Bajrami sërish kandidat i PDK-së për kryeparlamentar

Arsim Bajrami-pdkNënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami edhe pse para dy javësh nuk arriti që të marrë më shumë se 44 vota për kryetar të Kuvendit, ai sërish më 2 tetor do të jetë i kandiduari i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Blic, njeriu i dytë i PDK-së, Hajredin Kuçi. “Nuk jam pjesë direkte e procesit, por besoj kandidati i njëjtë do të jetë”, ka thënë Kuçi shkurt nëpërmjet SMS-it.

Megjithatë, Hajredin Kuçi nuk ka dhënë detaje se si PDK do të mund ta zgjedh Arsim Bajramin në krye të Kuvendit, apo se ka do t’i siguroj 61 vota.

Ndërkohë, deputeti tjetër i kësaj partie, Enver Hoxhaj dje u ka thënë medieve se PDK e ka planin se si do ta zgjedh kryetarin e Kuvendit.

Mirëpo, as Hoxhaj nuk ka dhënë detaje apo nuk e ka sqaruar se nga PDK do t’i marrë 61 vota.

Në anën tjetër, sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani i ka thënë Gazetës Blic se Blloku LDK- AAK- Nisma + VV nuk do ta votojnë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit më 2 tetor.

Sidoqoftë, tërë shpresat tani janë përqendruar tek presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e cila këto ditë po qëndron për vizitë disa ditore, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë kësaj vizite ajo ka pasur takime edhe me krerë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku raportohet se edhe ka marrë instruksione se si të tejkalohet ngërçi politik. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit