18.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 8058

Meridiani “Valeri është specie në zhdukje”- Mikela i kundërvihet dhe debaton me të

0

debat-per-valerin-14.5Bie gongu dhe grupi i parë përfundon turnin për ndërtimin e mozaikut. Banorët mblidhen në dhomën e ndenjies dhe presin që gongu të bjerë përsëri dhe grupi tjetër të fillojnë nga puna për ndërtimin e mozaikut. Gjatë kësaj kohe banorët ngacmojnë Valerin. Meridiani është ai që e ngacmon më shumë me ironi, ndërsa Arditi përkrah Meridianin. Më pas Jona dhe Mikela kundërshtojnë Meridianin dhe Arditit dhe në shtëpi krijohet debat mes banorëve.

Meridiani ngacmon Valerin, ndërsa Enkelejdi thotë “çdo bënit nëse në shtëpi nuk do ishte Valeri” dhe Meridiani thotë “po do ishte një tjetër si Valeri se çdo vit ka qenë një i ngjashëm me Valerin, është specie në zhdukje”. Shprehja e tij, sjell reagimin e Mikelës e cila e kap në gabim Meridianin duke i thënë se nëse e shohin në atë mënyrë, ata të gjithë kanë ngjashmëri me dikë tjetër, por sipas saj nuk është kështu. Meridianit nuk i vjen mirë nga reagimi që bën Mikela dhe mundohet që të fusë në debat me Valerin duke i thënë se ajo vetë ka thënë se Valeri ngjason me një banor që ka qenë në edicionet e kaluara të Big Brother. Mikela më pas e diskuton këtë edhe me Valerin dhe rezulton që ia ka thënë atij më parë se për çfarë bisede bëhet fjalë.

Mikela i thotë Meridianit se mund ta thotë atë që ajo ka thënë sepse ajo vetë nuk e mban mend “thuaje se nuk më kujtohet” thotë Mikela, ndërsa meridiani ia kthen me ironi “ndoshta kam parë ëndërr unë”. Mikela i thotë se ata kanë thënë shumë gjëra dhe shprehet “ok të filloj e të them edhe unë tani të gjitha ato që më ke thënë ti?”. Më pas Mikela i thotë Meridianit se ai gaboi dhe ajo që tha për Valerin nuk thuhet. “S’mund të thuash specie në zhdukje sepse nuk është kështu” thotë Mikela dhe kap në gabim Meridianin i cili bie në kundërshtim me ato që vetë ka thënë më parë. meridiani i cili deri në atë moment po kapej pas fjalëve të Valerit i thotë Mikelës “mos u kap pas fjalëve të mia tani”.

Në debat ndërhyjnë edhe Arditit i cili mbron Meridianin, por edhe Jona e cila kundërshton Arditin. Kështu të gjithë flasin, kundërshtojnë njëri-tjetrin dhe në shtëpi krijohet një situatë e zhurmshme, ku askush nuk e pranon e ka gabim dhe mundohet të kapë në gabim tjetrin.

Drejtori Çoçaj përballë Forumit “Transperenca”

0

perballePunësimet, konkursi për drejtorë dhe shumë çështje të tjera problematike që lidhen me Drejtorinë e Arsimit në Prizren, janë trajtuar në debatin e organizuar nga Forumi “Transperenca”.

Në këtë debat ka marë pjesë drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj. Ai tha se Drejtoria e Arsimit në Prizren ka probleme të shumta të cilat janë trashiguar dhe ardhur si pasojë e zhvillimeve të përgjithshme.

Ai si problematike ka paraqitur numrin e mësimdhënësve, në raport me numrin e nxënësve dhe shkollave në komunën e Prizrenit, heqjen e klasës së 13 dhe zvogëlimin e përvitshëm të 300 nxënësve në klasat e para në shkollat e komunës së Prizrenit.

Duke u ndërlidhur me konkursin për drejtorë Çoçaj tha se ky konkurs është vonuar për shkak të kundërshtisë mes ligjit të varsimit dhe Udhëzimit Administrativ.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj, ndërkaq punësimet në arsim i vlerësoi politike.

Ai tha se Drejtoria e Arsimit punëson militantë partiak pa konkurs dhe pa kritere.

Por, me këtë vlerësim nuk është pajtuar Çoçaj. Ai tha se në Drejtorinë e Arsimit për vendet vakante nuk ka punësime pa konkurs, ndërsa zëvendësimet bëhen me kandidatët e konkursit të fundit.

