22.6 C
Prizren
E enjte, 19 Qershor, 2025
Home Blog Page 8089

Të ndëshkohen partitë që fillojnë fushatën para kohe

0

PDK-fushatParitë politike po e shfrytëzojnë mungesën e një ligji që përcakton se çka është periudha e para fushatës zgjedhore, thotë Driton Selmanaj nga KDI. Ai bënë thirrje që të krijohet një ligj që do të precizonte se çfarë veprimtarie partiake mund të bëhet para dhe gjatë fushatës parazgjedhore.
Partitë Politike nuk duan të dinë për kohën që i është caktuar për fushatë zgjedhore. Liderë të subjekteve më të mëdha politike në vend, filluan premtime paraelektorale edhe pa u caktuar fare data e zgjedhjeve.
Driton Selmanaj nga Instituti Demokratikë i Kosovës (KDI), ka thënë se partitë politike po e shfrytëzojnë mungesën e një ligji të qartë që do të precizonte se çka është periudhë para fushatës e çka quhet fushatë.

Liderët, duke filluar nga Kryetari i PDK-së dhe Kryeministri Hashim Thaçi, Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe të tjerët, ka kohë që kanë dal me premtime. Ndonëse, fillimi i kësaj periudhe premtimesh ka ardhur si rezultat i ngritjes së gjasave për mbajtjen e zgjedhjeve në qershor, këta të fundit nuk kanë pritur që ato t’i bëjnë gjatë kohës së përcaktuar për fushatë parazgjedhore.
Selmanaj në një prononcim për lajmi.net, tha se Kosova duhet ta nxjerrë një ligj që do të penalizonte çdo kë që fillon fushatën elektorale para se ajo të fillon zyrtarisht.

Sipas tij nëse një gjë e tillë lihet në vullnetin e partive politike ato e abuzojnë këtë.
“Mendoj që kjo vjen si një rezultat i një vakumi politik ose mungese të dispozitave ligjore për ta përcaktuar se çka është periudhë para fushatës, si mund dikush të sanksionohet ose penalizohet që bëjnë fushatë paraelektorale para se ajo të fillojë”.

“Partitë politike e kanë shfrytëzuar maksimalisht , sidomos partia më e madhe në pushtet që udhëheqë me vendin, duke i shfrytëzua madje edhe resurset publike, duke i vu në funksion të fushatës elektorale, dhe kjo vjen si rezultat i mungesë së normave për mi dënuar këto”.

“Mendoj se Kosova duhet të nxjerrë ligje që do të penalizonin çdo kë që fillon fushatën elektorale para se ajo të fillon zyrtarisht”, tha Selmanaj në një prononcim për lajmi.net.
Ai tha se me ligjin aktual nuk ka dispozita të qarta për ndëshkimin e partive që fillojnë fushatën para kohe, por kodi i mirësjelljes së partive politike precizon se çfarë mund të bëjnë zyrtarët e partive gjatë kohës së zgjedhjeve .

“Në kohën e fushatës është përcaktuar qartë se nuk guxon askush që pozitën e tij publike ose resurset publike të cilat ai i gëzon gjatë kohës së ushtrimit të funksionit, t’i shfrytëzojë në funksion të fushatës së tij elektorale” .

“Mungesa e këtyre normave po tregon se partitë nuk po i vetëdijesohen që në parim ata të mos e bëjnë këtë, sepse do duhej të ishte pjesë e kulturës politike. Por, në Kosovë nëse lihet në vullnetin ose ndërgjegjen e subjekte politike, ato abuzojnë me atë mundësi”, tha Selmanaj.
– See more at: http://lajmi.net/te-ndeshkohen-partite-qe-filloj-fushaten-para-kohe_100066369.html#sthash.9H1hhaCo.dpuf

Bardhyl Meta sulmon Vetëvendosjen

0

Bardhyl Meta”LDK nuk shkarravitet nëpër rrugë sikur Vetëvendosje. Ajo është performansë teatrale, ajo nuk është opozitarizëm”, ka thënë ai.Meta ka thënë se Vetëvendosje është bërë mish-mash i njerëzve aty, derisa kanë lëvizur edhe nga ideologjia e tyre. ”Aty është bërë një mish mash figurash…Ka pakjartësi ideologjike. I uroj sukses jo vetëm Ilir Dedës, edhe Avni Zogianit…”, ka thënë ai.

