16.9 C
Prizren
E enjte, 19 Qershor, 2025
Home Blog Page 8088

Madonna: Putin është pederast!

0

madona me putinPutin është pederast. Kështu ka thënë këngëtarja e famshme Madonna, e cila kësaj radhe nuk ka ditur të frenohet. Këngëtarja, e cila është duke punuar në albumin e saj të ardhshëm në shënjestër ka sërish Vladimir Putin, duke e quajtur atë “pederast”.

Gjatë një interviste për BuzzFeed, këngëtarja ka vendosur ti përgjigjet hapur gazetarit duke pohuar mes të tjerash deh mendimin për Vladimir Putin, presidentin e Rusisë, citon preshevajone.

Kur emri i tij u shfaq në sytë e saj, Madonna është shprehur shumë thjesht, duke e komentuar presidentin thjesht me një fjalë, “gay”. Ndoshta Putin është homoseksual, ky do të përbënte problem për të ka komentuar Madonna.

Fatmir Limaj: Nisma subjekt befasues dhe simpatik

0

Fatmir-limaj2Fatmir Limaj thotë se Nisma po hyn sigurt në zgjedhje dhe se nga ky proces do të dal e fuqishme, do të jetë befasi e zgjedhjeve dhe një parti simpatike në parlamentin e Kosovës.

Nisma për Kosovën, sipas Limajt është për ndryshim, dhe se sipas tij, pas zgjedhjeve nëse nuk ka ndryshime do të rrijë në opozitë dhe nuk do të përfshihet në qeverisje.

Limaj tha se është skeptik lidhur me ndryshimin që mund të vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, derisa sipas tij, PDK duhet të mos qeverisë më.

“Në LDK-në kam dilemat e mia se a mund të paraqes ndryshim. Nuk e di se sa janë të përgatitur për një gjë të tillë. Nuk dua ta marrë rolin për të konstatuar gatishmërinë e secilës parti, por mund të them se këtij vendi i duhet ndryshimi”, ka thënë Limaj, i cili thekson se Nisma do të jetë parti e qendrës së majtë.

Sipas Limajt, Nisma do të ketë ideologjinë e qendrës së majtë.

Këtu, ai kritikoi partitë politike të cilat sipas tij prezantohen si të djathta e nuk e dinë se çka nënkupton kjo.

Limaj ripërsëriti se Nisma do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.

“Jemi duke shkuar në zgjedhje me trup qartësisht elektoral, me matematikë të qartë dhe rezultate të lexuara, kështu që Nisma shkon e sigurt e vendosur dhe pa asnjë dilemë në këto zgjedhje, sepse jam i bindur se Nisma për Kosovën, do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve dhe një nga subjektet jo vetëm emrin që e ka simpatik, por edhe një subjekt i fuqishëm dhe simpatik në parlament”, tha Limaj.

Limaj: Kosova për katër vjet kishte një qeverisje pa program 

Kryetari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se Nisama ka mbledhur në gjithë Kosovën njerëz profesionistë dhe të gatshëm për punë të cilët sipas tij, më herët ose nuk kanë qenë të inkuadruar në në parti politike, ose që në partitë që ishin nuk kishin hapësirë për punë.

Ndryshe nga kjo, Limaj tha se në Nisma nuk do të jetë fjala e fundit vetëm kryetarit të partisë, por të gjitha atyre që kontribuojnë në të.

Limaj ka kritikuar qeverisjen e Thaçit, derisa tha se në katër vjetët e kaluara kjo qeverisje ka punuar pa program.

Ai tha se në këto katër vjet, qeveria Thaçi, nuk ka realizuar as edhe një projekt.

Sipas tij, dikush që ishte në qeverisje nuk mund të bëjë premtime të reja, derisa nuk i ka përmbushur premtimet e kaluara.

Nisma sipas Limajt do të mbajë premtimet dhe se programi i saj është për ndryshime në të gjitha fushat.

…..

Limaj: Legjislatura e kaluar të merret shembull, të mos votohet emri i partisë por anëtarët e listës (Video)

Kryetari i Kryesisë së Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, thotë se parlamenti i kaluar duhet të shërbej si shembull për qytetarët që të votojnë individët dhe mos të bazohen në emrin e partive.