“Një nga shqetësimet e Drejtorisë së Arsimit është mungesa në listën e pagave të disa mësimdhënësve”.

Shefajet Berisha nga Radio Prizreni në këtë debat e shtroi si problem cilësinë e nxënies së dijes në shkolla, kurse Haxhi Seferqaj shtroi disa probleme si mbajtjen e paligjshme të kurseve të ndryshme.

Ndërkaq Hajrullah Çeku kërkoi nga Drejtoria e Arsimit që të kërkojë transparencë nga shkollat për mjetet e arkëtuara nga nxënësit për sigurimet e shkollave./TV Opinion/

 

Jacobson inkurajon pjesëmarrjen në zgjedhje

0

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë se pret që zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit të jenë të lira, transparente dhe të drejta, si dhe të avancojnë demokracinë e Kosovës.

“Transparenca, shenjtëria e votimit, është një gjë e rëndësishme. Gjëja e dytë është pjesëmarrja”, ka thënë Jacobson në takim me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ajo ka shtuar se OSBE-ja është e gatshme të japë asistencë, ashtu si edhe ambasada e SHBA-së.

Filmi dokumentar ‘Margarita’, rrëfimi i aktores Xhepa

0

39009_1Më shumë se ‘Margarita’, s’do të fliste asnjë titull për një dokumentar që sjell rrugëtimin e një jete…të rrëfyer prej vetë asaj, protagonistes së gjithanshme të dokumentarit. Regjisori Gjonaj, fjalëpak…pasi ka dashur të lërë filmin e tij të flasë, zgjedh të thotë se dashuria është ajo që ka mbisunduar gjithçka në periudhën e gjatë të realizimit të filmit.

Nga skena ku ka shkuar një jetë…veç sheshxhirimeve të shumta të filmave, aktorja Margarita Xhepa, ndërsa në sallë gjendeshin miqtë e një jete të saj dhe krijuesve të dokumentarit, kjo aktore s’kish pse t’i fshihte eocionet.

Dokumentari ‘Margarita’ është fryt i një skenari sigluar nga Angjelina Xhara, realizuar me mjeshtëri nga kineasti Kujti, Gjonaj që pati premierën në vitin kur aktorja Margarita Xhepa, kremtoi 80 vjetorin e saj të lindjes.

Haraqia: Isa Mustafës i mungon guximi për t’u ballafaquar me Hashim Thaçin

0

Astrit HaraqijaNuk garoj në zgjedhje pa e përfunduar procesin gjyqësor për rastin e Ministrisë së Kulturës. Lista Dr. Ibrahim Rugova e ka përfunduar aktivitetin në politik dhe mbesim në LDK. Do të jem pjesë e procesit zgjedhor brendapartiak. LDK mund të dalë e para, por Isa Mustafës i mungon guximi për t’u ballafaquar me Hashim Thaçin. Kryesia e LDK’së e ka refuzuar ofertën time për t’i bashkuar tri fraksionet e kësaj partie në Gjakovë.
Express: Ku është Astrit Haraqija në prag të zgjedhjeve nacionale?

A. Haraqija: Astrit Haraqija është midis Prishtinës duke pritur për vendimet të drejtësisë për me i krye. Pasi po thonë që duhet me kanë të pastër të gjithë dhe po e pres vendimin e drejtësisë. Bëhet fjalë për atë filmin që u ba film prej 2006 qe tetë vite.

Express: A mund ta shohim Astritin në listën zgjedhore të ndonjë partie politike?

A. Haraqija: Edhe pse kam pasur oferta prej disa subjekteve politike, absolutisht, pa kryer punë me drejtësi nuk hyj në listë. Nëse pranoj ndonjëherë të hyj në ndonjë listë, ajo është lista e LDK’së. Por jo kësaj radhe sepse është edhe koha e shkurtër.

Express: Ndoshta, as Isa Mustafa nuk pranon që të jeni në listën për deputetë?

A. Haraqija: S’e kam pyet hala, ndoshta, është mirë ju t’ia bëni atë pyetje.

Express: Isa Mustafa ka thënë se ata që kanë dosje kriminale dhe kanë probleme me ligjin nuk do të jenë pjesë e listës zgjedhore?

A. Haraqija: E thash, se nuk dua të hyj, sepse kam probleme me drejtësi. Këtë e kanë thënë të gjitha partitë, edhe AKR’ja.

