“Srpska” e domosdoshme dhe e pashmangshme për qeveri

Aleksandër Jabllanoviq-SrpskaInkuadrimi i Listës Serbe në marrëveshjen e Bllokut VLAN për të qeverisur me vendin, tashmë po shihet si e domosdoshme. Kjo për faktin se përfshirja e saj nga njohësit e rrethanave politike në vend, po vlerësohet si një faktor që siguron zbatim të marrëveshjes së 18 prillit.

Diskutimet dhe takimet e ditëve të fundit që ka pasur blloku me përfaqësuesit e minoriteteve serbe, sipas analistëve vendës, po shihen si një mënyrë që palët të përfarojnë qëndrimet rreth dilemave që mund të kenë para mbajtjes së seancës konstituive të 2 tetorit.

Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol ka thënë për Tribunën se Lista Serbe, përveç faktit që ofron siguri për vazhdimin e marrëveshjes së Brukselit, ka rëndësi edhe për aspektin e forcës që posedon brenda Kuvendit të Kosovës.

“Lista Serbe krahasuar me partinë e Nenad Rashiqit, ka forcë politike dukshëm më të madhe. Përfshirja e saj do të ishte një garanci për marrëveshjen e 18 prillit”, ka thënë Zogaj.

Duke pasur parasysh rrethanat që janë krijuar në vend për bllokun, sipas Zogajt, është pothuajse e pashmangshme që të inkuadrojë Listën e Aleksander Jabllanoviqit në planin për qeverisje të vendit, në rast se kjo palë arrin të qeverisë me institucionet qendrore.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

Lajmet e Fundit