16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Prizreni “zbehtë” me kandidatë për deputet

Prizren ura e guritNdonëse është qendra e dytë në vend për nga madhësia, pas kryeqendrës, ku të drejtë vote përafërsisht kanë rreth 158 mijë persona, Prizreni nuk duket të jetë vlerësuar shumë sa i përket rëndësisë rreth kandidimit për deputetë.

Subjektet politike në listat e publikuara me kandidatët për deputetë, të cilët do t’i hyjnë garës për zgjedhjet qendrore të 8 qershorit, nuk kanë përfshirë shumë kandidatë nga kjo anë. Po ashtu, ata që janë pjesë e listës nuk janë radhitur në top-dhjetëshen e parë të të nominuarëve.

Kritikat për anashkalim të deritashëm të Prizrenit sa i përket përfaqësimit në institucionet qendrore, sipas numrit të banorëve, të cilat i ka bërë subjekti i ri Nisma, duket se kanë ndikuar, që për dallim nga partitë tjera, ky subjekt të kandidojë me më së shumti apo 10 prizrenas për deputetë.

Por, ndonëse lista e saj ka më shumë kandidatë, megjithatë “Vetëvendosje” ka ranguar më së larti një kandidat nga ky qytet, pasi Mytaher Haskuka është i katërti në listën e saj, e pas tij, Zafir Berisha është i pesti në listën Nisma.

Pas publikimit të listave, del se edhe në këto zgjedhje, sidomos në dy subjektet më të mëdha në PDK e LDK nuk do të ketë shumë ndryshim nga emrat e vjetër, të cilat e kanë provuar këtë “çorbë” edhe më parë.

PDK-ja që mori shumicën e votave në zgjedhjet e fundit lokale, duke vazhduar qeverisjen për mandatin e tretë radhazi, kandidatin e parë nga Prizreni, afaristin Irfan Fusha e ka radhitur në vendin 14. Më poshtë tij janë edhe Nait Hasani, Behar Selimi, Munir Basha (koalicioni Partia Konservatore), Luljeta Veselaj dhe Naser Berisha.

LDK-ja prizrenasin e parë për deputet, Eqrem Kryeziun, njëherësh kryetar të degës e ka radhitur në vendin e 11 të listës. Bashkë me të garojnë edhe Mybera Mustafa, Hanefi Muharremin, Xhavit Ukajn dhe Haziz Hodaj.

I pari nga Prizreni në listën e AAK-së është nënkryetari i komunës, Lulzim Kabashi, që garon me numrin 43. Më poshtë tij radhiten Agim Hazrolli, Fatmir Kastrati, Naim Qelaj.

Në Bashkimin Demokratik (BD) që garon me një listë të përbashkët me NISMA, pos Berishës janë edhe Albulena Balaj, Sejdullah Hoxha, Sinan Aliaj, Feim Mazreku, Zenel Elshani, Arife Muji, Nahit Thaqi, Mitat Karahod dhe Muhamet Shala.

Pos Haskukës, “Vetëvendosjen” e përfaqësojnë edhe Artan Abrashi, Levent Kasemi, Nora Arapi-Krasniqi e Valizake Thaçi- Celina.

Ndërkaq, deri tash nuk ka ndonjë njoftim nga subjektet e vogla në Prizren rreth listës së tyre për deputetë.

Mbështetur në numrin e votuesve, nga një përllogaritje fillestare të subjekteve të këtushëm del se nëse organizohet mirë, komuna e Prizrenit mund të nxjerrë deri në 10 deputetë shqiptarë. Kjo varet edhe nga pjesëmarrja në votim.

Në zgjedhjet e kaluara qendrore, më 2010 Prizreni dha vetëm katër deputetë shqiptarë, Nait Hasanin, Behar Selimin, Eqrem Kryeziun, dhe Afrim Kasollin nga “Vetëvendosje”. Trefish më shumë, ndërkaq patën përfituar komunitetet pakicë, turqit e boshnjakët./Zëri/

Më Shumë

Zvicra fiton Eurovisionin

Zvicra me këngëtarin “Nemo” duke bërë që të triumfojë në këtë edicion të Eurovizionit. Ndërsa vendi që mori zero pikë nga publiku ishte Mbretëria...

E rrahën një person dhe e futën me forcë në veturë, arrestohen katër burra në Prizren

Katër burra janë arrestuar në Prizren pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht një person. Sipas policisë, të dyshuarit e kanë...

Lajmet e Fundit