9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Rahovec: Jepen 250 mijë euro, por jo edhe pëlqimin për Kompleksin në Gradishë

Kompleksi Përkujtimorë Gradishë-Xërxë-RahovecPothuajse kanë përfunduar punimet e Kompleksit Përkujtimorë të dëshmorëve të kombit, në vendin e quajtur Gradishë, në Xërxë të komunës së Rahovecit.

Por, ky kompleks, i cili ishte i ideuar që filloi të ndërtohet në shtator të vitit 2012, nuk ka pëlqim mjedisorë, nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinorë, edhe pse kërkesën e kishte dorëzuar në ministri, ish kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Megjithëse, një pëlqim i tillë nuk është marrë nga ministri Gashi, ky i fundit kishte mbështetur këtë projekt, duke dhuruar 250 mijë euro. Kurse, i gjithë projekti arrin një vlerë prej 475 mijë e 239 euro.

Kështu kanë deklaruar, zyrtarët e komunës së Rahovecit, për KosovaPress, duke shtuar se ky kompleks është i ndërtuar në hapësirë të mbrojtur nga MMPH-ja.

E në anën tjetër, ministri Dardan Gashi, nuk është i informuar për këtë projekt. Ai thotë se as që e kanë financuar ndërtimin e kompleksit përkujtimorë.

“Sa e di, ministria jonë nuk ka financuar asnjë projekt të tillë, në Komunën e Rahovecit. Ne kemi financuar vetëm varrezat në fshatin Krushë e Madhe, ndërsa për këtë kompleksin memorial nuk kemi dhënë asnjë para. Ndërsa sa i përket lejes së pëlqimit, as për këtë kjo komunë nuk ka aplikuar. Ne nuk kemi kërkesë të tillë, për atë kompleks memorial”, ka thënë Gashi për KosovaPress, përmes telefonit.

E Smajl Latifi, ish kryetar i komunës së Rahovecit, i cili thotë se i ka dërguar kërkesë MMPH-së, tha se sipas ligjit, nëse organi kompetent nuk e ka informuar aplikuesin për vendimin e tij brenda afatit 45 ditorë, atëherë do të konsiderohet se pëlqimi është marrë. Sipas tij, për këtë arsye edhe Komuna e Rahovecit, filloi me ndërtimin e këtij kompleksi.

Por, Latifin e habit fakti se si është e mundur që pëlqimi mos të jepet, e ndërsa mjete financuese prej 250 mijë eurove, për ndërtimin e këtij kompleksi janë dhënë.

“250 mijë euro na ka përkrahë. Arben Çitaku është sekretarë permanent i ministrit Dardan Gashi, ka nënshkruar me mua si ish kryetarë i komunës dhe ne 250 mijë euro i kemi marr si mbështetje shtesë financiare për ndërtimin e këtij kompleksi përkujtimorë. Ne kemi bërë shumë mirë, kemi respektuar ligjin, kemi respektuar procedurat dhe kemi bërë një vepër që mendojë se i ka munguar qytetarëve tanë, dhe ne krejt çka kërkojmë është mundësisht ministria nëse ka nevojë për mjete shtesë financiare ta mbështes edhe pak dhe i bëjmë apel edhe kryetarit të ri, Idriz Vehapi, që ta finalizojnë sa më shpejtë që është e mundur me sukses këtë projekt të rëndësishëm edhe përkujtimorë edhe kulturorë edhe rekreativ”, tha Latifi.

Latifi thotë se projekti i cili është pothuajse në përfundim, është ndër projektet më serioze që mund të ndodhin në Kosovë.

