10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Rexhaj: Qeverisë së Ramadan Mujës, po i zgjerohet hallka e krimit

Arber Rexhaj 23Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj vlerëson se qyteti i Prizrenit, është bërë vend i krimit të organizuar.

Ai thotë se hallka e krimit tashmë është zgjeruar dhe shtrihet nga kryetari, Ramadan Muja, Ekzekutivi, deri të Asambleja.

“Prizreni është bërë vend i krimit të organizuar. Hallka zingjirore e saj shtrihet nga kryetari, Ekzekutivi e deri në asamble”, vlerëson Rexhaj.

“Jeta shoqërore në të gjitha fushat ekzekutive përfshin krim të organizuar që lidhet me mafia të ndërtimit, të cilët e degraduan në llom e kaos urbanistik, shpronësim dhe uzurpim të paligjshëm të pronave publike”, shprehet ai.

“Fatkeqësisht në vend se Komuna e Prizrenit të jetë hapësirë ku i përket qytetarit, e cila ofron shërbime publike dhe qytetarin e konsideron të barabarte në shërbime dhe mundësi, ajo është kthyer në hapësirë private të subjekteve politike dhe grupeve kriminale”.

“Pushteti lokal me eksponentë të ‘opozitës’ të cilët thirren kështu i shërbejnë politikave të mbrapshta të PDK-së. Janë ata të cilët e degraduan çdo vlere qe i ka mbetur këtij qyteti”.

Rexhaj thotë se keqpërdorimi i pronave shoqërore derivon nga kryetari i Komunës, Ramadan Muja, duke përfshirë elemente të Ekzekutivit dhe grupeve të gjëra të interesit.

“Pasuria e qytetarëve në prona publike, e cila është në vlerë prej qindra miliona eurosh po ngushtohet. Fatkeqësisht komuna nuk ka një përllogaritje të vlerës së këtyre pronave. Ndërsa shume sosh të cilat i ka dhënë në shfrytëzim, i ka bërë kryesisht në baza të interesave partiake dhe nepotike”.

“Po ashtu arsimi ka shpërfaqur fytyrën e vërtete të PDK-së, duke u privatizuar në tërësi dhe duke u shndërruar në hapësirë vetëm me eksponentë me veprim partiak, klanor dhe familjar, duke u bërë çerdhe e punësimit militantes”.

“Pothuajse të gjithë drejtorët, zëvendësit e tyre, sekretaret dhe një pjesë e madhe e mësimdhënësve i shërbejnë hapësirës se privatizuar të PDK-se”.

“Shëndetësia po ashtu është privatizuar dhe është kthyer ne terror për qytetaret. Ne vend se të ofroj shërbime për qytetare ajo është kthyer në një sektor të kontrollit të fuqishëm nga familja Muja”.

“Mjeket e padëgjueshëm për ta, menjëherë disiplinohen nëpër qendrat e mjekësisë familjare të cilat i shërbejnë rrethit të Prizrenit”.

“Përnjëmend ka ardhur koha që qytetarët e ndërgjegjshëm t’i thonë mjaft kësaj gjendje te krijuar”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron një pistoletë

Policia e Kosovës njofton se sot ka realizuar një urdhër-kontroll në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ku është...

Policia në Prizren gjobit motoristët kundërvajtës, sekuestrohen disa motoçikleta

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 2 dhe 3 maj 2024 patrullat policore të policisë në kuadër të Njësisë Rajonale...

Lajmet e Fundit