8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

10 studentë të Fakultetit të Edukimit në SHBA

FakultetiEdukimit-prishtineNjë grup prej 10 studentësh të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, do të nisen nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në Universitetin e Teksasit do të bëjnë praktikë për pedagogji.

Kjo praktikë do t’u shërbejë studentëve që të përfitojnë eksperienca të ndryshme, duke sjellë në Kosovë praktika të shteteve tjera për sistemin tonë arsimor. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Amerikanë në Prishtinë.

Qëllimi i udhëtimit të studentëve nga Kosova për në Universitetin e Teksasit në SHBA, është që ata të marrin përvoja të mira, të shkëmbejnë njohuri, duke parë se si shkon procesi i edukimit në një shtete tjetër.

Dekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Et’hem Çeku, tha për Radio Kosovën, se studentët të cilët do të udhëtojnë për në SHBA, janë përzgjedhur në bazë të notës mesatare dhe njohjes së gjuhës angleze. Ai theksoi se kjo do t’i shërbejë Fakultetit për të pasur më shumë përvoja të reja në bashkëpunim me universitetet e shteteve të ndryshme.

“Të gjitha përpjekjet e stafit akademik janë që ne të bëjmë ç’është e mundur që të kemi një arsimtar, i cili i nevojitet vendit, shtetit, kombit tonë, që të hyjë në një proces të edukimit çfarë i nevojitet edhe sistemit të arsimit tonë në Kosovë.”

Për studentët kjo është një përvojë që do t’u shërbejë në të ardhmen për karrierën e tyre. Durim Bytyqi dhe Edita Krasniqi, thanë se eksperiencën e tyre atje do ta sjellin në Fakultetin e Edukimit që mund t’u shërbejnë edhe studentëve të tjerë.

“Kjo përvojë për mua do të jetë një eksperiencë e madhe për të ardhmen time, punën time si mësues në të ardhmen. Është një përvojë e mrekullueshme për ne, sepse ne si mësimdhënës të ardhshëm kemi nevojë që të fitojmë sa më shumë përvoja, në mënyrë që nesër të dimë të ballafaqohemi me situata të ndryshme”, thotë njëri nga studentët.

Praktika e studentëve të Programit Fillor në Fakultetin e Edukimit, do të zgjasë rreth katër javë, ku tri javë do të organizohet në Universitetin e Teksasit, ndërsa java e fundit do të organizohet duke bërë vizita nëpër shkolla të vendeve rurale. Ky projekt ka kushtuar rreth 40 mijë dollarë, i cili është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Më Shumë

Zhduket një person në Prizren

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet...

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Lajmet e Fundit