“Mendojë se është njëri nga projektet më serioze, më me interes dhe besoj se realizimi i plotë i këtij projekti, është një satisfaksion moral edhe për familjet e dëshmorëve dhe për gjithë bashkëluftëtarët e dëshmorëve, por edhe duke u ndërtuar në një ambient jashtëzakonisht të përshtatshme. Unë besojë se po plotësohet në një mënyrë ose tjetrën, vullneti, dëshira, aspirate e gjithë atyre qytetarëve të komunës së Rahovecit, që e kanë ditur dhe e dinë se një kompleks i vërtet përkujtimorë, për dëshmorët e kombit, nivel komune, i ka munguar komunës tonë. Projekti është në fazën e tretë pothuajse në fazën përfundimtare, do të duhet të përfundonin sipas planit dinamik, më 14 maj të vitit 2014, të gjitha punimet në realizimin e plotë”, ka thënë Latifi.

Ai ka treguar se hapësira ku është ndërtuar ky kompleks, është e shpallur si zonë e mbrojtur që nga viti 1986, sipas ligjit të kuvendit të atëhershëm të krahinës socialiste autonome të Kosovës. Por thotë se në vitin 2011, kur ai ishte në qeverisje, kanë kërkuar ta ri-fuqizojnë mbrojtjen e kësaj zone, pasi që sipas tij, rreziqet, kërcënimet nga uzurpatorët potencial dhe tjetërsimi i kësaj prone ka qenë i madh dhe është edhe sot evident.

E Fehmi Hoxha, Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Rahovecit, ka thënë për KosovaPress, se deri më tash, vlera totale e paguar për këtë kompleks është 380 mijë euro, ndërsa, borxhi i mbetur është 95 mijë e 239. Përveç 250 mijë euro të paguara nga MMPH-ja, një pjesë tjetër e ka paguar Komuna e Rahovecit. Por, thotë se është absurde që MMPH-ja nuk ka dhënë leje pëlqimi kur ajo ka dhënë paratë.

“Për mua është absurde një vend i cili është në zonë të mbrojtur të shtetit, të mos i ipet pëlqim dhe të financohet. Nëse ipet pëlqim, ipet mbështetje, financohet, përfundohet mbikëqyret, e nuk e di pse është financuar nëse nuk i kanë dhënë pëlqim….. Në procedurat ligjore nuk ka mundësi për tu kërkuar tani pëlqim. Ekziston kërkesa që i është drejtuar ministrisë, është afati 45 ditë, nëse me ligj nëse nuk i kthehet kuruar përgjigje brenda 45 ditëve, atëherë kërkesa shndërrohet në pëlqim”, ka thënë Hoxha.

Ai pajtohet me ndërtimin e këtij kompleksi, mirëpo thotë se do ta kishte ndërtuar në një vend tjetër.

Idriz Blakaj, Drejtorë i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, ka thënë për KosovaPress, se pëlqimi mjedisorë nuk duhet të jetë asnjëherë telashe dhe që në fillim, sipas tij, ish dashur që Komunës së Rahovecit t`iu jepet pëlqimi. Por ai tha se nuk ka ndonjë informacion lidhur me këtë çështje.

Në këtë kompleks është e ndërtuar kulla në të cilën drejtori i urbanizmit të Komunës së Rahovecit, Fehmi Hoxha, tregoi se është planifikuar që gjitha eksponatet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të eksponohen brenda, ku janë të parapara hapësirat si muze. Gjithashtu, në këtë kompleks është përpara edhe amfiteatri dhe varrezat për të gjithë dëshmorët e Komunës së Rahovecit.

Mirëpo, Hoxha tha se sipas informatave që ka ai, familjarët e dëshmorëve nuk kanë pranuar që t’i bartin dëshmorët nga varrezat e qytetit të Rahovecit dhe nga varrezat e dëshmorëve nëpër fshatrat e Rahovecit. Kështu, në këtë kompleks parashihet që të jenë të punësuar edhe disa persona, ku numrin i tyre do të caktohen në bazë të kornizës dhe limiteve buxhetore të Qeverisë./KP/

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me intervale me diell – temperaturat deri në 22 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të premte parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK-së,...

Shpërndarja e mundshme e Kuvendit, flet Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje thotë se marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë në rend dite nesër, do të kenë një rëndësi të...

Lajmet e Fundit