2.2 C
Prizren
E enjte, 20 Mars, 2025

Gashi: LDK në Prizren po mobilizohet

NderimGashi-LDKLidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren ka filluar përgatitjet për zgjedhjet nacionale të 8 qershorit.Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi tha se ky subjekt politik ka formuar Shtabin Zgjedhor, i cili do të kryesohet nga nënkryetari Hanifi Muharremi.

“Mobilizimi i Degës se LDK ka qenë i menjëhershëm pas shpalljes zyrtare të listës për deputete nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK”, tha Gashi.
“Dega e LDK ne Prizren ka përcaktuar strategjinë e fushatës e cila do të koordinohet nëpërmjet Shtabit Zgjedhor”
“Kjo fushate do të orientohet në takime me elektoratin e te gjitha nëndegëve, si dhe në dy takime të mëdha, në hapje te fushatës dhe ne përmbyllje te saj”.

“Programi nacional i LDK, i hartuar nga ekspertet e LDK të të gjitha fushave dhe i miratuar në Këshillin e Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike te Kosovës, do të shpaloset nga secili kandidat në takimet me elektoratin”.
“ LDK në Prizren po ashtu fton të gjithë votuesit që të dalin me 8 qershor dhe të ndëshkojnë me votën e tyre të lirë e legjitime pushtetin tashme të kalbur dhe denigrues”.

LDK në Prizren në zgjedhjet nacionale garon me pesë kandidatë, të cilët janë:

1. Eqrem Kryeziu
2. Mybera Mustafa
3. Haziz Hodaj
4. Hanefi Muharremi
5. Xhavit Ukaj

(PrizrenPress)

 

Më Shumë

39 aksidente brenda 24-orëve të fundit, 15 me të lënduar

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 158 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur...

Qytetarët e presin me brohoritje, Hashim Thaçi i përshëndet me dorë qytetarët në oborrin e QKUK-së

Ish-presidentin Hashim Thaçi ka arritur në QKUK për të takuar babin e tij të sëmurë. Porsa ka dal nga xhipi i policisë, qytetarwt të shumtë...

Lajmet e Fundit