37.6 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 7963

1000 maturantëve iu anulohet provimi i maturës

0

Suhareke-testi maturesProvimi Shtetëror i Maturës pritet të anulohet në 5 deri në 7 shkolla me 600 deri në njëmijë nxënës, kanë njoftuar burime të Kosovapress-it brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sipas këtyre burimeve, deri më tani nuk janë verifikuar të gjitha rastet e keqpërdorimit të këtij provimi në ditën e parë të mbajtjes së tij më 14 qershor, por i njëjti mund të anulohet edhe për 100 raste individuale të cilat ka bazë se e kanë keqpërdorur testin duke kopjuar apo në mënyra tjera si dhe do të ngritët kallëzim penal për së paku 2 mësimdhënës.

Burimet e njëjta nuk kanë thënë se në cilat qendra apo komuna do të anulohet ky provim, por kanë shtuar se nëse arrihet që të verifikohen të gjitha rastet e keqpërdorimit, të njëjtat do të publikohen nesër, më 25 qershor 2014.

Dita e parë e Provimit Shtetëror të Maturës 2014 ishte mbajtur në tërë Republikën e Kosovës më 14 qershor, derisa këtij testi i ishin nënshtruar mbi 40 mijë maturantë.

Krasniqi: Nuk e prishim Kosovën me botën

0

JakupKrasniqi14-29Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, është i bindur se koalicioni opozitar, i cili po synon ta krijojë Qeverinë, pas zgjedhjeve të 8 qershorit, nuk do të jetë kundër dialogut me Serbinë dhe ai nuk lëshon pe në këtë pikë.

Në një bisedë për Politiko.net, ai thotë se është interesi i Kosovës dhe Rajonit të që problemet ekzistuese të zgjidhen dhe marrëdhëniet të normalizohen.

Sa u përket kushteve të vetëvendosjes për këtë çështje, Krasniqi mendon se as koalicioni dhe as Qeveria nuk duhet të lidhen me asnjë kushtëzim.

“Ne nuk jemi kundër dialogut. Ne jemi për dialog. Është edhe interes i Kosovës edhe i Rajonit që problemet ekzistuese të zgjidhen me dialog. Pastaj, cila do të jetë vajtja e dialogut, mendoj se është një çështje krejt tjetër. Por, realisht, as koalicioni, as mundësia e formimit të Qeverisë së re, nuk duhet të lidhet me asnjë kushtëzim. Mendoj se për këto çështje duhet të bisedohet dhe që kjo qeverisje të jetë një platformë e përbashkët” ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se askush nuk duet të jetë kundër dialogut.

“ Mendoj se askush nuk duhet të jetë sot kundër dialogut. Pse me qenë kundër dialogut, kur çështjet duhet të shtrohen dhe pala shqiptare duhet të ketë të qartë çka duhet të bisedojë dhe cili është interesi. Ne jemi të bindur se interesi ynë dhe i gjithë rajonit është për t’i normalizuar marrëdhëniet me të gjitha vendet fqinje, përfshirë edhe Serbinë” ka thënë ai.

Kryeparlamentari në detyrë duke komentuar mundësinë e prishjes së koalicionit për shkak të dialogut për shkak të refuzimit të VV-së, ka thënë se kjo nuk është në interes të Kosovës.

“Kjo nuk dihet, realisht, varet shumë prej tyre. Por, një gjë e di që nuk është interesi as i Qeverisë, as i Koalicionit dhe as i Kosovës që të kundërshtohet paraprakisht dialogu. Dialogu duhet të zhvillohet, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë” ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se VV në një mënyrë a në një tjetër e ka mbështetur koalicionin.

