26.3 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 8096

Valeri zgjohet i pari

0

nevi-x-valerin-31.3-320x221Menjëherë pas ndezjes së dritave, banorët nisin të zgjohen. Valeri rregulloi krevatin dhe shkoi në dush, menjëherë pas zgjimit.

Muzika që luhej në sfond e vuri në lëvizje, duke nisur të kërcejë herë në dush dhe herë në oborr, duke shkuar aty ku muzika dëgjohej më mirë. Shumë i ekzaltuar, ai u hodh në pishinë e më pas iu kthye sërish dushit.

Gjatë asaj kohe, ai u përshëndet me Mikelën, e cila sapo ishte zgjuar dhe nisën të bisedonin për humbjen e provës, mëngjesin e sotëm.

Filarmonia e Kosovës hap maratonën e koncerteve të ReMusica

0

rtklive10201905201414Dirigjenti vietnamez, Le Fi Fi së bashku me instrumentistët e Orkestrës Simfonike të Filarmonisë vendase, kanë shoqëruar për më shumë se gjysmë ore kitaristin prizrenas, Petrit Çeku i cili ka sjell para audiencës meloditë e veprës së kompozitorit spanjoll, Joakin Rodrigez “Fantazia për një xhentëlmen”, në kuadër të edicionit të trembëdhjetë të Festivalit Ndërkombëtar ReMusica.

Madhështia e performancës së Orkestrës Simfonike e Filarmonisë Opera e Kosovës, në kuadër të hapjes së edicionit të trembëdhjetë të Festivalit Ndërkombëtar ReMusica është duartrokitur gjatë të dielën mbrëma nga më shumë se pesëqind spektatorë të cilët kishin zënë vend në ulëset e katedrales “Nëna Tereze” në kryeqytet për të shijuar tingujt që po i lëshonin instrumentistët e kësaj orkestre shtetërore të vendit.

Vepra muzikore “Variacioni për archi”, e kompozitores vendase Dafina Zeqiri, e ekzekutuar me mjeshtëri nga trupa e Filarmonisë Opera e Kosovës, që është udhëhequr kësaj radhe nga dirigjenti i njohur nga qyteti Hanoi i Vietnamit, Le Fi Fi, ka hapur maratonën e koncerteve të Festivalit ReMusica, ku deri në fund të këtij muaji, sipas organizatorëve të saj janë të paraparë të mbahen edhe nëntë koncerte tjera, ku sivjet synohet të prezantohen për herë të parë disa nga artistët më cilësorë të paraqitur në skenën e muzikës shqiptare gjatë viteve që lëmë pas.

Dirigjenti vietnamez, Le Fi Fi së bashku me instrumentistët e Orkestrës Simfonike të Filarmonisë vendase, kanë shoqëruar për më shumë se gjysmë ore kitaristin prizrenas, Petrit Çeku i cili ka sjell para audiencës meloditë e veprës së kompozitorit spanjoll, Joakin Rodrigez “Fantazia për një xhentëlmen”.
Koncerti i katërt i këtij viti të mbajtur nga Filarmonia e Kosovës është përmbyllur me notat e veprës “Scheherazade”, që i takon kompozitorit rus Nikolai Rimsky Korsakov, e ku kjo vepër muzikore nga Le Fi Fi është cilësuar të jetë tejet e vështirë për shumë instrumentistë për t’u interpretuar.

“Deti dhe anija e Sinbadit” “Princi kalendarik”, “Princi i ri dhe princesha e re” dhe “Festival në Bagdad”, kanë qenë vepra të tjera të kompozitorit rus Korsakov që janë luajtur në këtë mbrëmje.

Le Fi Fi, dirigjent nga Vietnami ka lavdëruar instrumentistët e Filarmonisë së Kosovës dhe ka thënë se tek ata ka vërejtur se janë duke u përmirësuar kohë pas kohe.

“S’është hera e parë që unë vijë këtu. Hera e fundit atëherë kur isha në Prishtinë, ka qenë para dy vitesh kurse sa herë që vije në Kosovë shohë përparim të madh në fushën e muzikologjisë. Për mendimin tim, kitaristi Petrit Çeku ishte fantastik në këtë mbrëmje dhe unë vërej se trupa e Filarmonisë së Kosovës po kultivon dhe po ia del që të luaj veprat më të vështira për t’u interpretuar, për çka i komplimentojë për punë e tyre”, ka thënë dirigjenti Fi Fi.

“Sapo përfundoji koncerti i parë i Filarmonisë së vendit ku shoqëruan edhe kitaristin Çeku, e ku u mbajt për të shënuar hapjen e koncerteve që organizohen në kuadër të edicionit të trembëdhjetë të Festivalit ReMusica. Natyrisht ishte një koncert i bukur me shkëlqimin e Petritit si zakonisht. Ai që sa vite është mik i yni dhe është hera e katërt e tij që merr pjesë në ReMusica. Gjatë tërë këtyre ditëve që do ta mbyllin muajin maj, do të mbahen edhe disa koncerte ku si gjithnjë ftohen adhuruesit e muzikës klasike që të vijnë për t’i shijuar këto mbrëmje që sjellin emra të njohur të interpretuesve shqiptarë dhe ndërkombëtar”, ka deklaruar për KultPlus, Donika Rudi, drejtoreshë e Festivalit muzikor ReMusica.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili bëri hapjen zyrtare të këtij festivali, ka thënë se për komunën të cilën e drejton ai është kënaqësi që të mbështesë festivale të tilla ku performojnë interpretues si kitaristi i njohur nga Kosova, Petrit Çeku.

“Besoj që ju dhe Prishtina të i përcjell sa më shumë koncerte e Festivalit ReMusica. Gjatë bisedës që pata me dirigjentin holandez Rene Gulikers para disa javësh që e drejtoi gjatë një koncerti të Filarmonisë së Kosovës, e pyesja për Filarmoninë tonë dhe më tha se ai që tre vite i përcjell dhe lirisht mund të thotë se kjo Filarmoni e Kosovës është njëra ndër orkestrat më të mira jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë. Ku ka më mirë se të fillojmë sonte me një prej solistëve më të mirë që ka Kosova, pra me kitaristin Petrit Çeku që e komplimentoi për paraqitjet dhe është një prej dy-tre kitaristëve më të mirë që i ka bota”, ka thënë i pari i kryeqyteti Ahmeti.

Të hënë në mbrëmje, në kishën katolike “Shën Ndou” në Prishtinë nga ora 20:00, Kori i Filarmonisë së Kosovës, do të mbajë koncert ku do të shënohet 105 vjetori i lindjes së kompozitorit Lorenc Antoni, e po ashtu edhe 65 vjetori i lindjes së dirigjentit të këtij Kori, Rafet Rudit me premierën e veprës së tij më të re vokalo-instrumentale “Kurorë gjembash”, vepra e pestë nga Cikli Afresk arbëresh. Të gjitha koncerte që do të mbahen në ReMusica janë falas./KultPlus.com

Clooney do të martohet më 12 shtator në Itali

0

George Clooney me te ish-dashurenSipas miqve të afërt të çiftit, George Clooney do të martohet me avokaten me origjinë libaneze, Amal Alamuddin, më 12 shtator.

Çifti do të organizojë një ceremoni intime në Liqenin e Komos, ku Clooney ka edhe vilën e tij. Por, ende nuk është vendosur asgjë zyrtarisht.

George dhe Amal janë takuar së bashku shtatorin e vitit të kaluar dhe nëse data e martesës do të konfirmohet, atëherë dasma do të përkojë me 1-vjetorin e takimit të tyre.

Aktori i famshëm para disa javësh i ka dhuruar edhe unazën e fejesës avokates Amal Alamuddin. Një unazë diamanti me vlerë rreth 450.000 paund. Sipas miqve të çiftit, “në fillim do të bëhet një ceremoni në Itali dhe më pas në Liban”

Kim dhe Kanye shijojnë një akullore në Paris

0

Kim KardashianEdhe 1 javë ka mbetur nga dasma e Kim dhe Kanye që do zhvillohet më 24 maj, siç ka bërë të ditur vetë çifti. Ata u fotografuan duke shijuar një akullore në rrugët e Parisit ndërsa paparacët i ndiqnin në çdo hap të tyre.

Kim ka nisur një dietë dhe po ushtrohet në palestër për të qenë në super formë ditën e madhe të dasmës. Gjithashtu, para disa ditësh ajo publikoi në Instagram disa foto ku tregonte abdominalet e saj super të tonifikuara.

Kim mbante veshur xhinse dhe një T-shirt të bardhë që nxirrnin në pah fizikun e saj që të impresiononte. Më parë u diskutua që çifti do të martohej në Paris, por sipas një miku të Kanye West, “ata do të martohen në një kështjellë në Firence, ku do të ketë rreth 1000 të ftuar”.

Zëdhënësja e Bashkisë së Firences, Elisa Di Lupo, gjithashtu konfirmoi për “Associated Press” që çifti do të martohet në Firence. Ajo tha: “Cifti ka marrë me qira kështjellën

Gashi: LDK në Prizren po mobilizohet

0

NderimGashi-LDKLidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren ka filluar përgatitjet për zgjedhjet nacionale të 8 qershorit.Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi tha se ky subjekt politik ka formuar Shtabin Zgjedhor, i cili do të kryesohet nga nënkryetari Hanifi Muharremi.

“Mobilizimi i Degës se LDK ka qenë i menjëhershëm pas shpalljes zyrtare të listës për deputete nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK”, tha Gashi.
“Dega e LDK ne Prizren ka përcaktuar strategjinë e fushatës e cila do të koordinohet nëpërmjet Shtabit Zgjedhor”
“Kjo fushate do të orientohet në takime me elektoratin e te gjitha nëndegëve, si dhe në dy takime të mëdha, në hapje te fushatës dhe ne përmbyllje te saj”.

“Programi nacional i LDK, i hartuar nga ekspertet e LDK të të gjitha fushave dhe i miratuar në Këshillin e Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike te Kosovës, do të shpaloset nga secili kandidat në takimet me elektoratin”.
“ LDK në Prizren po ashtu fton të gjithë votuesit që të dalin me 8 qershor dhe të ndëshkojnë me votën e tyre të lirë e legjitime pushtetin tashme të kalbur dhe denigrues”.

LDK në Prizren në zgjedhjet nacionale garon me pesë kandidatë, të cilët janë:

1. Eqrem Kryeziu
2. Mybera Mustafa
3. Haziz Hodaj
4. Hanefi Muharremi
5. Xhavit Ukaj

(PrizrenPress)

 

Të 90-at inspirim për Elvana Gjatën

0

ElvanaGjata7-03Është pa dyshim njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës sonë muzikore. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Elvana Gjata e cila është mjaft aktive në muzikë.

E si shumica prej kolegëve të saj edhe Elvana duket se është duke u përgatitur për projektin e saj të ri. Mirëpo kësaj here Elvana duket që do të vijë më ndryshe, pasi që në rrjetin social ’Twitter’ ajo ka postuar një foto ku shihet që është inspiruar tek vitet e 90-ta.

”90s forever! The one and only ( 90 përgjithmonë një dhe i vetëm), ishte ky mbishkrimi i këngëtares që kishte lënë përbri fotos. Kohë më parë Elvana ka ardhë në bashkëpunim me grupin Kaos, të cilët sollën këngën e tyre me titull ‘Disko Disko’, këngë kjo e cila po zë vendet e para në Top Lista dhe po pëlqehet mjaft shumë nga publiku shqiptar.

“Polip” mbyll ditët, vazhdon “vëzhgimin”

0

“Polip”Për tri ditë me radhë autorë të ndryshëm kanë lexuar krijimet e tyre në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë “Polip”, në gjuhë të ndryshme dhe nga kultura të afërta e të largëta, por për këto tri ditë është diskutuar dhe për tema që ngrenë pikëpyetje jo të vogla në fushën e letërsisë, si ajo që shtron pyetjen se “çfarë mund të përkthehet e çfarë nuk mund të përkthehet?

