23.1 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025
Home Blog Page 7924

Dymbëdhjetë pyetjet e presidentes për Kushtetuesen

0

Atifete jahjagaPresidentja e shtetit, Atifete Jahjaga, nuk e ka pasur vetëm një pyetje për Gjykatën Kushtetuese, kur një ditë më parë i është drejtuar me kërkesën për t’ia hequr dilemat se kë duhet ta propozojë për kryeministër pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nacionale. Në shtatë faqe tekst ka listuar 12 pyetje, të cilat i ka përmbledhur në katër grupe.

Pyetjen e fundit e ka kualifikuar si më të rëndësishmen. Ka këtë përmbajtje: “specifikoni rendin e përparësisë ndërmjet nenit 84, paragrafi 14, dhe nenit 95 të Kushtetutës ashtu siç ato lidhen me kompetencën e Presidentes për të mandatuar kandidatin për Kryeministër pas zgjedhjeve”.

Norma e parë kërkon që presidenti “cakton mandatarin për formimin e qeverisë pas propozimit të partisë politike ose koalicionit që përbënë shumicën e Kuvendit”/koha ditore/

Konkurrues shumë e bursa pak

0

Provimi-pranus-per studentNë konkursin e shpallur nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan për bursa dhe shpërblime kanë aplikuar 233 studentë e do të shpërndahen 125 bursa dhe 25 shpërblime.

Rashit Sahiti, kryetar i Komisionit, ka garantuar se do të respektohen kriteret ekzistuese për ndarjen e bursave.

Mirëpo, Fazli Abdullahu, koordinator i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, ka tërhequr vërejtjen se kriteri i poentimit të studentëve të universiteteve publike me një pikë më shumë sesa ata të universiteteve private përbën shkelje, sikurse edhe përjashtimi nga e drejta e aplikimit për bursë të studentëve të kësaj komune, që studiojnë në Shqipëri ose diku tjetër jashtë shtetit.

Edhe kryesuesi i Komitetit të Arsimit, Arben Mehmeti, është pajtuar se ky kriter është diskriminues, por ka thënë se kriteret janë miratuar nga përbërja e kaluar dhe ka premtuar se do të diskutohen e të rishikohen për vitin e ardhshëm, meqë sivjet konkursi është shpallur dhe tashmë janë kryer shumica e procedurave.

Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, ka thënë se për Kuvendin Komunal do të duhej të rekomandoheshin edhe ndarjen e bursave për nxënësit që regjistrohen në shkollën e Bujqësisë, për të stimuluar interesimin e të rinjve për këto profile.

Ai ka folur edhe për procesin e zgjedhjes së drejtorëve, zëvendësdrejtorëve dhe sekretarëve në disa shkolla të Gjilanit, derisa për testin e maturës është rekomanduar që forma e tashme e organizimit të ndryshohet në të ardhmen, duke gjetur zgjidhje të tjera që janë më të favorshme për nxënës, ngase sipas Arben Mehmetit, manipulimet në testin e maturës janë evidente në gjithë Kosovën dhe ky është një shqetësim yni i përbashkët, që nuk ka të bëjë vetëm me Gjilanin, shkruan zeri.

Edhe anëtarët e tjerë të KA-së: Rashit Sahiti, Shukrije Rapuca, Leonora Bunjaku, Fehmi Sylejmani, Florina Jerliu e Ajtene Shahiqi, janë shprehur kritikë ndaj formës së tashme të organizimit të testit të maturës, duke kërkuar ndryshime, ndërkaq sa i përket testit të arritshmërisë, që mbahet për klasat e nënta, u tha se ai duhet të hiqet fare dhe si kriter për regjistrim në shkollimin e mesëm të merret suksesi i shkollimit fillor.

Sipas Nazmi Musës, drejtor i Arsimit sa i përket komunës së Gjilanit, ai tha se testi është organizuar sipas standardeve dhe nuk ka pasur asnjë vërejtje në proces.

Daka: Ja kur do të publikohet rezultati i zgjedhjeve

0

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e KQZ-se, Valdete Daka ka parlajmëruar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qeshorit mund të publikohen javën që vjen, të entjen. Ajo ka thënë se nuk ka asnjë vonesë në procession e numërimit dhe të rinumërimit të votive.

Sipas saj, KQZ-ja dhe QNR-ja janë duke e kryer punën në mënyrë profesionale, efikase dhe transparente. Daka ka kërkuar nga përfaqsuesit të të gjitha partrive poltike, analitëtë dhe të tjerët që po merren më punët e KQZ-së, ta lenë te qetë institucion ta bëjë punën ashtu si duhët.

“Këto ditë do të vazhdojë rinumërimi I 439 kutive dhe parashihet që për cdo ditë të rinumërohen nga 80 kuti. Duke u nisur nga kjo përllogaritje, mund të presim që të entjetn të dalim më rezultate përfundimtare për zgjedhjet e tetë qershorit”, ka thënë Daka për gazetën “Epoka e re”.

Timoni i shtetit në duar të Kushtetueses!

0

GjykataKushtetuese e KosovesGjykata Kushtetuese e Kosovës për pak ditë do të gjendet sërish para një sfide të madhe, që realisht mund të jetë edhe përcaktuese për fatin politik të vendit, për faktin se do t’i duhet të saktësojë se kush duhet të mandatohet për krijimin e qeverisë së re.

Pas vendimit në shtator të vitit 2010 në rastin e ish-presidentet Fatmir Sejdiu që çoi vendin drejt zgjedhjeve, pastaj pak muaj më vonë edhe për rastin e ish-presidentit Pacolli, që dha ndërhyrjen amerikane për kapërcimin e “ngërçit politik” të krijuar, Gjykata Kushtetuese ka në dorë një rast të tretë në të cilin kërkohet vendimi i saj që nuk mund të diskutohet nga askush.

Këtë radhë nuk ka të bëjë me pozitë të presidentit por është një çështje më e ndërlikuar. Veprimi i tri partive opozitare të cilat nënshkruan marrëveshje për të qeverisur ka futur në paqartësi kushtetuese vendin, gjë që ka detyruar të parën e shtetit Atifete Jahjaga, të kërkojë “ndihmë” nga Kushtetuesja. Ajo i është drejtuar institucionit që është i thirrur të bëjë interpretimin e Kushtetutës nga i cili ka kërkuar të sqarojë kompetencat e saj në disa nene të caktuara që kanë të bëjnë me mandatarin e Qeverisë së ardhshme./tribuna/

Arsim Kukaj nga Korisha përfundon në paraburgim, shantazhoi ish të fejuarën

0

BurguArsim Kukaj nga fshati Korishë e Prizrenit, ka përfunduar në paraburgim , pasi që ish e fejuara e kishte lajmëruar në organet e drejtëisë për ngacmim dhe shantazh.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj tha se ndaj Kukajt është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

“I pandehuri në mënyrë të vazhdueshme e ka ngacmuar ish të fejuarën J.Q. me qëllim të frikësimit, duke e shqetësuar me thirrje telefonike, mesazhe, internet, postime të fotografive te ndryshme në rrjetet sociale”, tha Kicaj./PrizrenPress.com/

Krasniqi: Vrasësi i Elvist Pistës, duhet ekzekutuar

0

Shefqet Krasniqi-hoxhaNë një shkrim autorial dërguar në redaksinë tonë, “Siguria, para së gjithash!”, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi shkruan ndër të tjera për vrasjen e kandidatit për deputet të PDK-së, Elvis Pista.

Ai thotë se ndihet i prekur nga vrasja e tij, dhe se kjo vrasje mund “t’i ndodhë secilit prej nesh”.

“Qe ardhshme ndër prioritetet e saja parësore ta ketë sigurinë, bile në krye të listës. Vërtetë është e neveritshme dhe njollë e zezë e tërë kombit tonë që edhe më tej të ketë vrasje politike; është dobësi dhe ligshti që njerëzve t’u vuhet haraç, t’u vidhet pasuria mu në mes të ditës, madje të vriten njerëzit në vetëmbrojtje apo mbrojtje të pasurisë së tyre, sepse kjo i bije se tek ne dominojnë njerëzit mbi ligjin, respektivisht bandat”, shkruan ai, transmeton Telegrafi.

Krasniqi thotë se nuk guxojmë të kemi “mëshirë” ndaj krimit dhe kriminelit.

“Mëshira ndaj tij është plagë e rëndë e shoqërisë… u hap rrugën të këqijve, të sëmurëve shpirtërisht… Ne nuk jemi popull i Skandinavisë, ku për shkak të vetëdijes së lartë edhe ligji është më i butë, ne jemi njerëz tjerë, kemi tjera gjene, tjetër gjak, andaj edhe ligjet duhet të jenë tjera”, shkruan imami Krasniqi, duke shtuar se në rastin e vrasjes me paramendim, të planifikuar, sikur që ndodhi me Elvisin, “vrasësi duhet ekzekutuar”.

“Është vrasje tinëzare, nuk ka mëshirë aty, sepse mëshira ndaj krimit dhe kriminelit është zullum dhe padrejtësi për masën e gjerë, ngase më pas trimërohen kriminelët dhe përhapet krimi”, shkruan ai.

Ndalohet klipi i Lady Gaga, si film pornografik (Video+18)

0

Lady Gaga-nudo14Sipas “New Your Post” këngëtarja Lady Gaga është ngacmuar seksualisht nga R.Kelly dhe fotografi i vipave Terry Richardson gjatë xhirimeve të videoklipit “Do What u Want”, i cili është çensuruar.

Gjithashtu mësohet se Gaga nuk ka dashur që këto imazhe të publikohen në media, por “TMZ” nuk i ka rezituar tundimit.

“Do What u Want” është klipi i cili pritej të hidhej në treg nga këngëtarja gjatë muajit shtator të vitit të kaluar, por për shkak të skenave të shumta erotike nuk ka mundur të publikohet.