Express: Pse s’iu bashkuat Dardan Gashit në AKR?

A. Haraqija: Absolutisht, s’kam të bëj asgjë me të. As s’kam lidhje me AKR’në. Asgjë me atë parti s’më bashkon.

Express: Pse e pushuat aktivitetin e Listës Dr. Ibrahim Rugova?

A. Haraqija: Dje e kemi pushuar aktivitetin komplet të Listës Dr. Ibrahim Rugova. E kishit ba pak keq R.I.P, por nejse është punë e juaja. Ne s’kemi hyrë askund. Ne kemi qenë fraksion i LDK’së. Ne kemi krijuar fraksionin në atë kohë për shkak se kemi pasur pakënaqësi me Fatmir Sejdiun. U zgjodh Kryesia e Re e LDK’së dhe ne nuk u pajtuam me atë formë të zgjedhjeve brenda LDK’së. Ne kërkuam një anëtar një votë dhe nuk u pajtuan me ne dhe u krijua një fraksion. Ne s’jemi regjistruar në KQZ si parti politike dhe kemi pritur derisa të vijnë zgjedhjet e ardhshme të LDK’së. Zgjedhjet janë sivjet dhe fillojnë në shtator e përfundojnë në nëntor. Ky vit është edhe vit zgjedhor për LDK’në.

Express: Keni qenë disa themelues të Listës. Ku është Bujar Bukoshi…

A. Haraqija: Bujar Bukoshin nuk e kam takuar kohëve të fundit. Iu tregova kontekstin e krijimit të Listës në rrethanat e asaj kohe dhe kemi vazhduar. Ndërkohë, kanë nisur të ndahen rrugët. Problemet me drejtësinë që pata unë. U pata liruar nga pozita e Zëvendësministrit të Financave pasi që u ba ky skandali me Begjetin për mos me thanë që po ndikojmë në drejtësi kërkova të lirohem nga pozita. Kërkuan të kthehem dhe unë s’pranova të kthehem se e pashë se me Listën Dr. Ibrahim Rugova është ka bëhet film. Veç ne kemi qenë target i të gjitha subjekteve. E pashë të arsyeshme me nejt. Pasi të ndodhi ky problemi me Ukë Rugovën, nuk e pashë më të arsyeshme të vazhdoj. Kam biseduar me Dardan Gashin, ai e ka gjetur rrugën e vet anej. Ka thënë po shkojmë, unë i kam thënë jo.

Express: Çka është duke ndodhur me Ukë Rugovën?

A. Haraqija: Shpjegimi është se Ukë Rugova, djali i Ibrahim Rugovës, që është munduar me iu zgjidh probleme shumë njerëzve në momente të caktuara dhe me iu suportu për viza. Ndoshta, ka dikush që edhe ka keqpërdorur.

Express: Rastin e Ukë Rugovës e ka EULEX’i. Po mendoni se edhe EULEX’i po ndikohet politikisht për këtë rast?

A. Haraqija: Qe dy mandate, a ka Qeveri të respektimit të ligjit apo Qeveri të stabilitetit.

Express: Pyetja është se a po mendoni se edhe në EULEX ka ndërhyrje politike?

A. Haraqija: Gjithkund mund të ketë ndërhyrje. Edhe këtu ka dyshime dhe për Ukën është me rëndësi sa të kryhen hetimet. Hetimet, sipas informatave që kam unë, janë duke përfunduar. Pasi të përfundojnë hetimet do ta vërtetoni se a është Uka i fajshëm apo i pafajshëm.

Express: LDK as deklaratë nuk ka lëshuar kur është arrestuar Ukë Rugova, ndërkohë Isa Mustafa shkoi në shtëpinë e tij dhe e mori Teutën?

A. Haraqija: LDK zakonisht s’ka koment. Ndonjëherë, e lëshon ndonjë komunikatë tre rreshta. Unë kur kam shkuar në Hagë kam qenë anëtar i Kryesisë Qendrore dhe Kryetar i Degës së Gjakovës dhe e kanë lëshuar një komunikatë me tre rreshta. Ata s’kanë qejf me u përzi në drejtësi. S’donë të ndikojnë dhe rrinë anash. Sa di unë, Isa Mustafa Ukën e ka respektuar. Mua më doli pak gazi kur thanë se aderoi sepse ajo s’ka aderuar. Dhe, ne kurrë s’kemi thënë se Lista Rugova nuk është fraksion i LDK’së.

