Nishani në OKB: Terrorizmi kërcënim serioz për paqen

Nishani në OKBPresidenti Bujar Nishani ka mbajtur mbrëmë pas mesnate fjalimin e tij në Sesionin e 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Shqipëria ka bashkuar zërin e saj me nismën e rreth gjashtëdhjetë vendeve të tjera të OKB-së për të referuar situatën në Siri në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve. Për fat të keq, si me shumë iniciativa të tjera për Sirinë, kjo përpjekje mori veton në Këshill. Ne përsërisim se autorët e krimeve në Siri duhet të mbajnë përgjegjësi dhe populli i Sirisë meriton qetësi dhe drejtësi”, tha Nishani, raporton Oranews.

Kreu i shtetit shqiptar deklaroi se terrorizmi mbetet një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, ndaj dhe Shqipëria i është bashkuar koalicionit ndërkombëtar të krijuar së fundmi, me qëllim frenimin dhe shkatërrimin në fund të ISIS-it.

Më tej Nishani u ndal në aspiratën integruese të vendit duke theksuar se një sërë masash duhen miratuar për të çrrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar, pasi procesi i zgjerimit është i bazuar në rezultate.

Kreu i shtetit shqiptar u bëri thirrje vendeve të OKB që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta hedhin këtë hap, ndërsa u ndal edhe tek të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe atyre të Luginës së Preshevës.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit