Home Blog Page 796

LVV-ja cakton Kurtin si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

0

Albin Kurti është nominuar këtë të diel nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje si kandidat për kryeministër në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Albin Kurti ishte kandidat i vetëm për kryeministër. Kurti u propozua nga Glauk Konjufca.

Votimi u bë të dielën në Këshillin e Përgjithshëm të partisë në pushtet me shumicë votash.

Para delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nënkryetari i kësaj partie, dhe njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka theksuar se që nga pavarësia e vendit, kjo qeverisje ishte më e suksesshme për qytetarët dhe për Kosovën.

“Le ta mendojmë edhe një herë në qetësi dhe larg dezinformatave që për sovranitetin e Kosovës, për ushtrinë tonë për buxhetin tonë, për policinë tonë, për sigurinë tonë dhe për të gjithë sektorët vitalë e të jetës sonë institucionale, publike e shoqërore janë më mirë të organizuar sesa në vitin 2020 e më parë”, deklaroi Konjufca, trasnmeton RTK.

Duke folur për arritjet e kësaj qeverisjeje, Konjufca tha se LVV ka sjellë një kulturë të re të qeverisjes e cila nuk bën kompromise me shtetësinë, duke mbrojtur interesin shtetëror ashtu siç duhet dhe që lufton korrupsionin me çdo mjet.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Vetëvendosje akuzon kryetarin e Prizrenit për fryrje të çmimeve në tenderin e ndriçimit publik

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka akuzuar kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj, për fryrje të çmimeve dhe keqpërdorim të parasë publike në tenderin për ndriçimin publik të qytetit.

Sipas kësaj lëvizjeje politike, “kjo është pjesë e një skeme më të gjerë të abuzimit me kontratat publike që po favorizojnë klanet e kryetarit Totaj”.

“Shaqir Totaj dhe ekzekutivi i tij po e trajtojnë buxhetin e Komunës së Prizrenit si një pronë private, duke fryrë çmimet e tenderëve në mënyrë të paturpshme për të përfituar klanet e tij!”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Në reagim  janë publikuar  disa fakte që “vërtetojnë abuzimin me tenderin për ndriçimin publik në disa lagje dhe fshatra të Prizrenit, duke përfshirë lagjet ‘Ortakoll’, ‘Bajram Curri’, ‘Tusuz’, ‘Arbanë’, ‘Jeta e Re’, dhe fshatrat Piranë, Zhur, Hoqë e Qytetit”.

Sipas Lëvizjes, çmimet për shtyllat dekorative dhe shtyllat “Smart” ndriçuese janë shumëfishuar krahasuar me çmimet e tregut.

Fakte të akuzave:

Një shtyllë dekorative është faturuar me 1,980€ dhe 2,680€ për copë, shifra që janë shumë më të larta se çmimi real i tregut.

Shtyllat “Smart” ndriçuese janë faturuar me 31,600€ dhe 32,000€ për copë, duke e tepruar çmimin e tyre, që në qytetet e tjera është shumë më i ulët.

“Kjo nuk është vetëm abuzim, kjo është hajni! Paratë e qytetarëve të Prizrenit po vidhen përmes këtyre kontratave të turpshme dhënë dostave të kryetarit Shaqir Totaj!” thuhet nw reagim të LVV-së  në Prizren.

Në përfundim, kjo lëvizje ka kërkuar llogaridhënie të menjëhershme dhe një hetim të thelluar për këtë aferë, duke e cilësuar si një fenomen të dëmshëm për qytetin dhe qytetarët e Prizrenit./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ballkani ndalet në Ferizaj, Feronikeli merr pikë në Malishevë

0

Ballkani është ndalur me barazim në Ferizaj, ndërsa edhe Feronikeli e Malisheva kanë ndarë pikët.

Të dielën janë zhvilluar dy ndeshje të javës së gjashtëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll, ku rezultatet nuk kanë prodhuar fitues.