 

Express: Dardan Gashi ka thënë se LDK e ka keqpërdorur Familjen Rugova për vota?

A. Haraqija: Dardan Gashi më së paku ka informata për LDK’në.

Express: A e keni keqpërdorur edhe ju, Dardan Gashi e Bujar Bukoshi Familjen Rugova?

A. Haraqija: Së pari, ju para disa ditësh e keni publiku në Express se Agim Veliu ka thënë se edhe unë kam keqpërdor Familjen Rugova. Unë kam informata se Agim Veliu kurrë s’ka thënë se Haraqija po e keqpërdor Familjen Rugova. Ai ka thënë se Gashi dhe Bukoshi dhe ju e keni shtuar edhe Haraqija. Agimi e ka potencuar se nuk e ka përmendur emrin. E kam thirr Agimin dhe i kam thënë se çka të kam borxh, ai më ka thënë se kurrë s’të kam përmend. Ne Familjes Rugova i kemi borxh jo vetëm unë por krejt Kosova. Sepse mos me kanë Rugova ne nuk ishim sot ku jemi.

Express: Si i shihni përgatitjet e LDK’së për zgjedhje. A mundet LDK ta mundë Hashim Thaçin?

A. Haraqija: LDK me dasht, me punu dhe me pas guximin lideri, unë, të garantoj se i mundim bindshëm.

Express: A e ka guximin Isa Mustafa të përballet me Hashim Thaçin?

A. Haraqija: S’po e shoh. Nuk po e shoh deri më tash. Të shohim se si po përfundon lista e deputetëve deri më datën 16 maj. Pas të premtes mund ta jap opinionin më konkret. Isa duhet me pas guxim me i shty proceset. Nuk duhesh kurrë në politikë me shku në bazë të agjendës së dikujt tjetër. Partitë tjera duhet të vijnë prapa teje e jo e kundërta.
Express: Para disa ditësh Jakup Krasniqi tha se LDK gjatë gjithë mandatit i ka shkuarPDK’së prapa sikur qerre?

A. Haraqija: Jo. LDK’ja është e institucioneve. Edhe nëse nuk i pëlqen institucioni, ajo e respekton.

Express: Sa është problem për LDK’në të shkojë në zgjedhje nacionale me një kandidat për Kryeministër i cili ka humbur garën komunale?

A. Haraqija: Edhe garën komunale – llogarite – ai ka luftuar vetëm me të gjitha partitë.

Express: Ky arsyetim se humba për shkak se u bashkuan të gjithë kundër dikujt po e përdorin të gjithë humbësit?

A. Haraqija: Por, nuk janë bërë në komunat tjera për shembull. S’besoj se është hendikep. Por, unë e kam problemin te guximi. Për të udhëhequr Qeverinë dhe për të marrë vendime duhet guxim. Ne qe kemi hyrë në këtë Qeveri me Listën Rugova si fraksion i LDK’së, e kemi ditur se ka procese të rënda. Ka negociata me Serbinë, probleme me BE’në. Tash, ka ardhur koha për me u themelu një Qeveri e sundimit të ligjit e jo e stabilitetit. Atë që e ka bërë Kroacia për dhjetë vjet ne duhet ta kryejmë më herët.

Express: E keni një parashikim se cila parti do të dalë e para?

A. Haraqija: Qejf kam me dalë LDK’ja.

Express: E realiteti?

A. Haraqija: Qejf kam me dalë LDK’jë. Unë do të votojë për LDK’në. Gjithë ai mjedis që njohë unë dhe që kam ndikim do ta votojnë LDK’në.

Express: Nëse nuk i fiton zgjedhjet, a i mbetet më vend Isa Mustafës në LDK?

A. Haraqija: Kur t’i humbësh zgjedhjet, ti duhesh të shkosh në shtëpi. Cilido lider që i humb zgjedhjet duhet të shkojë në shtëpi. Nëse është dyqan i pavarur si AKR, ai mund të jetë, sepse ai është pronar. Por, LDK’së i duhet edhe Isa Mustafa e edhe Fatmir Sejdiu.

Express: Patët paralajmëruar se do ta ristrukturoni Degën e Gjakovës dhe do t’i bëni bashkë të gjitha fraksionet atje?

