18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Filarmonia e Kosovës hap maratonën e koncerteve të ReMusica

rtklive10201905201414Dirigjenti vietnamez, Le Fi Fi së bashku me instrumentistët e Orkestrës Simfonike të Filarmonisë vendase, kanë shoqëruar për më shumë se gjysmë ore kitaristin prizrenas, Petrit Çeku i cili ka sjell para audiencës meloditë e veprës së kompozitorit spanjoll, Joakin Rodrigez “Fantazia për një xhentëlmen”, në kuadër të edicionit të trembëdhjetë të Festivalit Ndërkombëtar ReMusica.

Madhështia e performancës së Orkestrës Simfonike e Filarmonisë Opera e Kosovës, në kuadër të hapjes së edicionit të trembëdhjetë të Festivalit Ndërkombëtar ReMusica është duartrokitur gjatë të dielën mbrëma nga më shumë se pesëqind spektatorë të cilët kishin zënë vend në ulëset e katedrales “Nëna Tereze” në kryeqytet për të shijuar tingujt që po i lëshonin instrumentistët e kësaj orkestre shtetërore të vendit.

Vepra muzikore “Variacioni për archi”, e kompozitores vendase Dafina Zeqiri, e ekzekutuar me mjeshtëri nga trupa e Filarmonisë Opera e Kosovës, që është udhëhequr kësaj radhe nga dirigjenti i njohur nga qyteti Hanoi i Vietnamit, Le Fi Fi, ka hapur maratonën e koncerteve të Festivalit ReMusica, ku deri në fund të këtij muaji, sipas organizatorëve të saj janë të paraparë të mbahen edhe nëntë koncerte tjera, ku sivjet synohet të prezantohen për herë të parë disa nga artistët më cilësorë të paraqitur në skenën e muzikës shqiptare gjatë viteve që lëmë pas.

Dirigjenti vietnamez, Le Fi Fi së bashku me instrumentistët e Orkestrës Simfonike të Filarmonisë vendase, kanë shoqëruar për më shumë se gjysmë ore kitaristin prizrenas, Petrit Çeku i cili ka sjell para audiencës meloditë e veprës së kompozitorit spanjoll, Joakin Rodrigez “Fantazia për një xhentëlmen”.
Koncerti i katërt i këtij viti të mbajtur nga Filarmonia e Kosovës është përmbyllur me notat e veprës “Scheherazade”, që i takon kompozitorit rus Nikolai Rimsky Korsakov, e ku kjo vepër muzikore nga Le Fi Fi është cilësuar të jetë tejet e vështirë për shumë instrumentistë për t’u interpretuar.

“Deti dhe anija e Sinbadit” “Princi kalendarik”, “Princi i ri dhe princesha e re” dhe “Festival në Bagdad”, kanë qenë vepra të tjera të kompozitorit rus Korsakov që janë luajtur në këtë mbrëmje.

Le Fi Fi, dirigjent nga Vietnami ka lavdëruar instrumentistët e Filarmonisë së Kosovës dhe ka thënë se tek ata ka vërejtur se janë duke u përmirësuar kohë pas kohe.

“S’është hera e parë që unë vijë këtu. Hera e fundit atëherë kur isha në Prishtinë, ka qenë para dy vitesh kurse sa herë që vije në Kosovë shohë përparim të madh në fushën e muzikologjisë. Për mendimin tim, kitaristi Petrit Çeku ishte fantastik në këtë mbrëmje dhe unë vërej se trupa e Filarmonisë së Kosovës po kultivon dhe po ia del që të luaj veprat më të vështira për t’u interpretuar, për çka i komplimentojë për punë e tyre”, ka thënë dirigjenti Fi Fi.

“Sapo përfundoji koncerti i parë i Filarmonisë së vendit ku shoqëruan edhe kitaristin Çeku, e ku u mbajt për të shënuar hapjen e koncerteve që organizohen në kuadër të edicionit të trembëdhjetë të Festivalit ReMusica. Natyrisht ishte një koncert i bukur me shkëlqimin e Petritit si zakonisht. Ai që sa vite është mik i yni dhe është hera e katërt e tij që merr pjesë në ReMusica. Gjatë tërë këtyre ditëve që do ta mbyllin muajin maj, do të mbahen edhe disa koncerte ku si gjithnjë ftohen adhuruesit e muzikës klasike që të vijnë për t’i shijuar këto mbrëmje që sjellin emra të njohur të interpretuesve shqiptarë dhe ndërkombëtar”, ka deklaruar për KultPlus, Donika Rudi, drejtoreshë e Festivalit muzikor ReMusica.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili bëri hapjen zyrtare të këtij festivali, ka thënë se për komunën të cilën e drejton ai është kënaqësi që të mbështesë festivale të tilla ku performojnë interpretues si kitaristi i njohur nga Kosova, Petrit Çeku.

“Besoj që ju dhe Prishtina të i përcjell sa më shumë koncerte e Festivalit ReMusica. Gjatë bisedës që pata me dirigjentin holandez Rene Gulikers para disa javësh që e drejtoi gjatë një koncerti të Filarmonisë së Kosovës, e pyesja për Filarmoninë tonë dhe më tha se ai që tre vite i përcjell dhe lirisht mund të thotë se kjo Filarmoni e Kosovës është njëra ndër orkestrat më të mira jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë. Ku ka më mirë se të fillojmë sonte me një prej solistëve më të mirë që ka Kosova, pra me kitaristin Petrit Çeku që e komplimentoi për paraqitjet dhe është një prej dy-tre kitaristëve më të mirë që i ka bota”, ka thënë i pari i kryeqyteti Ahmeti.

Të hënë në mbrëmje, në kishën katolike “Shën Ndou” në Prishtinë nga ora 20:00, Kori i Filarmonisë së Kosovës, do të mbajë koncert ku do të shënohet 105 vjetori i lindjes së kompozitorit Lorenc Antoni, e po ashtu edhe 65 vjetori i lindjes së dirigjentit të këtij Kori, Rafet Rudit me premierën e veprës së tij më të re vokalo-instrumentale “Kurorë gjembash”, vepra e pestë nga Cikli Afresk arbëresh. Të gjitha koncerte që do të mbahen në ReMusica janë falas./KultPlus.com

Më Shumë

Sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”

Në Prizren sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”. Në panairin e sivjetmë do të marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut...

Një grua në Prizren lëndohet nga një predhë e cila erdhi nga një drejtim i panjohur

Një grua është lënduar ditën e enjte në Prizren. Siç njofton policia, gruaja është lënduar si pasojë e një predhe të kalibrit të panjohur që...

Lajmet e Fundit