Home Blog Page 8168

Vëlla e motër bëjnë seks në kishë, arrestohen

0

Christopher Buckner-Timothy SavoyChristopher Buckner 20 vjeçe dhe gjysëm vëllai i saj Timothy Savoy 25 vjeç janë arrestuar nga policia e Effingham County, Ga pasi ata kanë pranuar se kanë bërë 3 herë seks në një traktor të parkuar në oborrin e një kishe.

Dy të rinjtë të cilët janë të vetëdijshëm për veprimin e tyre kanë thënë në polici se ata kanë vendosur të bëjnë seks pasi kanë parë filmin e famshëm “The Notebook”, transmeton Oranews.

Ata akuzohen nga policia për incest, sodomi dhe seks në vende publike.

Blloku – Vetëvendosjes: Mos na kushtëzo!

0

Blloku 50Përfaqësuesve të Bllokut LAN nuk po ju pëlqen kushtëzimi i “Vetëvendosjes” për të mos bërë asnjë hap tutje në planifikimet mes tyre pa u nënshkruar marrëveshja mes tyre.

Blloku e ka ftuar një ditë më herët, LVV-në për të biseduar për veprimet që duhet marrë kur të mbahet seanca e radhës së Kuvendit, shkruan Zëri.

Blerim Destani, në xhirimet e filmit ‘Soko’

0

b destaniAktori me origjinë shqiptare, por që vepron në Gjermani, Blerim Destani, është duke xhiruar skenat e reja të filmit më të ri ‘Soko’ që po xhirohet në qytetin e Munihut.

Këtë gjë aktori e ka konfirmuar përmes një fotografie që e ka hedhur në rrjetin social ‘Instagram’ ku shihet duke xhiruar për këtë film. “#soko #filmset #münchen #with #gerdsilberbauer”, kishte shkruar Destani poshtë fotos.

Destani përveç që është aktiv me kinematografinë gjermane, ai ka luajtur edhe në disa role të filmave shqip si ‘Koha e Kometës’, ‘Aty ku nuk lind dielli’ e disa të tjerë. Ndër të tjera, Blerimi është simpatizues i sportit sidomos boksit dhe shahut.

Rreth 22 mijë maturantë, sot në pjesën e parë të Maturës

0

Testi maturesRreth 22 mijë maturantë, që nuk e kanë kaluar provimin shtetëror të Maturës në afatin e parë, do të hyjnë në test sot në pjesën e parë dhe më 6 shtator në pjesën e dytë të testit.

Afati i dytë i provimit shtetëror të maturës do të mbahet sot në rreth 200 Qendra të testimit, ku janë caktuar komisionerët nga Universitetet Publike, ndërsa administrues do të jenë pjesëtarë të kompanive të sigurimeve fizike, të cilët do të monitorojnë këtë proces.

Në ditën e parë të provimit, maturantët do t’i nënshtrohen testit në 120 pyetje nga lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Anglisht, ndërsa në ditën e dytë më 6 shtator, testi përmban 80 pyetje sipas lëndëve të drejtimeve përkatëse.

Rezultatet e afatit të dytë të provimit të maturës do të shpallen më 15 shtator.

Sot fillon konferenca e Seksionit të Shkencave Mjekësore

0

Konferenca mjekësoreSot pritet të filloj konferenca ndërkombëtare e Seksionit të Shkencave Mjekësore e organizuar nga Instituti Alb-Shkenca në Prishtinë ku do të paraqiten 55 prezantime nga fusha të ndryshme mjekësore.

Në një konferencë për medie, Albena Reshitaj, koordinatore e seksionit të Shkencave Mjekësore për Kosovë, ka thënë se në konferencë do të marrin pjesë studiues nga e mbarë bota.

Ndërsa Altin Shala, drejtues i Seksionit të Shkencave Mjekësore, ka treguar për rëndësinë e kësaj konference e cila po organizohet për herë të tretë në vendin tonë.

Konferenca do të mbahet nga data 29 deri më 31 gusht në hapësirat e Universitetit të Prishtinës. /KP/

Seanca konstituive (nuk) duhet kushtëzuar

0

Brovina-RugovaVendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili e ka shpallur antikushtetues zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të Kuvendit, njëherësh e ka lënë të hapur mundësinë për vazhdim të seancës aty ku ishte mbyllur, gjë që ia ka mundësuar Flora Brovinës që ajo t’i thërrasë deputetët në seancë.

Por thirrja e seancës është kushtëzuar nga ana e saj. Ajo këmbëngul se nuk do t’i thërrasë deputetët, derisa liderët e partive politike të arrijnë një marrëveshje për të dalë nga ngërçi politik në të cilin është futur vendi.

Ky kushtëzim i saj, sipas njohësve të çështjeve kushtetuese, po ndikon në zgjatjen e kohës së konstituimit të Kuvendit. Sipas tyre, mungesa e konstituimit po e dëmton shtetin, shkruan Tribuna.

Riza Smaka, njohës i çështjeve kushtetuese, ka thënë se Flora Brovina nuk mund ta kushtëzojë, thirrjen e seancës.

