, patjetër. Edhe fyerje po. Do të dëgjojmë gjithçka! Do të marrim vesh se kush është

“spiun i Serbisë” e kush është “shpëtimtari” ynë!? E çka jo tjetër! Ama përleshje fizike nuk pres, sepse shumica e deputetëve kanë nivel intelektual dhe njerëzor, dhe nuk do të bien nën nivelin e tyre.