Duke folur në emisionin “Zona B” në Klan Kosova, Limaj tha se qytetarët duhet të shikojnë ata listat e partive dhe jo emrin e tyre.

“Po shrpesoj që të shërbej edhe për drejtuesit e subjekteve politike, por mbi të gjitha për qytetarët, të shohin mirë këndë po e votojnë. Emri i partisë nuk zgjedh probleme, por le ti shohin njerëzit që janë në lista”, tha Limaj.

Ndërkohë Limaj tha se nuk e di nëse ka një marrëveshje në mes të pas zgjedhore në mes të kryetarit të PDK’së Hashim Thaçi dhe atij të LDK’së isa Mustafa.

Por sipas Limaj, një marrëveshje e tillë, nëse ekziston do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën./express/

Një arbitre seksi po çmend Brazilin

0

referjaËshtë e rrallë që një arbitër, sidomos arbitër anësor, të kthehet në hit në internet.

Por ky nuk është arbitër dosido, pasi është kjo.

25- vjeçarja Fernanda Colombo Uliana po çmend Brazilin.

Ajo ka arritur që të jetë arbitre anësore në disa ndeshje shumë të rëndësishme.

Të dielën ajo do jetë edhe në ndeshjen mes Atletico Mineiro dhe Cruzeiro.

Tranvestitja në Eurovizion fut në sherr Kristi Pinderin me Eneda Tarifën/ Putin kërkon të manipulojë rezultatin

0

86005Tani që Shqipëria është eliminuar që në nisje nga Festivali Europian i Këngës, mund të merremi me konkurrentët e tjerë.

Një prej tyre është tranvestitja Chonchita Wurst, e cila përfaqëson Austrinë në këtë festival.

Disa thonë se ajo është edhe pretendente për çmimin e parë.

Por një koment i bërë në Facebook nga një këngëtare e njohur shqiptare për seksualitetin dhe pamjen e tranvestites, ka ngjallur debat.

Eneda Tarifa e ka përbuzur tranvestiten, duke shkruar: “Ku po shkojmë, ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika? Si t’ia shpjegoj unë vajzës sime këtë fenomen që do të jetë përhapur”.

Këtyre komenteve i është përgjigjur aktivisti i të drejtave të komunitetit LGBT, Kristi Pinderi.

“Unë jam gej meqë ra fjala dhe bashkë njihemi shumë mirë.

Të kam intervistuar njëherë. Isha zëvendëskryeredaktor i revistës KULT, ti ishe këngëtarja që militonte në LSI në atë kohë.

Ajo që unë kam dashur në intervistë të spikas ka të bëjë me faktin që një këngëtare si ti, kishte një edukim si punonjëse sociale dhe që, mbi të gjitha ishte krenare për këtë gjë. Të bëja pyetje e doja të të “mësoja” si të përgjigjeshe, në mënyrë që ti jepja vlera atyre që do artikuloje në atë intervistë.

Unë nuk e mbaj mend mirë sot, 7 apo më shumë vjet më pas, nëse ka qenë pikërisht ky fakt që më ka bërë mua të të intervistoj, apo fakti që partneri juaj punonte në biznesin e fonisë apo qëndrës së zërit për ndonjë parti në ato kohë…

Di vetëm që të takova me idenë që duhet të botoja gjëra të mencura nga ty! Dhe u përpoqa vërtet sepse besoja gjithmonë te vlera e promovimit të artistëve që qëllon të kenë edhe një diplomë universiteti.

Por ama shkova në redaksi i bindur që ti ose nuk di t’i artikulosh gjërat e mençura, ose thjesht je e paaftë të mendosh për gjëra të mençura. Vetëm kaq doja të thoja.

Dhe të kërkoj ndjesë për lexuesit e atij numri të revistës Kult ku unë të kam nxjerrë ty si këngëtare të angazhuar e me mend shumë! Shumë faj, faj i imi,” shkruan Pinderi.

Ndërkohë, e përditshmja më e madhe në Europë, Bild, raporton se presidenti rus, Vladimir Putin ka ndërmend që të manipulojë rezultatet e festivalit në favor të këngës ruse.

Rusia përfaqësohet në finale nga motrat binjake Tolmachova.

Qëllimi i Putin është që të marrë sa më shumë pikë, në mos të fitojë.

Disa ekspertë thonë se kriza në Ukrainë do ndikojë që Rusia të mos marrë shumë pikë.

Por Putin po vepron që imazhi i vendit të mos goditet në këtë mënyrë në rang ndërkombëtar.

Kur motrat binjake u kualifikuan për në finale, në sallë pati fishkëllima kundër Rusisë.

Për një Gjykatë të dytë Speciale

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja në largim, Edita Tahiri, thotë se ka iniciuar një proces për të përgatitur një peticion për problemin e grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Peticioni i dedikohet OKB-së, që rastet e tilla të merren si shkas që Kosova të ketë një Gjykatë të dytë Speciale.

Tahiri tha për RTV21 se synon një gjykatë që do të sillte para drejtësisë akterët e regjimit të Slobodan Milosevicit – bërësit e gjenocidit.

Zbogar për vizat: Keni edhe pak durim

0

Zhbogar6-13Në Ditën e Evropës, kur në Kosovë ishte ditë pushimi dhe kërkohej liberalizimi i vizave, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, kërkon durim nga qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.
Ai tha se në verë do të ketë edhe një raport i cili do të bëjë vlerësim se çfarë është arritur në Kosovë dhe çka duhet të bëjë Kosova në këtë drejtim.

“Shohim çdo ditë një përkushtim të Kosovës, drejt kësaj rruge dhe unë konsideroj se Kosova ka shënuar progres në rrugëtimin drejt Evropës. Së fundi kanë përfunduar negociatat për MSA’në dhe në procesin e vizave mendoj se kemi bërë një hap të madh përpara. Jemi në proces të evoluimit për të parë nëse Kosova është gati që t’i bashkohet lëvizjes pa viza. Do të ketë një raport para verës i cili do të japë një velrësim se çfarë është arritur dhe çfarë hapash duhen bërë në mënyrë që Komisioni tu rekomandoj vendeve anëtare që të hapin kufijtë për Kosovën. E kuptoj që ka qenë një proces i gjatë dhe u kërkoj qytetarëve kosovarë që të kenë edhe pak durim pasi ne po bëjmë hapa të rëndësishëm”, tha Zgogar për RTK.

Gjykimi i drejtorëve të Ramadan Mujës para përfundimit

0

Prizren-shtepia bardheGjykimi ndaj zyrtarëve komunalë të Prizrenit të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, apo autorizimit, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim, po i afrohet fundit. Aktgjykimi për ta pritet të shpallet më 15 maj.

Të enjten në Gjykatën Themelore të Prizrenit fjalën përfundimtare e paraqitën tre nga gjashtë të akuzuarit.

Dy nga ta, Gëzim Gashi e Lulzim Thaçi nëpërmjet avokatëve të tyre Safet Krasniqit dhe Naim Qelajt këtë fjalë e dorëzuan në gjykatë me shkrim, ndërsa i akuzuari Bujar Berisha fjalën e tij përfundimtare e tha në gjykatore.

Ai deklaroi se nuk ndihet fajtor për atë me të cilën ngarkohet, teksa i kërkoi trupit gjykues që për të të shpallë aktgjykim lirues për ta shfajësuar nga akuzat.

Gëzim Gashi është menaxher i parkingut “Euro-AG”, Lulzim Thaçi tregtar, ndërsa Bujar Berisha, menaxher i Kompanisë”Sigal”.

Këta të tre bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Hasan Hasanin, ish-drejtorin e Urbanizmit Sadik Paçarizin dhe inspektorët e komunikacionit të kësaj komune Zekë Tejecin e Sokol Hadrin, ngarkohen për shitjen nën çmimet e tyre reale të disa veturave të konfiskuara nga pushteti lokal prizrenas.

Sipas aktakuzës, gjatë muajit gusht të vitit 2010 zyrtarët komunalë në bashkëveprim dhe pa pasur autorizim, i kanë shitur Nysret Morinës automjetin e markës “Mercedes ML 320”, me numër të targave 319-KS-777, me një çmim shumë më të ulët sesa vlera e vërtetë.

Po ashtu, ata akuzohen se gjatë muajve nëntor- dhjetor të vitit 2009 dhe gjatë muajve gusht- nëntor të vitit 2010, kanë nënshkruar 12 procesverbale me të cilat Nysret Krasniqit, Verim Gashit dhe Nysret Morinës u është mundësuar blerja e makinave me çmim më të lirë.

Katër zyrtarët komunalë të Prizrenit akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, apo autorizimit, derisa të tetët e përfshirë në aktakuzë ngarkohen edhe për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Të akuzuarit sipas prokurorisë nuk kanë shikuar nëse makinat e konfiskuara janë nën dyshime-hetime, ndërsa nuk kanë kërkuar dëshminë e pagesës së shumës totale nga ana e blerësve, me çka i kanë shkaktuar dëm Komunës së Prizrenit.

Ish-drejtori i Urbanizmit Sadik Paçarizi u dënua edhe në procesin gjyqësor kundër kryetarit të Prizrenit Ramadan Mujës më 13 mars të këtij viti me tetë muaj burg me kusht. Ai nuk duhet të shkaktojë ndonjë vepër penale brenda dy vjetëve të ardhshëm nëse dëshiron t’i shmanget qëndrimit në mënyrë automatike prapa grilave.

Aktgjykimi për zyrtarët prizrenas pritet të shpallet më 15 maj./Gazeta Jeta ne Kosove/

Asllanaj 100 ditë në “përshtatje” të Administratës dhe Arsimit

0

SaliAsllanaj-ldkSali Asllanaj kryetar i Komunës së Suharekës akuzohet nga opozita dhe mediat lokale se gjatë 100 ditëshit të parë është marrë me largime dhe punësime politike në arsim dhe administratë. Vetë Asllanaj thotë se në administratë ka pasur “hiperpunësim”. Ndërsa për ndërprerjen e projektit të “Caritas-it” që ofronte mësimdhënës të rinj si zëvendësim për mësimdhënësit afër pensionit, thotë se ishte projekt i dështuar. “Caritas-i” në anën tjetër thotë se për këtë projekt “të dështuar” janë të interesuar shumë komuna tjera të Kosovës.

Faik Kryeziu, mësues nga Suhareka, kishte përfituar nga projekti i “Caritas-it”, duke u zëvendësuar nga mësuesja Qëndresa Gashi, ndërsa ky kishte vazhduar ta marrë rrogën si rëndom.

Kryeziu që vitin tjetër del në pension për arsye shëndetësore dhe të pleqërisë kishte kërkuar zëvendësim në Drejtorinë e Arsimit, gjë që i ishte mundësuar falë projektit të “Caritas-it” që kishte punësuar 35 mësues shtesë në Komunën e Suharekës për të zëvendësuar mësuesit pranë pensionit e që për shkaqe të ndryshme kanë pasur problem vijimin e mësimit.

Zëvendësuesja e tij është paguar nga “Caritas-i”, ndërsa mësuesi Kryeziu ka vazhduar të paguhet si gjithmonë nga Buxheti i Kosovës.

Mirëpo me ardhjen e kryetarit të ri të Suharekës Sali Asllanajt, ky projekt nuk është vazhduar më dhe Faik Kryeziut që ka probleme me diabetin dhe frymëmarrjen i është dashur që t’i kthehet sërish ditarit.

Kryeziu thotë se herë pas here e kishte vizituar mësuesen e re dhe nxënësit e tij.

“Unë me sëmundje kam ardhë i kam dhanë këshilla, i kam thanë ato dituritë e mia që të punojë, por edhe ajo me metodat e reja të tanishme ka dhënë një fryt të mirë, një punë të mirë ka dhënë, një arsim të mirë që nxënësit nuk kanë mujt me ra nga suksesi, por vetëm çka janë avancuar”, thotë Kryeziu.
Ai thotë se tash i ka punët më mirë me frymëmarrjen dhe diabetin, mirëpo ka filluar të ketë probleme tjera.

“Tash jam më mirë mirëpo me të pamurit nuk jam mirë, nuk po shoh bash mirë, para pensioni jam, por nuk jam si kam qenë përpara”, thotë Kryeziu

Sali Asllanaj thotë se largimi i 35 punëtorëve nga sistemi i arsimit është pasojë e një projekti të dështuar.

