11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Gaxherri: Kryeministri duhej t’i takonte LDK-së!

besa gaxherriDeputetja e LDK-së, Besa Gaxherri edhe njëherë ka shprehur qëndrime te saj rreth koalicionit dhe rreth postit të kryeministrit të vendit. Ajo vazhdo të këmbëngulë se kryeministri i ka takuar LDK-së e jo AAK-së, prandaj pikërisht për këtë çështje vazhdon t’i shpreh rezervat e veta edhe pse nuk e vë në dyshim votën e saj për koalicionin LDK-AAK–Nisma.

“Rezervat e mia rreth koalicionit LDK-AAK-NISMA, ka qenë dhe është, posti i kryeministrit, jo për shkak të emrave siç janë lakuar shpesh në për media se gjoja unë qenkam kundër liderit të AAK-së z. Haradinaj. Kjo nuk është e vërtet si dhe nuk është relevante për mua. Për mua është e rëndësishme që përgjegjësinë e këtij vendi ta marr LDK, sepse unë ende mendoj se ndryshimet në këtë vend mund dhe duhet t’i bëjë LDK-ja. Pra LDK, nuk mund të garantoj sukses në qoftë se nuk e qeveris Kosovën me kryeministër nga LDK-ja. Por, në situatën të cilën kemi qenë pas 8 qershorit unë jam pajtuar me marrëveshjen e 4 subjekteve politike që të mos ketë qeveri ‘Thaçi 3’”, ka thënë Gaxherri për Botapress.

Deputetja e LDK-së, ka thënë se në këso rastesh në politikë bëhen marrëveshje dhe kompromise.

“Unë jam pajtuar me kompromisin, marrë veshjen aktuale dhe nuk kam dyshime në përkushtimin që ka premtuar z. Haradinaj, por nuk është e njëjtë të kërkosh përgjegjësi ose ti sugjerosh një kryeministri të një subjekti tjetër politik, i cili subjekt ka programin, filozofinë dhe strategjinë tjetër nga LDK. Po e ritheksoj, se unë asnjëherë nuk kam qenë dhe nuk jam kundër apo pro individëve të caktuar, në këtë rast kundër z. Haradinaj”, ka thënë Gaxherri.

Më Shumë

Nasheci drejt shndërrimit në pikë të rëndësishme turistike

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Adem Morina, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugëve dhe...

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjonaj të Hasit, ku i është bashkuar festimeve në kuadër të festivalit tradicional “Hasi Jehon”. Përmes...

Lajmet e Fundit