Në Ferizaj, kampioni aktual, Ballkani, nuk ia ka arritur të marrë më shumë se një pikë, pasi ka barazuar 1-1 në ndeshje me Ferizajn. Ballkani ka kaluar herët në epërsi me një gol të shënuar nga Hamidi në minutën e njëzet e katërt, por Ferizaji e ka gjetur forcën për të barazuar në minutën e tetëdhjetë e katërt përmes Abdul.

Ndërkohë, në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva dhe Feronikeli kanë luajtur pa gola. Përkundër përpjekjeve nga të dyja skuadrat, asnjëra nuk ia ka arritur të konkretizojë rastet e krijuara, duke bërë që takimi të mbyllet me rezultat 0-0.

Pas këtyre rezultateve, tabela e Superligës kryesohet nga Drita me tridhjetë e shtatë pikë, ndërsa në vendin e dytë qëndron Malisheva me njëzet e nëntë pikë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Reshje shiu dhe bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

0

Java e ardhshme, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të vijojë me mot të ndryshueshëm. Nuk do të mungojnë rigat e shiut dhe fjollat e borës në viset e larta, ndërsa rrezet e diellit do të jenë më të kufizuara.

Në orët e vona të ditës së sotme priten riga shiu të shoqëruara edhe me reshje bore.

Ndërkaq temperaturat parashihen të lëvizin nga -2 deri në 7 gradë Celsius.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të IHMK-së:

E hënë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

E marte – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Në mëngjes parashihet ngrica dhe mjegull, kryesisht nëpër ultësira dhe vise malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4- 7gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

E mërkurë – Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.

E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

E premte – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Prizreni përballet me Vëllaznimin në “Sezai Surroi”

0

Sot, në ora 17:00, zhvillohet ndeshja mes Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit në palestrën “Sezai Surroi”, Prizren, në kuadër të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit janë në vendin e shtatë me dy fitore, ndërsa kuqezinjtë në të gjashtin me katër. Dueli pritet të jetë vendimtar për përmirësimin e renditjes në tabelë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shtyhet për të hënën seanca për paraqitjen e parë të Isni Kilajt

0

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur që të shtyjnë për të hënën me 9 dhjetor 2024, paraqitjen e parë të Isni Kilaj në çështjen ku ai po akuzohet se bashku me Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin për pengimi të drejtësisë.

Kjo kërkesë është bërë nga avokati i Kilajt i cili e përfaqësonte atë që prej shkuarjes së tij të parë në Hagë.

Seanca pritet të hënën të mbahet duke filluar nga ora 13:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dy ndeshje interesante sot në Superligë, te Ballkani debuton trajneri i ri

0

Xhiro e 16-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të vijojë sot me dy duele interesante.

Kampioni në fuqi, Ballkani do të përballet me skuadrën e Ferizajt si mysafir.

Te “portokallinjtë” do të debutojë trajneri i sapoemëruar, Orges Shehu.

Suharekasit ndodhen aktualisht në pozitën e tretë në tabelë me 26 pikë, ndërkohë ferizajasit në pozitën e parafundit me 16 pikë.

Dueli tjetër është ai mes Malishevës dhe Feronikelit.

Feronikeli e regjistroi fitoren e parë në këtë sezon xhiron e fundit, duke triumfuar 3-1 në shtëpi ndaj Suharekës. Megjithatë ata ndodhen në pozitën e fundit në tabelë, me vetëm 6 pikë të mbledhura.

Malisheva ndërkohë pas fitores së arritur në Gjilan, mori pozitën e dytë në tabelë me 28 pikë të mbledhura, duke qëndruar vetëm prapa liderit Drita që tashmë ka 37 pikë me një ndeshje më shumë të luajtur.

Të dyja duelet luhen nga ora 13:00

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot kryesisht i vranët

0

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në ultësira, pritet të ketë mjegull, ndërsa në viset malore do të shfaqen ngrica të lehta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në +1°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.