18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Të ndëshkohen partitë që fillojnë fushatën para kohe

PDK-fushatParitë politike po e shfrytëzojnë mungesën e një ligji që përcakton se çka është periudha e para fushatës zgjedhore, thotë Driton Selmanaj nga KDI. Ai bënë thirrje që të krijohet një ligj që do të precizonte se çfarë veprimtarie partiake mund të bëhet para dhe gjatë fushatës parazgjedhore.
Partitë Politike nuk duan të dinë për kohën që i është caktuar për fushatë zgjedhore. Liderë të subjekteve më të mëdha politike në vend, filluan premtime paraelektorale edhe pa u caktuar fare data e zgjedhjeve.
Driton Selmanaj nga Instituti Demokratikë i Kosovës (KDI), ka thënë se partitë politike po e shfrytëzojnë mungesën e një ligji të qartë që do të precizonte se çka është periudhë para fushatës e çka quhet fushatë.

Liderët, duke filluar nga Kryetari i PDK-së dhe Kryeministri Hashim Thaçi, Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe të tjerët, ka kohë që kanë dal me premtime. Ndonëse, fillimi i kësaj periudhe premtimesh ka ardhur si rezultat i ngritjes së gjasave për mbajtjen e zgjedhjeve në qershor, këta të fundit nuk kanë pritur që ato t’i bëjnë gjatë kohës së përcaktuar për fushatë parazgjedhore.
Selmanaj në një prononcim për lajmi.net, tha se Kosova duhet ta nxjerrë një ligj që do të penalizonte çdo kë që fillon fushatën elektorale para se ajo të fillon zyrtarisht.

Sipas tij nëse një gjë e tillë lihet në vullnetin e partive politike ato e abuzojnë këtë.
“Mendoj që kjo vjen si një rezultat i një vakumi politik ose mungese të dispozitave ligjore për ta përcaktuar se çka është periudhë para fushatës, si mund dikush të sanksionohet ose penalizohet që bëjnë fushatë paraelektorale para se ajo të fillojë”.

“Partitë politike e kanë shfrytëzuar maksimalisht , sidomos partia më e madhe në pushtet që udhëheqë me vendin, duke i shfrytëzua madje edhe resurset publike, duke i vu në funksion të fushatës elektorale, dhe kjo vjen si rezultat i mungesë së normave për mi dënuar këto”.

“Mendoj se Kosova duhet të nxjerrë ligje që do të penalizonin çdo kë që fillon fushatën elektorale para se ajo të fillon zyrtarisht”, tha Selmanaj në një prononcim për lajmi.net.
Ai tha se me ligjin aktual nuk ka dispozita të qarta për ndëshkimin e partive që fillojnë fushatën para kohe, por kodi i mirësjelljes së partive politike precizon se çfarë mund të bëjnë zyrtarët e partive gjatë kohës së zgjedhjeve .

“Në kohën e fushatës është përcaktuar qartë se nuk guxon askush që pozitën e tij publike ose resurset publike të cilat ai i gëzon gjatë kohës së ushtrimit të funksionit, t’i shfrytëzojë në funksion të fushatës së tij elektorale” .

“Mungesa e këtyre normave po tregon se partitë nuk po i vetëdijesohen që në parim ata të mos e bëjnë këtë, sepse do duhej të ishte pjesë e kulturës politike. Por, në Kosovë nëse lihet në vullnetin ose ndërgjegjen e subjekte politike, ato abuzojnë me atë mundësi”, tha Selmanaj.
– See more at: http://lajmi.net/te-ndeshkohen-partite-qe-filloj-fushaten-para-kohe_100066369.html#sthash.9H1hhaCo.dpuf

Më Shumë

Një lis dëmton disa varre në Prizren

Një lis i madh është rrëzuar në varrezat e qytetit të Prizrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa varre. Ngjarja ka ndodhur para dy...

Abdixhiku në Dragash, i ndan çmimin qenit fitues në ekspozitën tradicionale të Qenit Ilir të Sharrit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin, ku mori pjesë edhe në ekspozitën tradicionale të Qenit Ilir të Sharrit. Abdixhiku tha se ishte i...

Lajmet e Fundit