Sipas tij, seanca duhet të thirret menjëherë, në mënyrë që sa më parë të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria. Sipas tij, këto dy institucione duhet të konstituohen brenda një muaji.

Obama: Nuk ka aksion ushtarak për ta zgjidhur problemin në Ukrainë

0

OBAMA 9Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se “inkursioni në zhvillim” i Rusisë brenda Ukrainës vetë, do të çoj në çmime shtesë për Moskën.

Zoti Obama, duke folur para gazetarëve mbrënë vonë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, tha se Rusia i stërvitë, i armatos dhe i financon separatistët prorusë në Ukrainë.

Ai theksoi se pamjet e reja të forcave ruse brenda Ukrainës këtë e bëjnë të qartë.

Por, presidenti amerikan tha se “ne nuk do të ndërmarrim aksion ushtarak për ta zgjidhur problemin në Ukrainë”.

Barack Obama ka njoftuar se muajin e ardhshëm, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, do ta vizitoj Shtëpinë e Bardhë.

Ukraina akuzon Rusinë për pushtim

0

Ukrainë-separatistët pro-rusëKievi ka thënë se forcat ruse kanë zaptuar qytetin bregdetar të Novoazovskut dhe disa fshatra ukrainase afër kufirit me Rusinë, si pjesë e një agresioni të gjerë në një front të ri

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka akuzuar Rusinë për pushtimin e vendit të tij, të enjten, duke shuar shpresat për një zgjidhje diplomatike të krizës dhe duke sfiduar Perëndimin që të reagojë. Kievi ka thënë se forcat ruse kanë zaptuar qytetin bregdetar të Novoazovskut dhe disa fshatra ukrainase afër kufirit me Rusinë, si pjesë e një agresioni të gjerë në një front të ri.

Poroshenko ka bërë thirrje për një mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit Evropian për të reaguar ndaj asaj që ai e ka quajtur “futje të forcave ruse në Ukrainë”. Ai e ka anuluar një udhëtim të planifikuar drejt Turqisë dhe ka thirrur menjëherë një mbledhje emergjente me shefat e tij të sigurisë. “Bota duhet që t’i kushtojë vëmendje situatës në Ukrainë, e cila po përkeqësohet dukshëm”, ka thënë ai në një konferencë.

Ambasadori i Rusisë në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Andrej Kelin, i ka mohuar akuzat. Kremlini vazhdimisht i ka hedhur poshtë pretendimet se ka forca në Ukrainë.

Kryeqytetet perëndimore janë alarmuar menjëherë për zhvillimet e fundit. Presidenti i Francës, François Hollande, ka thënë se Rusia do të përballet me një rreth të ri të sanksioneve në qoftë se Kremlini dështon që të ndalë furnizimin e separatistëve pro-rusë me armë dhe nuk e respekton sovranitetin e Ukrainës. “Rusia nuk mund të aspirojë që të bëhet fuqi botërore në shekullin 21 dhe njëkohësisht të mos luajë sipas rregullave”, u ka thënë presidenti ambasadorëve të Francës.

Ministria e Jashtme e Lituanisë e ka quajtur agresionin “një pushtim të qartë të territorit të Ukrainës nga forcat e armatosura të Federatës Ruse”. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kiev gjithashtu ka lëshuar një komunikatë të enjten, duke thënë se Rusia tani është drejtpërdrejt e përfshirë në luftime. Ambasadori, George Pyatt, ka “cicëruar” në Twitter se “një numër gjithnjë e më i madh i trupave ruse po ndërhyjnë drejtpërdrejt në luftimet në territorin ukrainas”. Ai ka theksuar se “Rusia gjithashtu ka dërguar në Ukrainën Lindore sistemet e saj më të reja të mbrojtjes ajrore, përfshirë SA-22, dhe tani është drejtpërdrejt e përfshirë në luftime”.

Avancimi i Rusisë vjen teksa një udhëheqës i rebelëve separatistë në Ukrainë ka konfirmuar për herë të parë se ushtarakë aktivë rusë janë duke luftuar bashkë me ta në Ukrainë – ndonëse ai ka insistuar se luftëtarët ndodhen në vend për periudha të shkurtra, përderisa janë me pushime.

Zgjedhjet do të shfrytëzohen në KS, si sukses

0

Enver Hoxhja ne KS  KSPavarësisht sfidave që ka para vetes, por edhe pengesave në zbatim të disa vendimeve që tashmë është dashur të zbatohen, Kosova do mundohet të paraqitet në Këshill të Sigurimit të OKB-së, si një vend stabil që dëshmon se është e përcaktuar në rrugën integruese në BE dhe në NATO.

Zyrtarët qeveritarë nuk i pengon raporti i Clint Williamsonit, mosthemelimi i Gjykatës Speciale, e as arrestimet masive nën akuzat për terrorizëm, që të deklarohen se gjendja aktuale në vend është më e mira që ka qenë ndonjëherë.

Sot (e premte) kur edhe pritet të diskutohet raporti i rregullt për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon në Këshill të Sigurimit, zv/ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Petrit Selimi, për Tribunën ka thënë se sukses i këtij viti për vendin janë mbajtja e zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës.

