10.8 C
Prizren
E premte, 10 Maj, 2024

Kur përfshihet Presidentja?

Atifete jahjagaLiderët e Bllokut LDK-AAK-Nisma janë të gatshëm t’i përgjigjen një ftese të mundshme nga Presidentja Atifete Jahjaga, në rolin e lehtësueses, për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik në të cilin është përfshirë vendi.

Ata kanë refuzuar dy herë ftesat nga Kryesuesja Flora Brovina, por një gjë të tillë nuk do ta bënin në rast se thirrja lëshohet nga e para e shtetit.

“Në qoftë se Presidentja thërret takime, natyrisht se ne do të marrim pjesë në takimin me Presidenten”, ka deklaruar Isa Mustafa, pas takimit të sotëm të Bllokut.

Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti janë mbledhur sot për të diskutuar krijimin e momentit të ri politik – shtyrjen e seancës konstituive për 18 shtator, pas shfaqjes së pakënaqësisë së Listës Serbe për përfshirjen e Vetëvendosjes në marrëveshjen e Bllokut.

E zgjidhja, nuk po shihet.

Presidentja Atifete Jahjaga mendon se Kuvendi është institucion autonom dhe i pavarur dhe i takon atij që ta bëjë zgjidhjen vetë.

Zëdhënësi i Presidetës, Arbër Vllahiu, në deklaratë me shkrim për Politiko.net, ka thënë se Presidentja mund të luajë rolin e lehtësueses, në rast të rrezikimit të proceseve demokratike dhe të funksionimit demokratik të institucioneve.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka shprehur prej kohësh qëndrimin e saj se mund të luajë rolin e lehtësuesit në diskutimet me forcat politike në vend, në rast të rrezikimit të proceseve demokratike dhe të funksionimit demokratik të institucioneve”.

“Zyra e Presidentes së Kosovës, sikur çdo herë, ka qenë e hapur për të gjitha forcat politike, liderët e tyre, për deputetët, përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme dhe në veçanti për qytetarët e Republikës së Kosovës për të diskutuar çështje në interes të vendit”.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të gjejnë forcën, kurajën dhe guximin, që duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që i ka obliguar ata, të gjejnë zgjidhjet brenda institucionit që përfaqëson vullnetin e qytetarëve të vendit”.

“Institucioni i zgjedhur me votën e qytetarëve të vendit është autonom dhe i pavarur dhe zgjidhjet i takon t’i bëjë vetë. Lehtësimi i diskutimeve me forcat politike mund të bëhet për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe në garantim të rendit kushtetues, stabilitetit politik të vendit dhe sigurinë kombëtare”, ka thënë Arbër Vllahiu.

Më Shumë

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje të tij i duhet ndihmë. 9 vjeçar nga Prizreni vuan nga...

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha thotë se do të restaurohen Valavica dhe Mulliri në Bellobrad të Dragashit 

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe zyrtarë të...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit