14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Gjykimi i drejtorëve të Ramadan Mujës para përfundimit

Prizren-shtepia bardheGjykimi ndaj zyrtarëve komunalë të Prizrenit të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, apo autorizimit, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim, po i afrohet fundit. Aktgjykimi për ta pritet të shpallet më 15 maj.

Të enjten në Gjykatën Themelore të Prizrenit fjalën përfundimtare e paraqitën tre nga gjashtë të akuzuarit.

Dy nga ta, Gëzim Gashi e Lulzim Thaçi nëpërmjet avokatëve të tyre Safet Krasniqit dhe Naim Qelajt këtë fjalë e dorëzuan në gjykatë me shkrim, ndërsa i akuzuari Bujar Berisha fjalën e tij përfundimtare e tha në gjykatore.

Ai deklaroi se nuk ndihet fajtor për atë me të cilën ngarkohet, teksa i kërkoi trupit gjykues që për të të shpallë aktgjykim lirues për ta shfajësuar nga akuzat.

Gëzim Gashi është menaxher i parkingut “Euro-AG”, Lulzim Thaçi tregtar, ndërsa Bujar Berisha, menaxher i Kompanisë”Sigal”.

Këta të tre bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Hasan Hasanin, ish-drejtorin e Urbanizmit Sadik Paçarizin dhe inspektorët e komunikacionit të kësaj komune Zekë Tejecin e Sokol Hadrin, ngarkohen për shitjen nën çmimet e tyre reale të disa veturave të konfiskuara nga pushteti lokal prizrenas.

Sipas aktakuzës, gjatë muajit gusht të vitit 2010 zyrtarët komunalë në bashkëveprim dhe pa pasur autorizim, i kanë shitur Nysret Morinës automjetin e markës “Mercedes ML 320”, me numër të targave 319-KS-777, me një çmim shumë më të ulët sesa vlera e vërtetë.

Po ashtu, ata akuzohen se gjatë muajve nëntor- dhjetor të vitit 2009 dhe gjatë muajve gusht- nëntor të vitit 2010, kanë nënshkruar 12 procesverbale me të cilat Nysret Krasniqit, Verim Gashit dhe Nysret Morinës u është mundësuar blerja e makinave me çmim më të lirë.

Katër zyrtarët komunalë të Prizrenit akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, apo autorizimit, derisa të tetët e përfshirë në aktakuzë ngarkohen edhe për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Të akuzuarit sipas prokurorisë nuk kanë shikuar nëse makinat e konfiskuara janë nën dyshime-hetime, ndërsa nuk kanë kërkuar dëshminë e pagesës së shumës totale nga ana e blerësve, me çka i kanë shkaktuar dëm Komunës së Prizrenit.

Ish-drejtori i Urbanizmit Sadik Paçarizi u dënua edhe në procesin gjyqësor kundër kryetarit të Prizrenit Ramadan Mujës më 13 mars të këtij viti me tetë muaj burg me kusht. Ai nuk duhet të shkaktojë ndonjë vepër penale brenda dy vjetëve të ardhshëm nëse dëshiron t’i shmanget qëndrimit në mënyrë automatike prapa grilave.

Aktgjykimi për zyrtarët prizrenas pritet të shpallet më 15 maj./Gazeta Jeta ne Kosove/

Më Shumë

DJ me nam ndërkombëtar Black Coffee, pjesë e Sunny Hill Festival

Këtë vit, dyfish më shumë artistë të mëdhenj ndërkombëtar e vendorë do ngjiten në skenat e Sunny Hill Festival. Në edicionin që do të jetë...

Lexojeni kodin 20 pikësh që indianët e Amerikës ia dhuruan njerëzimit

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet. 2. Ji tolerant me njerëzit që...

Lajmet e Fundit