1000 maturantëve iu anulohet provimi i maturës

Suhareke-testi maturesProvimi Shtetëror i Maturës pritet të anulohet në 5 deri në 7 shkolla me 600 deri në njëmijë nxënës, kanë njoftuar burime të Kosovapress-it brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sipas këtyre burimeve, deri më tani nuk janë verifikuar të gjitha rastet e keqpërdorimit të këtij provimi në ditën e parë të mbajtjes së tij më 14 qershor, por i njëjti mund të anulohet edhe për 100 raste individuale të cilat ka bazë se e kanë keqpërdorur testin duke kopjuar apo në mënyra tjera si dhe do të ngritët kallëzim penal për së paku 2 mësimdhënës.

Burimet e njëjta nuk kanë thënë se në cilat qendra apo komuna do të anulohet ky provim, por kanë shtuar se nëse arrihet që të verifikohen të gjitha rastet e keqpërdorimit, të njëjtat do të publikohen nesër, më 25 qershor 2014.

Dita e parë e Provimit Shtetëror të Maturës 2014 ishte mbajtur në tërë Republikën e Kosovës më 14 qershor, derisa këtij testi i ishin nënshtruar mbi 40 mijë maturantë.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit