19.6 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025
Home Blog Page 8165

Isa Mustafa sote merrë pjesë në tubimin e Nëndegës  “28 Nëntori” të LDK-së në Prizren

0

Isa Mustafa LDKLideri i LDK-së, Isa Mustafa do të marrë pjesë sot tubim e  nëndegës “28 Nëntori” në Prizren. Zëdhënësi i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi njoftoi se tubimi do të mbahet në Sh.F. “Abdyl Frasheri ”, duke filluar në ora 19.00.

“Ftoheni që më 06.05.2014 ( e marte ) të merrni pjesë në tubimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëndega “28 Nëntori” në Prizren. Tubimi do të mbahet në Sh.F “Abdyl Frasheri ”, duke filluar në ora 19.00. Takimin tone do e nderoje me pranin e tij Isa Mustafa”, njofton Gashi. /PrizrenPress.com/

KK i Malishevës formoi katër komitete jo obligative

0

KK Malisheve-BegajKuvendi i Komunës së Malishevës, të hënën, në vazhdimin e mbledhjes së katërt (të ndërprerë gjatë javës së kaluar), e cila dje zgjati deri në orët e mbrëmjes, ka marrë vendim për formimin e katër komiteteve jo obligative, Komitetin për arsim, kulturë, rini dhe sport, Komitetin për diasporë, Komitetin për shëndetësi, mirëqenies sociale, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftë, si dhe personave me aftësi të kufizuara dhe Komitetin për mbrojtje të mjedisit, turizmit, planifikimit urban kadastër dhe monitorim të projekteve publike.

Në vazhdimin e kësaj seance, para anëtarëve të Kuvendit të Komunës, është paraqitur edhe raporti i punës së Drejtorisë Komunale për Arsim dhe Edukim, për vitin 2013-2014, ndërsa më pas KK mori vendim edhe për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve në Komunën e Malishevës.

Një çështje e ndjeshme në këtë mbledhje ishte edhe shqyrtimi i kërkesës së banorëve të fshatit Bellanicë, për çështjen e pronave, për të cilat banorët pretendojnë të jenë të tyre, të cilat janë privatizuar nga ish AKM-ja (tani AKP), ku pas shumë diskutimeve, Kuvendi i Komunës së Malishevës, u deklarua në mbështetje të kërkesave të banorëve të fshatit Bellanicë dhe fshatrave tjera, lidhur me çështjen e pronave tashmë të privatizuara.

Me kërkesën e anëtarëve të KK-së, në këtë mbledhje u debatua edhe për çështjen e ndërprejres së kujdestarisë në maternitetin e QKMF-së në Malishevë, ku sipas drejtorit komunal për shëndetësi, kujdestaria është ndërprerë për shumë arsye, por kryesorja është mungesa e gjinekologëve për punë në kujdestari dhe derisa të bëhet një zgjidhje për këtë çështje, kujdestaria do të vazhdoj të mbetet e ndërprerë, por anëtarët e Kuvendit të Komunës në Malishevë, kërkuan që shërbimi i kujdestarisë në maternitet të kthehet në 24 orë në ditë. /PrizrenPress.com/

Fyle: Presim zgjedhje të drejta dhe demokratike

0

Fyle5-29Është mbajtur sot takimi i Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane në të cilin mori pjesë edhe komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle i cili tha se pret zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Ai gjithashtu ka vlerësuar si të suksesshëm përmbylljen e negociatave për MSA.

Ndërkaq duke përshëndetur përmbylljen e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në mes të Komisionit Evropian dhe Kosovës, kryeparlamentari i vendit Jakup Krasniqi, bëri një rezyme të punës së Kuvendit në kuadër të angazhimeve për agjendën evropiane për Kosovën, përkatësisht përmbushjen e kërkesave të dala nga Raporti i Progresit.

Kryetari Krasniqi bëri të ditur se Kuvendi ka miratuar një numër dokumentesh strategjike për të përkrahur zbatimin e synimeve dhe objektivave politike drejt integrimeve evropiane, si dhe ligje të dala nga rekomandimet e Raportit të Progresit.

Në vazhdim, kreu i Kuvendit evidentoi ligjet me prioritet, të miratuara nga legjislativi i vendit, që lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe përmbushjen e kritereve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave.
Kryetari Krasniqi foli edhe për ngecjen e reformës zgjedhore dhe potencoi ligjet të cilat ende gjenden në fazën e shqyrtimit në komisionet përkatëse.

Adelina Ismaili, një foto me Isa Mustafën

0

Adelina Ismaili me Isa MustafënMe anë të rrjetit social Facebook, këngëtarja kosovare Adelina Ismaili, ka publikuar një foto ku është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë manifestimit për 24 vjetorin e themelimit të LDK-së.

Në foto është edhe bashkëshorti i këngëtares, Val Krasniqi. Gjatë karrierës së gjatë, ajo ka eksperimentuar me lukun e saj, duke sjellë tek publiku vetëm të bukurën.

Jennifer Lopez një divë e vërtetë, tërheq çmimin e ikonës

0

JenniferLopez10-09Në datën 18 maj, në “MGM Grand Garden Arena” në Las Vegas, Jennifer Lopez do të tërheqë çmimin e ikonës për vitin 2014. Një sukses ky i garantuar për të, ndërsa këngët e saj po degjohen anembanë botës.

Këngëtarja do të performojë dy këngë në këtë ditë. Më konkretisht, diva e popit do performojë premierën e himnit zyrtar të Botërorit 2014, “We Are One (Ola Ola)” në bashkëpunim me Pitbull si dhe “Firs Love”, që është në kuadër të albumit të saj të ri “A.K.A”, i cili do të publikohet në datën 17 qershor.

Ky çmim i dedikohet asaj, pas kontributit të madh që ka dhënë në muzikë. Kujtojmë këtu faktin që Jennifer Lopez është femra e parë që tërheq një çmim të tillë, ndërsa në të kaluarën këtë çmim e kanë fituar Stevie Wonder dhe Prince.

Këngëtarja 44 vjeçare e cila ka lançuar kohët e fundit disa hite si “I luh ya Papi” ose “Same girl”, tani është e vetekënaqur.

Lady Gaga performon nudo në skenë (Foto)

0

LadyGaga-nudo ne skeneAjo është e njohur për maninë e saj për të çmendur njerëzit kur bëhet fjalë për modën.

Lady Gaga e ka realizuar më së miri turin e saj ARTPOP Ball në qendër të Floridas të dielen në mbrëmje.

28 vjeçarja e cila në të gjitha performancat e saj kishte veshur geta të grisura, tregoi për publikun edhe kësaj here se ajo është unike përsa i përket elementëve që përdor në skenë.

LadyGaga-nudo ne skene2 LadyGaga-nudo ne skene LadyGaga-nudo ne skene1

Abrashi: Nijazi Kryeziu tregoi se Qeveria e Mujës përbëhet nga klanet e PDK-së

0

Artan AbrashiAsambleisti i Vetëvendosjes në Prizren, Artan Abrashi, nuk është habitur me deklarimin e drejtorit të Urbanizmit, Nijazi Kryeziut, për deklarimin që ka bërë se nuk ka njohuri për Urbanizmin.

“Nijazi Kryeziu me fjalët e veta vetëm ka konfirmuar atë që ne e kemi thënë në vazhdimësi se qeverisja e Ramadan Mujës është qeveri e intersave dhe klaneve të caktuara të PDK-së dhe jo e interesit qytetar”, ka thënë Abrashi për Koha Ditore.

“Ndoshta nuk është e domosdoshme që emërimi në një funksion politik të jetë i profilizuar thellësisht, psh.në Drejtorin e Kulturës, por Urbanizmit duke pasur parasysh gjendjen në Prizren të vendoset një person që e pranon se nuk ka asnjë njohuri elementare tregon se parregullsitë do të vazhdojnë edhe gjatë mandati apo kohe që i ka mbetur kësaj qeverie dhe se problemet nuk do të zgjidhen”, ka thënë Abrashi. /PrizrenPress.com/

Nijazi Kryeziu: Nuk kam njohuri për urbanizëm

0

NijaziKryeziu-PDKDrejtori i Urbanizmit në Prizren, Nijazi Kryeziu publikisht  ka pranuar se ka më së paku njohuri për urbanizmin.

Megjithatë pa ngurrim  ka pranuar përgjegjësin  për të udhëhequr një nga sektorët  më të kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile.

Kryeziu ka thekësuar se bëhet fjalë për një emrim politik. “Askund në ligj  nuk thotë se të ndalohet të jesh  drejtor i Urbanizmit nëse nuk je arkitekt  apo inxhinre”, ka thënë ai shkruan Koha Ditore.

Nxënësit e Prizrenit pjesë e jurisë së Akademisë Evropiane të Filmit

0

Nxenesit e Prizrenit ne Akademine Evropiane te FilmitPër herë të parë në Kosovë, 77 të rinj nga tri shkolla të mesme të Prizrenit bëhen pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit përmes Çmimit të Jurisë së Re. Për organizimin e edicionit të tretë të kësaj gare Evropiane edhe në Kosovë u punua me muaj të tërë, pasi që shfaqjet e filmave, diskutimet dhe punëtoritë si dhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve duhej të zhvillohej në mënyrë të sinkronizuar në 17 qytete anembanë Evropës, njoftojnë përfaqësuesit e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DOKUFEST”.