I sapoardhuri në LDK, Bardhyl Meta ka thënë se Partia e Isa Mustafës nuk bën veprime teatrale duke u shkarravitur nëpër rrugë. Sipas tij, LDK ka arritur në mënyrë të suksesshme të bëjë opozitën Qeverisë.

Meta ka thënë se LDK arriti t’ua shkurtoi mandatin për një vit Qeverisë së PDK’së.

“Është LDK që ia shkurtoi mandatin kësaj Qeverie”, ka thënë ai.

“Ai sot është Kryeministër në shkarkim dhe ka me dorëzu detyrën e tij”, ka thënë Meta, në emisionin InfoMagazinë të Klan Kosovës.

Nait Hasani propozohet për deputet të Parlamentit të Kosovës

0

Nait HasaniShtatë nëndegë të PDK-së nga Përdrinia, kanë propozuar që Nait Hasani të jetë kandidat për deputet të Paralamntit të Kosovës, në zgjedhjet e 8 qershorit të këtij viti.

Propozimi është përkrahur në mënyrë unanime.

Hasani ka pranuar se shtatë nëndegë të PDK-së në Përdrini,unanimisht e kanë propozuar për kandidat të Parlamentit të Kosovës.

“ Po është e vërtet që më kanë propozuar për deputet të Parlamentit të Kosovës”, tha Hasani për “PrizrenPress”.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shpallur 8 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale, pas shpërndarjes së Parlamentit të Kosovës, pjesë e së cilës ka qenë edhe Nait Hasani.

“Propozimi i nëndegëve do të dërgohet në Degën e PDK-së në Prizren”, tha Hasani. /PrizrenPress.com/

Genta xhiron klip në Prizren

0

Genta ne pzKëngëtarja Genta Ismajli është duke u përgatitur që në shënimin e 10-të vjetorit të karrierës muzikore të saj, të bëj surpriza të shumta për simpatizuesit dhe adhuruesit e saj. Këta të fundit përpos pritjes së ngrohtë që i organizuan këngëtares, kanë shprehur edhe pakënaqësitë e tyre në lidhje me “zhveshjen”, sipas atyre të tepruar të Gentas..

Ajo ka filluar xhirimet e videos së këngës më të re, e të cilat po i bën në qytetin e Prizrenit. Por, merret vesh se performanca e saj në mes të sheshit të Prizrenit në “Sahatërvan” nuk është pritur edhe aq mirë nga fansat, të cilët e kanë kritikuar për ‘lakuriqësinë’ e treguar para syve të fëmijëve.

Madje, në disa raste këngëtarja 29-vjeçare është fyer aq rëndë, sa që e kanë krahasuar me shtazët shtëpiake, ndërsa vetë Genta nuk ka reaguar ndaj këtyre thirrjeve të qytetarëve, ani pse ajo njihet që është mjaft eksplozive në të tilla raste. Kujtojmë se Genta kësaj radhe ka vendosur që për videokëngën e re të bashkëpunoj me këngëtarin e mirënjohur shqiptar Ardian Bujupin.

Bujar Bukoshi: “Lista Rugova” nuk shkon në AKR

0

Bujar BukoshiZëvendëskryeministri dhe njëherësh njëri prej themeluesve të “Lista Ibrahim Rugova”, Bujar Bukoshi ka demantuar ministrin Dardan Gashi se kjo listë si e tëra do t’i bashkohet Aleancës Kosova e Re (AKR)

Bukoshi ka konfirmuar se ai nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të AKR-së, raporton ORAinfo.

“Jo unë nuk do të jem pjesë e AKR-së”, ka thënë shkurt Bukoshi duke mos dashur të flas më shumë nëse do të garoj në këto zgjedhje me ndonjë subjekt tjetër politikë.

Ndryshe, një ditë më herët Dardan Gashi kishte thënë se “Lista Rugova” si e tëra do t’i bashkohet AKR-së.

Lindsay Lohan vishet si Victoria Beckham

0

lindsay-vicLindsay Lohan ka postuar në Instagram të njëjtën veshje me të cilën Victoria Beckham u fotografua nga paparacët në Nju Jork.

Por, mënyra sesi i kishin kombinuar të dyja ishte tërësisht ndryshe. Stilistja Beckham e kishte veshur bluzën Celine me xhinse dhe çizme, ndërsa Lindsay e kishte veshur si fustan të shkurtër duke nxjerrë në pah këmbët e saj.

Victoria u fotografua me veshjen kazuale Celine në Nju Jork vetëm disa ditë pas mbrëmjes “Met Gala”.

Victoria shkëlqeu në “Met Gala” me një fustan të bardhë së bashku me bashkëshortin e saj. Veshja e Victorias ishte një ndër 20 më të bukurat e mbrëmjes së përvitshme që u mbajt në Manhatan.

Serbët e veriut, me gatishmëri për zgjedhje

0

Zgjedhjet-serbet nveriSubjektet politike serbe, veçanërisht ato që veprojnë në veri të Kosovës, ende nuk kanë marrë vendim zyrtar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 8 qershor. Por, përfaqësuesit e këtyre subjekteve politike thonë se ekziston gatishmëria për të marrë pjesë në to.
Lidhur me këtë pjesëmarrje, Iniciativa qytetare serbe e njohur si “Lista serbe”, e cila në zgjedhjet e fundit lokale ka fituar në pjesën më të madhe të komunave me shumicë serbe, është duke pritur të konsultohet me autoritetet e Beogradit. Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë edhe Goran Rakic, kryetar i Mitrovicës veriore, i cili vjen nga radhët e Listës serbe.

“Megjithatë, duke pasur parasysh që kemi marrë pjesë në zgjedhjet lokale, mendoj se serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Natyrisht, duke iu dhënë garanci për vendet e garantuara si dhe që t’ju mundësohet të votojnë me letërnjoftimet apo dokumentet personale, të cilat aktualisht i posedojnë dhe jo të kushtëzohen me atë që dokumentet personale të jenë vetëm të Kosovës”, thekson Rakic.

Subjekti tjetër politik në veri të Kosovës, Iniciativa qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia” e Oliver Ivanovicit, paralajmëron pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, edhe pse për një gjë të tillë nuk është marrë vendimi zyrtar i këtij subjekti.

Përfaqësuesja e këtij subjekti, Ksenija Bozovic, që aktualisht është kryetare e Kuvendit komunal të Mitrovicës së veriut, thotë se lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje janë të gatshëm të bisedojnë jo vetëm me Beogradin, por me të gjithë ata që e konsiderojnë si opsion serioz politik subjektin të cilit ajo i takon.

“Iniciativa qytetare SDP e Oliver Ivanovicit do të marrë pjesë në zgjedhje parlamentare. Ne e kemi caktuar për ditën e hënë mbledhjen, ku ne përfundimisht do të marrim vendimin për veprimet e mëtutjeshme”, thekson ajo.

Por, a do të jenë në gjendje subjektet politike serbe në veri të Kosovës që t’i mobilizojnë qytetarët për një dalje sa më të lartë në votimet e 8 qershorit?

Rakic vlerëson se një gjë e tillë do të jetë mision i vështirë për partitë politike serbe, duke pasur parasysh incidentet që kanë ndodhur para dhe gjatë zgjedhjeve lokale. Megjithatë, shpreson se njerëzit do ta kuptojnë rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare.

“Unë mendoj se do të jetë vështirë. Por, me mbështetjen e Beogradit njerëzit do ta kuptojnë seriozitetin dhe do të bëjnë atë”, shprehet Rakic.

Vështirësi lidhur me përgatitjen e elektoratit në veriun e Kosovës, për të dalë në zgjedhje, paralajmëron edhe Bozovic.

“Do të na duhet më shumë kohë që të bisedojmë me njerëzit, që t’i gjallërojmë në mënyrë që ata të dalin në numër sa më të madh në zgjedhje”, thekson Bozovic.

Lidhur me deklarimet që zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë dhënë se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian mund të ketë rol në mbështetjen logjistike për organizimin e zgjedhjeve parlamentare edhe në veri të Kosovës, Rakic shprehet skeptik. Sipas tij, në zgjedhjet e kaluara lokale OSBE-ja ka treguar se nuk mund të japë ndihmë domethënëse. Ndryshe, Bozovic, vlerëson se ndihma e OSBE-së për zgjedhjet e 8 qershorit do të jetë më se e nevojshme. /REL/

“Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha feston 81 vjetorin e lindjes

0

NexhmijePagarusha-dekorohetKëngëtarja e njohur shqiptare Nexhmije Pagarusha ka festuar dy ditë më parë ditëlindjen e saj. Bilbili i këngës shqipe ka mbushur 81 vjeç. Një jetë e mbushur me një karrierë të gjatë dhe të begatë artistike.