Apo tema mbi raportin letrar të dekadave të fundit mes jetës letrare në Kosovë dhe asaj në Serbi.
“Vëzhgimi i Letërsisë” ishte tema bosht e këtij festivali, temë kjo e cila mundësoi në një farë mënyre të shohim çfarë ndodh me vendet përreth nesh, autorëve dhe krijimi në kulturat e tyre.

Përvoja duket të mos jetë e vogël. Disa nga autorët pjesëmarrës të festivalit, thonë se ky festival vit pas viti është duke u bërë edhe më i mirë dhe shkëmbimi i kulturave të ndryshme përmes tij, po ofron mundësi zgjerimi të kulturave tona.

Tomislav Markovi?, shkrimtar nga Serbia dhe njëkohësisht mysafirë në programin e Artistëve në Rezidencë të Qendrës Multimedia “Qyteti pa lumë”, thotë se ideja e përbashkët e të dyja qendrave asaj të Prishtinës dhe Beogradit për një festival të tillë, është duke u zhvilluar më mirë vit pas viti.
“Kjo është hera e katërt që po mbahet ky festival, ideja e përbashkët e të dyja qendrave është duke sjellë rezultate pozitive sa i përket shkëmbimit të kulturave nëpërmjet letërsisë”, ka thënë Markovi? për “Zërin”.

Ndërkaq, Zlatko Pakovi? i cili ishte moderator në panelin e fundit për këtë edicion të “Polip” që për temë kishte “Bashkëpunimin kulturor mes Prishtinës dhe Beogradit 1989-2014”, thotë se nuk mund të japë një mendim të plotë se sa po ndikon ky festival në përmirësimin e marrëdhënieve kulturore mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ajo që mundem unë ta konstatoj është se kjo po ndikon shumë në kalimin e kontakteve të miqësisë mes nesh, që jemi pjesë e këtij festivali këtë vit. Në këtë rast miqësia ka këtë kuptim se ne bashkërisht japim nga vetja më shumë sesa që kishim dhënë vetë. Arsyeja pse njerëzit vinë në këtë festival nuk është se kanë dëshirë vetëm për të vendosur komunikimin mes Serbisë dhe Kosovës. Nuk është kjo primare, por janë një lloj krijuesish të cilët gjithmonë janë të hapur për komunikime ku mësojnë nga njeri-tjetri”, ka deklaruar Pakovi? , duke shtuar se nuk kanë ardhur si delegatë të Serbisë, por vetëm që të provojmë me miqtë tanë nga Kosova dhe vendet tjera, të nisim t’i zgjidhim problemet e përbashkëta, thotë ai.

Kritiku i artit, përkthyesi, analisti, Shkëlzen Maliqi i cili ishte pjesë e paneleve të diskutimit, thotë se përderisa jemi dy shtete fqinje ne duhet të kemi njohuri për njëra tjetrën. “Neve na duhet të njihemi më shumë me njëri-tjetrin, e sidomos grupet letrare dhe të artistëve të cilët kanë botëkuptime të njëjta dhe të cilët ndonjëherë kuptohen më mirë te grupet e ngjashme të fqinjve se në vendet e veta”, ka thënë Maliqi, duke shtuar se kur dy e më shumë skena komunikojnë mes veti frymëzohesh, merr ide të ngjashme dhe kulturë më të gjerë për çdo gjë.

Autorja nga Serbia, Borka Pavi?evi? tregon për atë se si njerëzit për shkak të paragjykimeve politike që kanë, nuk e kuptojnë se të vish në Kosovë nuk paraqet asnjë lloj rreziku.
“Kohëve të fundit është bërë si një lloj ideologjie që lidhjet të krijohen përmes kulturës, dhe politikanët tash kërkojnë nga artistët që të marrin përgjegjësin për rregullimin e raporteve. Kohëve të fundit ka pasur përparim në krahasim me kohërat e mëparshme kur ka qenë e tmerrshme ndërhyrja e politikes në kulturë”, u shpreh Pavi?evi?.

Pavi?evi? më pas ka shtuar se atmosfera në festival ka qenë e mrekullueshme, pasi që kemi pasur rastin që të dëgjojmë shumë gjuhë, të cilat kanë krijuar kështu një diapazon të gjuhëve duke e bërë edhe më të bukur festivalin.

Ndërkaq, ata që e kanë vënë në jetë Festivalin e Letërsisë, thonë se çdo gjë ka shkuar mirë gjatë tri ditëve të tij.

“Kemi pasur afro tridhjetë mysafirë pjesëmarrës, ku në mesin e tyre kishte autor, poet, dramaturg e përkthyes. Në këtë edicion kishim nderin që autorët e përzgjedhur nga Serbia, janë disa shkrimtarë më aktual të njohur në Serbi, por edhe në rajon. Ne shpresojmë dhe mendojmë që përmes festivalit “Polip” por edhe sferave tjera kulturore mund të tejkalohen edhe barrierat politike që momentalisht ekzistojnë në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Letërsia dhe përkthimi letrar janë të rëndësishme për të krijuar mundësinë për një shkëmbim kulturor në rajon por edhe në gjithë boten”, ka pohuar Nita Hasani, menaxhere kulturore në Qendrën “Multimedia”.

Festivali ka nisur të premten mbrëma, ndërkaq mbrëmë, në natën e mbylljes kanë lexuar krijimet e tyre autorë si: Shkëlzen Maliqi, Ardiana Shala Prishtina, Saša Ili?, Arber Selmani, Hristo Boytchev, Adil Olluri, Hana Dalipi, ndërkaq e kanë mbyllur me muzikë, artistët Enes Bajramliqi, Ilir Bajri dhe Dukagjin Muhaxheri.

Ky ishte viti i katërtë i mbajtjes së festivali, i cili organizohet nga Qendra “Multimedia” në Prishtinë në bashkëpunim me “Beton International / RK Links”, një organizatë kulturore nga Beogradi. (Zëri)

Prizreni “zbehtë” me kandidatë për deputet

0

Prizren ura e guritNdonëse është qendra e dytë në vend për nga madhësia, pas kryeqendrës, ku të drejtë vote përafërsisht kanë rreth 158 mijë persona, Prizreni nuk duket të jetë vlerësuar shumë sa i përket rëndësisë rreth kandidimit për deputetë.

Subjektet politike në listat e publikuara me kandidatët për deputetë, të cilët do t’i hyjnë garës për zgjedhjet qendrore të 8 qershorit, nuk kanë përfshirë shumë kandidatë nga kjo anë. Po ashtu, ata që janë pjesë e listës nuk janë radhitur në top-dhjetëshen e parë të të nominuarëve.

Kritikat për anashkalim të deritashëm të Prizrenit sa i përket përfaqësimit në institucionet qendrore, sipas numrit të banorëve, të cilat i ka bërë subjekti i ri Nisma, duket se kanë ndikuar, që për dallim nga partitë tjera, ky subjekt të kandidojë me më së shumti apo 10 prizrenas për deputetë.

Por, ndonëse lista e saj ka më shumë kandidatë, megjithatë “Vetëvendosje” ka ranguar më së larti një kandidat nga ky qytet, pasi Mytaher Haskuka është i katërti në listën e saj, e pas tij, Zafir Berisha është i pesti në listën Nisma.

Pas publikimit të listave, del se edhe në këto zgjedhje, sidomos në dy subjektet më të mëdha në PDK e LDK nuk do të ketë shumë ndryshim nga emrat e vjetër, të cilat e kanë provuar këtë “çorbë” edhe më parë.

PDK-ja që mori shumicën e votave në zgjedhjet e fundit lokale, duke vazhduar qeverisjen për mandatin e tretë radhazi, kandidatin e parë nga Prizreni, afaristin Irfan Fusha e ka radhitur në vendin 14. Më poshtë tij janë edhe Nait Hasani, Behar Selimi, Munir Basha (koalicioni Partia Konservatore), Luljeta Veselaj dhe Naser Berisha.

LDK-ja prizrenasin e parë për deputet, Eqrem Kryeziun, njëherësh kryetar të degës e ka radhitur në vendin e 11 të listës. Bashkë me të garojnë edhe Mybera Mustafa, Hanefi Muharremin, Xhavit Ukajn dhe Haziz Hodaj.

I pari nga Prizreni në listën e AAK-së është nënkryetari i komunës, Lulzim Kabashi, që garon me numrin 43. Më poshtë tij radhiten Agim Hazrolli, Fatmir Kastrati, Naim Qelaj.

Në Bashkimin Demokratik (BD) që garon me një listë të përbashkët me NISMA, pos Berishës janë edhe Albulena Balaj, Sejdullah Hoxha, Sinan Aliaj, Feim Mazreku, Zenel Elshani, Arife Muji, Nahit Thaqi, Mitat Karahod dhe Muhamet Shala.

Pos Haskukës, “Vetëvendosjen” e përfaqësojnë edhe Artan Abrashi, Levent Kasemi, Nora Arapi-Krasniqi e Valizake Thaçi- Celina.

Ndërkaq, deri tash nuk ka ndonjë njoftim nga subjektet e vogla në Prizren rreth listës së tyre për deputetë.

Mbështetur në numrin e votuesve, nga një përllogaritje fillestare të subjekteve të këtushëm del se nëse organizohet mirë, komuna e Prizrenit mund të nxjerrë deri në 10 deputetë shqiptarë. Kjo varet edhe nga pjesëmarrja në votim.

Në zgjedhjet e kaluara qendrore, më 2010 Prizreni dha vetëm katër deputetë shqiptarë, Nait Hasanin, Behar Selimin, Eqrem Kryeziun, dhe Afrim Kasollin nga “Vetëvendosje”. Trefish më shumë, ndërkaq patën përfituar komunitetet pakicë, turqit e boshnjakët./Zëri/

Bashkëpunimi kulturor ndërmjet Kosovës e Serbisë i ka ndihmuar edhe politikës

0

19Bashkëpunimet kulturore në mes të Kosovës dhe Serbisë u kanë trasuar rrugën edhe atyre politike. Megjithatë, ende ka individë nga të dy popujt që shtrojnë pyetje se përse duhen bërë shkëmbime kulturore mes këtyre vendeve.

E nganjëherë pyetjet e tilla sjellin gjykime dhe përfundime se shqiptarët apo serbët që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin janë tradhtarë të vendeve të veta. Por, dalëngadalë këto mendime janë duke u zbehur. Këto janë përfundimet që dolën nga një diskutim i përbashkët me krijues të të dyja vendeve. Rëndësia e raporteve kulturore ndërmjet të dyja vendeve është diskutuar në temën “Bashkëpunimi kulturor midis Prishtinës dhe Beogradit 1989-2014, që është mbajtur në Qendrën Multimedia në Prishtinë në kuadër të festivalit ndërkombëtar të letërsisë “Polip”.

Panelistët Borka Paviçeviq, Shkëlzen Maliqi, Jeton Neziraj, Sasha Iliq e Tomisllav Markoviq të dielën mbrëma kanë shpalosur historitë e tyre në raport me bashkëpunimet kulturore ndërmjet dy shteteve fqinje dhe i kanë konsideruar ato si tejet të rëndësishme/Koha Ditore/

Begaj: Besoj në suksesin e Nismës

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKordinatori i NISMËS për Kosovën në MAlishevë, njëherësh kryetar komune, Ragip Begaj, ka thënë se kjo parti do të ketë sukses në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 8 qershor.

“Besoj në suksesin e NISMËS për Kosovën, pasi njejtë kam besuar edhe kur kemi filluar me Iniciativën Qytetare për Malishevën, e cila ka qenë një nismë e njerëzve vullnetarë, të cilët kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën ta ndryshojnë qeverisjen në Kosovë”, ka thënë Begaj për gazetën Epoka e re./Epoka e Re/