“Gjendja aktuale në Kosovë është më e mira që nga fillimi i raporteve të OKB-së më 1999. Kosova ka kaluar një rrugë të gjatë nga vendi post-konfliktuoz në republikë evropiane me perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE. Besoj se edhe OKB do të reflektojë në sukseset e këtij viti siç janë organizmi i zgjedhjeve kombëtare dhe pjesëmarrja e serbëve në veri në integrim të vendit”, ka thënë Selimi…

Legjitimiteti i autoritetit Politikë

0

Ali Hertica 6Shkruan: Ali Hertica

 Koncepti normativ i legjitimitetit politikë është parë shpesh lidhur me justifikimin e autoritetit të politikës kosovare. Për të bërë kuptim të këtij interpretimi të legjitimitetit, autoriteti duhet të kuptohet si një koncept i veçantë. Kjo pikëpamje nënkupton se autoriteti de facto de mund të ekzistojë pa qenë të ligjshëm.

Mendimtari Locke ka paraqitur një interpretim të tillë të legjitimitetit ne një gjendje të natyrës në të cilin të gjithë individët janë njësoj të lirë në kuptimin që ata posedojnë autoritet të barabartë politik. Një shtet i së drejtës së barabartë, të gjithë politikëbersit të manifestohen në gjendje të natyrës, nuk është mjaft specifike për të sunduar një shoqëri dhe nuk mundë të zbatojë vetë kur shkelen. Zgjidhja e këtij problemi është një kontratë shoqërore që transferon autoritetin politikë në një shtet civil që mund të realizojë dhe sigurojë ligjin natyror. Sipas Locke, është në kundërshtim me paraardhësit të tij Hobbesin,ku kontratat sociale në këtë mënyrë nuk krijon autoritet politikë.

Autoriteti politikë është i mishëruar në individë dhe ekziston në gjendjen e natyrës. Kontrata shoqërore transferon autoritetin në shtetin e natyrës në një organ të veçantë politikë. Ndërsa autoriteti politikë në këtë mënyrë para-ekziston në gjendjen e natyrës, legjitimiteti është një koncept që është specifik për shtetin civil. Sepse kriteri i legjitimitetit që Locke është historike, megjithatë, ajo që ka rëndësi si autoritet legjitim mbetet e lidhur me gjendjen e natyrës. Legjitimiteti i pushtetit politikë në shtetin civil varet, sipas Locke, nëse transferimi i autoritetit ka ndodhur në rrugën e drejtë.

Në mënyrë të veçantë, kjo varet nga pëlqimi individëve: “Askush nuk mund të vihet nga kjo pasuri dhe i nënshtrohen pushtetit politikë të një tjetër pa pëlqimin e tij” Çdokush që e ka dhënë pëlqimin e tyre shprehin ose të heshtur të kontratës sociale është i detyruar t’i bindet ligjeve të një shteti për .Locke kupton kriterin e miratimit për të aplikuar jo vetëm për institucionalizimin origjinal të një autoriteti-çfarë politike ku Rawls e quan “pëlqimin me origjinë”. Kjo gjithashtu vlen edhe për vlerësimin e vazhdueshëm të performancës së një politike të regjimit ku Rawls e quan këtë “pëlqim të bashkuar”.

Ky kriter i legjitimitetit është negativ ajo ofron një llogari , kur autoriteti efektiv pushon të jet legjitim. Sipas kësaj llogarie, nëse një regjim aktual politikë është legjitim kthehet dhe respekton kufizimet e ligjit natyror. Kur një autoritet politikë tejkalon kufijt e ligjit natyror, ajo pushon të jetë e ligjshme dhe, për këtë arsye, nuk ka më një detyrim për të zbatuar të gjitha urdhërimet e tij. Për Locke ëshrë ndryshe për autoritetin e Hobbes ku politika në këtë mënyrë nuk është absolute. Në fakt, autoriteti absolut politikë është domosdoshmërisht e paligjshme sepse pezullon ligjin natyror.

Letërsia bashkëkohore ka zhvilluar idet e Locke-së në disa mënyra. John Simmons (2001) bën një dallim ndërmjet arsyetimin moral të autoritetit dhe shteti të tij politikë të legjitimitetit politikë të një veçantie të realizuar historikish. Sipas Simmons, autoriteti i shtetit varet nga defensibiliteti moral, ku duhet të tregohen suksesese të një shteti që është moralisht i mirë. Nëse janë apo jo ai ka një detyrim për të zbatuar të gjitha urdhërimet e veçanta të shtetit ku varet nga pëlqimi aktuale . Simmons në mënyrë eksplicite mbron këtë pikëpamje ku Lockean është kundër kantian dhe alternativave e Rawlsian.

Ai argumenton se kjo e fundit është gabimisht me turbullira dhe dallimin në mes të krijimit legjitimitetin e autoritetit të një shteti të veçantë dhe krijimin e të cilit autoriteti i saj politikë është i justifikuar moralisht.