“Kanë qenë mbi 30 punëtorë me kontrata, të themi si asistentë të arsimtarit me projekt të “Caritas-it” që për mu ka qenë një projekt komplet i dështuar”, thotë Asllanaj.

Ai nuk jep shpjegime shtesë se përse ky projekt është i dështuar përveç që përmend keqmenaxhimin.

Por Don Viktor Sopi, drejtues i “Caritas-it” për Kosovë, nuk pajtohet me pohimet e kryetarit Asllanaj.

“Ky nuk ka qenë një projekt i dështuar, por kryetari Asllanaj nuk ka shprehur interesim me bahkëpunu me ‘Caritas-in’ dhe me mbështet arsimin në Komunën e Suharekës, siç kishte shprehur dhe përkrahur këtë projekt ish-kryetari Blerim Kuqi, ndërsa këtë projekt me ngulm janë duke e kërkuar edhe disa komuna tjera siç është Mitrovica, Vitia e Ferizaj”, thotë Viktor Sopi.

Projekti i “Caritas-it” parashihte pagesën e mësimdhënësve të rinj deri në pensionimin e atyre të vjetërve. Ndërsa më tutje këta mësimdhënës do t’i paguante Drejtoria për Arsim, e cila edhe ka bërë përzgjedhjen e tyre.

Përveç largimit të këtyre 35 mësuesve dhe të disa punonjësve të administratës, Sali Asllanaj nuk ka me çka të mburret për 100 ditëshin e qeverisjes së tij. Edhe ai vetë e pranon që për këto 100 ditë ka bërë punë që nuk janë shumë popullore dhe të lëvdueshme.

“Unë mendoj që në këtë fazë prej 100 ditësh janë disa punë që i kemi berë që nuk janë shumë popullore, nuk janë për t’u lavdëruar, por kemi bë punë që është dashur m’u bë, si për shembull kemi larguar nga administrata komunale hiperngarkesën e të punësuarve, sepse në administratën komunale kanë qenë mbi 50 të hiperpunësuar me kontrata joligjore”, thotë Asllanaj.

Por Bali Muharremaj nga AAK-ja, e akuzon kryetarin se këto largime nga puna janë me prapavijë politike.

Ai thotë se janë larguar drejtorë shkollash për t’u zëvendësuar me drejtorë të zgjedhur në baza partiake.

“Duhet me këqyr pak, disa njerëz kanë punuar me vite të tëra, disa kanë 22-23 vjet përvojë pune. Si ka mundësi që për tre muaj m’u largu, si ka mundësi për 20 vjet me qenë të mirë e qysh po ban tash për tre muaj pa përformancë m’i largu prej punës”, pyetet Muharremaj, i cili përmend tre drejtorë të larguar deri më tash, ndërsa siç thotë ai pritet edhe largimi i disa të tjerëve.

Por Kryetari i Suharekës, thotë se nuk ka larguar asnjë drejtor nga puna, vetëm janë “ndërruar”.

“Asnjë drejtor nuk e kemi shkarkuar, kemi bërë ndoshta ndërrime-masë të përfundimit të kontratave, i ka kaluar kontrata katërvjeçare, ku kërkohet konkurs i ri dhe kritere tjera, po kushtimisht asnjë drejtor nuk e kemi larguar nga puna, nëse vlen me përmend që kemi larguar, kemi larguar që ka qenë në kundërshtim me ligjin, pikërisht deputeten Kimete Bajraktari, që ka qenë edhe shërbyese civile edhe deputete”, thotë Asllanaj.

Remzi Bytyqi, ka qenë drejtor i Shkollës së Mesme Teknike “Skender Luarasi”, në Suharekë prej themelimit të saj para 20 vjetësh, ndërsa tash me ardhjen e kryetarit Asllanaj nuk i është vazhduar kontrata.

Ai nuk e di arsyen e saktë të largimit të tij, por dyshon se mosangazhimi i tij politik gjatë zgjedhjeve ka pasur ndikim në këtë vendim të Drejtorisë Komunale për Arsim.