Është vështirë të themi, unë nuk jam pjesë e bisedimeve në këtë fazë, natyrisht ne jemi duke vazhduar me bisedime, por këto janë çështje që duhet të bisedohen mes subjekteve politike që e kanë shpallur Koalicionin dhe Vetëvendosjes e cila në një formë ose një tjetër ka pranuar që të jetë mbështetëse e këtij koalicioni. Do të varet shumë nga udhëheqësit kryesorë të Koalicionit. /Politiko.net/

Programi zhvillimorë dhe proceset tarifore – temë e dëgjimit publik e “Hidroregjionit Jugor“ në Prizren

0

uji 3Programi zhvillimore dhe proceset tarifore kanë qenë temë e dëgjimit publik që u mbajt në organizim të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit „Hidroregjioni jugor“ . Përveç anëtarëve të Këshillave Konsultative të Konsumatorëve të regjioneve të caktuara, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Zyrës së rregullatorit. Në fillim të këtij dëgjimi publik Fadil Berisha paraqiti një historik të shkurtër të kompanisë, duke u ndalur në dhënien e hollësive të menaxhimit, realizimit të projekteve dhe inkasimit në vitin e fundit. Në këtë takim zyrtari i zyrës së Rregullatorit Hysni Feka tha se në përcaktimin e tarifave merren parasysh shpenzimet që duhet t’i mbulojë Kompania që të ketë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pijes.

Disa qytetarë të pranishëm kanë paraqitur shqetsimin e tyre për mungesë ujit në një pjesë të retë lagjes Arbanë, për të cilën zyrtarët e Kompanisë Hidroregjioni jugor thanë se janë të njoftuar, por në atë pjesë të lagjes Arbanë tha Rexhë Uka shtëpitë e reja po ndërtohen përditë, prandaj s’ka rrjet të ujësjellësit por Kompania tha ai e ka parasysh dhe shumë shpejtë do të reagojë edhe në këtë pjesë.

Edhe zyrtari tjetër I Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidroregjioni jugor, tha se Kompania është në përpjekje të vazhdueshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor.
Qytetarët janë interesuar se cila do të mund të jetë rritja e tarifave për ujë dhe kanalizim në të ardhmen, por zyrtari I zyrës së rregullatorit tha se ndonjë rritje eventuale nuk mund të dihet, sepse tarifat varen nga shpenzimet që duhet t’I mbulojë Kompania që të ketë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pijes. /Tv Opinion/

Moss-Lohan, sherr mes të dyjave në një klub nat

0

mosslohanSkena xhelozie të jashtëzakonshme për Kate Moss që ka patur një diskutim thuajse të dhunshëm me Lindsay Lohan në një klub nate në Londër.

Në qendër të diskutimeve duket se është bashkëshorti i top modeles, Jamie Hince. Sipas tabloidit “The Sun”, Lohan kishte shkëmbyer disa biseda gjatë natës me kitaristin e “The Kills” pasi të dy kishin punuar në një projekt muzikor vitin e kaluar.

“Rivaliteti mes të dyjave ka pak kohë që ka nisur dhe Kate duket shumë e bezdisur që Lindsay vazhdon të mbajë kontakte me Jamie. Moss nuk ka qenë aspak e lumtur nga fakti që Lindsay ka vendosur të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar për një kohë të pacaktuar. Nuk i kanë mirë punët së bashku dhe dihej që herët a vonë do të takoheshin në ndonjë lokal nate”, thotë një burim për “The Sun”.

Edhe Lohan duket se nuk ka ndonjë qëllim që të bëjë bagazhet gati dhe të niset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke patur parasysh se ndodhet në Britaninë e Madhe për një projekt, ku do marrë pjesë në një shfaqje teatri të quajtur “Speed the Plow”

Kuçi: Nuk do të jem kandidat për Kryeministër

0

Kuci-hajredin5-30Partia Demokratike e Kosovës është në pritje të certifikimit të rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe në pritje të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Kështu ka thënë për Gazetën Blic njeriu i dytë i PDK-së, Hajredin Kuçi.
“Jemi në pritje të certifikimit të rezultateve dhe në pritje të kushtetueses”, ka thënë Kuçi.

Sipas tij, pasi të ndodhin këto dy procese, PDK do të veprojë. Megjithatë, ai ka thënë se cilido qoftë interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë, partia e tij do ta respektojë.

Ndërkohë që në medie është raportuar se Kuçi mund të jetë ndër pretendentët për kryeministër të ardhshëm të vendit, në rast se Gjykata Kushtetuese e vendit do t’ia njoh të drejtën vetëm PDK-së ta formoj qeverinë, por një gjë të tillë e ka mohuar vetë ai.

“As ndërmend nuk e kam”, ka thënë Kuçi për Gazetën Blic.

Pas zgjedhjeve të 8 qershorit, LDK, AAK dhe Nisma për Kosovën, me mbështetjen edhe të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë së re të Kosovës, duke e lënë kështu në opozitë PDK-në e Hashim Thaçit, ndonëse kjo e fundit në zgjedhje doli si partia e parë me 30 për qind.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga duke mos dashur që vetë të marrë vendim se kënd ta nominoj për kryeministër, Hashim Thaçin apo Ramush Haradinajn, këtë çështje e ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Mësohet se gjatë kësaj jave Gjykata Kushtetuese e Kosovës do t’i përgjigjet Jahjagës në kërkesën e saj./Gazeta Blic/

Profesorët dhe studentët e UPZ-së, vizituan universitetet e Turqisë

0

upppp-620x330Një grup prej profesorësh dhe studentësh të Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit kanë qëndruar në një vizitë studimore 5-ditore në Universitetin Trakia nga Edirne – Turqi, me ftesë të këtij universiteti. Të gjithë studentët kanë ndjekur një seminar në Fakultetin e Edukimit dhe në fund të seminarit janë pajisur edhe me certifikata. Ndërsa, u. d. rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit, Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, e ka nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Unionit të Universiteteve të Ballkanit dhe së bashku edhe me Universitetin e Trakias, Çanakkale Onsekiz Mart University, Namik Kemal University, Kurklareli University, University of Zenica and International University of Novi Pazar, Universitetin Shtetëror të Tetovës, tani është themelues i këtij Unioni Ballkanik edhe Universiteti ynë. Kjo është një marrëveshje e rëndësisë së veçantë dhe një mundësi që së bashku edhe me universitete tjera ballkanike të harmonizojnë planet dhe veprimet për ngritjen e cilësisë të studimeve, të organizojnë bashkarish vizita studimore, konferenca ndërkombëtare dhe aktivitete tjera të rëndësishme për rritjen e cilësisë së studimeve dhe ofrimin e njohurive më të reja nga fushat përkatëse studimore.

Gjatë kësaj vizite, edhe Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Bekim Berisha ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësisë së veçantë me Odën e Tregtisë dhe Industrisë të Edirnes – ETSO për sistemimin e studentëve të studimeve Master në kontabilitet dhe auditim në kompanitë e Turqisë për kryerjen e punës praktike. Me këtë marrëveshje parashihet që studentët e Fakultetit Ekonomik të kryejnë pjesën praktike nëpër kompani të ndryshme të cilët pas kthimit janë të obliguar që këto përvoja t’i prezantojnë dhe t’i përcjellin edhe tek studentët tjerë.

Ndërkaq, me këtë marrëveshje parashihet që studentët e Fakultetit Ekonomik të marrin pjesë në të gjitha konferencat, seminaret apo simpoziumet të cilat do t’i organizojë Oda e Tregtisë dhe Industrisë – ETSO në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga këto takime.

Të gjitha shpenzimet e akomodimit dhe pjesëmarrjes si në punën praktike nëpër kompani po ashtu edhe nëpër konferenca, seminare dhe simpoziume do t’i mbulojë Oda e Tregtisë dhe Industrisë – ETSO.

Gjithashtu, si rezultat i kësaj vizite është arritur edhe marrëveshja me Fakultetin Ekonomik të Universitetit Trakia për zhvillimin e bashkëpunimit, këmbimit të stafit akademik dhe të studentëve si dhe përfshirja e të dy fakulteteve në projektet “MEVLANA”. Së shpejti pritet edhe draftimi i këtyre marrëveshjeve dhe më pas edhe nënshkrimi formal i tyre.

