16.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Haraqia: Isa Mustafës i mungon guximi për t’u ballafaquar me Hashim Thaçin

Astrit HaraqijaNuk garoj në zgjedhje pa e përfunduar procesin gjyqësor për rastin e Ministrisë së Kulturës. Lista Dr. Ibrahim Rugova e ka përfunduar aktivitetin në politik dhe mbesim në LDK. Do të jem pjesë e procesit zgjedhor brendapartiak. LDK mund të dalë e para, por Isa Mustafës i mungon guximi për t’u ballafaquar me Hashim Thaçin. Kryesia e LDK’së e ka refuzuar ofertën time për t’i bashkuar tri fraksionet e kësaj partie në Gjakovë.
Express: Ku është Astrit Haraqija në prag të zgjedhjeve nacionale?

A. Haraqija: Astrit Haraqija është midis Prishtinës duke pritur për vendimet të drejtësisë për me i krye. Pasi po thonë që duhet me kanë të pastër të gjithë dhe po e pres vendimin e drejtësisë. Bëhet fjalë për atë filmin që u ba film prej 2006 qe tetë vite.

Express: A mund ta shohim Astritin në listën zgjedhore të ndonjë partie politike?

A. Haraqija: Edhe pse kam pasur oferta prej disa subjekteve politike, absolutisht, pa kryer punë me drejtësi nuk hyj në listë. Nëse pranoj ndonjëherë të hyj në ndonjë listë, ajo është lista e LDK’së. Por jo kësaj radhe sepse është edhe koha e shkurtër.

Express: Ndoshta, as Isa Mustafa nuk pranon që të jeni në listën për deputetë?

A. Haraqija: S’e kam pyet hala, ndoshta, është mirë ju t’ia bëni atë pyetje.

Express: Isa Mustafa ka thënë se ata që kanë dosje kriminale dhe kanë probleme me ligjin nuk do të jenë pjesë e listës zgjedhore?

A. Haraqija: E thash, se nuk dua të hyj, sepse kam probleme me drejtësi. Këtë e kanë thënë të gjitha partitë, edhe AKR’ja.

Express: Pse s’iu bashkuat Dardan Gashit në AKR?

A. Haraqija: Absolutisht, s’kam të bëj asgjë me të. As s’kam lidhje me AKR’në. Asgjë me atë parti s’më bashkon.

Express: Pse e pushuat aktivitetin e Listës Dr. Ibrahim Rugova?

A. Haraqija: Dje e kemi pushuar aktivitetin komplet të Listës Dr. Ibrahim Rugova. E kishit ba pak keq R.I.P, por nejse është punë e juaja. Ne s’kemi hyrë askund. Ne kemi qenë fraksion i LDK’së. Ne kemi krijuar fraksionin në atë kohë për shkak se kemi pasur pakënaqësi me Fatmir Sejdiun. U zgjodh Kryesia e Re e LDK’së dhe ne nuk u pajtuam me atë formë të zgjedhjeve brenda LDK’së. Ne kërkuam një anëtar një votë dhe nuk u pajtuan me ne dhe u krijua një fraksion. Ne s’jemi regjistruar në KQZ si parti politike dhe kemi pritur derisa të vijnë zgjedhjet e ardhshme të LDK’së. Zgjedhjet janë sivjet dhe fillojnë në shtator e përfundojnë në nëntor. Ky vit është edhe vit zgjedhor për LDK’në.

Express: Keni qenë disa themelues të Listës. Ku është Bujar Bukoshi…

A. Haraqija: Bujar Bukoshin nuk e kam takuar kohëve të fundit. Iu tregova kontekstin e krijimit të Listës në rrethanat e asaj kohe dhe kemi vazhduar. Ndërkohë, kanë nisur të ndahen rrugët. Problemet me drejtësinë që pata unë. U pata liruar nga pozita e Zëvendësministrit të Financave pasi që u ba ky skandali me Begjetin për mos me thanë që po ndikojmë në drejtësi kërkova të lirohem nga pozita. Kërkuan të kthehem dhe unë s’pranova të kthehem se e pashë se me Listën Dr. Ibrahim Rugova është ka bëhet film. Veç ne kemi qenë target i të gjitha subjekteve. E pashë të arsyeshme me nejt. Pasi të ndodhi ky problemi me Ukë Rugovën, nuk e pashë më të arsyeshme të vazhdoj. Kam biseduar me Dardan Gashin, ai e ka gjetur rrugën e vet anej. Ka thënë po shkojmë, unë i kam thënë jo.

Express: Çka është duke ndodhur me Ukë Rugovën?

A. Haraqija: Shpjegimi është se Ukë Rugova, djali i Ibrahim Rugovës, që është munduar me iu zgjidh probleme shumë njerëzve në momente të caktuara dhe me iu suportu për viza. Ndoshta, ka dikush që edhe ka keqpërdorur.

Express: Rastin e Ukë Rugovës e ka EULEX’i. Po mendoni se edhe EULEX’i po ndikohet politikisht për këtë rast?

A. Haraqija: Qe dy mandate, a ka Qeveri të respektimit të ligjit apo Qeveri të stabilitetit.

Express: Pyetja është se a po mendoni se edhe në EULEX ka ndërhyrje politike?

A. Haraqija: Gjithkund mund të ketë ndërhyrje. Edhe këtu ka dyshime dhe për Ukën është me rëndësi sa të kryhen hetimet. Hetimet, sipas informatave që kam unë, janë duke përfunduar. Pasi të përfundojnë hetimet do ta vërtetoni se a është Uka i fajshëm apo i pafajshëm.

Express: LDK as deklaratë nuk ka lëshuar kur është arrestuar Ukë Rugova, ndërkohë Isa Mustafa shkoi në shtëpinë e tij dhe e mori Teutën?

A. Haraqija: LDK zakonisht s’ka koment. Ndonjëherë, e lëshon ndonjë komunikatë tre rreshta. Unë kur kam shkuar në Hagë kam qenë anëtar i Kryesisë Qendrore dhe Kryetar i Degës së Gjakovës dhe e kanë lëshuar një komunikatë me tre rreshta. Ata s’kanë qejf me u përzi në drejtësi. S’donë të ndikojnë dhe rrinë anash. Sa di unë, Isa Mustafa Ukën e ka respektuar. Mua më doli pak gazi kur thanë se aderoi sepse ajo s’ka aderuar. Dhe, ne kurrë s’kemi thënë se Lista Rugova nuk është fraksion i LDK’së.

 

Express: Dardan Gashi ka thënë se LDK e ka keqpërdorur Familjen Rugova për vota?

A. Haraqija: Dardan Gashi më së paku ka informata për LDK’në.

Express: A e keni keqpërdorur edhe ju, Dardan Gashi e Bujar Bukoshi Familjen Rugova?

A. Haraqija: Së pari, ju para disa ditësh e keni publiku në Express se Agim Veliu ka thënë se edhe unë kam keqpërdor Familjen Rugova. Unë kam informata se Agim Veliu kurrë s’ka thënë se Haraqija po e keqpërdor Familjen Rugova. Ai ka thënë se Gashi dhe Bukoshi dhe ju e keni shtuar edhe Haraqija. Agimi e ka potencuar se nuk e ka përmendur emrin. E kam thirr Agimin dhe i kam thënë se çka të kam borxh, ai më ka thënë se kurrë s’të kam përmend. Ne Familjes Rugova i kemi borxh jo vetëm unë por krejt Kosova. Sepse mos me kanë Rugova ne nuk ishim sot ku jemi.

Express: Si i shihni përgatitjet e LDK’së për zgjedhje. A mundet LDK ta mundë Hashim Thaçin?

A. Haraqija: LDK me dasht, me punu dhe me pas guximin lideri, unë, të garantoj se i mundim bindshëm.

Express: A e ka guximin Isa Mustafa të përballet me Hashim Thaçin?

A. Haraqija: S’po e shoh. Nuk po e shoh deri më tash. Të shohim se si po përfundon lista e deputetëve deri më datën 16 maj. Pas të premtes mund ta jap opinionin më konkret. Isa duhet me pas guxim me i shty proceset. Nuk duhesh kurrë në politikë me shku në bazë të agjendës së dikujt tjetër. Partitë tjera duhet të vijnë prapa teje e jo e kundërta.
Express: Para disa ditësh Jakup Krasniqi tha se LDK gjatë gjithë mandatit i ka shkuarPDK’së prapa sikur qerre?