Megjithatë “TMZ” ka publikuar një promo të kësaj video, e cila ka shkaktuar mjaft reagime për shkak të përmbajtjes së saj.

Regjisori i klipit të çensuruar të Gagas, Richardson ka realizuar edhe videoklipin e këngës “Wrecking Ball” të këngëtares Miley Cyrus.

http://youtu.be/5MWhrUGt35Y

Tahiri Brukselit: Ose hiqni barrikadën, ose e heqim ne

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, në një intervistë për RTK, i ka bërë me dije Brukselit zyrtarë, se nëse ata nuk e largojnë “parkun e paqe” nga ura e Ibrit, atëherë këtë gjë do ta bëjë Qeveria e Kosovës.

“BE duhet të rris angazhimet. Ja kemi bërë të qartë Brukselit se presim që për një kohë të shkurt të hiqen nga ura dhe ura të funksionalizohet për lëvizjen e lirë. Nëse nuk ka lëvizje nga Brukseli, ne si Qeveri do t;i marrim masa për këtë”, tha ajo.

Tahiri tha se “ne si Qeveri, kemi qenë në kontakt dhe jemi ende në kontakt me ndërkombëtarët dhe veprimet tona do të jenë të koordinuara”.

Tahiri më tej publikoi vendimin e Qeverisë së Kosovës, se Zyrtari i Lartë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, më nuk do të mund të futet në territorin e Kosovës.

Zëdhënësi i Williamsonit: Nuk kanë përfunduar hetimet

0

Joao SousaZëdhënësi i Task-Forcës Speciale Hetuese [SITF], Joao Sousa, ka demantuar raportimet e mediave sot për kinse përfundimin e hetimeve lidhur me trafikimin e organeve në Kosovë.

Në një prononcim për Koha.net, ai ka thënë se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar dhe nuk do të dalin me asnjë koment pa përfunduar hetimet në tërësi.

“Ky është një hetim që është në vazhdim e sipër dhe Ambasadori [Clint] Williamson ka thënë vazhdimisht se deri në fund të hetimeve nuk do të del me ndonjë deklaratë. Asgjë nuk ka ndryshuar për sa i përket kësaj çështjeje”, ka thënë Joao Sousa, zëdhënës i SITF.

Sousa ka thënë se do të ishte e papërshtatshme që të komentoheshin përfundimet e hetimeve, duke shtuar se siç e kanë thënë edhe më herët, “nuk do të spekulojmë me thashethemet e pabaza të mediave”.

“Hetimet tona po vazhdojnë dhe rezultatet do të publikohen me kohë. Nuk mund të paragjykojmë asnjë rezultat”, ka theksuar zëdhënësi Joao Sousa.

Ndryshe, sot mediat lokale kanë raportuar se kanë përfunduar hetimet për trafikim të organeve gjatë luftës në Kosovë dhe se me këtë janë hedhur poshtë të gjitha pretendimet e raportit të senatorit zviceran, Dick Marty.

Policia e Kosovës: Qytetarët s’duhet të shqetësohen për sulme terroriste

0

policia e kosovessNë bazë të zhvillimeve të fundit pas aksioneve të ndërmarra nga organizata ISIS (Islamic State of Iraq and Sham) në Siri dhe në veri të Irakut, me ç’rast disa qytete të Irakut janë marrë nën kontroll nga kjo organizatë, në web faqe të ndryshme dhe rrjete sociale është publikuar një audio incizim i udhëheqësit të kësaj organizate, e që mund të gjendët edhe me titra në gjuhën shqipe, i cili bën thirrje për të luftuar të ashtuquajturit “rafidi” dhe bën thirrje për marshim drejt Bagdadit por në anën tjetër përmban edhe mesazhe kërcënuese të paspecifikuara ndaj Perëndimit.

Pas këtyre zhvillimeve dhe publikimit të këtij audio incizimi, shumë vende, veçmas ato vende shtetas të të cilave marrin pjesë aktive në konfliktin e Sirisë dhe Irak nën ombrellën e kësaj organizate, kanë ngritur shqetësimin lidhur me mundësinë që elemente të kësaj organizate mund të paraqesin rrezik potencial për ndonjë sulm terroristë jashtë zonës së konfliktit.

“Andaj janë ndërmarrë hapa për të ngritur vigjilencën, shtuar masat e sigurisë si dhe bashkëpunimin ndërkombëtarë, me qëllim të monitorimit të situatës dhe parandalimit të ndonjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Megjithatë, Policia e Kosovës thotë se deri më tani nuk posedon informata të besueshme për ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Institucioneve, qytetarëve të Republikës së Kosovës apo interesave të vendeve tjera në Kosovë.

“Prandaj vlerësojmë se nuk ka nevojë për shqetësim të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thotë më tej Policia.

Po ashtu, Policia e Kosovës siguron qytetarët se konform zhvillimeve apo shqetësimeve të sigurisë që mund të ngritën, në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ambient sa më të siguritë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.