Nga ana e Rektorit dhe Sekretarit të Përgjithshëm është realizuar vizita edhe në Universitetin e Yalovës, Universitetin e Balikiserit dhe Universitetin Sabahatin Zaim ku është realizuar takimi me rektorët e këtyre universiteteve dhe është diskutuar për bashkëpunimin në të ardhmen.

Bllokohet rruga Prizren- Reçan

0

reçan-620x330Është bllokuar përkohësisht rruga Prizren- Reçan.Ndërmarrja “Drini Company”,ka njoftuar se rruga është bllokuar për shkak punimeve që janë duke u bërë në sanimin e dëmtimit që është shkaktuar nga shiu.

“Njoftohen të gjithë qytetarët që përdorin rrugën Prizren-Reçan,se për shkak të punimeve në rrugë pas dëmtimeve që ka pësuar si pasojë e të reshurave të shumta, nga data 24.06 deri më 27.06 prej orës 07-19 duhet të përdorin rrugën alternative Prizren-Pojuskë-Jabllanicë-Shtëpi e Malorëve-Llokvicë-Reçan dhe anasjelltas.Ekzekutuesi i punimeve “Drini company”. /PrizrenPress.com/

Reagojnë serbët: Era Istrefi përdhosi kishën tonë në Prishtinë

0

Era Istrefi-e dehunRealizimi i kripit më të ri të Era Istrefit, “E Dehun” në kishën serbe në oborrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë i ka fyer serbët.

Një artikull i botuar në “Pravda” thotë se për ta, xhirimi i skenave gjysmë-lakuriqe në një kishë ëhstë përdhosje e saj.

Kjo kishë kohë më parë u bë qendër debati në mes të Ministrit të Mjedisit, Dardan Gashi e serbëve, pas nj deklarate të cituar të ministrit se kisha mund të rrënohej.

Haradinaj uron kryeministrin Rama, dhe popullin shqiptar për statusin e kandidatit

0

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, uron kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe mbarë popullin shqiptar, për arritjen nga Shqipëria të statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Haradinaj ia përcjellë qeverisë dhe popullit shqiptar përgëzimet më të thella, për punën e bërë, angazhimin dhe përkushtimin e mbarë spektrit politik të Shqipërisë në arritjen e kritereve për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

Haradinaj përcjellë bindjen dhe përkushtimin e tij të plotë se shumë shpejt edhe Kosova do t’i ndërmarrë hapat e duhur dhe t’i plotësojë kriteret në rrugën drejt integrimit të plotë në BE.

Bashkimi Evropian është dhe mbetet qëllimi i përbashkët dhe parësor i shqiptarëve kudo që janë, si rrumbullakësim i punës dhe përpjekjeve tona të vazhdueshme për paqe, siguri, stabilitet e zhvillim, thuhet në urimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Drenoci i Malishevës shumë shpejt me ujësjellës

0

007Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, përfaqësuesin e IRD-së,Azem Kastratin.Begaj e Kastrati kanë biseduar për ecurinë e punimeve në ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Drenoc.

Ata, vlerësuan se punimet po ecin sipas planifikimit dhe shumë shpejt pritet edhe përfundimi i ndërtimit të ujësjellësit.

“Punimet janë duke shkuar shumë mirë, dhe deri më tani është ndërtuar rreth shtatëdhjetë për qind e ujësjellësit në këtë fazë, të shpërndarjes së rrjetit të ujësjellësit brenda fshatit, ndërsa punimet janë zhvilluar sipas planit të paraparë”, tha Kastrati.

Ndërsa kryetari i Komunës, Ragip Begaj, tha se “edhe komuna të gjitha obligimet e saj gjithashtu i ka kryer dhe do të bëj çdo gjë që ka nevojë, për lidhjen sa më të shpejt të fshatit Drenoc, me sistemin e ujësjellësit”.

IRD, është implementuese e programit të USAID-it, në këtë fushë të investimeve dhe në bashkëfinancim me Komunën e Malishevës, janë duke e ndërtuar rrjetin e ujësjellësit në fshatin Drenoc./PrizrenPress.com/