“Por nëse e ka karakterin politik po them shumë sinqerisht, unë kam qenë në LDK, jam në LDK dhe do të mbetem në LDK dhe nuk ka mundësi që unë të kaloj në parti tjetër“, thotë Bytyqi.

“Asllanaj nuk dallon nga Kuqi”

Brahim Thaçi, gazetar i pavarur nga Suhareka thotë se 100 ditët e kryetarit Asllanaj nuk dallojnë nga 100 ditëshi i ish-kryetarit Blerim Kuqi, pasi që siç thotë ai kanë qenë të destinuara vetëm në adaptimin e administratës në funksion të tyre.

“Ky 100 ditësh mund të them se është i njëjtë edhe me 100 ditëshin e qeverisjes së kaluar të Blerim Kuqit, të dy qeverisjet si ajo e Blerim Kuqit dhe e z. Asllanaj kane qenë të destinuara në ndërrimin e posteve publike dhe nëse mund të them kështu, në adaptimin e administratës së tyre në funksion të asaj se si do ta menaxhonin komunën”, thotë Thaçi.

Sali Asllanaj në anën tjetër thotë se përveç largimit të siç i quan ai të “hiperpunësuarve” gjatë 100 ditëshit të parë ka përmbushur edhe një premtim që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore.

Ai thotë se ka mbajtur premtimin për dyfishimin e bursave, ku nga 70 sa ishin më parë tash ka rritur numrin në 158.

“Punë tjetër me sukses kemi be edhe transportin për të gjithë nxënësit të cilët kanë një distancë të caktuar nga shkolla fillore dhe mendoj që kemi bërë një zgjidhje të mirë, sikur kemi bërë menjëherë fillimin e projektit për shpërndarjen e subvencioneve në bujqësi, të cilat i kanë përfitua 60 bujq-ndihmë në plehra artificialë dhe fara të patateve”, thotë Asllanaj.

Ai thotë se gjatë këtij 100 ditëshi është marrë edhe vendimi që ta rikthejë administratën e ofiqarisë nëpër bashkësi lokale.

Por këto arritje të Asllanajt i hedh poshtë ish-kundërkandidati i tij. Muharremaj thotë se më shumë sesa rritja e numrit të bursistëve çon peshë nisja e mandatit me shkelje të ligjit, duke nxjerrë vendim jashtëtenderues për dhënien e bufesë së komunës bashkëfshatarit të tij.

“Për mu për 100 ditë nuk ka bë kurrgjë, vetëm është marrë me disa punë që më të vërtetë nuk i kanë hije një kryetari të komunës, në rend të parë, ka bë shkelje menjëherë si ka ardhë në kuvendin komunal për dhënien e bufesë pa tender”

Leonard Shala nga qendra e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Suharekë thotë se kryetari ka anashkaluar ekspertët e fushave të ndryshme gjatë zgjedhjes së drejtorëve si dhe siç thotë ai është bërë diskriminim gjinor në këtë rast.

“Me një fjalë është komplet administrate e politizuar, asnjë drejtori nuk udhëhiqet nga femrat, besojmë që është një diskriminim gjinor gjithashtu”, thotë Shala

Edhe Shala përmend emërime politike të drejtorëve të shkollave, si dhe dhënien e bufesë bashkëfshatarit të Asllanajt

Për dhënien e bufesë së komunës një bashkëfshatari të Asllnajt, gazeta Jeta në Kosovë, ka raportuar më 12 shkurt të këtij viti.

Po ashtu gazeta ka raportuar më 13 mars edhe për ndryshimet politike që ka bërë kryetari Asllanaj në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi gjatë 100 ditëshit të tij dhe shkeljet ligjore që kishte bërë me këto ndryshime.

Sali Asllanaj nuk kishte pranuar atëherë se ka bërë emërime politike dhe nuk pranon as tash se drejtorët e departamenteve komunale nuk janë ekspertë të fushave të ndryshme.

“Nuk e di si e mendon opozita ekspertizën, unë mendoj që nëse drejtor për urbanizëm vjen dikush me profesion arkitekt, ose në shërbimin pronësoro-juridik vjen jurist, ose në inspekcion vjen jurist, në shëndetësi vjen një sociolog, kushtimisht mendoj që është një ekspertizë e mjaftueshme, sepse janë emërime politike”, thotë Asllanaj.