A. Haraqija: E kam bërë ofertën dhe i kam afruar të gjitha grupacionet dhe kemi qenë shumë afër. Por, nuk kam dashur të bëj sikur në komunat tjera duke themeluar shtabe. Kemi bërë një ofertë dhe nuk iu ka dukur e arsyeshme. Pritojnë edhe me lëvizë. Kështu, që edhe unë e kam lënë kur të vijnë zgjedhjet në shtator.

Express: Rrjedhimisht, në Gjakovë janë tri LDK’ja. Një pjesë ju, tjetra e Luan Golës dhe LDK’ja e tretë e Fetah Bakisë?

A. Haraqija: Ka grupacione rreth individëve. Por, një figurë, dy figura brenda natës mund t’i mbledhin të gjithë për të votuar për LDK’në.

Express: Kush mund ta bëjë një gjë të tillë?

A. Haraqija: Kryesia Qendrore e LDK’së e dinë. Dikush me rreth e me miq e bën. I del në krye kësaj pune.Selia e LDK’së është ajo që kam ndërtuar unë. Zyrat tjera i kanë marrë përkohësisht. Zyra e LDK’së nuk është pronë e Astrit Haraqijës dhe as e Fetah Bakisë dhe as e Luan Golës. Ai objekt është i LDK’së.

Express: A mund ta bashkojë LDK’në në Gjakovë Teuta Sahatqija?

A. Haraqija: Pse s’e ka bërë për këto katër vite? Ajo qe katër vite është Nënkryetare e LDK’së. Ajo vjen prej Degës së Gjakovë. Ajo ka qenë dikur në grup me Fetah Bakijën dhe pas një kohe doli në grup me Luan Golën.

Biçikleta e Ramadanit!

0

Fadil LepajaShkruan: Fadil Lepaja

Shteti po funksionon! Policia andej edhe këndej kufirit shqiptaro-shqiptar brenda pak ditësh shënoi dy suksese të mëdha, gati historike, kundër krimit të organizuem e të paorganizuem! Krimit çfardo që të jetë, nuk i kqyren dhëmbët, se krim është! Nejse, ka edhe dallime! Këndej krimi ecën me biçikleta e andej me avionë! Këndej e kapën kokën e krimit, pas një aksioni të organizuar mirë, nga vendorë dhe ndërkombëtarë, e andej krimi ra vet! Prej qielli! Në plazhë! Sa mirë që nuk ra drejt mbi ndonjë stacion policie. Ashtu do të konfrontoheshin krimi me shtetin! Do të kujtonte shteti se krimi po e sulmon dhe … pasojat mund të kenë qenë të paparashikueshme!

Kështu, shpëtuam, fort mirë që krimi ra në plazh, se nuk u lëndue askush, përfshi edhe pilotin! Po e kuptoni se andej ka ra, se këndej në Kosovë nuk kemi plazhe, as kemi det! Nejse, opozita si opozita, menjëherë e shpalli të dyshimtë këtë rënie avioni se … edhe aterim nuk mund të quhet. Madje, opozita e shpalli të dyshimtë edhe një veturë përplot me “kanabis sativa” të kapur në afërsi, e cila krejt rastësisht duket të ketë rënë në një patrullë policie e cila kishte ardhur për aksidentin. Policia! Nuk ka ditur se kush janë, përndryshe nuk do i kishte ndaluar! Nejse, mund të kenë qëlluar edhe policë të papërvojë në patrullë! Kështu, idila u prish! Ka mundur çdo gjë të përfundojë mirë sipas asaj të moçmes: “edhe ujku i ngirë edhe delet në numër!” Por, shyqyr që nuk pati viktima!

Policia, çile guri gojën! Hetimet vazhdojnë!! E opozita, derisa ishte në pushtet, betohet se nuk kishte parë asnjëherë ndonjë aeroplan të dyshimtë në hapësirën ajrore të Shqipërisë, e lëre më të ketë aterruar në tokë! Krejt kjo filloi kur ata ikën nga qeverisja! Tash që janë në opozitë, po i shohin edhe yjet, ditën! U këndellën! Këndej e tutje, me këtë opozitë denoncuese, tregëtia pritet të bëhet me UFO! Kështu, konspiracioni do të marrë përmasa ndërplanetare!

E këndej, në Prizerenin e bukur, Policia jonë e shpartalloi krimin! E theu në kurriz! S’ka më krim! Lajmi duket i pabesueshëm por i vërtetë! Në Prizeren u kap një kriminel i kalibrit të madh! Nejse, nuk është fjala për kryetarin e komunës! Ai u dënua veç me kusht! E ky nuk mund të lirohet sepse ka dyshime të bazuara se bëhet fjalë përmbi 50 biçikleta të vjedhura! Secilën prej tyre dyshohet të e ketë shitur së paku 25 euro për copë. Llogarisni! Policia reagoi rrufeshëm sapo krimineli i rrezikshëm ra në kamerë të sigurisë! Se ai, si të gjithë kriminelët në këtë vend po lëvizte relaksueshëm prej shtëpie në shtëpi i bindur se shteti po flen! Por, shteti nuk flen … natën! Flen ditën!

Policia i mblodhi krejt biçikletat e shitura dhe qytetarët patën mundësi me i marë biçikletat e veta. Shumë prej tyre përplot gëzim erdhën këmbë e u këthyen me biçikletë! Gëzim më të madh Prizereni nuk ka pasë, ka kohë! Ky është edhe një premtim i mbajtur antikrim, i realizuar prej qeverisjes lokale dhe asaj qëndrore. Pushteti lokal dhe qëndror gjithkund bashkëpunon ngushtë!

Duke e ditur kontributin e madh që e ka dhënë kryetari i Prizerenit, për ndërrimin e imazhit të këtij qyteti, i cili prej qytetit të “Lidhjes” u shndërrua në qytet të biçikletave të vjedhura, edhe …”anti-lidhjes”, pra në zemrën e neo-perandorisë, kolumnën e sotme e quajtëm “Biçikleta e Ramadanit”! Jo se Ramadani ka vozitur vet biçikletë , por thjesht për të njohur kontributin e tij!

Pra suksesi është i madh! Një kriminel kaq të rryer mund të e kenë kapur veç me një bashkëpunim gjithpërfshirës vendorë dhe ndrkombëtarë. Kërkund nuk kishte lënë gjurme, derisa “ra” në një kamerë sigurie!

E kur jemi te rënia, ra këto ditë edhe parlamenti. Parlamentin dikush e pat quajtur më heret edhe azil të krimit. Ai, si kontribut për luftimin e krimit të organizuar, pat propozuar me ja vu grilat, parlamentit! Apo diçka të ngjashme.

E keni pa? Sa herë ndodhet përballë me krimin, ekzekutivit tonë i dridhen këmbët e qelqëta dhe vetërrëzohet. Bjen! Nuk e përballon imazhin e vet!

Në një debat televiziv, dikush e krahasoi Kosovën me Italinë e cila dikur kishte paqëndrueshmëri të ekzekutivit, e madje edhe të legjislativit, duke aluduar se pushteti i vërtetë ka qenë diku tjetër. Ai aludonte te nëntoka. Ec e mer vesh! Thua se nën parlament të kenë ndërtuar edhe një parlament tjetër?! Parlament mbi parlament!

Por, ne nuk jemi Itali! Ne jemi…ne jemi Sui Generis! Për gjithçka! Te ne nuk ka nëntokë! Krejt janë mbi tokë! Edhe nëntoka. E pushteti i vërtetë është … në kodër. Ambasadat janë atje, në Kodrën e cila dikur quhej “Dragodan” e tash “Arbëri”. Prej Arbërie duket qyteti si në pëllëmbë! Kurdo që ka huti institucionale, krerët e vendit ngjiten në kodër. Si Mojsiu në mal, dikur!

Pra, kjo rënie nuk është aq dramatike. Madje nuk është as “vetëvrasje” politike! Vjen tjetri, vetëm pas dhjetë ditë fushate. “Hëngër fiq dhe vdiq! Hëngër zallë dhe u ngjall” thotë populli! Diçka sikur me e mbyllë një llogari virtuale në rrjetet sociale dhe me e hapë tjetrën. Ashtu ndërrohet qeveria! I ndërron edhe miqtë edhe foton e profilit!

Kështu, zgjedhje do të ketë por zgjidhja nuk duket nga ky proces. Një ambasador i një vendi mik, madje e sheh të nevojshme me u deklarue edhe kundër partive të caktuara, jo se duan me u përzie në verdiktin e qytetarëve të këtij vendi por… sa për me e ditë! Nëse qytetarët nuk e kuptojnë mesazhin, duhet me ndërhy në kutija vet kryeministri në detyrë. Desha të them në largim, por u korigjova! Po e përkrahin! Mos e bjerni punën deri aty, sikur sugjeron ambasadori!

E kryeministri thotë , se askush nuk mund të qeverisë me Kosovën nëse nuk e don Brukseli dhe Vashingtoni! Pra qenka punë dashurie. “Ljubav” hesapi, do të thoshte një qytetar i rëndomtë, i cili parapëlqente që fjalët e “turpshme” si dashuria të i thoshte në gjuhë tjetër.

Kështu, dikush punon dhe e kap krimin e organizuem me biçikletë në dorë, e dikujt i bjen para këmbësh, prej qiellit! Me aeroplan! E pat puna, Europë! Duam vizat edhe këndej! Më nuk ka krim këndej! Vdiq nga…lemza!

Fejohet këngëtari Ed Sheeran

0

Ed SheeranEd Sheeran është fejuar me një femër misterioze që punon në sektorin ushqimor.

Bëhet fjalë për një vajzë me origjinë greke të cilën e ka takuar ndërsa ishte në turne.

“Punon për një agjenci ushqimesh: në të vërtetë jo tamam për një kompani, punon për një shef kuzhine”, ka thënë këngëtari për të fejuarën e tij, pa dhënë detaje të tjera. Sheeran mesa duket ka gjetur “zjarrin e tij të këndshëm” dhe “inteligjent” duke rrëfyer për Us Weekly se është shumë i dashuruar dhe njëkohësisht i gëzuar që ia ka prezantuar miqve dhe prindërve

Osman Hajdari zgjedhet shef i Shtabit Zgjedhor i Nismës dhe Bashkimit Demokratik

0

Osman Hajdari ZBOsman Hajdari është zgjedhur shef i Shtabit Zgjedhor i Nismës për Kosovë dhe Bashkimi Demokratik në Prizren.

Hajdari Konfirmojë zgjedhjen e tij në krye të shtabit të të dy subjeketev politike. “ Nisma dhe Bashkimi Demokratik janë përcaktuar që unë të jem shef i Shtabit Zgjedhor”, tha Hajdari për “PrizrenPress”.

Osman Hajdari është asambleistë i Bashkimit Demokratik në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Ai tha se dy partitë politike janë duke u mobilizuar për të fituar me 8 qershor në Prizren.
“ Nisma dhe Bashkimi Demokratik është duke u mobilizuar dhe koordinuar aktivitetet për të shënuar fitoren me 8 qershor në Prizren”, tha Osmani.

Nisma për Kosovë dhe Bashkimi Demokratik, në zgjedhjet e 8 qershorit do të garojnë bashkë në Prizren./PrizrenPress.com/

 

Jennifer Lopez: Më mungon buka

0

JenniferLopez10-09Jennifer Lopez i ka thënë “mjaft” mishit dhe nënprodukteve të tij! Për të qenë në formë, ajo i është besuar dietës vegana, duke eliminuar nga ushqyerja e saj të gjitha prodhimet me origjinë shtazore.

“Të qenit vegan, do të thotë t’i thuash jo produkteve të qumështit dhe çdo lloj mishi, e të ushqehesh me gjithçka që rritet nga toka. Buka është një nga gjërat që më mungon më shumë!”, ka pranuar këngëtarja dhe aktorja për radion njujorkeze Z100.

Ramadani: Thaçi vjeli bizneset, tash dëshiron t’ua shkel dinjitetin

0

Burim Ramadani AAKBurim Ramadani i AAK-së, në Facebook, ka shkruar se për gati shtatë vjet me radhë, kryeministri në ikje, Hashin Thaçi, i ka vjelur bizneset në Kosovë. Sipas tij, Thaçi me qeverinë e tij të korruptuar nuk ka lënë asnjë moment të vetëm pa marrë tallin apo përqindjen në secilin tender.

“Kanë falemimentuar një numër i konsiderueshëm i bizneseve për shkak të tallit të madh që i ka marrë qeveria. A beson dikush se Thaçi dhe qeveria e tij e korruptuar do të ndryshojë kursin? Jo, kurrë.

Me përpjekjet e fundit dhe me shoun që po bën, ai realisht po dëshiron të shkelë dinjitetin e bizneseve. I vjeli pa pikë marre, tash tenton t’i mashtrojë pa pikë marre”, ka shkruar Ramadani.