10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Tranvestitja në Eurovizion fut në sherr Kristi Pinderin me Eneda Tarifën/ Putin kërkon të manipulojë rezultatin

86005Tani që Shqipëria është eliminuar që në nisje nga Festivali Europian i Këngës, mund të merremi me konkurrentët e tjerë.

Një prej tyre është tranvestitja Chonchita Wurst, e cila përfaqëson Austrinë në këtë festival.

Disa thonë se ajo është edhe pretendente për çmimin e parë.

Por një koment i bërë në Facebook nga një këngëtare e njohur shqiptare për seksualitetin dhe pamjen e tranvestites, ka ngjallur debat.

Eneda Tarifa e ka përbuzur tranvestiten, duke shkruar: “Ku po shkojmë, ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika? Si t’ia shpjegoj unë vajzës sime këtë fenomen që do të jetë përhapur”.

Këtyre komenteve i është përgjigjur aktivisti i të drejtave të komunitetit LGBT, Kristi Pinderi.

“Unë jam gej meqë ra fjala dhe bashkë njihemi shumë mirë.

Të kam intervistuar njëherë. Isha zëvendëskryeredaktor i revistës KULT, ti ishe këngëtarja që militonte në LSI në atë kohë.

Ajo që unë kam dashur në intervistë të spikas ka të bëjë me faktin që një këngëtare si ti, kishte një edukim si punonjëse sociale dhe që, mbi të gjitha ishte krenare për këtë gjë. Të bëja pyetje e doja të të “mësoja” si të përgjigjeshe, në mënyrë që ti jepja vlera atyre që do artikuloje në atë intervistë.

Unë nuk e mbaj mend mirë sot, 7 apo më shumë vjet më pas, nëse ka qenë pikërisht ky fakt që më ka bërë mua të të intervistoj, apo fakti që partneri juaj punonte në biznesin e fonisë apo qëndrës së zërit për ndonjë parti në ato kohë…

Di vetëm që të takova me idenë që duhet të botoja gjëra të mencura nga ty! Dhe u përpoqa vërtet sepse besoja gjithmonë te vlera e promovimit të artistëve që qëllon të kenë edhe një diplomë universiteti.

Por ama shkova në redaksi i bindur që ti ose nuk di t’i artikulosh gjërat e mençura, ose thjesht je e paaftë të mendosh për gjëra të mençura. Vetëm kaq doja të thoja.

Dhe të kërkoj ndjesë për lexuesit e atij numri të revistës Kult ku unë të kam nxjerrë ty si këngëtare të angazhuar e me mend shumë! Shumë faj, faj i imi,” shkruan Pinderi.

Ndërkohë, e përditshmja më e madhe në Europë, Bild, raporton se presidenti rus, Vladimir Putin ka ndërmend që të manipulojë rezultatet e festivalit në favor të këngës ruse.

Rusia përfaqësohet në finale nga motrat binjake Tolmachova.

Qëllimi i Putin është që të marrë sa më shumë pikë, në mos të fitojë.

Disa ekspertë thonë se kriza në Ukrainë do ndikojë që Rusia të mos marrë shumë pikë.

Por Putin po vepron që imazhi i vendit të mos goditet në këtë mënyrë në rang ndërkombëtar.

Kur motrat binjake u kualifikuan për në finale, në sallë pati fishkëllima kundër Rusisë.

Më Shumë

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ndërmarrja “Guraziu” është specializuar në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes. Pronari, Arton Guraziu, ka një përvojë prej 20 vjetësh. Adresa e...

Krasniqi sonte përballet me Silva

Haxhi Robin Krasniqi dhe Jorge Silva do të  përballen sot mbrëma. Meçi mes tyre do të zhvillohet në Augsburg të Gjermanisë dhe i takon kategorisë...

Lajmet e Fundit