Këngëtarja ka lindur në fshatin Pagarushë të Malishevës. Ajo ka nisur karierën e saj muzikore në Radio Prishtina në vitin 1948. Puna e saj muzikore krijuese zgjati për gati 40 vjet dhe është shumë e vështirë për të thënë, se cilave zhanre të muzikës i takon, pasi ajo këndoi pothuajse për të gjithë.

Interpretimet e saj në muzikën popullore ishin të përsosura sikurse interpretimet e saj në muzikë klasike, sidomos në opera. Pagarusha është vlerësuar nga kritikët e muzikës dhe admiruesit e muzikës. Ajo është quajtur Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e muzikës Shqiptare, Madam Butterfly, etj.

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

aksident ne autostrad2Para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident. Siq merr vesh Express aksidenti duket të jetë i rëndë.

Në vendin e ngjarjes tash kanë shkuar veturat e auto-ambulancës.

Aksidenti ka ndodhur pak kilometra pas kalimit të zënës së Malishevës

Seremb Gjergji proteston me fëmijët e tij, kërkon liberalizim

0

serembi ne protestSeremb Gjergji, bashkë me djalin Drinin e vajzën Djellën, kërkuan para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, para mbajtjes së zgjedhjeve të BE-së, në Ditën e Evropës. Gjergji thotë se në veçanti të rinjtë e Kosovës nuk duhet të izolohen për arsye të shumta, duke vlerësuar se po vazhdohet të i bëhet një padrejtësi, dhe se sot në Kosovë sipas tij nuk duhet të festohet, por të protestohet.

“Kam dalë në kuadër të fushatës teme për president të Kosovës, si kandidat i pavarur për president, edhe mendoj që Bashkimi Evropian duke mos i liberalizu vizat n’Kosovë, po krijon izolimin e gjeneratës t’re t’Kosovës, që në Kosovë është 73 për qind e popullsisë. Edhe në kuadër të kësaj unë mendoj që është e padrejtë, populli i Kosovës nuk e meriton një gjë të tillë, e veçmas nuk e meriton rinia e Kosovës… Çka kanë ma shumë fëmija e Bosnjës, Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Moldavisë se sa fëmija Kosovës”, shpr ehet Gjergji.

Drini mbante në duar një pankartë në të cilën shkruhej “ Mos më izoloni në shtëpinë time”, dhe thotë se ka vizituar disa vende të Evropës e më gjerë dhe kërkon që liberalizimi të bëhet sa më parë.

“Unë jetoj në Kosovë, por kam qef të shëtitëm në të gjithë Evropën. Unë kam qenë në shumë vende të Evropës, kam qenë në Kroaci, Greqi, Itali, po ashtu kam qenë edhe në Amerikë, por në shumicën e rasteve u duft për me pritë shumë për vizat, kështu që liberalizimi i vizave kish mujt me na ndihmu shumë për të gjithë njerëzit”, thotë Drini, dhe se gjithë këtë e kërkon për vizita të ndryshme dhe pushime.

Diella, sikurse edhe Drini, flet dy gjuhë të huaja gjermanisht e anglisht. Ajo mbante në duar një pankartë në të cilën shkruhej se “Ardhmëria nuk ndërtohet me izolim”, dhe thotë që ka shumë dëshirë liberalizimin për vizita tek të afërmit e saj nëpër Evropë.

“Te tanë kanë qef me shku në vende të jashtme me jetu me i ba disa pushime, te tanë i kanë dajtë hallat e veta tezet kanë qef me nejt te ata, tash, te tanë duhet me pas një liberalizim që ta shfrytëzojnë në jetë, ta shfrytëzojnë kohën duke shkuar te dajtë, në vende tjera, kështu që ne nuk duhet me nejt në shpi, por me dalë me pasë liri si te tanë me shku me familje gjithkah ka të mujna na dhe në çdo kohë që mujna”, shprehet Djella.

Për gjysmë ore sa ka zgjatur protesta e tyre, askush nga zyrtarët e Zyrës së BE-së në Prishtinë nuk ka dalë për të parë se çfarë po bëhet, ndërkohë që protestuesit u argëtuan edhe me një aktivitet sportiv.