Nxënësit e Shkollave të Mesme të Ulëta “Emin Duraku”, “Motrat Qiriazi” dhe Gjimnazi “Loyola” shërbyen si juri e re e Akademisë Evropiane të Filmit. Në program u shfaqën 3 filma të nominuar nga juria profesionale e Akademisë të cilat u vlerësuan nga 1,000 nxënës të shteteve pjesëmarrëse. Filmat “THE CONTEST” në regji të Martin Miehe-Renard nga Danimarka, “REGRET!” në regji të Dave Schram nga Holanda si dhe “WINDSTORM” në regji të Katja von Garnier nga Gjermania u shfaqën me 4 maj në kinemanë e qytetit “DokuKino” në Prizren, raporton KultPlus.

Në Erfurt të Gjermanisë, ku edhe ndodheshin të tre regjisorët e filmave të nominuar, pritnin pyetjet e përzgjedhura nga çdo qytet pjesëmarrës. Për ti ndihmuar nxënësit, 3 regjisorë kosovarë e kaluan tërë ditën së bashku me ta. Pas shfaqjes së çdo filmi u organizuan edhe diskutime me nxënës, për t’i ndihmuar ata në formulimin e pyetjes që do të dërgohej në Gjermani për secilin nga regjisorët e tre filmave, sqaron përmes një komunikate zyrtarja për marrëdhënie me publikun në “DokuFest”, Nita Deda.

Pas shfaqjes së filmave, juria e Prizrenit votoi për filmin më të mirë në lidhjen e drejtpërdrejt me qendrën në Erfurt të Gjermanisë, ku Rita Bekqeli dhe Rrigon Grapci kumtuan rezultatet e votimit të jurisë në Prizren.

Ashtu si Prizreni, edhe 16 qytete të tjera në Evropë i komunikuan rezultatet e votave të tyre, gjë që u mundësoi secilit pjesëmarrës të i shoh bashkëmoshatarët e tyre nga vendet e ndryshme të Evropë.

Pas numërimit të votave nga 17 qytetet, Akademia Evropiane e Filmit shpalli filmin gjerman REGRET! nga Dave Schram si fitues të “Young Audience Award” për vitin 2014.

Kasoruho: Vdekja nuk shuan gjithçka

0

Amik Kasoruho-shkrimtar e perkthyes“Faleminderit, më fal që po të mundoj!”. Këto kanë qenë fjalët e fundme të Amik Kasoruhos thënë mjekut Marsel Haxhia, ndërsa i qe drejtuar urgjencës. Për fat të keq një atak kardiak e goditi, pa ia mbërritur dyerve të spitalit.

Shkrimtari, përkthyesi e publicisti, “Nderi i Kombit”, u shua të dielën në mbrëmje në moshën 82-vjeçare, rreth orës 23:00, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Mjekja që e ka ndjekur prej kohësh, Jola Klosi, u shpreh për “GSH” se sëmundja e tij kronike ishte në stadin e fundit.

Me gjithë kurimin në Shqipëri e Itali, ai iku, duke lënë pas imazhin e njeriut të jashtëzakonshëm, fisnik, të paqtë, të dashur, të thjeshtë e prapë madhështor në modestinë e vet.

Do e mbajmë mend ashtu, me hapin e ngadaltë, me duart e lëmuara, me sytë e qelqtë që shkëlqenin përtej xhamave të syzeve, me qetësinë olimpike, me mirësinë e pakursyer, dhe mbase me shumë brejtje ndërgjegjeje, se nuk e deshëm aq sa e meritoi, se nuk i dhamë aq sa duhej, se nuk i thamë atë që ndjemë, se mbase e lamë vetëm. Iku, pa ia kthyer njeri, “vitet e kaushëve”, siç i thoshte shumë motmote më parë, miku i tij Robert Shvarc, duke nënkuptuar kohët e burgut e internimit. “Vdekja nuk shuan gjithçka”, pat thënë ai pak muaj më parë, e me të drejtë.

Për njerëz si Kasoruho, mosprania nuk është mosqenie, mungesa nuk është harresë, e ikja nuk është ndarje, a në qoftë ashtu, është vetëm fizike (ose veçse e përkohshme). Ka lënë pas një mal me libra të përkthyer (të autorëve: Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby etj) dhe disa tituj të vetët (“Një ankth gjysmëshekullor” (1997), “Çmimi i një ëndrre” botuar në Itali (2000), “Midis qiellit dhe burgut” dhe romanin autobiografik “Ikje nga trilli i perëndive”). Mbi të gjitha, ka lënë pas, shembullin e njeriut të urtë. Amik (Përkth: aamik nga persishtja, i thellë), mundi ta përcjellë thellësinë e mendimit, thellësinë e talentit, mundi të përcjellë mbijetesën nga diktatura e nga përndjekja. Pengu i tij? Ato dosjet që nuk u hapën kurrë, sepse Amiku thoshte “ne i dimë të vrarët, por nuk i dimë vrasësit”.

Ai iku, por dikur u nda dhunshëm me të atin. Ekonomisti Qemal Kasoruho, i akuzuar për bombën në Ambasadën Sovjetike do të pushkatohej (Amiku do ia gjente eshtrat vetëm në vitin 1993 në Ndroq). Por, vrasjen e tij e pat përjetuar në burg. Atë kohë, vetë Amiku, qe i arrestuar se “Ata” patën menduar se një 17-vjeçar si ai, dëshironte të rrëzonte pushtetin. Adoleshentit iu vunë prangat dhe u burgos, shkolla e tij do të bëhej burgu, qelitë që pikonin lagështirë dhe torturat sistematike. Megjithatë, pothuaj një vit më parë, në fundmajin e 2013- ës, botoi librin “Pa mëri” (Publicistika e jetës sime). Në intervistën për këtë botim, pyetjes së “GSH”, “A do shkruash më?”, iu përgjigj se do ta bënte derisa të kishte frymë e të mos i dridhej dora. Tani që iku, ka lënë pas (siç tregojnë miqtë), 41 poezi të pabotuara dhe një sërë dorëshkrimesh që përmbajnë: përsiatje, ide e mendime mbi ngjarje e kohë, kujtime të papërfshira në botimet e mëparshme dhe “copëza ditari” të cilat kishte ndër mend t’i shihte të shtypura ndonjë ditë.

Së paku, do mundemi të lexojmë ende prej tij. Sot, ai duhej të ishte në Shkodër, në një takim me konsullin italian. “Ishte shumë optimist, por edhe me këmbë në tokë. Dy javë më parë më kërkoi të shkonim sot në Shkodër, i thashë po”, tregon miku i tij, Visar Zhiti, duke nënvizuar se ai nuk qe naiv: “Kur përcollëm Pano Taçin, Amiku më tha: kështu do mblidheni edhe për mua?”.

Së fundmi, Kasoruho, ishte këshilltar i presidentit Bujar Nishani për kulturën.

SHKRIMI

Në fundmars, ai ka hedhur në kompjuter pak radhë. Miqtë e tij na i japin për botim, me merakun se nuk e dinë se kujt i dedikohen, as çfarë e mundoi. Këto fjali, botohen për herë të parë, duke na thënë se ç’mendonte këto kohë, mbi atë që shihte përreth. Më poshtë, shkrimi: “Seç kam një dëshirë të shkruaj diçka, t’i shkruaj dikujt.

Diçka që të më shkundte nga një farë apatie, nuk di çfarë mund të shkruaj dhe as kujt. Nesër ndryshon ora. Do të doja të ndryshonin edhe gjëra të tjera. Shumë të tjera. Po më lodh sherri, njëanshmëria, shpirtligësia, lehtësia me të cilën harrojmë të mirën, mirënjohjen, faktin që i kapërcejmë patëkeq caqet e mirësjelljes. Ka shumë ligësi që do të doja të mbrapseshin nga dëshira për të bërë mirë, për të qenë të mirë, më njerëzorë, më tolerantë. Ndoshta kërkoj shumë. Nuk ua kërkoj këtë gjë të tjerëve. Ky është një shndërrim që duhet të niset e të përfundojë së pari te vetvetja. Është e vështirë. Është e vështirë sepse, në fund të fundit, na kushtëzon jeta rreth nesh. Që të ndryshojë kjo njëmendje duhet të ndryshojmë ne vetë në radhë të parë. Dhe nuk është e lehtë.

Nuk mjaftoka të duash të jetosh në harmoni mes njerëzve. U dashka të heshtësh para gënjeshtrës, të mbyllësh sytë para vrazhdësisë dhe të mjaftohesh vetëm duke simpatizuar atë që vuan, pa qenë i zoti t’i dalësh krah, sepse nuk ke guxim ose sepse qenka më e fortë ndjenja e ruajtjes së vetvetes sesa ajo e solidaritetit. Edhe ata që nuk e kanë pësuar mujshinë e më të fortit them se nuk e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë. Nuk them ta ndiejnë, por ta kuptojnë se është kështu në shumë raste. Nuk ka pse të ndihemi heronj në jetë, mjafton të jemi njerëz. Që mendojnë dhe që ndiejnë. Si e ka dhënë Zoti. Mjafton kaq”.