3.6 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

Krasniqi: Nuk e prishim Kosovën me botën

JakupKrasniqi14-29Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, është i bindur se koalicioni opozitar, i cili po synon ta krijojë Qeverinë, pas zgjedhjeve të 8 qershorit, nuk do të jetë kundër dialogut me Serbinë dhe ai nuk lëshon pe në këtë pikë.

Në një bisedë për Politiko.net, ai thotë se është interesi i Kosovës dhe Rajonit të që problemet ekzistuese të zgjidhen dhe marrëdhëniet të normalizohen.

Sa u përket kushteve të vetëvendosjes për këtë çështje, Krasniqi mendon se as koalicioni dhe as Qeveria nuk duhet të lidhen me asnjë kushtëzim.

“Ne nuk jemi kundër dialogut. Ne jemi për dialog. Është edhe interes i Kosovës edhe i Rajonit që problemet ekzistuese të zgjidhen me dialog. Pastaj, cila do të jetë vajtja e dialogut, mendoj se është një çështje krejt tjetër. Por, realisht, as koalicioni, as mundësia e formimit të Qeverisë së re, nuk duhet të lidhet me asnjë kushtëzim. Mendoj se për këto çështje duhet të bisedohet dhe që kjo qeverisje të jetë një platformë e përbashkët” ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se askush nuk duet të jetë kundër dialogut.

“ Mendoj se askush nuk duhet të jetë sot kundër dialogut. Pse me qenë kundër dialogut, kur çështjet duhet të shtrohen dhe pala shqiptare duhet të ketë të qartë çka duhet të bisedojë dhe cili është interesi. Ne jemi të bindur se interesi ynë dhe i gjithë rajonit është për t’i normalizuar marrëdhëniet me të gjitha vendet fqinje, përfshirë edhe Serbinë” ka thënë ai.

Kryeparlamentari në detyrë duke komentuar mundësinë e prishjes së koalicionit për shkak të dialogut për shkak të refuzimit të VV-së, ka thënë se kjo nuk është në interes të Kosovës.

“Kjo nuk dihet, realisht, varet shumë prej tyre. Por, një gjë e di që nuk është interesi as i Qeverisë, as i Koalicionit dhe as i Kosovës që të kundërshtohet paraprakisht dialogu. Dialogu duhet të zhvillohet, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë” ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se VV në një mënyrë a në një tjetër e ka mbështetur koalicionin.

Është vështirë të themi, unë nuk jam pjesë e bisedimeve në këtë fazë, natyrisht ne jemi duke vazhduar me bisedime, por këto janë çështje që duhet të bisedohen mes subjekteve politike që e kanë shpallur Koalicionin dhe Vetëvendosjes e cila në një formë ose një tjetër ka pranuar që të jetë mbështetëse e këtij koalicioni. Do të varet shumë nga udhëheqësit kryesorë të Koalicionit. /Politiko.net/

Më Shumë

Haxhi Shala dënohet me tri vite burg nga Gjykata Speciale

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën, Sabit Januzim dhe Ismet Bahtijarim, lidhur me...

Moti sot me diell e vranësira

Mot sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C,...

Krijimi

Lajmet e Fundit