A. Haraqija: Jo. LDK’ja është e institucioneve. Edhe nëse nuk i pëlqen institucioni, ajo e respekton.

Express: Sa është problem për LDK’në të shkojë në zgjedhje nacionale me një kandidat për Kryeministër i cili ka humbur garën komunale?

A. Haraqija: Edhe garën komunale – llogarite – ai ka luftuar vetëm me të gjitha partitë.

Express: Ky arsyetim se humba për shkak se u bashkuan të gjithë kundër dikujt po e përdorin të gjithë humbësit?

A. Haraqija: Por, nuk janë bërë në komunat tjera për shembull. S’besoj se është hendikep. Por, unë e kam problemin te guximi. Për të udhëhequr Qeverinë dhe për të marrë vendime duhet guxim. Ne qe kemi hyrë në këtë Qeveri me Listën Rugova si fraksion i LDK’së, e kemi ditur se ka procese të rënda. Ka negociata me Serbinë, probleme me BE’në. Tash, ka ardhur koha për me u themelu një Qeveri e sundimit të ligjit e jo e stabilitetit. Atë që e ka bërë Kroacia për dhjetë vjet ne duhet ta kryejmë më herët.

Express: E keni një parashikim se cila parti do të dalë e para?

A. Haraqija: Qejf kam me dalë LDK’ja.

Express: E realiteti?

A. Haraqija: Qejf kam me dalë LDK’jë. Unë do të votojë për LDK’në. Gjithë ai mjedis që njohë unë dhe që kam ndikim do ta votojnë LDK’në.

Express: Nëse nuk i fiton zgjedhjet, a i mbetet më vend Isa Mustafës në LDK?

A. Haraqija: Kur t’i humbësh zgjedhjet, ti duhesh të shkosh në shtëpi. Cilido lider që i humb zgjedhjet duhet të shkojë në shtëpi. Nëse është dyqan i pavarur si AKR, ai mund të jetë, sepse ai është pronar. Por, LDK’së i duhet edhe Isa Mustafa e edhe Fatmir Sejdiu.

Express: Patët paralajmëruar se do ta ristrukturoni Degën e Gjakovës dhe do t’i bëni bashkë të gjitha fraksionet atje?

A. Haraqija: E kam bërë ofertën dhe i kam afruar të gjitha grupacionet dhe kemi qenë shumë afër. Por, nuk kam dashur të bëj sikur në komunat tjera duke themeluar shtabe. Kemi bërë një ofertë dhe nuk iu ka dukur e arsyeshme. Pritojnë edhe me lëvizë. Kështu, që edhe unë e kam lënë kur të vijnë zgjedhjet në shtator.

Express: Rrjedhimisht, në Gjakovë janë tri LDK’ja. Një pjesë ju, tjetra e Luan Golës dhe LDK’ja e tretë e Fetah Bakisë?

A. Haraqija: Ka grupacione rreth individëve. Por, një figurë, dy figura brenda natës mund t’i mbledhin të gjithë për të votuar për LDK’në.

Express: Kush mund ta bëjë një gjë të tillë?

A. Haraqija: Kryesia Qendrore e LDK’së e dinë. Dikush me rreth e me miq e bën. I del në krye kësaj pune.Selia e LDK’së është ajo që kam ndërtuar unë. Zyrat tjera i kanë marrë përkohësisht. Zyra e LDK’së nuk është pronë e Astrit Haraqijës dhe as e Fetah Bakisë dhe as e Luan Golës. Ai objekt është i LDK’së.

Express: A mund ta bashkojë LDK’në në Gjakovë Teuta Sahatqija?

A. Haraqija: Pse s’e ka bërë për këto katër vite? Ajo qe katër vite është Nënkryetare e LDK’së. Ajo vjen prej Degës së Gjakovë. Ajo ka qenë dikur në grup me Fetah Bakijën dhe pas një kohe doli në grup me Luan Golën.

Më Shumë

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Shqipëria, Besim R. Cengu, promovohet në Prizren

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Kukësi i Shqipëria, Besim R. Cengu, u promovua në Prizren. Studiuesit i kanë vlerësuar lartë baladat e publikuar...

Vajza në Rahovec raporton se i është zhdukur nëna

Një vajzë nga Rahoveci, ka raportuar në Polici se nëna e saj është larguar nga shtëpia të shtunën e javës së kaluar dhe nuk...

Lajmet e Fundit