Sipas tij nuk është e thënë që ekspertiza të jetë gjithmonë maksimale. Asllanaj po ashtu thotë të ketë pasur telashe në emërimin e drejtorëve, meqë shumë kandidatë kanë refuzuar këto poste, sepse siç thotë ai kanë pasur benificione me të mira në vende tjera të punës.

Ndërsa sa i përket faktit që asnjë drejtori nuk udhëhiqet nga femrat, kryetari Asllnaj thotë të jetë fatkeqësi.

“E pranoj që është fatkeqësi, sepse nuk kemi mundur të gjejmë që së paku njëra nga femrat ta udhëheq një drejtori…Ju garantoj opozitën dhe gjithë qytetarët e komunës që së paku me tri zonja të nderuara që kanë kualitet profesional kam biseduar dhe u kam ofruar që të jenë drejtoresha, por për arsye të veta, e ndoshta që janë më komode në punën që kanë, nuk kanë pranuar”, thotë Asllanaj.

Përveç opozitës, edhe qytetarët e Suharekës mendojnë se për këto 100 ditë nuk ka pasur ndonjë ndryshim të vërejtëshëm

“Po realisht unë në këtë qytet jetoj dhe nuk kam pa ndonjë ndryshim të madh në këtë mandat që ka fillua. Në bazë të atyre premtimeve besoj që ka mu bë diçka, mirëpo unë nuk kam pa ndonjë gjë të madhe, nuk kam pas as një lëvizje të vetme”, tha Besim Kodra nga Suhareka.

Disa nga premtimet kryesore të Sali Asllanajt kanë qenë rregullimi i të gjitha rrugëve malore, rregullimi i kanalizimit dhe ujësjellësit në të gjithë fshatrat dhe avancimi i ekonomisë së vogël, përmes lehtësirave administrative e tatimore.

Por për asnjërin nga këto premtime Asllanaj nuk ka caktuar ndonjë periudhë kohore, përveç asaj që i imponon mandati katërvjeçar.

“Një pjesë të tyre veç kemi filluar mi realizua, pjesën tjetër kemi aplikua që t’i realizojmë siç është turizmi rural, pjesën e zhvillimit ekonomik jemi duke punuar dhe kemi aplikuar pikërisht në zhvillimin e infrastrukturës në zonën industriale që të jetë sa më e përshtatshme për zhvillimin e biznesit dhe gradualisht për katër vjetët e ardhshëm, sepse nuk mund të mendohet që ne për tre muaj të zgjidhen të gjitha problemet e komunës”, thotë Asllanaj.

Ai thotë se mandati i tij ka filluar me një dinamikë shumë të shpejtë dhe se pretendon që ta mbajë këtë dinamikë për katër vjet.

Megjithatë, ai thotë se nuk pretendon që të bëj mrekulli, por se do të krijojë një ambient të mirë për bizneset.

Sali Asllanaj i LDK-së doli fitues i zgjedhjeve në Komunën e Suharekës, duke e mundur në balotazh bashkëfshatarin e tij Bali Muharremajn e AAK-së.

Ai ka qenë kryetar i Komunës së Suharekës edhe më herët: prej vitit 2002 deri në vitin 2009, kur u mund nga Blerim Kuqi i AAK-së./Gazeta Jeta ne Kosove/

Të ndëshkohen partitë që fillojnë fushatën para kohe

0

PDK-fushatParitë politike po e shfrytëzojnë mungesën e një ligji që përcakton se çka është periudha e para fushatës zgjedhore, thotë Driton Selmanaj nga KDI. Ai bënë thirrje që të krijohet një ligj që do të precizonte se çfarë veprimtarie partiake mund të bëhet para dhe gjatë fushatës parazgjedhore.
Partitë Politike nuk duan të dinë për kohën që i është caktuar për fushatë zgjedhore. Liderë të subjekteve më të mëdha politike në vend, filluan premtime paraelektorale edhe pa u caktuar fare data e zgjedhjeve.
Driton Selmanaj nga Instituti Demokratikë i Kosovës (KDI), ka thënë se partitë politike po e shfrytëzojnë mungesën e një ligji të qartë që do të precizonte se çka është periudhë para fushatës e çka quhet fushatë.

Liderët, duke filluar nga Kryetari i PDK-së dhe Kryeministri Hashim Thaçi, Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe të tjerët, ka kohë që kanë dal me premtime. Ndonëse, fillimi i kësaj periudhe premtimesh ka ardhur si rezultat i ngritjes së gjasave për mbajtjen e zgjedhjeve në qershor, këta të fundit nuk kanë pritur që ato t’i bëjnë gjatë kohës së përcaktuar për fushatë parazgjedhore.
Selmanaj në një prononcim për lajmi.net, tha se Kosova duhet ta nxjerrë një ligj që do të penalizonte çdo kë që fillon fushatën elektorale para se ajo të fillon zyrtarisht.

Sipas tij nëse një gjë e tillë lihet në vullnetin e partive politike ato e abuzojnë këtë.
“Mendoj që kjo vjen si një rezultat i një vakumi politik ose mungese të dispozitave ligjore për ta përcaktuar se çka është periudhë para fushatës, si mund dikush të sanksionohet ose penalizohet që bëjnë fushatë paraelektorale para se ajo të fillojë”.

“Partitë politike e kanë shfrytëzuar maksimalisht , sidomos partia më e madhe në pushtet që udhëheqë me vendin, duke i shfrytëzua madje edhe resurset publike, duke i vu në funksion të fushatës elektorale, dhe kjo vjen si rezultat i mungesë së normave për mi dënuar këto”.

“Mendoj se Kosova duhet të nxjerrë ligje që do të penalizonin çdo kë që fillon fushatën elektorale para se ajo të fillon zyrtarisht”, tha Selmanaj në një prononcim për lajmi.net.
Ai tha se me ligjin aktual nuk ka dispozita të qarta për ndëshkimin e partive që fillojnë fushatën para kohe, por kodi i mirësjelljes së partive politike precizon se çfarë mund të bëjnë zyrtarët e partive gjatë kohës së zgjedhjeve .

“Në kohën e fushatës është përcaktuar qartë se nuk guxon askush që pozitën e tij publike ose resurset publike të cilat ai i gëzon gjatë kohës së ushtrimit të funksionit, t’i shfrytëzojë në funksion të fushatës së tij elektorale” .

“Mungesa e këtyre normave po tregon se partitë nuk po i vetëdijesohen që në parim ata të mos e bëjnë këtë, sepse do duhej të ishte pjesë e kulturës politike. Por, në Kosovë nëse lihet në vullnetin ose ndërgjegjen e subjekte politike, ato abuzojnë me atë mundësi”, tha Selmanaj.
– See more at: http://lajmi.net/te-ndeshkohen-partite-qe-filloj-fushaten-para-kohe_100066369.html#sthash.9H1hhaCo.dpuf

Bardhyl Meta sulmon Vetëvendosjen

0

Bardhyl Meta”LDK nuk shkarravitet nëpër rrugë sikur Vetëvendosje. Ajo është performansë teatrale, ajo nuk është opozitarizëm”, ka thënë ai.Meta ka thënë se Vetëvendosje është bërë mish-mash i njerëzve aty, derisa kanë lëvizur edhe nga ideologjia e tyre. ”Aty është bërë një mish mash figurash…Ka pakjartësi ideologjike. I uroj sukses jo vetëm Ilir Dedës, edhe Avni Zogianit…”, ka thënë ai.

I sapoardhuri në LDK, Bardhyl Meta ka thënë se Partia e Isa Mustafës nuk bën veprime teatrale duke u shkarravitur nëpër rrugë. Sipas tij, LDK ka arritur në mënyrë të suksesshme të bëjë opozitën Qeverisë.

Meta ka thënë se LDK arriti t’ua shkurtoi mandatin për një vit Qeverisë së PDK’së.

“Është LDK që ia shkurtoi mandatin kësaj Qeverie”, ka thënë ai.

“Ai sot është Kryeministër në shkarkim dhe ka me dorëzu detyrën e tij”, ka thënë Meta, në emisionin InfoMagazinë të Klan Kosovës.